Artefaktet Gjuhësore, – Pse Shqipja është e vjetër sa njerëzimi!.
.
Nëse Çabej do të ishte gjallë, do të kërkonte një Kongres të dytë drejtshkrimi?
ALBERT VLASH NIKOLLA – BRUKSEL
Kush e di si ka folur populli Indo-Europian para 6 500 vitesh? – mund të pyesë dikush! Por kjo si ka ndaluar studiuesit më të mëdhenj të Botës, të merren me studimin e zanoreve të Indo-Evropianishtes , nisur nga sistemi i transformimit të tyre, që ka si bazë Gjuha Shqipe. Kjo shihet qartë në evolucionin që pëson Zanorja e Gegnishtes: nga [Â- ash -asht] , për tu kthyer në Neo-Etruskishten e Tironës */Ô/ [ Ô-osh -osht] , pastaj në Toskërisht */Ë/ [Ë-ësh – është], e më vonë arvanite : Ê [ Ê-es – esht ] pa harruar arbërishten */I / [I- ish – isht] … Ky mekanizëm krijimi është artefakti më i vjetër i indo-evropianishtes trashëguar nga gjuha Nostratike, nëpërmjet Shqipes, si fillesë e hershme gramatikore e të gjitha gjuhëve. Po jo vetëm kaq : Gjuha Shqipe zotëron “Fondin e Fonologjisë Universale”, që Saussure e quan */Fond fonologjik i pandryshueshëm./.. me anë të etimonëve njërrokëshe dhe matricave gjuhësore, fjala e shqipes Gege [Â]- */është/ duke përdorur matricës gjuhësore */J/ (j+a=ja), transformohet në një fjalë të gjeneratës së dytë * /[ja]/ {Tregon me gisht njeriu : Ja shoku, ja gruaja; ja kafsha apo ja objekti – janë prezent}, dhe kur objekti jepet dikujt , me anë të matricës ose prapashtesës */P/ krijohet folja tjetër : *[Jap] (ja+p=jap) që sot e kemi në standart. Duke përdorur matricën mohuese */S/ si parashtesë, kemi të kundërtën ideore */sjap/(s+jap = sjap) … Kjo është një gramatikë tipike idiomatike, fillestare e njeriut primitiv që vetëm sistemi i Shqipes e ka ruajtur të pastër…. asnjë lloj gjuhe tjetër në Botë. “Nashi çfarë të themi neve për mësonjësit” pa dije që ju japin padije studentëve të fakultetit, apo gazetarëve pa dije që ftojnë në studio njerëz pa dije që hiqen si Albanologë. Mua më akuzojnë si */inkopetent /, nuk më ftojnë edhe pse ata që nuk dinë as origjinën e fjalës */inkopetent/ . Sipas Fjalorit të Oxford- it kjo fjalë vjen nga Greqishtja e vjetër. Po çja fusin kot dhe ca “kopetenta” të huaj. Nëse nuk je */kopetent/, është më mirë të heshtësh, se në këtë rast publiku nuk e merr vesh të vërtetën e hidhur se je */Inkopetent/.. Ju do të thoni se fjala */Kopetent/, nuk është e shqipes…. – edhe këtë mund ta thoni, por togfjalëshi */Kape ten/ , dmth */e kap/ = */kupton të gjithën/, i takon Gegnishtes…. si rrjedhojë dhe fjala */Inkopetent/, që vjen nga togfalëshi i Arvanites Atike */ini kape ten /që korespondon me frazën e Shqipes Gege : */ ini kap tan/ – toskërisht */jeni kapur të tërë / {në kuptimin */jeni kap mat/*/ */jeni të pazot/} pra është prap e shqipes, dhe i fut në vështirsi filozofike sofistat e ftuar nga klani “Lapardhaja dhe rrethinat në syrin e ca maceve gazetare që mjaullinë”. Po t’i lëmë këto çaste humori gjuhësor! Le të kthehemi tek realiteti gjuhësor.
2.
