Duhet të ishte e nënta apo e dhjeta rrugë , që tri karroca ngarkuar dëngazi me jonxhë , deri mbi supersponte, po ngjitnin të përpjetën e keqe të argilesë tek qafa e Shëndëlliut. Tërheqishin secila nga dy qe ,që stërmundoheshin në atë ngjitje për herë të nëntë a dhjetë atë ditë. Dhe kush e di sa herë këto tre vjet , që kur u kishin vënë kularin në qafë dhe tërhiqnin atë karrocë , që për to ishte e mallkuar, se i lodhte deri në stërmundim. Vërtet i shkurtër ai segment dyzetë metërsh në atë qafë, por me atë pjerrësi të madhe, me tabanin plot shkëmbinj të hirtë , të rrumbullakosur e gati të pa thyeshëm,ishte për qetë dhe qerrexhinjtë një ferr- tmerr. Qetë ishin ngjyra ngjyra, të bardhë në të hirtë, të kuqërrëmtë deri në të zinj,trupmëdhenj, brimëdhenj , zhurmëmëdhenj, të fuqishëm si në legjenda. Qerrexhinjtë, trupmesatar, qafëtrashë moshëmesatarë,flokëzinj,qimedrizë, që në këtë malore zbrisnin nga karrocat dhe e shtynin atë, duke ndihmuar qetë. Bërtisnin, nxisnin, shtynin karrocën nga pas me aq forcë, sa secili ka që e tërhiqte atë, që t’i dilnin në krye asaj qafe aq të vështirë. Kur dilnin në krye ,dihatnin fuqishëm qetë e qerrexhinjtë , sa edhe argileja në krye të saj i dëgjonte dihatjet e tyre. Ndalonin pak minuta aty për të mbledhur veten. Qetë , mbllaçiteshin , ripërtypeshin pa patur gjë në gojë. Nga buzët e tyretë zeza, të trasha , u vareshin jargë të bardha, të shkumëzuara, jargë lodhjeje dhe mallkimi për fatin e tyre të zi. Gjuanin me bishtin e gjatë që u varej deri afër tokës mizat, verbezat, mushkonjat, dhe insektet e tjera që i sulmonin dhe i pckonin pa mëshirshëm kurrizin, vithet, barkun e djersirë. Me gjuhë, buzë, kokë, dëbonin insektet e tjera ,që u ishin ulur dhe u kishin mbuluar qafën , gjoksin , deri poshtë këmbëve të para. Qerrexhinjtë dihasnin jo më pak e fortë se qetë. Të skuqur si lule lofate në prill, fshinin me shaminë e brezit djersët që u vareshin rrëke nga balli , faqet, gusha, e u mblidheshin në lukth. Ndërkohë që dihasnin e fshinin djersët, pa patur fuqi të llafosnin me sho-shoqin, u vinin vërdallë karrove dhe qeve , sikur donin të merreshin vesh me ta, për të vazhduar udhën e mbetur për tek stallat e lopëve. Nga qafa argilesë stallat e kompleksit blektoral të lopëve, një nga më të mirët e më të mëdhenjt e vendit, nuk ishin as njëqind e pesëdhjet metra . Rruga ishte gati e drejtë dhe e mirë. Qerrexhinjtë ,sapo qetësohesoheshin vet, kuptonin se edhe qetë e kishin mbledhur veten dhe niseshin. Kish një mardhënie të pa spjegueshe mes tyre. Çdo thirrmë, çdo lëvizje krahu, çdo tërheqie litari që u kalonte në hundë, çdo shpuarje me hosten ,qetë u bindeshin e reagonin mrekullisht. Shkarkonin gati në heshtje jonxhën tek stallat e lopëve dhe në rrugën e fundit në padokun e njërës stallës, lironin qetë nga qingëla. I lidhnin shkurtazi tek karoca, u hidhnin jonxhë për natën, u vinin nga një kovë me ujë, dhe u niseshin në këmbë për në shtëpitë e tyre, në Vrinë. Vrina nuk ish as një kilometër nga Shëndëlliu. Tek e përpjeta e argilesë, e cila e kish marrë emrin nga argileja e madhe në krye të saj, qëndronin përherë Uleshin në një trung të madhe lofate që e kishin vënë vet dhe i merrte lirshëm të tre. Nxirnin kutitë e duhanit dhe secili nga kutia e vet dridhnin në heshtje nga një cigare. Këtë rit, dimër apo verë të qe ,e bënin përherë . U shijonte shquar ajo cigare në atë vënd nga ku hapej një horizont i pa shoq nga bukuria. I çlodhte. Ashtu, në heshtje, e pinin atë helm, sikur donin të helmonin helmin që u kish helmuar jetën, që kur i kishin dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore, nga Çamëria; Safetin nga Lopsi, Osmanin nga Vërsela, Veipin nga Koska . Pinin duhan, kujtonin jetën e tyre, njerzit e tyre të mbetur të vrarë harcave ,shtëpitë e pronat e tyre ,që të tjerë ua kishin marrë, dhe lotonin në heshtje, se po të flisnin, edhe gurët , edhe drurët i dëgjonin e spiunonin tek regjimi i pamëshirshëm i sigurimsave. Si një rit pagan, pa e kuptuar,bashkë me cigaren, sikur bënin edhe ceremoninë e djegies së një dite të jetës së tyre, jetë që mos e pastë as hasmi, thonin ata…! Spjegime: 1-Lofata- dru dekorativ natyral me lulëzim të kuq fantastik 2-hosten-shkop me majë që shpon qetë të ecin
EDITORIALE
Jusuf BUXHOVI: “Çlirimi” i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë – ripushtim sllavo-komunist
Shqyrtim historik
"Çlirimi" i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë - ripushtim sllavo-komunist
- Nga këndvështrimi historik, futja e aradhave partizane shqiptare-jugosllave në Kosovë në shtatorin...
The Writers’ and Artists’ Union of Albania Responds to the Statement of the President...
AGAINST THE RHETORIC OF HATRED AND THE THREAT TO PEACE IN THE BALKANS BY SERBIAN PRESIDENT ALEKSANDAR VUČIĆ
The Writers' and Artists' Union of Albania...
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë reagon pas deklaratës së presidentit serb se...
KUNDËR RETORIKËS SË URREJTJES DHE KËRCËNIMIT TË PAQES NË BALLKAN NGA PRESIDENTI SERB ALEKSANDËR VUÇIÇ
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e...
Prof.dr Skender Asani: GURËT E KULTIT QË QAJNË, PLAGOSJA E SHKUPIT SHQIPTAR
GURËT E KULTIT QË QAJNË, PLAGOSJA E SHKUPIT SHQIPTAR
Kur zhduken objektet e kultit, varrezat, lagjet historike dhe qendrat shpirtërore të një komuniteti, nuk ndryshon...
Dr. Sadri RAMABAJA: Hapësira shqiptare në epokën e luftës hibride: sfidat e sovranitetit politik,...
Hapësira shqiptare në epokën e luftës hibride: sfidat e sovranitetit politik, ekonomik dhe teknologjik
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Hyrje
Në historinë moderne të Ballkanit, hapësira shqiptare ka...


















