Replikw e gjuhëtarit
“SHQIPJA ME E VJETER SE SANSKRITISHTJA”
Gegnishtja , versioni i vetëm komunikativ primitiv që u fol para 50-25 mijë viteve në Bavari, Ballkan dhe Azinë e Vogël.
Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj
Figure 8.2 The Indo-European language family. Families are listed in boldface type. The oldest attested forms of each family are given in italics, a currently spoken languages are listed in plain roman type at the end of each vertical branch.
SURPRIZA; PUBLIKOHET GRAFIKA E RE E VJETËRSISË SË GJUHËVE, SHQIPJA MË E VJETËR SE HITISHTJA DHE SANSKRITISHTJA …
-Mujë Buçpapaj. Zoti Nikolla, kohët e fundit ka patur mjaft shkrime në WEB-in shkencor të Akademisë Amerikane EDU, ku bie në sy një sulm frontal që po i bëhet Gjuhës Shqipe dhe Origjinës së popullit Shqiptar , sidomos nga serbo-sllavi Vladislav B . Sotirović që punon në universitetin e Vilnius, Lituani . Ai na e kujton Bolshevizmin me librin e tij : “Serbia, Montenegro and the Albanian question “, 1878−1912: A greatër Albania between Balkan Nationalism and european imprerializm” – “ dhe turku Mehmet Gedizli , me ripublikimin e “Thematic Classification of Turkish and Albanian”, ku mbrohet teza se shqipja është një gjuhë surrogate me shumë huzime turke, duket qartë për t’ ju kundërvënë punimeve tuaja gjuhësoer, zoti Albert , që kohët e fundit, u certifikuan edhe nga Sistemi i Edukimit Pasuniversitar Evropian “Erasmus” në Amsterdam ?
-Albert V. Nikolla: Faleminderit, por pyetje është e gjatë. Le ti marrim një e nga një. Po, kohët e fundit tezat antishqiptare, sipas të cilëve Shqiptarët kanë ardhur në Ballkani nga Kaukazi, sipas Filo-Islamistëve Çekrezë të Kosovës, që financohen nga Neo-Otomanët e Turqisë, apo dhe hipotezat e serbit Sotiroviç,sipas të cilit shqiptarët kanë ardhur nga Sicilia në shekullin e X të mesjetës, kanë pësuar një fiasko të madhe për arsye të Publikimit të studimit Multidisiplinar në revistën internacionale Science ; “New insights into the origin of the Indo-European language – Linguistics and genetics combine to suggest a new hybrid hypothesis for the origin of the Indo-European languages” një punë shkencore nga Instituti Pan European Max Planck. Kjo është arsya që Studiuesit Grekë dhe Armenë, kanë pranuar tashmë lidhje të forta të gjuhëve të tyre me Para-Ilirishten , pra me shqipen primitive dhe shqipen e sotme dhe po tërheqin gradualisht shkrimet apo tezat e tyre joshkencore, një strategji e zgjuar nga ana e tyre.
-Mujë Buçpapaj. Ju thoni se ka përzierje të politikës në fushatën antishqiptare, dhe pavarësisht publikimit të pakundërshtueshëm, qentë e agjenturave po vazhdojnë të lehin kundra shqipes?
-Albert V. Nikolla; Serbia ka financuar në mënyrë të fshehtë dhe periodike ngritjet e disa xhamive të dyshimta bazuar mbi disa minoritet Kosovë, kua ka vënë agjentët e saj si hoxhallarë shqipfolës Ashkalinj , minoritete myslimane të ardhura nga Kaukazi. Unë nuk mendoj se ne duhet të ndërmarrim ndonjë fushatë kundër këtij minoriteteve por fakti që ata po përdoren për të përfunduar planin e Dobrica Qosiç, dhe Vasa Çuprilloviç për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe për rrënimin e identitetin Etnografik e Kulturor të Kosovës, bie në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar. Ka një fushatë të madhe dezinformomi të koordinuar rreth kulturës shqiptare me fonde të fshehta Arabe ekstremiste dhe Serbo-Ruse. Kësaj punë i mëshon sidomos në fondacion Serb me qendër në Zvicër, që mes punëve të shumta antishqiptare boton edhe libra në masë dhe i fut në bibliotekat në gjuhët frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht, ku tezat e këtyre pseudo-studiuesve korrespondojnë ekzaktësisht me të disa hoxhallarëve me origjinë sllave në Kosovë, por që hiqen si shqiptarë, barinj të popullit.
