E hënë, 7 Tetor, 2024
Ballina Kryesore Rama vlerëson zgjedhjet: Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria...

Rama vlerëson zgjedhjet: Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin

25 Prill, 2021 20:27 | 847 shfletime

Edi Rama3222222

Kryetari i PS-së dhe kandidati për kryeministër, Edi Rama me tone të qeta dhe i vetëpërmbajtur pohoi se procesi i numërimit të votave duhet të vijojë me të njëjtën ritëm siç u mbajtën dhe votimet.

“Tani është momenti që qytetarët të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e këtij procesi. Nesër dielli do të lind përsëri, Shqipëria do të buzëqesh. Ajo që dua patjetër të theksoj nuk është e fundit për nga rëndësia, përkundrazi është se ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisjes, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, kaq e qetë, kaq qytetare, falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here