Zbulim i rrallë në themelet e kishës së shek. të V në Paleokastër
Pllakë liturgjike me Trisaghion dhe emrat e Shën Kozmait e Shën Damianit
______________________________________________________________
Kërkimet identifikuan të murosur në themelet e apsidës, një pllakë grafiti, e cila nga një ane paraqet trisaghion, dmth., shpalljen e origjinës se shkrimeve të shenjta të përfshirë në liturgjinë bizantine nga mesi i shek. V m.Kr. Njihen disa variante që përdoren shpesh në epigrafine e krishterimit lindor drejtuar Zotit të shenjte. Në krahun tjetër janë shkruar emrat e shenjtorëve Kosma dhe Damian, martirë gjatë përsekutimit dioklecian.
Castrum-i Paleokastrës (Gjirokastër) është ndërtuar në një terrren të sheshtë në distancë të vogël nga pika e bashkimit të lumit Drino me tributarin e tij perëndimor, Belicën (i njohur zakonisht si “Kardhiq”). Fortifikimi ndodhet në një pozicion vecanërisht të favorshëm, e mbrojtur nga dy kodra të ulëta ne jug të saj dhe e gjendur pranë kryqëzimit të rrugëve veri-jug që e lidhin këtë zonë me zonën e Bistricës.
Studimet e ndërmarura, gjatë dekadës së fundit në castrum-in e Palokastrës, në luginën e Drinos në Shqiperinë jugore, në vazhdën e kërkimeve të A. Baçes të realizuara në vitet ‘70, janë fokusuar në menyrë paraprake në realizimin e investigimeve gjeomanjetike, në relizimin e një rilevimi të detajuar nepërmjet skanimit me lazer, dhe në rifillimin e gëmimeve arkeologjike të portës perëndimore, të kishës brenda mureve rrethuese, të zonës ne veri-perëndim të kishë, dhe te një zone në afërsi të pjesës veriore të fortifikimit.
Duket se ndërtimi i castrum-it është paraprirë nga një faze ndërtimore e dokumentuar dhe nga gjetja në qender të kalasë te një miliario të periudhës së Dioklecianit, gjatë gërmimeve të viteve ’70.
Kërkimet e fundit kanë mundësuar një rilevim dhe analize të re të mureve të castrum-it të cilat kanë formën e një trapezi me brinjë oblike prej 92 dhe 90 metrash, ndërsa ato paralele prej 91 dhe 111 metrash, të cilat mbyllin një hapsirë prej 0,915.
Teknikat e ndërtimit të ketyre brinjëve janë të ndryshme: ajo kryesorja në perëndim është realizuar me blloqe kuadrate të ripërdorur (të zgjedhur), që mbyllin një emplecton shumë kompakt; muret dytësore janë ndërtuar me mbushje prej materiali lumor dhe llaci gelqeror të fortë, e cila është veshur me blloqe përgjithsisht me të vegjël dhe me cilësi punimi me të ulet se ata të përmendur më sipër, si dhe me gurë me të vegjël me formë të crregullt dhe copëza tjegullash të përdorura për rreshta apo mbushje të mes blloqeve. Mure rrethues janë të mbrojtura nga 14 kulla. Hyrja kryesore eëhtë në qendër krahut perëndimor dhe mbrohet nga dy kulla anësore në formë katrore të vendosura 7,2 m, nga njëra tjetra dhe të paraprira nga një shesh/rruge të shtruar me një taban kompakt prej gurësh të vegjël.
Modeli planimetrik i castrum-it është quadriburgusi tipit “dioklecian”. Gërmimet kanë evidentuar disa mure që i përkasin kazermave me orientim lindje-perendim, të organizuara në katër rreshta, secili me nga 5 blloqe ambientesh minimumi, të ndarë nga rrugë dhe të pozicionuar paralel me muret rrethues. Në menyrë hipotetike mund të thuhet se ky kompleks mund të mbante një pjesë të konsiderueshme të një legjioni ushtarak ose një njësi fanterie. Kazermat me periferike të evidentuara janë ngritur në themele mbi pak rreshta gurësh lumi të lidhur me llac prej balte, që me shume gjasa, mbanin struktura me material të dobët.
Duket se ky moment i parë ndërtimi mund të ndahet në dy faza, ndoshta të distancuara në kohe: pas ndërtimit, kati i parë i kullave mbyllet dhe aksesi i kurtinave realizohet fale rampave, që u mbështeten mureve dhe janë ende të dukshme në këndet jug-perëndimor dhe veri-perëndimor.
Fortifkimi mund të datohet falë identifikimit të dy mbishkrimeve të gdhendur mbi të njëjten pllakë; mbishkrimi i mëvonshem daton në fillim të shek. IV m.Kr., ndërsa i pari daton në vitin 293 m.Kr; këta u referehon mesa duket dy fazave ndërtimore të evidentuara.
