Nga Rita Oxha (Hoxha)
HUMBJE
Kokën ulur nga dhimbja
sytë larë nga pika e lotit
e përqafuam vëllain
si jeta, kur jep shpirt para Zotit.
Mbi kujtesën e shpirtit e la shikimin
bashkë me shpresën, plot ngjyra
Me bebëzat e syve e piu trishtimin
për pranverën, që s’ do ti qeshi më buza
Na e ule kokën,
si ikja, zvarritur trishtimit përgjithmonë!!!
E puthëm vëllain
Me prush malli, e zemrën…. plagë!!!
BOTA PO SHKATERROHET …
Perënditë shikojnë
çfarë ndodh me ne përditë
lajmet, si triumfi deformimit njerëzor
gjer në egërsi
dhe fasada që rrëzëllojnë, Lindje e Perëndim.
Krahat kanë hapur qytete të tëra
presin me ta dhe mjerimin e tyre
varfërinë në trup e shpirt
e pas duarve që stërgjatën lëmoshë
godasin pa mëshirë humanizmin njerëzor.
Vallë kush është ky ?
nga çfarë porte ferri ka zbritur në tokë?
Psherëtimë…
dhe refugjatë, që nuk njohin kufij lirie.
Shajnë perënditë.
Mallkojnë e përbuzin dhe veten.
Vijnë si pjellë e dashurisë hyjnore
e largohen si vemje që i kanë rënduar tokës.
PËR JU DUA TË SHKRUAJ
Kur sytë mbi foto përherë vështrojnë
e për ju prindër të thur një varg
atëherë fëshfërima e erës shpirtin pushton
e me sy mbyllur … Ju ndjej më pranë.
Kur dua dhe nuk mundem të shkruaj
shkronjat harbuar nuk binden në varg
lotët e syve më bëjnë të vuaj
Unë ju kam zemër, në shpirt ju mbaj.
Kur vargun nis…e gris…e prapë e filloj
dhe shkonjat një nga një përsëri i thur varg,
kur dua t’ ju dërgjoj, por zërin se ndjej
Ju jeni me mua, kaq afër, kaq pranë.
Kur shpirti derdhet e nis e ju kërkon
e zemrat ulen, në varg aty më qëndrojnë
Kur syri syrin…, në sy vështron
Më jepni gjithë botën dhe zemra më gufon.
DURRËSIT…!
Durrës, më shaqet hija e largimit
avitur milje detare larg
me krahë pulëbardhe fluturova
e regëtima të mbetura pas.
Destinacion të panjohur përshkova
e kudo përhumbur imazhit tënd
syve që lahen në mijëra ylbere
e valë të shtrira në më të thellin mall.
Larg jam, shpesh dhe trishtohem
lëshoj klithmat në thellësitë e detit tënd
Anija largohet agimit më të parë
e mëngjesi pa zbardhur si vello të qëndron.
Hijet dimërore vërshojnë shpirtit tim
mbetur pezm i mjegullës kufi
aty ku ti shpërthen egërsinë,
aty ku ti fal madhështinë.
Unë fëmijërinë kam lënë peng tek ty
hapat e parë duke nxituar
plepat që përkundnin gjethet e fundit
dhe lotët shi gjer në mallëngjim.
S’ di pse vetmia na mbërthen të dy
dhe përherë na çon në të largëtat kujtime
gjëmim i derdhur në flokë shkumëzim
e zjarr i ndezur përherë në shkëlqim.
Sot jam larg, si në ëndërr takohemi
ndjej gjakun të vërshojë furishëm në deje
këmbëzbathur vrapoj në të lagshtën rërë
të ndjej si të mundem, të ndiej vlagun tënd.
Në gjunjë bie përmbys këmbëve të tua
Durrësi im sa vetë lashtësia
Unë foshnja jote, shtatore përmallimi
anije e përjetshme, tek ty ankoruar.
