Prof.Dr. Selman Sheme: KRAHINA ME EMRIN “EPIR”, NJË HAPSIRË GJEOGRAFIKE SHQIPTARE

190 vjetori i botimit në Camëri të tekstit të Qirjako Dhimitër Kutra “Përshkrim i Gjeografisë së Shqiprisë”

KRAHINA ME EMRIN “EPIR”, NJË HAPSIRË GJEOGRAFIKE SHQIPTARE

Me rastin e 190 vjetorit (viti 1832) të botimit në Camëri të tekstit të Qirjako Dhimitër Kutra “Përshkrim i Gjeografisë së Shqiprisë”, teksti parë deri më sot mbi Gjeografinë e trojeve Shqiptare.

Gjatë periudhës së Rilindjes u shënuan arritje të mëdha në studimet gjeografike regjionale. Në këtë periudhë bëhen përpjekje për të organizuar studime në njësi të vogla gjeografike duke iniciuar regjionalizimin e hapsirës gjeografike. Administrata shtetrore bashkëpunon me studiuesit që mbi bazën e kritereve racionale të bëhej ndarja administrative e një shteti. Paisja e cdo shteti të vecantë me tekstin e gjeografisë fizike, politike, ekonomike, dhe administrative te tijë, sipas traditës tashmë të sanksionuar që në shek.XVIII, ndodhi edhe në Pashallëkun e Janinës
Gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës, lindi vepra e parë mbi Gjeografinë e Shqipërisë me autorë Qiriako Dhimitër Kutra, ku jepen të dhëna demokrafike edhe për Epirin (Çamërinë).
Pavarësisht se pashallëku i Janinës u përmbys në vitin 1822, ekzistenca e tij 30 vjet me radhë la gjurmë të thella në opinionin publik shqiptar, ballkanik dhe europian. Edhe pse nuk u njoh de jure si formacion administrativ i pavarur, Pashallëku i Janinës krijoi përshtypjen e një shteti të veçantë.
Nismën për të hartuar gjeografinë e Pashallëkut të Janinës e mori një dijetar epirot me origjinë nga ishulli jonian i Qefalonisë, Athanas Psalidha. Psalidha është autor i librit “Përshkrimi i Gjeografisë së Epirit”, shkruar në greqisht.
I përkrahur nga Ali Pashë Tepelena ai drejtoi kolegjin Kapllanos, një shkollë plotore greke e cila lulëzoi në kohën e Pashallëkut të Janinës. Në tekstin “Gjeografia e Turqisë” Psalidha trajtonte në një kapitull të veçantë gjeografinë e Epirit. Në këtë kapitull Epiri trajtohet sipas vështrimit historik antik, si një territor që fillonte në Gjirin e Prevezës dhe mbaronte në lumin e Vjosës. Ai e trajtoi Epirin si një provincë (krahinë) më vete, të veçuar nga Greqia dhe Shqipëria. Kështu “Gjeografia e Epirit” e punuar nga A. Psalidha kishte pamjen e gjeografisë së një shteti.
Një nxënës i Athasan Psalidhës i quajtur i Qiriako Dhimitër Kutra, nga fshati Suhë i Lunxhërisë vijoi punën për ta plotësuar, korrigjuar dhe modifikuar tekstin e Psalidhës mbi “ Përshkrimin e Gjeografisë së Epirit” sipas nevojave dhe kërkesave te kohës.
Qiriako Dhimitër Kutra kishte lindur në vitin 1780, Arsimin fillor e mori në greqisht në fshatin Dhrovian (Delvinë). Kur u rrit u bë jerodiakon (murg ortodoks). Me bursën që i siguroi Athanas Psalidha ai ndoqi shkollën e Kapllanos në Janinë, të cilën e përfundoi më 1815 kur ishte 35 vjeç. Në këtë shkollë të Janinës Qiriako Kureta kur u bë podeagog dha mësim lëndën e Gjeografisë së Epirit.
Më vonë ai dha mësime edhe në qytete të tjera të Pashallëkut të Janinës, ndër to edhe në shkollën platone të Përmetit e më në fund edhe në gjimnazim “Zosimea” të Janinës, themeluar më 1828. Teksti i tij i hartuar në greqisht është botuar nën pseudonimin Kozma Thesproti dhe mban titullin “Plotësim për Gjeografinë e Athasan Psalidhës”. Ndërkohë ai hartoi si shtojcë të “Gjeografisë së Epirit” një tekst të veçantë gjeografik për viset shqiptare që shtriheshin në veri të lumit Vjosë deri në rrethet e Ulqinit dhe në afërsi të Bosnjës. Edhe në këtë punim ai ka përdorur pseudonimin Kozma Thesproti.
