Kongresi monolog i Partisë vendosi të rikthejë si metodë pune dhe të zgjidhjes së halleve të popullit dhe të shtetit Plenumet e famshme të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Kongresi dha sihariqin se në maj-qershor do të mbahet Plenumi i KQ të Partisë për bujqësinë. Në fund të gushtit do të mbahet Plenumi i KQ të Partisë për arsimin. Në vjeshtë do të mbahet Plenumi i KQ të Partisë për llogaridhënien. Fushata tremujore e “Vijës së masave” janar-mars u zhvillua me sukses nën drejtimin e drejtpërdrejtë dhe personal të uhëheqësit të lavdishëm, siç udhëzonin direktivat e KQ të Partisë, duke pyetur me postë qeveria popullin dhe duke bërë ç’don populli, me qëllim që populli të bëjë ç’thotë partia. Populli vendosi sot në prill 2022 që Shqipëria të hyjë në “Ballkanin e kapur”, tre vjet pasi qeveria kishte hyrë në atë projekt internacionalist proletar të Serbisë që në tetor 2019. Plenumet e KQ nga një për çdo çeshtje u rivendosën, siç i bënte Partia me emërin e vjetër. Vija e masave e vu në jetë, siç e bënte Partia me emërin e vjetër. Rrënjët e qeverisë u vendosën në zonën e parë operative, siç i kishte Partia me emërin e vjetër. Ikona e udhëheqësit të dashur të partisë dhe të popullit është vënë në krye, siç ishte në Partinë e vjetër. Bijtë, nipërit dhe dhëndurrët e anëtarëve të Byrosë Politike dhe të anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH janë në postet drejtuese të qeverisë dhe të partisë. Populli po pret me padurim librin e kuq me citate nga fjalimet. Mos vallë ka ardhur momenti që PS të marrë prapë emërin e vjetër?
EDITORIALE
Harry Bajraktari: Gëzuar 16-vjetorin e pavarësisë, Kosova! Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen...
Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen e shtetit të ri
Sot, është ditë feste për shqiptarët në Kosovë, por është ditë feste edhe për...
Elvis Ponari: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!
Kriza e Pensioneve - Ja si e zgjidhi Europa!
Nga *Elvis Ponari
Jetesa sa vjen dhe bëhet më e shtrenjtë, çmimet dhe inflacioni rriten...
Prof. Dr. Milazim KRASNIQI : PËR CILËT KUFIJ TË PRISHUR PO FLET MINISTRI LLAVROV?
Sergej Llavrovi ka deklaruar në Shkup se gjoja në vitin 2008 me pavarësinë e Kosovës është shkelë rezoluta 1244 dhe parimi i OSBE-së...
Genc Pollo,Ish ministër e deputet: Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Europën
Genc Pollo,Ish ministër e deputet: Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Europën
Michael Martens, gazetari që mbulon Ballkanin për të përditshmen kryesore gjermane Frankfurter...
Nga Dr. Mujë Buçpapaj: 15 VJET ME GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”
Dr. Mujë Buçpapaj, Botues dhe themelues i gazetës “Nacional”
Në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka...