( Botuar në Revisten Shkencore të Universitetit të Ilinoit, Çikago- SHBA)
ABSTRAKTI
Ne fillim te shekullit XX, Presidenti amerikan Vilson (Woodrow Wilson) ishte i pari udhëheqës i botës që shpalli solidaritetin e tij me kombet e vogla, duke mos perqafuar darvinizmin social si doktrinë, dhe duke u betuar se do te kishte një “zë” për Shqipërinë në Konferencën e Paqes që u mbajt në Paris në vitin 1919. Që nga ajo kohë, SHBA e ka zgjeruar mbështetjen e saj për Shqipërinë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke filluar me institutin “Qiriazi” per gra dhe duke vazhduar deri në ditët tona. Lidhjet mes të dy vendeve vazhduan të forcohen pas LIB, kur Ahmet Zogu arriti të nënshkruajë marrveshjen e “Kombit më të favorizuar” me SHBA. Gjatë LIIB dhe pas saj, SHBA dhe MB dhanë ndihmën e tyre humanitare. Gjatë Luftës së Ftohtë, edhe pse qeveria komuniste shqiptare ndoqi një politikë vetë-izoluese, busulla e shqiptarëve vazhdoi të ishte gjithnjë e drejtuar drejt vlerave demokratike amerikane.
Pas rënies së komunizmit, kur Shqipëria ishte një demokraci e brishtë e sapo-formuar, Administratat e Bushit dhe Klintonit vendosën tullat e para për një sistem pluralist të shëndetshëm dhe të konsoliduar dhe tregun e lirë. Lidhjet ekonomike dhe diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA u konsoliduan përmes ratifikimit të shumë marrëveshjeve që shtruan rrugën drejt investimeve të ndryshme. Mbështetja aktuale e SHBA mund të kategorizohet në tre shporta: “1) per te mbrojtur reformat kritike te domosdoshme per aderimin ne BE, 2) per te ndihmuar Shqiperine qe te behet nje aletate me e forte e NATO-s dhe partner rajonal, dhe 3) per te promovuar institucionet demokratike dhe reformat e tregut te lire.”
Koncepte kyçe: paqe e qëndrueshme, bashkë-ekzistence fetare dhe etnike
TOPIC: THE CONTRIBUTION OF U.S.A. IN THE INDEPENDENCE, EDUCATION AND DEMOCRATIC DEVELOPMENTS IN THE HISTORY OF ALBANIAN STATE
ABSTRACT
At the beginning of the 20th Century, President Wilson was the first world leader who proclaimed his solidarity with the small nations, did not embrace social-Darwinism as a doctrine, and vowed to have one “voice” for Albania at the Peace Conference that was held at Paris in 1919. Since then, the U.S.A. expanded its support to Albania in the field education and culture, starting with the women institute “Qiriazi” and continuing until nowadays. The ties between the two countries continued to strengthen even after WWI, when Ahmet Zogu managed to sign the agreement of “Most Favorite Nation” with the U.S.A. During WWII and in the end, U.S. and U.K. gave their humanitarian aid. During the Cold War, even though Albania followed a self-isolation policy, the compass of the Albanians continued always to point towards the American democratic values.
After the fall of communism, when Albania was in the newly born fragile democracy, the Bush and Clinton Administrations placed the first bricks for a healthy and consolidated pluralist system and open-market. The economic and diplomatic ties between Albania and U.S.A. were consolidated through the ratification of several agreements which paved the way towards various investments. The support of U.S., can be categorized in three baskets: support towards critical reforms that will ease the process of integration towards the EU; support to make Albania a strong NATO ally and regional partner; and to promote democracy and free-market reforms. In this insecure globalized world, the eternal Albanian-American friendship will remain a diamond of peace and stability as a model for the world.
Key concepts: sustainable peace, religious and ethnic coexistence,
1. Pro-Amerikanizmi, Kolonë e Krenarisë, Identitetit dhe Imazhit Shqiptar në Botë
Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, rilindasit shqiptarë kishin bërë çmos dhe kishin arritur në një masë të madhe të ringjallnin identitetin e veçantë për të gjithë shqiptarët, një identitet të përbashkët, përmbi identitetin fetar dhe një identitet krejt i ndryshëm nga identiteti grek dhe sllav, që propagandohej nga klika të caktuara greke dhe sllave që synonin përvetësimin e tokave shqiptare.
Rilindasit arritën t’i bashkojnë shqiptarët përmes figurës së shquar të Skëndërbeut, një figurë e pranuar në të katër vilajetet shqiptare, dhe madje, edhe nga arbëreshët në Itali. Figura e Skëndërbeut ishte e pranuar nga të gjithë shqiptarët si simbol i kombit nga të gjitha përkatësitë fetare, myslimanët, katolikët dhe ortodoksët.
Nën frymëzimin e luftërave të Skëndërbeut shqiptarët përsëri arritën të fitojnë pavarësinë nga Otomanët, më 28 Nëntor, 1912.
1.1 Kontributi i SHBA në Konferencën e Londrës dhe Konferencën e Paqes në Paris
Në Konferencën famëkeqe te Londrës për shqiptarët ku u ndryshuan kufijtë e vendeve të Ballkanit, vendet europiane si Gjermania, Italia, Franca, madje edhe Anglia, ishin të gjitha pro-greke.
Ndërkohë, Rusia me pan-sllavizmin e saj të njohur kuptohet se ishte pro-sllave.
E vetmja përkrahje për shqiptarët erdhi vetëm si një përkrahje individuale, nga disa njohje që biznesmeni i fuqishëm Çarls Krejn (Charles Crane) kishte mes disa parlamentarëve anglezë. Çarls Krejn ishte sponsori kryesor i Presidentit amerikan Vilson, i ardhur në pushtet në 1912. Krejn ishte njohur me Shqipërinë përmes bamirëses angleze Edit Durham dhe përmes patriotëve shqiptarë Kristo dhe Sevasti Dakos. Kjo e fundit, kishte studiuar në një shkollë amerikane në Stamboll, pronar dhe President i të cilës ishte vetë zoti Çarls Krejn, dhe Dakot ishin takuar me të kur ai kishte ardhur për një vizitë në Shqipëri në vitin 1911.
Ndërkohë, përveç kësaj përkrahjeje të parlamentarëve anglezë që ishin miq të Çarls Krejn, shqiptarët kishin edhe përkrahjen e Austrisë, por ajo kishte ndikim të vogël në këtë konferencë për shkak se nuk ishte fuqi e madhe botërore. Fuqi të mëdha botërore në këtë kohë ishin Anglia, Franca, Gjermania dhe Rusia.
