• Samiti në zhvillim: Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin po mbajnë një takim me shumë rëndësi në Anchorage, Alaska. Pas mbërritjes në një bazë ushtarake amerikane, të dy liderët morën pjesë në një pritje me tapet të kuq të organizuar para bisedimeve për Ukrainën.
• Këshilltarët bashkohen në takime: Edhe pse udhëtuan së bashku në limuzinën presidenciale amerikane, planet që Trump dhe Putin të takoheshin vetëm mes tyre u ndryshuan për të përfshirë edhe këshilltarët. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff do t’i bashkohen Trumpit në takim.
• Qëllimi i deklaruar i Trumpit: Trump u tha gazetarëve më herët gjatë ditës se qëllimi i tij është ta rikthejë Putinin në tryezën e negociatave, dhe jo të ndërmjetësojë një marrëveshje në emër të Ukrainës. Ai gjithashtu nuk dha ndonjë premtim për garanci sigurie për Kievin si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
• Ukraina në plan të dytë: Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili nuk po merr pjesë në takim, theksoi se Ukraina do të “mbështetet te Amerika.” Nëse samiti shkon mirë, Trump ka sugjeruar organizimin e një takimi trepalësh me Zelenskyn.


