Unë mendoj se vetë Çabej, po të ishte gjallë do të kërkonte një Kongres të Dytë Drejtshkrimit për t’i hequr Shqipes, atë vellon e gjuhës së përdhunuar , kur një terrorist injorant bolshevik dhe stalinist si Mehmet Shehu përballë gjuhëtarëve në pushimin mes seancash , duke u mbyllur gojën gjuhëtarëve, sidomos duke stigmatizuar referatin e Eqrem Çabejt “Mbi kontributin e Komisias Letrare të Shkodrës (1916-1918) ”- i kërcënoi me kod mafioz: “Kuadrot e partisë dhe të shtetit i kemi nga Jugu dhe në shtet do të flitet gjuha e tyre”. Pastaj pati një vendim të këshillit të Ministrave, të vulosur po nga Mehmeti . Kjo ishte një ndërhyrje politike në punët e shkencës, dhe i kushton shumë shtrenjt Historisë së Gjuhës Shqipe.
3.
Le të shohim tani origjinën etimologjike të fjalës */Inkopetent/ ! Sepse Mehmet Shehu i bëri gjithë gjuhëtarët shqiptarë “inkopetentë” . Sipas llapashëve filo-sllavë e filo-grekë, nuk është e shqipes. Tani, një gjuhë që ka lindur e para është e detyruar teknikisht t’i shpikë idiomat vetë dhe nuk i merr idiomat nga gjuhë që janë lindur tre apo katër mijë më vonë. E thotë këtë një ndër shkencëtarët më të mëdhenj të botës, Luigi Luca Cavalli-Sforza , i cili ka lidhur gjuhën me gjenetikën, dhe ka kryer studime laboratorike mbi gjenetikën e popujve në Universitetin Stanford në Kaliforni, ku edhe ka punuar si pedagog. Ky shkencëtar i madh studiohet në të gjithë Botën, por nuk studiohet në universitet shqiptare, megjithëse është referencë botërore. Gjuha shqipe është 9 000 – 10 000 vjeçare – sipas tij. Ai është shprehur se “gjuha shqipe dhe armene e kanë origjinën me valën e parë të fermerëve neolitikë (9,000-10,000 vjet më parë)”
Prof.Doc. Luigi Luca Cavalli-Sforza
(Genova, 25 Janar 1922 – Belluno, 31 gusht 2018)
Shqipja, së bashku me armenishten (sipas tij), janë gjuhët më të vjetra që hynë në përdorim kur njerëzit filluan të merreshin me bujqësi” . Këto pretendime janë dokumentuar në veprën e tij ; “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”, e cila u botua në vitin 2001 pas 9 vitesh kërkimesh intensive bazuar edhe në konkluzione nxjerrë nga shkencëtarë të ndryshëm.”
Po ashtu edhe njëri ndër gjuhëtarët më të mëdhenj të pjesës së dytë të shekullit te XX, dhe fillimshekullit të XXI, Giovani Battista Pellegrini , i cili e konsideronte shqipen si “esenciale për shpjegimin e gjuhëve ballkanike dhe atyre Evropiane” , protestoi kundër “Sorragatit të shqipes me direktivë Sllavo Komuniste” që implantoi “Standardin abuziv” në Kongresi Drejtshkrimit të i vitit 1972, duke refuzuar kështu të merrte pjesë në krimin e shëmtuar kundër Gegnishtes. Mjafton të shihet figura e tij për të kuptuar se me çfarë gjeniu të gjuhës kemi pasur të bëjmë. Pellegrini u diplomua në universitetin e Padovës me udhëheqës shkencor të famshmin Carlo Tagliavini me një tezë mbi «Emrat vendas të Kordevolës së Mesme dhe të Sipërme» Në vitin 1946 ai filloi karrierën e tij akademike në Universitetin e Pizës si asistent në Filologjinë Romane, një pozicion që do ta mbante për dhjetë vjet deri në vitin 1956, vitin në të cilin fitoi konkursin për Historinë e Gjuhës Italiane, ai u transferua në Palermo, ku do të qëndronte deri në vitin 1958, duke dhënë gjithashtu mësim Glotologji dhe Filologji Gjermane. [Këtu ai ra në kontakt me veprën e Guissepe Crispi-t [Josef Krispi] dhe Dhimitër Kamadrës .