Punimin e titulloi “Përshkrimi i Gjeografisë së Shqipërisë”. “Gjeografia e Shqipërisë” e Kozma Thesprotit alias Qiriako Kutra është një punim interesant jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga motivi që nxiti këtë murg shqiptar të hartojë të parin tekst, që njihet deri sot mbi gjeografinë e trojëve shqiptare, pavarësisht se aty nuk pasqyrohen të gjitha trojet shqipare.
Përdorimi në mënyrë të veçuar i dy emërtimeve gjeografike, Shqipëri dhe Epir, nuk do të thotë aspak se kemi të bëjmë me dy formacione shtetërore etnike të ndryshme – njëri shqipfolës dhe tjetri grek. Lëximi me kujdes i të dy punimeve na bind se Qiriako Kutra e shihte Pashallëkun e Janinës, ashtu si shumica dërrmuese e vëzhguesve të huaj, si një formacion shtetëror shqiptar. Këtë e dëshmojnë dy fakte:
Së pari, apelitivi Epir prej kohësh ishte bërë identik me apelitivin Shqipëri (Albani).
Së dyti, Qiriako Kutra e ka parë gjeografinë e Epirit, si shtojcë dhe pjesë të gjeografisë së mbarë visevë shqiptare deri në kufi me Serbinë e Malin e Zi.
Krahina me emrin Epir edhe prej shumë studiuseve të tjerë është konsideruar një e hapsirës gjeografike shqiptare. Tanimë është vërtetuar se gjeografia e Shqipërisë ka lindur në Çamëri, të paktën si tekst shkollor më 1832. Pseudonimi Kozma Thesproti konsiderohet si një orvatje e murgut shqiptar Qiriako Kutra për t’ iu kundërvënë murgut grek Kozma Etoliati ose siç njihet shën Kozmai, i cili disa vite më parë luftonte për të bindur shqiptarët ortodoksë se i përkisnin kombësisë greke .
Në vitin 1936 Kozma Thesproti, alias Qiriako Kutra e ndërpreu veprimtarinë arsimore, mbasi u transferua nga Epiri në More. Ky transferim ishte një dënim i tij mbase për shkak të përmbajtjes së tekstëve mësimore. Duket se teksti i gjeografisë u hartua qëllimisht për nxënësit e plotores së Përmetit, e themeluar me fondet e përmetarit Zoto Pano Duro më 1778. Kjo shkollë lindi në luftë më reaksionin osman dhe me dogmatizmin fanariot të cilët nuk e lanë të zhvillohej, kurse autorin e saj e persekutuan.
Nga pikëpamja e të dhënave gjeografike, tekstet për Shqipërinë e krahinën e saj jugore Çamërinë, janë tëper të varfër. Autori nuk e përkufizon as e veçon Çamërinë nga ana etnike. Ai qe murg i kishës ortodokse. Si nxënës i Paslidhës e ndan popullsinë e Epirit në turq (myslimanë) dhe greke (të krishterë).
Ai shkruan se në rrethin e Margëlliçit kishte gjithsej 3500 shtëpi. Prej tyre, 1600 qenë myslimanë, 1500 familje të krishtera. Kurse në qendër të rrethit kishte rreth 400 shtëpi. Po kështu, edhe në rrethin e Parathimisë, thuhet se gjithsej banonin 4000 familje nga të cilat 2000 shtëpi myslimane, 1000 të krishtera, kurse në qendër rreth 1000 shtëpi. Në Gjeografinë e Kozma Thesprotit thuheët në mënyrë të përmbledhur se në krahinën e Fanarit kishte 22 fshatra të krishtera, me 400 shtëpi, ndër to, Gliqia, qëndra e Fanarit, kishte 20 shtëpi.
Krahina e Pargës, me katër fshatra, kishte 300 shtëpi myslimane dhe të krishtera. Është e kuptueshme se familjet myslimane i përkisnin etnisë shqiptare, mbasi dihet që myslimanë etnikë turq, nuk kishte në Çamëri. Identifikimi i banorëve çamë të krishterë është i vështirë, pasi nën emërtimin “të krishterë” përfshiheshin jo vetëm folësit e greqishtes, por edhe të shqipes dhe ata të Vllahishtes.
Nga të dhënat që ka nga autorite e studiues të huaj del konkluzioni se në mbarë Epirin historik që nga gjiri i Prevezës deri në lumin e Vjosës, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Në rrethet e Filatit, Margëllëçit, Parathimisë, Gumenicës dhe Prevezës shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët myslimanë dhe fill pas tyre shqiptarët ortodoksë, ndërsa banorët etnikë grekë, përfaqësonin një përqindje të ulët.