-Mujë Buçpapaj? Ju flisni për një bashkërendim të agresion për shkatërrimin përfundimisht të shpirtin e kombit shqiptar? Po ka dhe shembuj të një feje të pastër, pa ndikime nga interesat e huaja? Në Tropojë nuk ndodhin gjëra të tilla?
-Albert V. Nikolla: Dua të them se fushata e hidhur e demonstrimeve publike të forcës dhe pushtimit neo-otoman nga trashëgimtarët e serbit Pashë Sokoloviç, duket sikur ka hyrë në fazën e fundit, atë të përzënies së shqiptarëve nga trojet e tyre sipas planit të Vasa Çuprilloviç, (Pika tre e promemories: ti përzëmë shqiptarët nga trojet e tyre) . Sokoloviç në fushatën e Tanzimatit masakroi Popullatën e Kosovën (Reformë që nisi në perandorinë Osmane më 1839 dhe mbaroi me Periudhën e Parë Kushtetuese më 1876). Asokohe për hatër të popullit të tij serb dhe vëllait të tij Patriark , filloi fushatën masive të vrasjeve dhe ndërrimin e fesë me dhunë, në interes të planeve serbo-sllave kundër gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar. Sot në shekullin e XXI, pasardhësit e tij serbë në bashkëpunim me turqit neo-otomanë nëpër Akademi të ndryshme të Botës, punojnë kundër shqipes dhe kombit shqiptar me keqinformime. Kjo më ka bërë që unë personalisht po e kundërshtoj me punë shkencore të pastër në fushën e gjuhësisë prehistorike. Mund të them se opinioni internacional shkencor është gati i gjithi në favorin e shqipes. Është krijuar një admirim i madh për Gjuhën Shqipe, gjithsesi. Ndërsa të gjithë shqiptarët e vërtetë dhe dashamirësit e huaj kanë krijuar një neveri ndaj shqipfolësve pa gjak shqiptar që duan ta zhdukin kombin shqiptar.
Një profesor , që jeton në Amerikë më tregoi se para disa vitesh, Kisha Ortodokse e Arizonës, u gjobit me një shumë të majme nga shteti amerikan vetëmse organizoi një dalje disa-minutëshe me bustin e Krishtit dhe me kryqe, duke thënë lutje, përreth kishës. Kjo u konsideruar si demonstrim force dhe dhunim psikologjik e shpirtëror para banorëve dhe komuniteteve të tjera fetare. Çfarë duhet të mendojnë shqiptarët kur dhe busti i Heroit Kombëtar po futet në thes gjigant. Por pas këtyre akteve ka financime, të fshehta dhe të fuqishme të armiqve të kombit shqiptar.
-Mujë Buçpapaj. Pse ju këmbëngulni se shqipja është e vjetër sa vetë njerëzimi. A nuk ka këtu një nën-sens, sepse gjuha evoluon dhe fshin gjurmët e saj të dikurshme.
-Albert V. Nikolla; Nuk këmbëngul unë, por janë artefaktet gjuhësore ato që përcaktojnë se kush është gjuha e fillimit. Ju e dini se në institucionet arsimore dhe universitare shqiptare nuk ka patur asnjë studiues të prehistorisë së gjuhës shqipe. Po flas këtu për periudhën para-ilire. Ky ishte shkaku që unë ju përkushtova “Prehistorisë së gjuhëve” për plotësuar spektrin e studimeve të Albanologjisë. Nga studimet akademike të bazuara mbi Metodat Multidisiplinore të gjuhësisë Franko-Anglo-Amerikane, zbulova disa të dhëna kruciale për vjetërsinë e shqipes. Por , kuptohet janë studime të thelluara, dhe shumë të vështira . Nuk duhet të ngatërrojmë një gjuhë që është folur në kohën e kulturës “mezopaleolitike” (30 mijë vjeçare) në territoret e Europës qëndrore dhe Ballkanit të Veriut, në epokën gjeologjike para akullnajave të fundit, me gjuhët e sotme e cila është kthyer nga një gjuhë mono-silabike në shumë gjuhë multisilabike. Por ajo është ruajtur si një substrat gjuhësor vetëm në versionin gegërisht të shqipes. Kjo gjuhë jo vetëm që ka krijuar gjuhën e etnisë shqiptare, por edhe gjuhët e tjera ero-aziatike. Ndërsa krijimi etnisë shqiptare bazuar në dialektin jugor të gegërishtes (ilirishtes) , ka nisur me Kodikët e Beratit, sipas Dialektit Atik të Ilirishtes, që është sot Toskërishtja dhe gjuha arvanite që fatkeqësisht është duke shuar definitivisht, për shkak të dashakeqësisë historike apo dhe të injorancës së autoriteve Greke. Dua të them me këtë, se nevojitet një njohje e madhe e periudhave gjuhësore ose të diakronisë , për të dhënë konkluzione.