- D(omino) n(ostro) Imp(eratori) Val(erio) Licinniano / Licinni(o) / P(io) F(elici) inu(icto) A(ugusto) Val(erius) Cassianus u(ir) P(erfectissimus) praeses / pr(o)u(inciae)[Epiri] ueter(is) / Datuar mes viteve 308 e 324 te e. s
- Nobilissimo pri[ncipi] / iuuentutis Constantino Cae/sari / co(n)s<s>(uli) designato Iulius /Lepidus u(ir) p(erfectissimus) praeses prou(inciae) Epiri / numini eius dicatissimus.
Vetë planimetria dhe karakteristikat e ndërtimit edhe pse ndeshen në një spektër të gjatë kronologjik, duket se konfirmojnë këte datim dhe e vendosin fortifikimin përkrah një sëre shembujsh të tjerë të datuar në këte periudhe, të cilët ndoshta i përkasin një programi të përgjithshëm me karakter perandorak.
Nga kjo fazë gërmimi u dokumentuan edhe shtresa kulturore që sugjerojnë një ambient gatimi, të përfaqësuar nga një gropë të gërmuar në tokë dhe të veshur me gurë të vegjël dhe pllaka gelqerore. Në gjendjen aktuale duket e pamundur të përcaktohet nese një ambient i tillë lidhet me funksionimin e castrum-it në fazën fillestare të tij apo me nje fazë pasuese shkatërrimi dhe dalje nga funksioni të kësaj zone. Materiali arkeologjik thjesht sugjeron një kotekst të datueshëm në shek. IV.
Shtresa shëmbje prej gurësh të sheshuar dhe risistemuara sinjalizojnë një ndërpreje në raport me fazën ndërtimore paraprirëse. Këto shtresa gjenden në zonat e mbuluara nga ndërtimet e mevonshme të një kampi/kazerme, ndërsa zonat e aksesit të mbajtura të lira që nga momenti i ndërtimit/faza me te hershme tregojne mesa duket për vazhdimësi përdorimi.
Në një zonë të tillë aktiviteti njerezor duket se është ndërtuar një kishë me orientim lindje-perëndim e vendosur direkt mbi strukturat e kampit, me përmasa 11,43 m x 13,43 m. Ndërtesa ndahet në tre nefe dhe ka një apsidë në nefin qendror. Prania e një beme të ngritur është dokumentuar edhe nga mbetjet e një muri të brendshëm të fortifikimit i cili është rrafshuar në një nivel me të lartë pikërisht në afërsi të apsidës.
- Kërkimet identifikuan të murosur në themelet e apsidës, një pllakë grafiti, e cila nga një ane paraqet trisaghion, dmth., shpalljen e origjinës se shkrimeve të shenjta të përfshirë në liturgjinë bizantine nga mesi i shek. V m.Kr.
Njihen disa variante që përdoren shpesh në epigrafine e krishterimit lindor drejtuar Zotit të shenjte, të forte dhe të pavdekshëm që te ketë mëshirë ndaj besimtareve që i drejtohen atij. Në krahun tjetër janë shkruar emrat e shenjtorëve Kosma dhe Damian, martirë gjatë përsekutimit dioklecian.
Nëse termat post quem për redaktimin e dy teksteve përfaqesohen nga momenti i afirmimit të kultit të Kosmait dhe Damianit (fundi shek. IV – fillimi i shek. V) dhe nga përhapja e trisagion-it (nga mesi i shek. V m.Kr ), mbi bazen e krahasimeve me karakter paleografik është propozuar një datim gjatë shek. V m.Kr., duke konsideruar edhe implusin qe i dhanë përhapjës së disa shenjtoreve Justiniani (527-565) dhe papa Felice (526-530). Të tilla indicie duket se sugjerojnë një datë për kishen paleokristiane në periudhën e Justinianit, hipoteze kjo e konfirmuar nga analiza e disa fragmenteve arkitektonike të gjetur nga gërmimet e viteve ’70, e cila nuk bie ndesh me analizën e materialeve të germimeve me të vonë, ndër cilet verëjme vecanërisht një buzë në formë tubulare e një ene qeli (pjate ose kupe), datimi i së ciles mund të vendoset në fillim të shek. III, dhe nje fragment pjate e tipit lamboglia e cila datohet në shek. V m. Kr.
Në një faze shumë të afert me atë të ndërtimit fillestar, kisha iu nënshtrua një ndërhyrje me karakter riorganizues, që shihet në shtimin e një apside në nefin jugor dhe të një narteksi në perëndim.
Realizimi i ndërteses se kultit duket se ishte në qender të një riorganizimi të vete fortifikimit, sic dokumentohet nga sistemimi i disa kurtinave, nga rivenia në funksion të portës perëndimore, nga krijimi i nje dyshemeje te re në kullen 4, si dhe nga një fragment i vogël stele të ripërdorur në muraturë, që ndoshta daton në shek. IV m. Kr.