Njoftime të hollësishme për madhësinë e popullsisë, strukturën etnike dhe fetare të Vilajetit të Janinës, ku bënte pjesë edhe treva e Epirit historik (Çamëria- S.SH.) jep në veprat e tij kronisti heleno- epirot P. Arvantinoi. Panajot Arvantinoi është studjuesi i parë grek, i cili krahas emrit antik Thesprotia, perdor edhe apelitivin popullor Shqiptar “Çamëri-Çamëria”. Ai ka botuar dy vëllime me të dhëna dokumentare dhe kronikale për Çamërinë gjatë shekujve të mesjetës. Të dy vëllimet mbajnë të njëjtin titull: “Kronografia e Epirit” (Chronographia tes Epireu), Vëll I-II botuar në Athinë, me 1856. Arvantinoi jetoi e punoi në Epir (Çamëri), madje për disa kohë ai shërbeu si mësues i gjeografie në Prevezë. Vëllimi i dytë i veprës së Arvantinoit përshkruan në trajtë enciklopedie vendbanimet e Epirit të të gjithë kohërave. Ky autor rendit në veprat e tij të gjitha vendbanimet e vilajetit të Janinës, të ndara në sanxhakë (tmema) dhe këto në kaza (diokesis) ose në nahije (periochi) dhe për çdo vendbanim (fshat ose qytet) jep numrin e shtëpive, gjuhën që flitej nga banorëet dhe besimin fetar të tyre.
Nga këto informata të hollsishme të kronistit heleno-epirot mësojmë se në mesin e shek. XIX në Vilajetin e Janinës banonin 78.371 familje, nga të cilat 47.066 ishin familje shqiptare (60%) dhe 31.305 familje greke e vllahe (40%). Nga familjet shqiptare, 47.066 familje ishin myslimanë dhe 11.723 familje ortodokse. Në këto shifra përfshihen edhe banorët e viseve jugore të Shqipërisë së sotme (banorët e kazave të Vlorës, Beratit, Skraparit, Tomorricës, Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës). Nga regjistrimi i Arvantinoit del se në sanxhakun e Delvinës, ku përfshihej një pjesë ë konsiderueshme e Çamërisë, shqiptarët përbënin shumicën në të gjitha kazatë e saj. Kështu, kazatë e Delvinës, të Filatit, Paramithisë, Margëllëçit dhe Fanarit kishin gjithsej 13.217 familje shqiptare dhe 7.030 familje greke.
Megjithëse në veprën e Arvantinos ka mjaft të dhëna statistikore demografike, është e vështirë që të përcaktohet numri i saktë i popullsisë së gjeohapësirës së Epirit (Camërisë) Në anën tjetër, nuk të vijnë në ndihmë as statistikat osmane, pasi për vendet që dolën nga pushitmi otoman ato janë të varfra me tregues statistikorë demografikë, ngaqë ndarjet administrative nuk përputheshin me kufijtë etnikë të popujve. Nga llogaritjet e përafërta del se në gjysmën e shek. XIX Çamëria ka pasur një popullsi mbi 150.000 banorë.
Në vite ’80 të shek. XIX, hapësirat etnike shqiptare u ndanë në katër vilajete: i Shkodrës, i Kosovës, i Manstirit dhe ai i Janinës. Këto njësi të mëdha administrative mbetën pothuajse të pandryshuara deri në shpalljen e Pavarësisë.

