Presidenti polak tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund të sjellë ndërhyrjen e NATO-s.
Duke folur për BBC, Andrzej Duda u pyet nëse beson se Putini po përgatitet për të përdorur armët kimike.
“Kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Nëse po më pyesni se a mund të përdorë Putini armët kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë gjithçka tani, veçanërisht pasi është në situatë të vështirë”.
“Politikisht ai e ka humbur tashmë këtë luftë, por edhe ushtarakisht nuk po fiton”.
I pyetur nëse një gjë e tillë mund të sjellë ndërhyrjen e NATO-s, ai tha: “Sigurisht, të gjithë shpresojmë se ai nuk do guxojë ta bëjë këtë gjë”.
“Por nëse ai përdor armë të shkatërrimit në masë, kjo do ndryshonë gjithçka. NATO do të duhet të ulet në tryezë dhe ata duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht se çfarë të bëjnë, sepse atëherë fillon të jetë e rrezikshme jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën”.