- Është shumë simptomatike, se pērse administrata Trump s’i ka zhvilluar fare negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Por, ashtu ad hoc dëshiron qē ate ta përfundojë me njē Marreveshje të shpejtë e (si po e identifikojnë ca të tjerë madje edhe si “historike”)! Bile edhe duke e krahasuar me Marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara (EBU). Por, që kjo e “jona” duket që do jetë shumë mē improvizuese, më pak deklarative, e më formale. Ngase, edhe nënshkrimi do jetë formal dhe fare i parëndësishëm përballë atij serb i cili i ka bërë saktēsisht kalkulimet se çka humbë (asgjē) e çka fiton (vëmendjen dhe pērkdheljen amerikane), në dekaden e re, kur Serbia planifikon (apo të paktën po e aktron!) futjen e saj në BE.
- Marrëveshja…”, ështē enigmatike edhe për faktin se kosovarët duke i dhënë blanko besimin e tyre për Ameriken dhe vlerat e saja historike në ndërtimin e demokracisë (ani pse, në këtē sferë ajo i ka telashet e veta të shfaqura prej vrasjes bizare të J.Floyd/it me ngjyrë, nga polici i bardhë, e shto kētu edhe pandeminë e Covid 19), në fakt rrezikojnë qē/nga kjo administratë kontraverse/në dekadat që po hyjmë, resurset si Trepça dhe Liqeni i Ujmanit) tē kalojnë në “protektoratin” dhe eksploatimin e Kompanive Transnacionale. Por të mbesish peng dhe në besë të miqve, duke i abstrahur interesat tuaja shtetërore e kombëtare afatgjata, është primitivizëm i llojit të veçantë! Fakt ky që Serbisë, dosido i konvenon edhe për arsye të thjeshtë; “që këto resurse, mos të mbesin nën menaxhimin e terorristëve shqiptarë”/gjuha dhe gjykimi i që e përdor Presidenti serb/”), por, të Kompanive Transnacionale. Poashtu, s’duhet harruar asnjëherē që krejt saga e “Dialogut” me Serbinë, nuk është bërē shkaku i serbëve etnikë kosovarë, po shkaku i Liqenit të Ujmanit (alias: oksigjenit të Kosovës)! Kështu që i gjithë narracioni i “këmbimit” të teritorrit…, nē fakt kishte dhe ende ka të bëjë insistimin e Serbisë, për ta kontrolluar Liqenin e UJMANIT…Ekspertët serbë, kanë llogaritur që në 5/7 dekadat e ardhshme, jo vetëm në Serbi po në gjithë botën do mbretërojnë kushte të atilla, sa që thuhet se “luftërat e reja” s’do bëhen më shkaku i “arit të zi” (naftës), po shkaku i ujit.. “Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1979-1984. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali prodhon 35 megawatt për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë. Uji nga ky liqen artificial përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës. Në rast të thatësisë si ajo e vitit 2014 uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit”. Penda është diga më e madhe në Evropë, me 107 metra të lartë…
- Tani, ka rrezik evident që logjika e vendimarrjes demokratike, në nivel global të shndërrohet edhe në një realitet diskutabil, edhe për shkakun se qytetarët amerikanë nuk duan më të marrin pjesë në marrëveshje të tilla që për ta si votues, s’kanë as edhe një grimē ndikimi apo fuqizimi elektoral! Arsyeja është e thjeshtë; shumica absolute e votuesëve në Amerikë, fare s’e kanē haberin se ku janë Kosova dhe Serbia në hartën e botës! Kështu që “argumenti”, se kësaj administrate i duhet një “fitore” në planin e jashtëm është i pakuptueshēm dhe absurd. Aq mē tepër një “Marrēveshje” e natyres ekonomike, ka shumē pak gjasa ta animojë votuesin edhe ashtu indeferent amerikan, tani kur e ka më shumë fokusin e Covidit 19 dhe teposhtëzja e standardit të tyre…Mirëpo, edhe sikur të ndodhë mrekullia dhe ajo çka po shpresohet (për mendimin tim kot së koti!) njëmend njē marreveshje e vërtetë historike, pra, një marrëveshje me backgraud dhe areol tipik politik (“njohja reciproke”, p.sh.!), atëherë, vërtetë votuesi amerikan do bindej për fuqinë, arbitraritetin dhe ndikimin e vërtetë të administratës aktuale të Donald Trumpit, pë të imponuar vullnetin dhe interesin e saj, karshi atje “disa fiseve ballkanike” që e kanë problem të merren vesh mes veti në mënyrë civilizuese. Kështu që Kosova në Washington, po shkon me përplot paqartësi fobie e rezerva evidente, edhe shkaku; plogështisë vendimarrëse të qeverisē Hoti; mosunitetit dhe mungesēs së një koncenzusi minimal qeveri- opozitë; indeferencës qytetare, shoqērisë civile dhe sidomos mungesës së një platforme minimale…Ngase, s’shkohet në Washington me “bedela” e me “duar në xhepa” me shpresē se “Amelika, amelika” do avokojē në emër të interesave ekskluzive tona!? Tjetër, përse Serbia do ta pranonte një opsion “të njohjes reciproke”, si po thotë Qeveria Hoti (alias: Grenell), “pa marrë asgjë në kēmbim” (refren i pandalur i Vuçiqit) të kësaj njohje?! Dhe si do reagonte Rusia, me interesat e veta ne rajon? Rreziku, si thotë edhe miku im R. Bekteshi, s’vjen nga Amerika, po nga oportunistët dhe poltronēt e Kosovēs…! Kështu qē Adminiatrata Trump(por, jo edhe krejt Amerika) me koncesionet eventuale ndaj Serbisē, definitivisht do dëshmojë si rēnien ashtu edhe dobësimin e saj edhe si lidership, si vlerë dhe arritje civilizuese globale!