Por austriakët e kërkonin me ngulm krijimin e një shteti shqiptar si kundërpeshë ndaj synimeve ekspansioniste serbe. Në këtë kohë Austria dhe Serbia ishin mjaft armiqësore ndaj njëra tjetrës. Serbia me ndihmën e madhe që merrte nga Rusia përbënte rrezik real edhe për Austrinë, jo vetëm për shqiptarët.
Kështu, me këmbënguljen e Austrisë dhe të miqve të Çarls Krejn, vendet europiane ranë dakord që të lejonin formimin e shtetit shqiptar, por në të njëjtën kohë, shumë territore shqiptare të katër vilajeteve shqiptare iu dhanë fqinjëve, grekëve dhe sllavëve.
Rezultati do të kishte qenë akoma më i keq dhe vetëm ndërhyrja në çastet e fundit i shpëtoi disa toka shqiptare nga aneksimi prej fqinjëve. Për shembull, Korça mbeti brenda Shqipërisë vetëm nga këmbëngulja e Çarls Krejn dhe Edit Durhamit në konferencë, përmes miqve të tyre. Greqia dhe sllavët morën afërsisht gjysmën e territoreve të katër vilajeteve shqiptare, të cilat nuk i kishin pasur dhe nuk i kishin pretenduar më parë, në kohën kur kishin fituar pavarësinë nga otomanët.
Siç dihet, Lufta e Parë Botërore, filloi në vitin 1914, një vit pas Konferencës së Londrës, dhe si pikënisje pati një incident mes Serbisë dhe Austrisë. Në kohën kur shpërtheu lufta, Amerika vendosi të mos përfshihej që në fillim.
Ndërkohë, edhe në vitin 1915, u bë një traktat i fshehtë në Londër. Mes të tjerash, ky traktat vendosi edhe coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë, gjë që pritej të ndodhte pas përfundimit të luftës.
Amerika u fut në luftë vetëm në vitin 1917.
Kur mbaroi ‘Lufta e Madhe’, Amerika ishte mes katër fuqive të mëdha që morën pjesë në Traktatin e Paqes në Paris të Francës.
Situata ishte kritike për Shqipërinë. Të gjitha fuqitë europiane kishin rënë dakord me njëri tjetrin për coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe e konsideronin këtë gjë si punë të mbaruar.
Copëtimi i Shqipërisë do të ishte i tmerrshëm. Greqia do të merrte të ashtuquajturin ‘Vorio-Epir’. Serbia do të merrte veriun deri në Durres. Italia kërkonte Vlorën dhe krahinat qëndrore.
Të gjithë delegatët e akredituar që kishin ardhur nga Shqipëria ishin blerë me flori nga europianët. Vetëm një kandidate e akredituar shqiptare, që kishte ardhur nga Amerika, e vetmja kandidate grua në Konferencën e Paqes, Parashqevi Qiriazi, motra e Sevasti Dakos, kryetares së Partisë Shqiptare në Amerikë nuk ishte blerë. Sigurisht, për shkak se ishte e vetme, Parashqevia nuk mund të bënte gjë të madhe vetë për mbrojtjen e Shqipërisë, por gjithësesi ajo pati disa merita. Ajo arriti të zbulojë se sa kritike ishte situata dhe se kandidatët shqiptarë ishin blerë dhe ajo reagoi menjëherë duke njoftuar motrën e saj, kryetaren e Partisë Shqiptare në Amerikë, Sevasti Dakon. Sevasti Dako dhe burri i saj Kristo Dako menjëherë njoftuan mikun e tyre Çarls Krejn. Si kryetare e Partisë Shqiptare në Amerikë, Sevastia i kishte shkruar edhe më parë Presidentit Vilson që ta shpëtonte Shqipërinë. Ja çfarë kishte shkruar ajo në letrat e saj.
Letra e parë
“Ne ju kërkojmë juve z. President Vilson dhe përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha rivendosjen e pavarësisë sovrane të Shqipërisë dhe rivendosjen e unitetit kombëtar mbi bazën etnografike, duke përfshirë brenda kufijve të saj krahinën e Kosovës dhe Çamërisë, të cilat u shkëputën pa të drejtë nga Shqipëria nga Konferenca e Londrës më 1913. Ne protestojmë më forcë kundër dhënies së territoreve të vendit ndonjë shteti të Ballkamit. Ne me respekt kërkojmë që të caktohet një Komision Ndërkombëtar për të përllogaritur dhe kompensuar dëmet e Shqipërisë gjatë luftës ballkanike dhe botërore.”
Letra e dytë shkruar me 18 Janar, 1919
“Ne protestojmë me forcë kundër pretendimeve të padrejta të qeverisë greke, e cila, bazuar në supozime të gabuara, kërkon nën emrin e ashtuquajtur ‘Epir i Veriut’, të përfshijë Shqipërinë jugore brenda territorit grek. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë në emër të parimit të shenjtë të kombësisë që të rivendoset pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë, duke përfshirë brenda kufijve të saj edhe Çamërinë dhe Kosovën, sepse këto krahina u shkëputën pa të drejtë nga Konferenca e Londrës.”
Letra e tretë
“Në emër të tetëdhjetë mijë shqiptarëve që banojnë në Amerikën e lirë dhe liri-dashëse, në emër të prezantimit të një kombi që nuk ka liri shprehjeje, ne vijmë para jush si një udhëheqës i madh në botë që mbështet parimet e mëdha dhe të shenjta, për të ndaluar ndërhyrjen e Qeverisë Italiane në Shqipëri. Ne ju kërkojmë që të shtroni një themel të drejtë për kombin tonë të shumë-vuajtur, në mënyrë që edhe ai, të gëzojë në këtë epokë të re të botës, pavarësi të plotë, pa asnjë protektorat, dhe brenda kufijve të vërtetë etnografikë dhe natyralë.”
Për shkak të këtyre letrave dhe ndërhyrjes personale edhe të Çarls Krejn, Presidenti Vilson bëri diçka që asnjë nga europianët nuk e imagjinonte. Ai vendosi ta mbrojë Shqipërinë megjithëse gjithë Europa kishte vendosur që ta coptonte, për të kënaqur interesat e vendeve fqinje. Presidenti Vilson e bëri këtë në një kohë kur Amerika nuk ishte akoma superfuqi e botës, sepse në atë kohë Anglia dhe Franca ishin më të fuqishme. Presidenti Vilson e mbrojti Shqipërinë deri në fund dhe ajo nuk u coptua më tej. Dhe kështu shqiptarët u bënë pro-amerikanë në identitetin e tyre.
Dhe Presidenti Vilson u be simboli kryesor i identitetit pro-amerikan të shqiptarëve.