-Mujë Buçpapaj ; Mund të na jepni shembuj, pasi është shumë e vështirë të kuptohet nga lexuesi sesi ka jetuar njeriu primitiv para 30 mijë vjetësh, dhe se gjuha e tij Gege ka mbërritur deri kohët tona ?
-Albert V. Nikolla; Për të kryer studime gjuhësore, prehistorike nevojitet madje të njihet edhe evolucioni gjeologjik i kontinenteve dhe kushtet klimaterike. Ta zëmë pas akullnajës së madhe, rreth 50 mijë vitesh më parë, pati një ngrohje globale, dhe njeriu primitiv erdhi nga lindja e mesme dhe territoret e Azisë së vogël drejt gadishullit Ilirik. Pastaj kjo popullatë shkoi drejt veriut dhe në territoret e Bujarisë mezopaleolitike (Bavarisë së sotme) dhe krijoi vendbanime. Gjuha që fliste kjo popullatë, ishte pak a shumë Gegërishtja primitive. Me rifillimin e akullnajave, para 25 mijë vitesh, kjo popullatë që ishte shtuar në numër, u detyrua të rikthehet në territoret e stërgjyshërve Minorikë, pak a shumë në zonat e Turqisë, Irakut dhe Iranit të sotëm, (Mbi bazën e të cilës u krijua dhe kultura Sumero-Akadiane shumë më vonë). Por pati popullata që u kthyen edhe në veri të Afrikës, (Egjiptit antik- Tunizi, Algjeri, Marok,) pa harruar pjesën tjetër që emigroi nga lindja drejt Pakistanit dhe Indisë, deri në veriperëndim të Kinës, aty ku u gjetën shkrimet Tokariane. Pikërisht për këtë shkak Sumerishtja, Koptishtja dhe Tokarishtja deshifrohet lehtësisht me Gegnishten. Në Evropë gjatë paleolitikut të vonë mbeten vetëm disa fise në jug të Shqipërisë , Mallakastër- Gjirokastër-Sarandë (Dodona prehistorike) dhe disa fise në jug të Greqisë zonat ku banojnë Arvanitasit Peloponez – Kretë, (Delfi prehistorik) dhe sigurisht paraardhësit e baskëve në Spanjë. Periudha indoevropiane ka një periudhë paraprirëse Draviniane, pra kur proto-shqipja shihet si nënë gjuhën baske, një periudhë Proto- Indoevropiane, kur shqipja ishte motër me gjuhën Sumere, dhe një periudhë indoevropiane kur shqipja ishte simotër me gjuhët Gale dhe Kelte…. Shumë e vështirë për tu kuptuar, por këtu jemi në një kronologji kohore 50 mijë vjeçare dhe kemi të bëjmë me banorë të vjetër, familje matriarkale, më pas fise dhe përzierje të vazhdueshme të tyre, pra grupe popullatash. Etnitë fillojnë të shfaqen, nga shekulli i V, pas Krishtit dhe njëra ndër etnitë e para në botë ishte Etnia Arbëreshe.
-Mujë Buçpapaj ; Pse gegnishtja ishte gjuha e popullatës paleolitike të Bujarisë, -që sot quhet Bavari. Ka ndonjë shpjegim, sepse kemi të bëjmë me gjuhësi iniciale, idiomatike dhe janë shumë të vështira për tu thithur nga një publik i pakualifikuar?
