Promovimi i romanit “Shtëpia e verdhë” i shkrimtarit Bashkim Hoxha, kthehet në një ngjarje kulturore në Durrës
Shkrimtari i mirënjohur Bashkim Hoxha ka promovuar mbrëmë me 14 gusht romanin e tij të ri “Shtëpia e verdhë”, i cili trajton ngjarjet luftës së UÇK-së të vitëve 1998-1999. Veprimtaria e mbajt në një ambient të hapur në shëtitoren e njohur të qytetit bregdetar të Durrësit, me kujdesin e Bashkisw Durrws.
Prezantimi i librit, botim i “Onufrit” Tirane, ishte konceptuar si një ngjarje kulturore në qytet, me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve dhe pushuesve, të cilët përvec fjalëve për librin nga kritikë letrar dhe miq të shkrimtarit si Agim Bajrami, Behar Gjoka, ish-presidenti Bamir Topi etj, të pranishmit ndoqën më këtë rast edhe
ekspozitën fotografike të përgatitur nga Gëzim Domi e cila risolli pamjet e eksodit dramtik te vitit 1999 si dhe mikepritjen durrsake. Po kështu piktoret Tafil Peci Boletini, Gani Sadiku, Shyqri Çeliku të cilët kishin ardhur posacërisht nga Mitrovica ekspozuan punimet e tyre me temën e historisë dramatike që ze vend edhe në libër, pra lufta e UCK-së. Tablloja e shëtitores u plotësua me krijimet e skulptorit te mirenjohur Idriz Balani dhe të të rinjve të qendrës Durresi Aktiv. Interpretimet e studios së baletit Arian Plaku , të artisteve te mrrekullueshem Olta Juba, Violeta Beshiri, Alesio Hysenaj i dhanë ngjyra feste manifestimit letrar, festë qe u realizua më së miri me përkujdesje nga Bashkia Durrës dhe kryetarja e saj.
Në fund të veprimtarisë shkrimtari Bashkim Hoxha shperndau pwr lexuesit e tij libra me autograf si dhe bashkebisedoi miqesisht me ta.
Ai tha për gazetën Nacional se “Nuk ka kenaqesi me te madhe per një autor, se sa kur festa e botimit te librit kthehet ne nje feste të miqve, lexuesve, të njohur e të panjohur, festë të të gjithëve.”
Bashkim Hoxha eshte tashme nje nga emrat me te njohur te prozes bashkekohore shqiptare, me nje numer romanesh te shkelqyera te botuara gjate dekades se fundit, te cilat kane patur nje sukses kombetar dhe nderkombetar pasi jane botuar ne disa gjuhe te huaja.
I urojmë mikut tonë Bashkim Hoxha libra të tjerë po kaq të suksesshëm!