Brënda dhe jashtë perimetrit, gërmimet e viteve ’70 kanë identifkuar varre me tipologji të ndryshme, disa prej të cilave me karakter monumental, të cilat datohen mbi baza tipologjie mes shek. V dhe VI m.Kr., dhe karakterizohen nga një inventar i varfër. Rasteve të përmendura tashme, falë gërmimeve të fundit u shtohet edhe një tip a cappuccina, gjetur menjëhere në veri të portës perëndimore, pothuajse e mbështetur ndaj kurtines. Në brendësi gjendet një depozitim i vetëm i trupit në pozicion shpine pa stoli. Pjesa e sipërme e trupit mbulohej me një kalypter të vëndosur horizontalisht dhe të kthyer përmbys. Kërkimet e kryera në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar mundësuan studimin e një kishe tjetër që ndodhet jashtë mureve.
- Shën Damiani dhe Shën Kozma janë dy figura të njohura në historinë e hershme të krishterimit , që jetuan në shekullin e III-të në provincën e Azisë, brenda Perandorisë Romake. Shumë burime historike i përshkruajnë aftësitë e tyre mjekësore për të ndihmuar të sëmurët pa marrë shpërblim financiar, njësoj siç e parashikon fjala e tyre e krishterë: “Shërbeje me dashuri, mos kërko shpërblim”.
- Në kohë kur në perandorinë Romake ndalohej praktikimi i fesë së krishterë, Damian dhe Kozma u arrestuan dhe u përballën me persekutimin. Ata vdiqën si martirë, duke mbrojtur besimin. Kisha i shenjtëroi për guximin, devotshmërinë dhe shërbimin e tyre të palodhur ndaj të sëmurëve. Dita e shënjtorëve Damian dhe Kozma festohet më 26 shtator sipas kalendarit ortodoks dhe katolik lindor. Ata njihen si mbrojtës të mjekëve, farmacistëve dhe të të gjithë atyre që ofrojnë ndihmë mjekësore. Shumë spitale dhe institucione shëndetësore janë emëruar në nder të tyre, duke mbajtur gjallë mesazhin e tyre të shërbimit altruist.
Përsa u takon fazave më të hershme, të cilat deri tani nuk janë dokumentuar stratigrafikisht apo nepërmjet evidentimit të strukturave, mund të thuhet se pozicioni topografik qendror në rrjetin rrugor, në një pikë strategjike nga ku shkëputet një dege e rrugës Apolloni–Nikopolis në drejtim të luginës së Bistricës, si dhe identifikimi gjatë gërmimeve të viteve 70 të një miliario të periudhës së Dioklecianit, edhe pse nuk përcaktojnë në menyrë të saktë një datim dhe funksion, na shtyjnë të propozojmë në menyrë hipotetike të paktën funksionimin e sitit si mansio.
Eshtë e mundur që duke filluar nga shek. IV m. Kr., castrum-i kryente ende një funksion kontrolli dhe menaxhimi te cursus publicus të lidhur me një rrjet rrugor që ishte objekt riorganizimi, sic dokumentohet edhe nga miliario me dedikim perandorak i gjetur në Goricë, i cili daton mes majit dhe dhjetorit te v. 305 m. Kr.
Riorganizimi i castrumit të Paleokastrës gjatë shek. VI m. Kr. është pjesë e një procesi riprogramimi të sistemit mbrojtës me vullnet të Justinianit, si pjesë e të cilit Prokopi kujton edhe emrat e 36 fortifikimeve të tjera në Epirus Vetus.
Analiza e ndërhyrjeve në Paleokaster, të cilat duket se janë pjese e një procesi riorganizimi dhe menaxhimi të zonave me të ulëta të luginës së Drinos, gjatë të cilit rithemelohet Hadrianopolis me emrin Ioustinianoupolis, si dhe realizohet ujësjellësi pranë Nepravishtës brenda një llogjike të menaxhimit të territorit që mund të lidhet me një fuqi qendrore. Prania e një fuqie të tille në rastin e Paleokastres është evidentuar edhe nga përhapja e kultit të Shënjtoreve, Kosma e Damian, e dëshmuar se fundmi në këtë sit.
Burimet na flasim për faza të tilla fortifikimesh (phruria) dhe fshatrash të fortifikuar (kataphugia) të destinuar të shërbenin për strehim të përkohshëm të popullsisë së zonave rurale. I tillë mund të jetë edhe rasti i trajtuar nga ky studim, i cili hedh dritë mbi përmasat dhe vlerat funksionale të riorganizimit të sitit të Paleokastrës duke marrë parasysh edhe të dhënat nga kërkimet përtej këtij vendbanimi.


