-Albert V. Nikolla; Në zonat e Bavarisë, Austrisë dhe Hungarisë kanë jetuar popullata para- ilire, dhe ka gjetje të shumta të statujave të Perëndeshës së Pjellorisë në terakota… nga kjo gjuhë në gjuhën gjermane është ruajtur forma Geg (belbëzim) që korrespondon me atë të gegërishtes gjegj (përgjigjem), forma */talk/(gjuhë) qo korrespondon me shqipen */tall/ (flas me shaka) , folja */Sprache/ me shqipen */shpreh/, dhe pafund fjalë të tjera. Pse Shqipja Gege si një gjuhë gjuhe e parë?!… Toponimia në këto zona të Evropës qëndrore janë të gjitha Gege. Si e provon shqipja këtë ?! Po, vjetërsia e një gjuhë shihet tek sistemi i zanoreve të saj, dhe tek mënyrat si alternohen ato në sistemin gramatikor për të prodhuar një gjuhë të caktuar. Jo më kot Franz Bopp i nisi studimet gjuhësore me përemrin vetor të gjuhës shqipe. Fjala fillestare e një gjuhe të caktuar është folja : */është/. Nëse bazohemi në këtë folje të gjuhës standarte shqipja nuk del më shumë se 5 shekullore. Sekreti fshihet tek koloritet dialektore të formës */është/. Në gegërisht, zona i Ilirishtes deri në lumin Mat, e kemi */â/ */ âsh/, dhe */ âsht/ , në zonën e Tiranës forma * /â / shndërrohet në */ô/, pra kemi */ö/, */ösh/ dhe */ ösht/, përtej Shkumbinit kemi formën */ë/ , */ësh/ dhe */është / , dhe në zonat e Greqisë së jugut kemi formt */e/, -/es/ dhe */esht/ , që ka dhënë në gjuhën neolatine */est/ …. Pra është forma habitore e periudhës Hallstatt */ â / , një folje primitive e formës habitore , (Ne habitemi kur shohim diçka të papritur dhe themi */Aaa/ – e cila është fillesa e gjuhës emocionale për të cilën na flet Amerikani Derek Bickerton) . Por është e mrekullueshme sesi kjo formë habitore emocionale , ka dhënë tre forma të shqipes; atë Ilirike, atë Maqedone Antike, atë Epirote, dhe atë Eline, – Arvanite (greqishtja e vjetër) . Nga studiuesit gjermanë, përfshirë dhe Leibniz e Bopp, nuk kishte dyshim se gjuha shqipe ishte zanafilla, dhe këtë gjë e vërteton edhe Hans Krahe me veprën e tij madhore “Hidronimia e Evropës”.
-Mujë Buçpapaj: Edhe fiset achene, zbresin nga kjo kulturë paleolitike?
-Albert V. Nikolla; Sigurisht! Pra kur themi se Greqishtja e vjetër ishte një standardizim i gjuhës së fisit Ilir të Ashenëve, dhe ruante karakterin e saj gramatik të modelit gjermanik, pranojmë automatikisht se hynte në grupin e gjuhëve gjermanike. Por në karakterin e saj ishte një ilirishte e jugut ballkanik . Greqishtja e vjetër ka 36 tinguj bazë, aq sa shqipja dhe po ashtu sistemin e lakimit dhe atë të rasave njësoj si shqipja e sotme. Këtë nuk e them sepse “ma do qejfi mua”, – por sepse këtë e thotë vetë gjuha shqipe me strukturat e saj fillestare, dhe studimet e huaja në këtë fushë, dhe mbi të gjitha stela e Ramses III, në Abidos në Egjipt, që duke glorifikuar luftën e tij i shënon fisin Achen mes fiseve ilire, ose popujve të detit, bashkë me sh’ardianët, (dardanën , sardianët dhe Ardianët) , libët (liburnët), ligët (ligurët etruskë) , siculët (shekelekët)
-Mujë Buçpapaj; Ju thoni se Greqishtja e vjetër ka qenë një gjuhë ilire e standardizuar dhe e përdorur në të gjitha portet e mesdheut, dhe se greqishtja e re nuk ka lidhje me të vjetrën dhe nuk është një gjuhë më shumë se 200 vjeçare. A nuk është pak si shumë?
-Albert V. Nikolla; Pse greqishtja e vjetër doli nga standardizimi i Ilirishtes? Sepse Platoni në veprën e tij “Cratylus” na informon për standardizimin e një gjuhe para-ardhëse që “polli” greqishten e vjetër. Gjatë dialogut me Hermogjenin dhe Aristotelin, ky i fundit i thotë bashkëbiseduesve ; “Kemi krijuar një gjuhë të re! Fjalët janë shtrembëruar aq shumë në të gjitha mënyrat, saqë nuk duhet të habitem nëse gjuha e vjetër në krahasim me atë që përdoret tani do të na dukej si një gjuhë barbare.” [Burimi: David Sedley, (2003). Plato’s Cratylus (PDF). Cambridge University Press. pp. 6, 13–14. ISBN 0-521-58492-2.(Platon; Cratylus 421d)]. Çfarë do thotë kjo…kjo do të thotë se Gjuha Atike, ose gjuha Arvanitase është pasardhëse e Greqishtes së vjetër, pasi “greqishtja e re” me gramatikën e sotme, nuk haset asgjëkundi deri në vitin 1830 kur u bë gjuhë zyrtare.