(Giovani Battista Pellegrini Cencenighe Agordino,
23 Shkurt 1921 – Padova, 3 shkurt 2007)
Më vonë ai do të japë mësim Historinë e gjuhës italiane dhe Filologjinë Romane në Trieste, dhe së fundmi, Glotologjinë në Padova, ndërkohë që jep edhe lëndë të tjera, si: Historinë Krahasuese të gjuhëve klasike, Gjuhësinë Latine, gjuhën dhe letërsinë Shqipe. Ai shkroi disa vepra që kishin të bënin me Studime mbi Dialektologjinë dhe Filologjinë Veneciane (1977), por mbi të gjitha drejt përfundimit të shërbimit të tij akademik, ai i mblodhi ato në një seri të shquar vëllimesh, të cilat përfaqësojnë një sintezë të interesave të tij themelore: Kërkime mbi toponiminë veneciane (1987), Toponiminë italiane (1990), Nga Venecia në Veneciane (1991), Kërkime gjuhësore ballkano-danubiane (1992), Studime mbi etimologjinë, onomasiologjinë dhe gjuhët në kontakt (1992), Studime historiko-gjuhësore të Bellunos dhe Alpeve (1992), Hyrje në Gjuhësinë Shqiptare (1995), Gjuhësi të Ndryshme (1995). Të thuash se në këtë aktivitet të gjatë dhe të frytshëm ai u mor kryesisht me gjuhësinë historiko-krahasuese është vetëm pjesërisht e vërtetë, sepse në realitet ai parashikoi disa perspektiva të fushave të reja disiplinore në zhvillim, siç është artikulimi socio-gjuhësor në Itali. Ai nuk ishte «një person i prirur për rrugë të sofistikuara intelektuale dhe docimologjia e tij e botës akademike dhe jo vetëm – dukej të ishte e thjeshtë, e kuptueshme dhe e përmbledhur. Ai kishte kërkesa të forta që nuk lejonin diskutime dhe qëndrime politike, mbi kulturën dhe mbi Universitetin, mbi vetë shoqërinë, mbi dijen, e cila quhej kryesisht dije e fakteve dhe nuk ishte thjesht e lirë, por thjesht e tillë në vetvete, e lirë nga çdo kushtëzim» .
Të gjitha pretendimet e Ilirologut Gjerman Hans Krahe, që Ilirishtja ka një rol themeltar në krijimin e kulturave antike Evropiane, sidomos të atyre mesdhetare në veçanti, i vërteton një shkrim i gjetur në mozaik, në zonat e Sirisë së sotme. Ky shkrim vërteton gjithashtu edhe thëniet e Luigi Luca Cavalli-Sforza dhe të Giovani Battista Pellegrini , mbi “Rëndësinë Nostratike të Gjuhës Shqipe” si gjuhë themeltare në aspektin etimonial dhe idiomatik. Shkrimin e gjetur në Siri e quajnë “romak” por në fakt kemi të bëjmë me një shkrim të pastër Ilir, ose më saktë një para-Shqipe të dallueshme lehtësisht, shkruar me alfabet Kadmos.
Shikoni , më shqip se sa a ka ; / ENBAKITEΘΕΥΛΑ KECTATOCΠPRECBY TEROCABBΨCHE/ që transkriptohet */ ENE THA KIT E DHEI LAKE, KTA TOK PREK BI TE RROK AP BUSHJE [PUTHJE] =Gegnisht: */E THA KIT TOK LAG (E QAJ), BIE TA RROK(Përqafoj), TI AP PUTHJE /& Toskërisht : E THA; KETË TOKË E LAJ (Me lot) , ULEM TA PERQAFOJ, TI JAP PUTHJE.
Tani le të na përgjigjen ata që thonë se Shqipja ka filluar të shkruhet me Mesharin e Gjon Buzukut… Po ky “Kodi i Nderit”, që lidhet me Tokën, a nuk është Ilirisht, dmth shqip?