Ky symbol eshte shume i rendesishem. Ai përfaqëson miqësinë e ngushtë të popullit shqiptar me Amerikën. Ai është faktori kryesor nxitës i pro-amerikanizmit shqiptar. Veprimi i Presidentit Vilson i dha mundësinë shqiptarëve që të shohin Amerikën si simbol i lirisë dhe drejtësisë dhe si mik i Shqipërisë. Dhe nëse më përpara mund të kishte pasur ndonjë dyshim, ajo që bëri Presidenti Vilson ndryshoi botëkuptimin e shqiptarëve. Shqiptarët u bënë kështu pra plotësisht pro-amerikanë.
Shqiptarët i kishin parë gjithnjë të huajt me një hije dyshimi, dhe jo pa të drejtë. Por më në fund, ata gjetën një aleat të jashtëm të fuqishëm, që ishte gati të mbronte të drejtat dhe liritë e tyre.
Presidenti Vilson e mbrojti Shqipërinë në një kohë kur në Europë sundonte filozofia e darvinizmit social, filozofi shkatërruese sipas të cilës, shtetet e vogla e të pafuqishme duheshin zhdukur nga shtetet e mëdha e të fuqishme. Por nëse do të lejohej një gjë e tillë, që shtetet e dobëta të zhdukeshin njëra pas tjetrës, kur do të ndalonte lufta. Gjithmonë do të kishte një shtet më të fortë dhe një shtet më të dobët. Shtetet do të zhdukeshin një e nga një.
Në një kohë të tillë pra Presidenti Vilson mori qëndrimin e drejtë për ta mbrojtur Shqipërinë. Ai vetë ka thënë këto fjalë:
“Unë jam kundër këtij qëndrimi të vjetëruar ku shtetet kërkojnë shpërblime si plaçkë lufte. Vendet e vogla nuk janë si një djathë që duhet të pritet feta-feta për përfitime politike, në kundërshtim me dëshirën dhe vullnetin e popullit të këtyre vendeve. Unë besoj në një botë ku vendet e vogla jetojnë përkrah vendeve të mëdha. Unë nuk besoj në darvinizmin social. Ne duhet të krijojmë një botë në të cilën të gjitha vendet, të vogla ose të mëdha, mbijetojnë dhe jetojnë në paqe si fqinjë të mirë.”
Pra, në fillim të shekullit XX, President i SHBA-ve Vilson shpalli parimin e mbrojtjes së popujve të vegjël dhe të solidaritetit me këto popuj për nxjerrjen e tyre nga apatia shekullore. Qëllimi i tij fisnik drejt paqes universale dhe te drejtes universale te vetvendosjes se popujve te vegjel, e bëri atë të mbrojë kombin shqiptar në Konferencën e Paqes më 1919. Vilson ishte shprehur në Amerikë se një “zë” do të kem në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në të mirën e Shqipërisë. Vilsoni duke mbrojtur liritë kombëtare të popujve të Ballkanit në këtë Konferencë do të shprehej për Shqipërinë:”Qeveria amerikane është aq shumë kundër çdo vendimi që dëmton shqiptarët, për të kënaqur jugosllavët si do të kundërshtonte edhe çdo orvatje për të dëmtuar jugosllavët, në favor të Italisë.”
1.2 Një vështrim historik mbi kontributin e SHBA në arsimin shqiptar
Krahas kësaj ndihmese me rëndësi historike për fatet e Shqipërisë, Amerika ka dhene nje kontribut te çmuar per Shqipërinë me asistence edhe në arsim dhe kulturë që në fillimet e Rilindjes shqiptare.
Në tetor të vitit 1891 Sevastia dhe Gjerasini Qiriazi të specializuara në shkollat amerikane hapën në Korçë shkollën e parë për vajza, ku mësoheshin këngë, vjersha, lojna përmendësh dhe ca nga këto luheshin në skenë.
Në shkurt të vitit 1919 arriti në Shqipëri njësia e parë e Kryqit të Kuq Amerikan (KKA), Misionar dhe kapiten ishte Caris Telford Erikson. Erikson erdhi në Shqipëri në vitin 1908-13 për herë të parë, si misionar dhe luajti një rol të rëndësishëm në jetën publike në Shqipëri. Ai ishte përfaqësuesi nderi në Konferencën e Paqes në Paris. Është i pari që hodhi idenë e themelimit të një Universiteti të madh për Ballkanin, të organizuar në Amerikë. Ky universitet do të kishte të gjitha degët e nevojshme për arsimimin e të rinjve ballkanas. Ky plan në thelb utopik, duke pasë parasysh kushtet politike në Ballkan, u bë realitet më vonë, në një formë shumë më të thjeshtë, nëpërmjet veprimtarisë arsimore të amerikanëve në Shqipëri.
Deri në fund të vitit 1920, KKA në Shqipëri organizoi tri shkolla në Tiranë, Elbasan dhe në Shkodër.
Në vitin 1921 ORKKA (Organizata e Rinisë së Kryqit të Kuq Amerikan) u angazhua për shkollën fillore dhe teknike të mesme në Tiranë. Ideja i përket Xhon I. Skalës anëtar i ORKKA, kurse J.E.Kroli, drejtor i ORKKA bëri përzgjedhjen e nxënësve. Nga 62 nxënës, 11 ishin nga Shkodra, 6 nga Korça, 3 nga Elbasani, 10 nga Durrësi, 4 nga Berati, 8 nga Vlora, 9 nga Kosova, 11 nga Gjirokastra, zyrtarisht 43 myslimanë, 13 orthodhoks, 6 katolik. Shkolla Teknike u hap me 20. 07. 1921. Mësuesi i parë dhe drejtor ishte C.A.Holinshet, pastaj Xh.Majuer, inxhinier amerikan. Mësues shqiptar ishin Hysen Hivziu, inxhinier Li Cungu, i cli kishte mbaruar Robert Kolegjin në Stamboll. Nxënësit jetonin në konvikt dhe shpenzimet përballoheshin nga ORKKA, më vonë pas 1923 ndihmoi qeveria shqiptare. Gjatë viteve 1925-1926 rreth 150 nxënës vazhduan këtë shkollë. Në fillim të vitit 1924 u propozua për themelimin e një kolegji shqiptaro-amerikan për bujqësinë, në përputhje me metodat shkencore të kohës. Degët kryesore do të ishin ekonomia dhe industria. Do të kishte dy ndërtesa, njëra për vajza dhe tjetra për djem. Pas shumë diskutimesh më 1924 u themelua në Kavajë shkolla bujqësore amerikane, shkolla për vajza u hap një vit më vonë po në Kavajë, me kërkesë të Presidentit Ahmet Zogu.