-Mujë Buçpapaj: Po greqishtja e re, kur është shfaqur si gjuhë, me konceptet e sotme?
-Albert V. Nikolla: Po e zhvilloj me tej thelbin e vërtetësisë historike . Po bëj dhe unë një pyetje retorike ! A ka ekzistuar Greqishtja e sotme Koinea në kohën e Napolon Bonapartit?. Po ja përgjigjem po unë; e pabesueshme por “JO”. Gjatë vizitës së papa Piu VII, më 1805 në Paris Me rastin e betimit si Perandor të Napolon Bonapartit , u botua një libër special i titulluar “Oratio Domenica” -Cl Langue Versa, ku kishte psalmin “ Zot i madh qe je në qiell” në 150 gjuhë të botës, në të cilat gjemë tre versione të shqipes, “Epirotica” (Tekst në Shqipen Gege) , Greca (shqipja arvanite dhe ajo toske ) dhe “Greca Sicula” ( Shqipja arbëreshe e Sicilisë dhe Kalabrisë)… ka një tekst në greqishten e vjetër, por nuk ka askund gjurmë të greqishtes Koinea…. që do të thotë se ajo nuk ekzistonte asokohe, dhe se me greqishten e vjetër lidhet pazgjidhmërisht Shqipja. Formulat e betimit të tij është dokument zyrtar dhe mund të gjendet në Bibliotekën Franceze. Mund ti lexojë shkrimet kushdo që ka akses në bibliotekë. Mos ishin aq të paditur Francezët sa të mos e fusnin Greqishten e re në Betim . Si ka mundësi që nuk është betuar në Greqishten Koinea… thjesht asokohe ajo nuk ishte lindur akoma ! Sepse në kohën e Napoleonit Koineja e sotme ende nuk ishte krijuar nga Orlovi me priftërinjtë ortodokse.
-Mujë Buçpapaj; Ju pretendoni gjithashtu se disa etimologë amatorë, po dëmtojnë gjuhën shqipe me etimologjitë e tyre qesharake?
-Albert V. Nikolla : Po, etimologjitë popullore, joshkencore dhe të mbështetura në perceptime personale, pa metodologji kërkimi, pa citime dhe pa bazament laboratorik, janë një dëm i frikshëm për gjuhën shqipe… Kam idenë se Pseudo-studime të tilla financohen nga qarqe antishqiptare qëllimisht. Para dosa kohesh, njëri nga këto “etimologët e mëdhenj” të popullit kurioz, më tha se fjala */magjar/ vjen nga togfjalëshi i shqipes, ‘magje dhe arë’, domethënë kafsha që mban prodhimet bujqësore nga Ara në magjen e familjes.
-Mujë Buçpapaj; Ju si ju përgjigjet… e kundërshtuat këtë lloj etimologjie popullore?
-Albert V. Nikolla: Unë thjesht e Urova: Ta gëzosh emrin? Çmund ti thoja më tepër. Nuk mund ta ulja veten të diskutoja me të. Eshtë një tjetër etimolog me shkollë gjeologjike në Kosove, që ka shkarkuar Librin tim “Etimologjia dhe Semantika Strukturale”, dhe pasi ka “shkarravitur sipas tekave të tij” ma dërgoi duke thënë se më kishte cituar në punën e tij shkencore. Ishte një sulm i paguar nga agjentura serbe kundër veprës time. Unë punën shkencore i kam kryesisht në gjuhë të huaj, kështuqë jam në një farë mase i mbrojtur. Më të pambrojtur kam pjesën në shqip, e cila po kopjohet dhe po përdoret për doktoratura. Kësaj i thonë “Nëse punon për gjuhën shqipe dhe Shqipërinë, paret e tua do to janë jabanxhinjtë”.
-Mujë Buçpapaj; A ka vërtet shumë interes për punën tuaj shkencore?
