Prishtine, 14 persona në pritje të analizave për Covid-19 në QKUK

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 21 persona të prekur nga koronavirusi. 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkohë gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile. Megjithëkëtë, në Infektiven e QKUK-së janë pranuar edhe 14 persona të tjerë, të cilët janë në observim me dyshime për Covid-19. Rezultatet për ta pritet të dalin sot pasdite. Këto detaje ia dha Expressit infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti.

Në Kosovë ka arritur në 33 numri i personave që janë infektuar me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Ndërkohë dje (22 mars) u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.

Por, megjithëkëtë, rastet e dyshuara se janë prekur me koronavirus vetëm po shtohen dita-ditës. Tashmë në Klinikën Infektive të QKUK-së janë ndalur për observim edhe 14 persona të tjerë. Rezultatet për ta pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë në Infektiven e QKUK-së si të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here