Në këtë kohë, suksesi i shkollës teknike e drejtuar nga Hari Fullsi u ngrit në majat më të larta. Sukses i shënuar ishte ngritja e ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, punimet e të cilës i drejtuan nxënës të kësaj shkolle. Në vitin 1928 në Shkollën Teknike të Tiranës u regjistruan 95 nxënës nga të cilët 5 erdhën nga Kosova, 2 nga Greqia, dhe 2 nga SHBA-të. Numri i nxënësve këtë vit arriti në 264. Kuadri mësim-dhënës përbëhej prej 19 vetësh, nga të cilët 14 ishin shqiptarë, 2 amerikan, 1 gjerman dhe 2 çekë. Në Korçë shkolla e vajzave drejtohej nga çifti i misionarëve Kenedi. Shkolla Teknike në Tiranë, gjatë punës së saj 12 vjeçare nxori 176 nxënës nga të cilët 18 ishin nga Kosova, 22 nga Shkodra, 17 nga Tirana, 17 nga Vlora, 14 nga Berati, 34 nga Gjirokastra, 11 nga Durrësi dhe 5 nga Dibra. Profesorët e tyre ishin mësues, oficerë, nëpunës shtetërorë, funksionarë lokalë, agronom, mekanikë dhe të profesioneve të ndryshme. Në fillim të shekullit të XX-të emigrantë shqiptarë në SHBA filluan të veprojnë si pionierë të rilindjes kulturore shqiptare: Petro Nini Luarasi mësues, si dhe intelektualët Sotir Peçi, Fan Noli, Faik Konica apo Kristo Dako. Në vitin 1906 Sotir Peci botoi gazetën e parë në gjuhën shqipe “Kombi” në të cilën dhanë kontributin e tyre intelektual Eftim Naçi, Vani Karameto, Vani Vangjeli. Më 15.02.1909 botohet gazeta “Dielli” nga shoqëria “Besa-Besë” në Boston, drejtuar nga Noli, i cili jetonte në Nju Jork që më 1906.
Për veprimtare intelektuale dhe atdhetare në këtë kohë u shqua Federata Pan-Shqiptare “Vatra” me Sekretar të Përgjithshëm Faik Konicën. Vetëm për 12 vjet në Amerikë u botuan 14 tituj gazetash të përditshme, javore dhe mujore, ku ndër më kryesoret ishte “Dielli” Nga viti 1880-1908 në botë u botuan 31 tituj gazetash shqiptare, nga të cilat në Belgjikë u botuan 3, në Bullgari 7, në Rumani 4, në Itali 7, në Angli 4 dhe në Austri, Jugosllavi, Greqi dhe Amerikë nga 1. Amerika kontribuoi dhe ndihmoi arsimin, kulturën shqiptare dhe atë ballkanike në përgjithësi. Kryesisht në disa shkolla : Instituti Qiriazi për vajzat në Tiranë, shkolla Teknike në Tiranë, shkolla Shqiptaro-Amerikane Bujqësore dhe për Punë Shtëpiake në Kavajë. Në Maqedoni disa shkolla dhe ndër më të njohurat si ajo e Manastirit, kurse në Samakovë më 1861 u themelua një Institut amerikan . Aktiviteti i KKA, veçanërisht i ORKKA nëpërmjet shkollës Teknike në Tiranë, mbikëqyrës i së cilës që nominalisht deri në vitin 1933, duhet veçuar nga puna e njësive operative. Ndikimi i kësaj shkolle, metodat e mësimit dhe rezultatet që arriti bëjnë pjesë në tërësinë e aktiviteteve, të institucioneve fetare dhe arsimore amerikane në Ballkan, të cilat u përfaqësuan nga Robert Kolegji në Stamboll. Ky institucion arsimor ishte i rëndësishëm për Ballkanin, në atë kohë. Edhe gjatë këtyre viteve të tranzicionit, Amerika ka ndihmuar në trajnimin dhe profesionalizmin e të rinjve dhe intelektualëve shqiptarë.
Edhe Presidenti Nikson (Richard Nixon) kishte kontribuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, për Kushtetutën e vitit 1974 dhe krijimin e Universitetit të Prishtinës.
1.3 Fokus historik i marrdhenieve bilaterale shqiptaro-amerikane
Barometri politik e vlerëson Shqipsërinë e shqiptarët si një ndër vendet e popujt më proamerikanë të globit. Shqiptari i parë që shkeli në tokën amerikane i përket vitit 1876. A pasoi nga një prift shqiptar, Prend Doçi në 1877. Fillimshekulli XX bëri që shqiptarët ta shikonin Shtetet e Bashkuara vendin e lirisë, progresit dhe shpresës. Është një histori marrëdhëniesh 137 vjeçare, ndërkohë që shqiptarët e “zbuluan” të fundit Amerikën. Por pas vitit 1900 një “lumë” shqiptarësh ju drejtuan Botës së Re.
Dallojmë tre etapa emigrimesh drejt Amerikës: nga fundi i shek XIX deri në 1920 me rikrijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Etapa tjetër është midis dy luftrave botërore dhe etapa e fundit është ajo e erës së re demokratike par renies se komunizmit. Është fakt i dokumentuar se, në vitin 1910 në Amerikë kanë lindur 2,312 fëmijë nënat e të cilëve flisnin shqip.
Dy kolosë të shqiptarizmës si Faik Konica e Fan Noli u bënë urat e komunikimit shpirtëror të përafrimit më tej të kombeve amerikan e shqiptar.
Marrdheniet para-diplomatike mund te thuhet se filluan ne vitin 1914, me ambasadorin Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams). Kur u krijua shteti shqiptar me Princ Vidin, ne Shqiperi nuk kishte perfaqesi diplometike amerikane, per shkak se SHBA ishte pak e angazhuar ne punet e Europes. Ne vitin 1914, qeveria amerikane I kerkoi ministrit fuqiplote te SHBA ne Greqi, te akredituar dhe ne Malin e Zi, z. Uilliams, qe te bente nje udhetim ne Shqiperi, per t’u njohur me gjendjen ne vend. Kjo ishte menyra qe perdorte SHBA dhe ne pergjithesi shtetet e medha kur pergatiteshin per te lidhur marrdhenie diplomatike me nje shtet te sapokrijuar. Gjithashtu Ambassadori Williams kishte marre detyre nga qeveria e tij qe te ishte perkohesisht perfaqesuesi zyrtar ameriken ne Komisionin Nderkombetar te Kontrollit (KNK) per Shqiperine, me qender ne Durres. Pjesemarrja e Ambasadorit Uilliams ne KNK per Shqiperine ishte faktikisht pjesemarrja e pare e SHBA ne koncertin e fuqive europiane.