Në mesin e shek. XIX hapësira etnike shqiptare zinte një sipërfaqe prej 75.000 km2. Ajo shtrihej në veri deri në Sutomoro, në veri të Tivarit, Rozhajë dhe Novipazar, në verilindje deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë, në lindje deri në Kumanovë, Shkup dhe Manstir, në jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë.
Më 1850, në këto katër vialjete banonin rreth 1.700.000 banorë, kurse më 1912 afërsisht 2.354.000 banorë.
Nga 2.534.200 banorë, 61.7% ishin shqiptarë, 13.5% ishin maqedonas, 7.3% grekë, 6.9% serbë, 5.3% turq, 5.4% vllahë dhe 0.1% të ndryshëm. Në Vilajetin e Janinës, ku ndodhej edhe krahina e Çamërisë, shqiptarët përfaqësonin 59.1% grekët 24%, vllehët 10.4% dhe të tjerët 1.1% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.
Dijetari ynë i shquar Sami Frashëri, në veprën madhore të tij: Kamus-ul Alam (Enciklopedia e Historisë dhe e Gjeografisë) në zërin Arnavutlluk (Shqipëria) e trajton Çamërinë si pjesë të Shqipërisë. Ai shkruan:
“Bregu jugperëndimor i Shqipërisë që thirret Çamëri, përbëhet prej kodrash, ka klimë të butë. Paraqet pamjen e një parajse, me ullinj, portokalle, limona e kullota të bukura dimërore. Në brendësi ka lugina shumë të bukura midis maleve, pllaja e fusha të larta, si ajo e Janinës”
Për Sami Frashërin, Shqipëria fillonte në jug nga gjiri i Artës (gjiri i Prevezës) në atë kohë në kufi me Greqinë, në veri deri te kufiri i vjetër i Malit të Zi dhe në kufijtë e sotëm të Bosnjës e të Serbisë dhe nga bregu lindor i Adriatikut e Jonit në perëndim e deri në kufi me Bullgarinë, në shtratin e poshtëm të lumit Vardar në lindje. Samiu përkufizon Çamërinë nga mali i Miçikelit në lindje të Janinës e deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Ndër qytetet kryesore të Shqipërisë Samiu pas Shkodrës, Prizrenit dhe Manastirit përmend Janinë. Secili prej tyre kishte mbi 30.000 banorë. Ndër qytetet e kategorisë së dytë në Çamëri, ai përmend Prevezën, me mbi 10.000 banorë si dhe qytetet e Filatit, Ajdonatit (Paramithisë), Margëlliçin, Pargën dhe Gumenicën. Viset më të begatshme të Shqipërisë janë fusha e Myzeqesë dhe vendet më të bukura janë Çamëria në jugperëndim. Nga viti 1847 deri në vitin 1913 janë hartuar e botuar 17 harta etnogjeografike për Ballkanin dhe shtrirjen etnike të shqiptarëve. Studiuesit objektiv si G. Lejem, P. Bradashe, C. Sax, F. Nopcha etj., e paraqesin Çamërisë si pjesë të Shqipërisë.
Megjithëse zona e trungut etnik kishte një sipërfaqe prej 52.000 km2, në bazë të vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), shteti shqiptar të sapoformuar iu lanë vetëm 28.748 km2. Pjesa tjetër iu nda Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Greqisë iu dhanë trojet shqiptare deri në Prevezë (rreth 5000 km2) ku shqiptarët ishin shumicë dërrmuese.
Lëvizja kombëtare shqipëtare ende në ditët tona është një mission i papërfunduar.

Tiranë 20.12.2022 Përgatit: Prof.Dr. Selman Sheme

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here