Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb
Kreu i Shtetit shprehu falenderime ndaj Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa përkujtoi me nderim heronjtë e UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë.
Presidenti Begaj vlerësoi vendimarrjen që i dha fund fushatës së spastrimit etnik dhe genocidit serb në Kosovë, kontributin e mëtejshëm nga KFOR, si edhe vizionin e Aleancës për siguri, paqe dh…
[9:36 am, 24/03/2024] Arta Sakja: Presidenti i Republikës, mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Millosheviç.
Presidenti Begaj: NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin.
“24 mars 1999”, Begaj: Akt historik për shqiptarët. Faleminderit, NATO! Faleminderit, SHBA!
Presidenti Begaj: Ndërhyrja e NATO-s i dha fund gjenocidit serb në Kosovë.
Begaj: Ndërhyrja e NATO-s i dha të drejtë kauzës së popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.
Begaj: Vendosmëria e Aleancës për të mos qëndruar indiferente ndaj spastrimit shpëtoi Kosovën dhe Ballkanin.
Begaj: Në sajë të ndërhyrjes u mundësua krijimi i Republikës së Kosovës, një histori suksesi e shtetndërtimit demokratik.
Begaj: KFOR luan një rol të rëndësishëm në sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Begaj: Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet.
Begaj: Sot përkujtojmë dhe sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë.
Begaj: Ata ndërtuan piedestalin ku u ngrit kauza e drejtë e ndërhyrjes në Kosovë.
Presidenti Begaj: Nder përjetë heronjve të kombit!