Edhe pse Ambasadori Uilliams dha doreheqjen nga diplomacia, ai vazhdoi te punoje ne dobi te Shqiperise. Ne 1 Janar, 1919, ‘Vatra’ ku merrte pjese edhe Noli dhe Konica, organizoi nje miting te madh te shqiptareve te Amerikes ne Boston, per te protestuar kunder planeve per copetimin e Shqiperise ne konferencen e paqes qe do te mbahej pas LIB dhe ne kete rast, kunder planeve per copetimin e Shqiperise se Jugut. Oratori kryesor ne kete miting ishte Ambasadori Uilliams, dhe bashke me te folen edhe Fan Noli, Faik Konica, Koste Çekrezi dhe te tjere.
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së u vendosën më 28 korrik 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara ka ardhur natyrshëm pas vetos që Presidenti amerikan Vilson (Woodrow Wilson) vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.
Presidenti pasardhës i Vilson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor 1922.
Amerikanët me në krye Vilsonin ishin dielli ngrohës i popujve të vegjël me platformën e tij me 14 pika në Versajë. Më 1919 amerikanët denoncuan në Konferencën e Paqes, projektin për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran. Antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë europiane franko-ruse me satelitët e tyre, që ishin fqinjët tanë dështoi përpara Vilsonizmit. Amerikanët e parë që kanë ardhur në Evropë gjatë e pas Luftës së Parë Botërore, kanë depërtuar dhe në Shqipëri me misione të ndihmës mjekësore, teknike e arsimore etj. Makina e parë me flamur amerikan është e dokumentuar në Drashovicë dhe Kotë të Vlorës në Luftën e vitit 1920 (4 qershor deri 3 shtator 1920). Pas këtij viti (1920) ka një aktivitet amerikan të dendur në fushën ekonomike e kryesisht atë arsimore me disa shkolla amerikane të hapura në vitet 20-30-të. Shqipëria deri në vitin 1939 ishte një komb i preferuar për SHBA-në. Dhjetëra amerikanë erdhën në Shqipëri si diplomatë, biznesmenë, themelues shkollash, shkencëtarë ekspeditash, eksplorues të nëntokës, përfaqësues të kryqyt të kuq amerikan etj.
Në 1939, Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi. Ambasadori amerikan në vitin 1939 në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi strehim Zogut dhe familjes së tij, por u refuzua. Ambasada u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939 dhe Grant u largua më 27 shtator të vitit 1939. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane përfunduan për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia (1939-1943) dhe më pas nga Gjermania (1943-1944) gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aleatët në vitin 1942 e njohën luftën e shqiptarëve kundër fashizmit. Misionet aleatë Amerikan, Anglez e Rus mbritën në Shqipëri, si pjesë e koalicionit antifashist botëror. Misionet mbështetën sipas mundësuive luftën e shqiptarëve. Anglezët kishin misionet më të shumta dhe dhanë kontribut më të madh në Shqipëri. Ndërsa nga amerikanët Thomas Stefan ishte shqiptaro-amerikani që përfaqësonte aleatët amerikanë në LIIB.
Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në malet e Sheperit të Zagorisë gjatë LIIB. Ata ranë në emër të një kauze të madhe. Instancat shtetërore shqiptare duhet ta zbardhin plotësisht ngjarjen. Amerikanë e shqiptarë ishin në një front të përbashkët lufte. Çështja e të rënëve amerikanë ngeli pa u zgjidhur për ndërprerje brutalisht të marrëdhënieve në vitin 1946.
1.4 Lidhjet me Ameriken dhe Marrëveshjet e Nënshkruara ne Periudhen e Ahmet Zogut
Marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Amerikës nuk janë një realitet vetëm i post ‘90. Në vitin 1922, qeveria e mbretit Zog nënshkruante me përfaqësuesit e qeverisë amerikane marrëveshjen për statusin e Kombit më të Favorizuar.
Merita e Ahmet Zogut per krijimin e lidhjeve diplomatike dhe tregtare me SHBA-ne eshte e jashtezakonshme dhe e pamohueshme.
Ambicia egoiste e Presidentit Ahmet Zog në fillimet e pushtetit te tij (që më pas u shpall Mbreti Zog) ne krijimin e lidhjeve diplomatike dhe tregtare me SHBA-ne lidhej ngushtë me nevojat e vërteta të Shqiperise.
Ahmet Zogu nuk eshte pare si udheheqes i mire gjate kohes se komunizmit, por shume autore objektive e kane thene qartë se të gjithë udhëheqësit që do të kishin dalë nga ato rrethana do të ishin njësoj, në mos më keq. Dhe nuk ka dyshim se edhe Enver Hoxha kur erdhi në pushtet ishte njeqindfish me i keq.
Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe traktateve mes dy vendeve ka filluar që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në vitin 1922. Pjesa më e madhe e marrëveshjeve të nënshkruara deri në vitin 1939 janë në fuqi. Nga këto marrëveshje është interesante vendosja e Statusit të Kombit më të Favorizuar, që në vitin 1922. Që më parë se të arrihej zyrtarisht njohja mes dy vendeve, komisioneri amerikan Maksuell Blejk shkëmbeu letra me ministrin e Punëve të Jashtme, Xhafer Upi, për të siguruar statusin e kombit më të favorizuar në mënyrë të dyanshme ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Tiranë në korrik 1922 dhe hyri në fuqi më 28 Korrik 1922. Ndërsa për qeverinë shqiptare, kjo marrëveshje hyri në fuqi më 28 Dhjetor 1925, pas votimit në Parlamentin shqiptar dhe firmosjes nga Presidenti i Republikës Ahmet Zogu po atë dhjetor. Në vijim u nënshkruan një sërë marrëveshjesh si “Marrëveshja mbi shkëmbimin e notave për heqjen e taksave për vizat e zakonshme” (1 Qershor 1926); “Marrëveshja monetare” (1 Korrik 1933); Traktati i Arbitrimit (12 Shkurt 1929); apo Traktati i Natyralizimit, që u nënshkrua në Tiranë më 5 Prill 1932, por hyri në fuqi më 22 Korrik 1935; apo Traktati i Ekstradimit (14 Nëntor 1935).
Sot, janë në fuqi rreth 24 traktate dhe marrëveshje midis Shqipërisë dhe SHBA-së në fusha të ndryshme.
2. Prishja e marrdhenieve mes Shqiperise dhe SHBA nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhes
Prishja e marrdhenieve mes Shqiperise dhe SHBA u be qellimisht nga diktatori Enver Hoxha, edhe pse anglo-amerikanet kishin bashkepunuar ngushte me te gjate LANÇ dhe kishte marre shume ndihma prej tyre (por nderkohe E.H. bente plane qe ne ate kohe te lidhej me Jugosllavet the Sovjetet dhe drejtohej prej tyre).
Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë globale që u zhvillua nga 1939 e deri më 1945, që përfshiu shumicën e kombeve të botës, përfshirë edhe të gjitha fuqitë e mëdha të botës në atë kohë, që formuan dy grupe ushtarake kundërshtare: Aleatët dhe Boshti Qëndror. Shqiperia ishte pjese e Aleateve, pra bashke me SHBA, Bashkimin Sovjetik, Britanine e Madhe, Kinen, etj.
Pas luftes, diktatori komunist Enver Hoxha iu kundervu Mbretit Zog per lidhjet e tij me Ameriken dhe Mbreterine e Bashkuar: ‘I vetëquajturi mbret i shqiptarëve, Ahmet Zogu, që erdhi në fuqi me ndihmën e imperialistëve, ashtu si me shumë vende të tjera, edhe me Britaninë e Madhe e me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luajti politikën e ‘portës së hapur’ dhe lidhi traktate e marrëveshje me to…. Ai u njohu këtyre shteteve statusin e ‘kombit më të favorizuar,’ gjë që lehtësonte shumë hyrjen e kapitalit të tyre në Shqipëri.’
Gjithashtu, diktatori Enver Hoxha kritikoi Zogun se u hapi dyert misionarëve, siç ishte Kenedi, filantropëve dhe edukatorëve (arsimtarëve) si Erikson dhe Herri Fulc, drejtor i Shkollës Teknike në Tiranë.
Gjate LANÇ, Anglo-Amerikanet derguan ushtarake te larte per te ndihmuar luften e popullit shqiptar. Enver Hoxha permend Bill Maklin, Gjeneralin Deivis, Majorin dhe Nen-Kolonelin Palmer ne librin e tij, njerez qe derguan ndihma, arme dhe municione me aeroplane lufte qe fluturonin ne nje situate teper te rrezikshme dhe pilote qe rrezikuan jeten e tyre per Shqiperine. Anglo-amerikanet gjithashtu kontrollonin detin e Shqiperise.
Pasi u arriti fitorja gjate luftes, Enver Hoxha u tregua mosmirenjohes harbut ndaj SHBA dhe Anglise qe e ndihmuan popullin shqiptar. Udheheqesi komunist u lidh me BS qe nuk kishte dhene asnje ndihme, siç e pranon edhe vete kete mungese ndihme, duke e justifikuar BS se ishte larg gjeografikisht, (nderkohe qe Amerika dhe Anglia ishin akoma me larg por ndihmuan).
Kur një organizatë ndërkombëtare, UNRRA (United Nations Relief and Rehabilitation Administration) u përpoq të sillte personel dhe ndihma edhe pas luftes, E.H. refuzoi.
Faji për këtë prishje të marrdhënieve ishte tërësisht i Enver Hoxhes, jo i amerikanëve.
2.1 Marrëveshjet Shqiperi-SHBA pas Luftës së Dytë Botërore
Pas Luftës së Dytë Botërore, njohja e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kushtëzua nga njohja e marrëveshjeve të firmosura me qeverinë shqiptare deri në vitin 1939. Plotësimi i këtij kushti nuk u arrit dhe marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u prishen. Ato rivendosën vetem ne 1991.
Gjithsesi, pas dëbimit të trupave okupuese gjermane dhe italiane, Shtetet e Bashkuara firmosën një marrëveshje me trupat ushtarake të Shqipërisë, duke u premtuar mjete për lehtësimin e situatës së pasluftës, përmes trupave ushtarake. Marrëveshja për Ndihmat Humanitare u nënshkrua në Tiranë, më 11 Prill 1945. Sipas marrëveshjes, qeveria amerikane dhe ajo angleze i ofruan ndihmë Shqipërisë përmes një organizate ushtarake “Military Liaison” – ML (Shqipëri), e cila kishte në përbërje oficerë amerikanë dhe britanikë, dhe mjete britanike. Si pjesë e marrëveshjes, këto ndihma humanitare do të lëvroheshin nga ML (Shqipëri) deri sa UNRRA të mund të kryente operacione të pavarura ndihme.
2.2 Rivendosja e marrdhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe SHBA pas 1990s
Amerikanët u bene sërish partnerë strategjikë të shqiptarëve pas renies se diktatures komuniste.
Në vitin 1991, qeveria shqiptare kërkoi lidhje më të ngushta me Perëndimin, në mënyrë për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe futjen e reformave demokratike. Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosen përfundimisht nga qeveria demokratike e Sali Berishes. Kristofer Hill dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e ish-kongresmenit me origjine shqiptare Jozef Dioguardi (Joseph DioGuardi) luajti nje rol kryesor ne ri-vendosjen e ketyre marrdhenieve. Kjo ri-vendosje e marrdhenieve diplomatike ndodhi me 15 mars 1991. William Rajerson ishte ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve. Tre muaj pas rihapjes së ambasadës më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën, ku u prit madhërishëm e që ka ngelur në memorien e të dy kombeve.
Mbështetjen me te madhe ushtarake per kombin shqiptar e ka dhene Bill Klintonit për çlirimin përfundimtar të Kosovës në sulmet 78 ditore të mars-qershor 1999.
Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të shënonin nje kulm tjeter, me vizitën historike të Presidentit George W. Bush më 10 Qershor 2007, e para e një Presidenti amerikan në Shqipëri, dhe pritja nga qytetaret e Fushe-Krujes ka mbelur e pashlyeshme ne mendjen e shume shqiptarëve. (Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar Presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane dhe botërore.) Marrëdhëniet me amerikanët janë marrëdhënie me një dimension kombëtar shqiptar në botë. Ndihma në demokratizimin e vendit tonë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohen më së shumti politikës amerikane dhe natyrisht marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara kane qene një partner i fortë për Shqipërinë në rrugën tonë drejt demokracisë, kapitalizimit të ekonomisë, dhe mundësive të reja me frymë perëndimore. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar e ratifikuar një sërë marrëveshjesh, dhe promovuar marrëdhëniet e mbrojtjes dhe ushtarake, Kartën e Adriatikut në integrimin euro-atlantik etj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ashtu siç mbështeti dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në Bukuresht (4 Prill 2008) dhe në Këln–Strasburg (3prill 2009).
