Prof. Dr. Bashkurti: Moska ka strategji afatgjatë, testoi deri ku do toleronte Perëndimi. Jo larg Ballkanit Perëndimor!

E Mërkurë, 16 Shkurt 2022, 15:49

Diplomati Lisen Bashkurti analizoi në edicionin e lajmeve në MCN TV konfliktin Rusi-Ukrainë. Bashkurti foli për një strategji afatgjatë të Moskës, e cila testoi limitet e Perëndimit, ndërsa shton se zgjidhja e plotë e situatës duket e larget.
Kriza ka shpalosur pikëpamjet kryesore të dy blloqeve. Rusia kërkon ta vendosë zgjidhjen e krizës së Ukrainës në një kontekst shumë të gjëra të arketukturës së saj. Kërkon të ulet numri i trupave të NATO-s në Evropën Lindore, të çarmatosë Ballkanin. SHBA dhe NATO nuk heqin dorë nga mbështetja e vullnetit të ri dhe sovran të vendeve si Ukraina dhe Gjeorgjia. Kemi një lloj mbivendosje të vijave të kuqe. Rusia kërkon garanci të mëdha për sigurinë duke penguar zgjerimin e Aleancës së Atlantikut, ndërsa ajo kërkon fuqizimin me aleatë të rinj. Rusia është agresive në veprimet e saj, këtë ka demonstruar në Gjeorgji kur pushtoi dy rajone, ndërkohë që në 2014-ën orkestroi aneksimin e Krimesë dhe sulmin mbi Donetskun. Kriza e fundit ishte një lloj testi për të parë deri ku do toleronte Perëndimi këtë strategji afatgjate të Rusisë”, tha Bashkurti.
Diplomati tha se Rusia nuk është larg Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Beogradi përdor të gjitha taktika agresive si Moska për të arritur qëllimet e saj.
Rusia nuk është larg Ballkanit Perëndimor. Putini synon në afatgjatë që t’ju bëj presion vendeve të Ballkanit Perëndimor, atyre vendeve që ende s’janë integruar në NATO. Bashkëpunimi Rusi-Serbi është një dhimbje koke për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Prezenca ruse është indirekt përmes Serbisë shumë e dukshme edhe në Ballkanit Perëndimor. Serbia mban tension në marrëdhëniet me fqinjët, të njëjtën gjë bën edhe Rusia. Rusia përdor pakicat ruse kudo që janë, me qëllim që t’i manipulojë dhe t’i përdorë, të njëjtën gjë bën edhe Serbia. Rusia mban kriza të ngria për të justifikuar ndërhyrje ushtarake, të njëjtën gjë bën edhe Rusia”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here