Presidenti Trump: Pandemia COVID-19 mund të zgjasë deri në fund të verës

Presidenti i ShBA-së Donald Trump  ka deklaruar se pandemia e COVID-19 që ka pllakosur të gjithë globin mund të zgjasë deri në fund të verës. Trump ka theksuar se në 15 ditët e ardhshme shtetasit amerikanë nuk do të lejohen të mblidhen në grupe me më shumë se 10 veta si dhe kërkoi që të evitohen sa më shumë restorantet.

kreu i ShBA-së nga SHtëpia e Bardhë ka deklaruar ndër të tjera se vendi po lufton me një armik të padukshëm i cili është shumë ngjitës.

Ndërkohë në lidhje me kohëzgjatjen e virusit ai është shprehur se do të jetë i pranishëm deri në korrik ose gusht dhe pse nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë fakt. Ndërkohë deri më tani në ShBA janë konfirmuar mbi 4100 të infektuar dhe 71 viktima.

Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin, si dhe është treguar i gatshëm t’i paguajë 1 mld dollarë një kompanie për krijimin e vaksinës./abcnews.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here