Ish-Kryeministri Berisha ka thene se futja e Shqiperise ne NATO eshte “akti më historik, më solemn, më i rëndësishëm i gjithë historisë kombëtare që pas shpalljes së Pavarësisë“ dhe qe ne ate kohe shprehu mirenjohjen ne emer te popullit shqiptar: Një mirënjohje të jashtëzakonshme dua t’i shpreh sot qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Xhorxh W. Bush. Ky mik i madh i kombit shqiptar, në qershor të vitit 2007 solli në Tiranë mesazhet e mëdha dhe historike të kombit të madh amerikan; Kosova e pavarur dhe Shqipëria në NATO. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti i tyre, i qëndruan plotësisht, deri në realizimin përfundimtar të këtyre dy projekteve, me të cilat shqiptarët, jo vetëm bëhen të lirë, por garantojnë njëherë e përgjithmonë lirinë e tyre.
Shqipëria ka kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale. Shqipëria ka mbështetur politikën amerikane për të zgjeruar numrin e vendeve që njohën Kosovën. Në kuadër të Kartës së Adriatikut, Shqipëria ka qenë shembull për aspirantet e reja të NATO. Ajo ka ofruar trupa ushtarake të kryesuara nga SHBA gjatë veprimeve në Afganistan dhe Irak, dhe ka mbështetur përpjekjet e SHBA kundër terrorizmit.
Pas rrëzimit të regjimit komunist, Tirana zyrtare është vizituar thuajse nga të gjithë Sekretarët amerikanë të shtetit, përveç Uoren Kristofer, te tille si Madalein Ollbrait, Kolin Pouell, Hillari Klinton.
3. PERFUNDIME
Sot ne epoken e globalizmit, marrdheniet e shkelqyera SHBA-Shqiperi vleresohen si kolone e paqes ne Ballkan dhe glob dhe per te qene model edhe ne te ardhmen, duhet te merren ne konsiderate keto sugjerime:
1. Kapaciteti i reagimit ndaj krizës rajonale: Disa vite më parë Shqipëria bëri përpjekje që të krijonte kapacitete të reagimit ndaj krizave mes vendeve të Adriatikut. Kjo nismë duhet të ringjallet në partneritet me SHBA, Bashkimin Evropian, NATO apo me të tre bashkë.
2. Adriatiku do të ishte më i sigurtë nëse do të përfitonte nga kapacitetet e ndërthurura shumëkombëshe për kërkim e shpëtim, për reagim ndaj rreziqeve mjedisore dhe në zbatimin e ligjit.
3. Siguria e energjisë duhet të plotësojë mbrojtjen dhe demokracinë, si një shtyllë kryesore në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Këto objektiva kryesorë duhet të përfshijnë nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe garantimin që interesat e sigurisë së Shqipërisë të justifikohen në zhvillimin e infrastrukturës energjetike të Ballkanit.
4. Europa e plotësuar, prioriteti kyç i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri eshte një Evropë që është përnjëmend e integruar dhe ku mungojnë linjat ndarëse sepse keshtu ka për të qenë një Evropë më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e zonja për të punuar me Shtetet e Bashkuara, për t’ju përgjigjur sfidave globale të shekullit të XXI.
5. Sot ka ardhur koha qe ashtu si gjate LANÇ, qe te krijohet nje Zyre te Sherbimeve Strategjike, nje rrjet inteligjence ne Shqiperi si qender per Ballkanin.
6. Presidenti në detyrë i SHBA-ve Barak Obama u ndje mrekullisht i lumtur në ceremoninë më të rëndësishme dhe më të shenjtë për të gjithë shqiptarët, i cili u shpreh: “Jam krenar për Shqipërinë dhe Kroacinë…”. Kjo tradite inkurajimi duhet te ruhet.
7. Në botën moderne të diplomacisë së sotme Kombi Shqiptar duhet të zërë me emergjencë dhe me argumentim pozicionin optimal në ambientin ndërkombëtar, të ndryshojë vazhdimisht në linjën e proceseve integruese europiane dhe globaliste dhe të ndihmojë vendimmarrjen brenda dhe jashtë vendit tonë. Kuptimi i ri i pasurive strategjike të vendit, gjeopolitika, gjeoekonomia tradicionale duhet të ndryshojnë sipas shkallës së re të mendimit duke respektuar pjesën më të mirë të pasurisë së saj. Media vendase duhet të krijojnë një imazh të ri për Shqipërinë dhe kombin tonë, në vëmendjen e fqinjëve të Europës dhe në botën globalizuese. Këto imazhe shpikin skenarë të përshtatshme, implementojnë një teknikë të re të artikuluar mirë për të lidhë vendin në mënyrë rajonale dhe globale. Në hartën e memories së botës kombi ynë duhet të zërë një vend emocional në ambientin e identiteteve me ndikim në audiencën globale, unik per bashkejetesen dhe harminine fetare dhe etnike.
8. Pas vendosjes së pavarësisë së Kosovës, media duhet të kthjellojë opinionin publik se me Shqipërinë marrëdhëniet natyrale ndërkufitare janë burim stabiliteti, liria dhe paqeje, integrimi. Integrimi mbarëshqiptar në rajon, duhet të përcillet si garanci stabiliteti dhe zhvillimi dhe jo si potencial rreziku për të tjerët. Pozicioni dhe qëndrimi ndaj statuseve politike të pavendosura në Ballkan mbetet një ndër obligimet dhe prioritetet e medies dhe diplomacisë shqiptare dhe diplomacise nderkombetare.
9. Një Maqedoni shumë etnike dhe demokratike duke ruajtur integritetin territorial dhe duke kundërshtuar çdo ide për ndryshim me forcë të kufijve të brendshëm apo të jashtëm, ndarja etnike artificiale shërben si opsion dhe opinion për të ardhmen e medies shqiptare. Komuniteti ndërkombëtar është bashkuar dhe i angazhuar dhe aktiv në një politikë jetëgjatë, shpresëdhënëse, pa truke propagandistike apo retorikë, port ë jetë një interes i vërtetë për paqen. Dialogu duhet të intensifikojë angazhimin politik mediatik.
10. Ne duhet të luftojmë kundër paragjykimeve për të cilat flet Lerri Volf në librin e tij të shkëlqyer “Inventing Eastern Evrope” (“Shpikja e Europës Lindore”- paragjykime që i atribuohen Volterot dhe Didëroit, dhe që mbahen akoma nga një pjesë e madhe e shumicës së heshtur të Europës Perëndimore- sikur ne jemi njerëz të prapambetur që jetojmë në mjerim dhe varfëri, të turbulluar nga urrejtjet e vjetra dhe të paaftë për të drejtuar një demokraci të begatë, një ekonomi tregu të rregullt dhe një kulturë të gjallë.
11. SHBA ka konceptin se Ballkani eshte “Europe e paperfunduar”. Le te bejme te gjitha perpjekjet atehere per ta ndertuar te plote Europen, bashke me Shqiperine, bashke me Ballkanin si pjese integrale e BE-se.