-Albert V. Nikolla; Më shumë ka shqetësim të disa qarqeve antishqiptare. Sigurisht interes ka ! Sidomos përkthimi, publikimi dhe certifikimi shkencor i veprës time në gjermanisht ka patur sukses të madh. Para disa ditësh mora një kërkesë të Kampusit Erasmus në Holandë, për tu bërë pjesë e rrjetit të aktiviteteve. Më ftuan dhe më dërguan një agjendë aktivitetesh mbi gjuhën ku mund të merrja pjesë aktive.
-Mujë Buçpapaj; Çfarë problemesh konstatoni me kërkimet gjuhësore në Shqipëri por edhe në katedrat perëndimore?
-Albert V. Nikolla: Mendoj se Publikimi i Studimit të institutit Max Planck, nga ana e Akademisë së shkencave ishte diçka shumë e mirë. Edhe zhvillimi i kolekiumin mbi gjuhën shqipe, gjithashtu. E para më bëri përshtypje diçka joserioze në trajtimin e të huajve … Ta zëmë Paul Heggarty , ishte në kolokium në rolin e shkencëtarit, ndërsa Shefi i katedrës së Indoevropianistikës, në Universitetin e Mynyhut, në rolin e Pedagogut të Universitetit. Kuptohet Shkencëtari institutit ndërkombëtar Max Planck i financuar nga Programi Shkencor i Komunitetit Evropian duhej vendosur në krah të Shefit të katedrës së Indoevropianistikës dhe jo në cepin e tavolinës, – i pa respektuar. Në të gjitha aktivitet gjuhësore ku kam marrë pjesë, si shkencëtar i gjuhës, më kanë vendosur në qendër, përpara pedagogëve… Këtu nuk është faji i drejtuesve të akademisë të cilët nuk janë Gjuhëtarë për të ditur Hierarkinë shkencore, dhe s’kanë pse ti dinë këto gjëra, por i “Gjuhëtares Supervizore” që mbulon aspektin shkencor të aktivitetit. E dyta në aktivitet, kishte disnivel… nuk ishin ftuar specialistët e fushës, për rrjedhojë të ftuarit ishin superiorë në tezat e tyre, ndërsa gjuhëtarët shqiptarë nuk ishin në gjendje të bënin oponencë. Madje as pyetje! Nuk mund të ftohen në kolokium gjuhësor akademikë me formim Historik, për të folur në një kolokium për gjuhën Shqipe. As njerëz që kanë kryer fakultetin e gjuhëve të huaja, dhe nuk kanë marrë formim metodologjik kërkimi mbi gjuhët. Kjo nuk ka sens! Nevojitet gjuhëtarë të mirëfilltë për çdo periudhë historike!
E treta, gjuha shqipe, në të gjitha universitetet e botës, është e ndërfutur në Katedrat e Gjuhëve Sllave, që është një nonsens shkencor. Shqipja nuk është gjuhë sllave, dhe ska pse të jetë aty. Për rrjedhojë pedagogët sllavë të universiteteve perëndimore, ftojnë vetëm ata gjuhëtarë që pranojnë se shqipja ka huazime të mëdha nga sllavishtja. Ky është një lloj manipulimi dhe cenim i pavarësisë kërkimore të albanologëve shqiptarë por dhe atyre të huaj. Akademia e Shkencave duhet tu drejtohet Zyrtarisht të gjitha Universiteve ku të kërkohet largimi i shqipes nga Katedrat e Gjuhëve Sllave dhe vendosja e saj në Katedrat e Gjuhëve Gjermanike. Përndryshe do të kemi gjithmonë studime të ndikuara nga pansllavizmi. Një profesor në USA, më tregoi sesi në një rast kur po diskutohej për veprën e Ismail Kadaresë “Dosja H”, në një universitet amerikan, shumica e profesorëve të gjuhëve sllave, shkatërroi aktivitetin duke thënë se vepra ishte thjesht pjesë e fantazisë së një autori nacionalist…. Do-me-thënë të mbrosh kombin tënd nga zhdukja është nacionalizëm, ndërsa të sulmosh kombet e tjera dhe të kryesh gjenocid është patriotizëm sllav. Nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që mund ta kapërdijë një sulm ndaj një shkrimtari si Kadareja.
-Mujë Buçpapaj: Faleminderit zoti Nikolla, për kthjellimet gjuhësore që na sjell për publikun shkencor!
-Albert V. Nikolla – Faleminderit Juve si drejtues dhe gjithë stafit të Instititutit Filologjik Nacional..