Bibliografia
-Haris Silaixhiç, Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Washingtonit
-Kristo Dako, Korrespondenca me Charles Crane.
-Kristo Dako, Kush jane Shqiptarët.
-Sevasti Dako, Ditar.
-Charles Crane, Korrespondenca me Kristo Dako-n.
-Understanding International Politics.
-Shpetim Lezi, Why President Wilson Saved Albania: USA-Albania Friendship
-Bashkepunimi Nderkombetar per Paqe, Siguri dhe Perparim ne Europen Juglindore
-Nato perballe Sfidave te Reja ndaj Paqes dhe Sigurimit Nderkombetar
-Sfidat e Reja te Sigurise te Bashkesise Euro-Atlantike nga Kendveshtrimi i Ballkanit Perendimor
– Hamdi Thaçi, Kosova “Demokraci Morale” apo Kosova “Serbi e Madhe”
-Astrit Memia, Njeriu dhe Natyra ne Globalizem
-Abdullah Kardjagdiu, Pese Vjet ne Shqiperi
-George W. Bush, Ne Emer te Lirise
-Jakob Philipp Fallmerayer, 1857: Das albanesische Element in Griechenland. Abt. 1: Über Ursprung und Altertum der Albanesen (The Albanian element in Greece. Pt. 1: On the origin and antiquity of the Albanians.) (Abhandlungen der Historischen Klasse der Bayerischen Akademie der Wissenschaften. Bd. 8, Abt. 2, pp. 417–87).
-1860-61: Das albanesische Element in Griechenland. Abt. 2 und 3: Was man über die Taten und Schicksale des albanesischen Volkes von seinem ersten Auftreten in der Geschichte bis zu seiner Unterjochung durch die Türken nach dem Tode Skander-Bergs mit Sicherheit wissen kann. (Pts. 2 and 3: What can be known with certainty about the deeds and fate of the Albanian people from their first appearance in history until their subjugation by the Turks after the death of Skanderberg.) (Abhandlungen der Historischen Klasse der Bayerischen Akademie der Wissenschaften. Bd. 8, Abt. 3, pp. 657–736 and Bd. 9, Abt. 1, pp. 3–110).
-Konferenca kombëtare “E DREJTA E INFORMIMIT E DREJTE THEMELORE E NJERIUT. Avokati i Popullit Ermir Dobiani
-E drejta e informimit (Mars 2007)Ilda Londo, Instituti Shqiptar i Medias
-“Transparenca e pronësisë së medias” Dr. Zef Preci, (Instituti Shqiptar I Medies Tiranë, 10 dhjetor 2004)
-“Të Drejtat e Njeriut”, reviste periodike, 2003, nr4-5,
-“Perla” 2001-2003,
-Media Shqiptare “99-2003 “Zhvillimet politike në Shqipëri”, 1920-1939.
-“Krizat Ndërkombëtare” J. Stevens,
-“Negociatat”, “Diplomacia shqiptare”, vëllimi I, II, III, Prof. Dr.L.Bashkurti,
-“E Drejta Europiane”, Dr. Iva Zajmi,
-Penale Ndrëkombëtare” , J.Xhafa,
-Gazeta , Nr. 1,2, Hamit Boriçi,
-Manual për Gazetarët e Europës Qëndrore Lindore,
-“Komunizmi, kapitalizmi dhe Mass-Media”, Colin Sparks,
-NATO,-manual,
-Council of Europe, Strasbourg 12 december 2003
P. S ( shtesë, jo pa shkak, për etike e saktësi në thënie e vertetësi)…
Për Ty, shqiptar Imazhbardh!
Për Ty, shqiptaro-amerikan, dhe amerikono-shqiptar, per Ty, popull amerikan, në emër të Forumit Imazh & Media, Ju urojmë 100 Vjetorin e vendosjes së marrëdhenieve diplomatike bilaterale mes SHBA-së & Shqipërisë!
Kthim në kohë..
Nji fije nostalgji… për më shumë Shqipëri!
Forumi Imazh & Media dhe Forumi Mbarëkombetar, ” Imazhi Shqiptar”, publikon, sot, nga arshiva, këto Imazhe, që në vitet e para të demokracisë e ne vazhdim. Le të jetë një reportazh fotoimazh, si mirënjohje dhe respekt, ndaj Kombit Amerikan, si kombi i lirisë dhe mbeshtetës i përhershëm për liri-demokracinë e Kombit Shqiptar.
Në Dhjetor, 2004 dhe Janar 2005, pata një vizitë pune të suksesëshme në SHBA, i ftuar nga Frank Joseph Pallone, Kongresmen i distriktit të New Jersey-t. (mbi këtë vizitë të suksesëshme do u informoj në të ardhmen).
Retrospektivë; më 1994, u anëtarësova në Ligen Qytetare Shqiptar-Amerikane, për të kontribuar në promovimin e Imazhit Shqiptar, dhe Identitetit Kombëtar, për të fituar Lirinë Kombëtare, si Liri Hyjnore e qytetare.
Eventet kanë qënë të shumta edhe të mbeshtetura nga Ambasada e SHBA-së, në Shqipëri. Njërin nga këto po u promovojmë sa më posht;
Nga e majta në të djatht, Imazhbardhesia shqiptaro-amerikane; Në një miqësi vllaznore, (në pushim të Konferencës për Mbarëvajtjen e Demokracisë dhe Investimeve të Huaja në Shqipëri),
Astrit Memia, Xhozef(J) DioGuardi, Kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe Ambasadori i parë i SHBA, në Shqipëri, zt. Uilliam Rajerson, të shoqëruar nga përfaqësues të emigracionit, diasporës, intelektual, biznesmenë e politikanë nga mbarë bota. (Konferenca e Parë Ndërkombëtare e zhvilluar në RSH, në Pallatin e Kongeseve, Tiranë).
Urime Amerikë! Amerikë Jeni e Madhe, për Globin, por në veçanti për,” Kombin Shqiptar, Imazhi Im”!
Mirënjohje pa kufij për Ju!
Të mbarë e Imazhbardh qofshi për Jetë e mot në mbrojtjen e vlerave universale të Lirisë dhe Demokracisë! Edhe njëherë e shumë herë, pa fundësisht urime e gëzuar…
Përkushtimisht, me mirënjohje dhe konsideraten më të lart, Astrit Memia
(Çdo mendim dhe sugjerim nga ana juaj eshte nje ndihme dhe kontribut per”Imazhin Shqiptare”!Faleminderit pë mirëkuptimin!
Sinqerisht, Juaji A. Memia