DITËLINDJA E LYDRËS FESTOHET ATJE LART ME ENGJËJT
Po vjen Qershori e shtrenjta ime
Nuk ka gdhirë akoma kjo ditë
Vrapoj të vij tek ty…të të jap urimet
Por dhe e para dua, të të puth pak sytë.
Ti sot ke datëlindjen engjëlli ynë
Më dhemb shpirti e skam faj
Por dua të përqafoj e që imi lot’
Dhimbjen e gëzimin me ty dua ta ndaj.
Ku t’i gjej unë fjalët për ty…të të uroj
Unë, që thur veç vargje dashurie
Sa e vogël ndihem, kur ty të vështroj
O tempull i së mirës…simbol hyjnie !
Por, që të dua…të duam !…pranoje !
Ashtu…në gjunjë, më vjen të të uroj
I jam lutur Zotit…Lydrën bekoje !
Kudo që të jetë…ngado që të shkojë.
KËMISHA
(poemë)
1
Këmishën tënde mbaj,
këmishën
që ka strehuar zëmrën tënde.
Aromën tënde
me vete e mbaj
Këmishën tënde
Nga vetja se ndaj:
Këmisha që ngre
një cerdhe zogjësh
tek xhepi i vogël,
Këmisha
që mba një komçë të këputur
ndërsa e hape vrulltaz
Këmisha
që ruan qafën tënde të lodhur
dhe një buzëqeshje
të përgjumur mbas puthjes,
Këmisha
që mbjell lulet e prillit,
për të mos t’u vyshkur në dimër,
Këmisha
E shndërruar në çarçaf të shprishur
Nga një kacafytje e lumtur,
Këmisha
Që vesh pemët
Ku ne do të hipim
Të vishemi me fruta,
Aty frymon fryma tënde
Dhe një fëmijë i nesërm
Që lëviz doçkat ta marrësh…
Këmishën tënde e mbaj me vete
Si dhe byzylykun
Duke më shoqëruar në brigjet e Brindisit..…
Këmishën tënde mbaj
Dhe hyj në shtatin e Mona Lizës
Të të ndjek
Në brigjet e Vlorës…
Këmishën tënde mbaj
të mos të shikoj se si trëmben nimfat
nga rrëzimi i pallateve nën
egërsinë e dinamitit.
3-
Këmisha jote
i ngjan një parashyte
që më mba të zbres në Llogara
gjer në tërë brigjet e Himarës,
Këmisha jote
është membrane e detit,
ku Jesu Krishti kaloi tejë për tejë
me shputat e këmbëve.
Këmisha jote
Vesh një pemë në dimër
Që të mos të thahet
E të nxis limfën
Në pranverën e ardhëshme,
Këmisha jote,
i hidhet mbi shpatulla Milosaos e Rinës
dhe puthen e martohen
mbas një tsunami në rruzull…
Këmisha jote
Shoqëron mikeshën time Laureta
tek shkruan
për rikthimin
në Ventotene,
4-
Këmisha jote
shoqëron një konteshë në Apenine
duke kontëruar
tërë gadishullin,
Këmisha jote
ka magjinë të mi shërojnë
plagët ….,
Pa këmishën tënde
s’do ta kisha duruar “arratisjen”
e vëllait tim në Komunizëm,
Këmisha jote
më rri mbi ball
me kujdesin e nënës,
Këmisha jote
me citon vargje nga Kurani
e baba Muhameti
na bekon për Parajsën…
5-
Këmishë hyjnore
Është këmisha jote
Ndaj nënat e marrin
E ua afrojnë buzëve
Në maternitete…
Këmishë hyjnore
Është këmisha jote,
Ndaj vajzat e prekin
Para se të shkojnë
Unazën e fejesës.
Këmishë hyjnore
Është këmisha jote
Ndaj fshatrat e braktisura
Bekohen me të
Sapo ikin banorët,
Këmishë hyjnore është këmisha jote,
Ndaj e veshi Petro Markua
U bë shekull
E u rezistoi burgjeve,
Si Jesusi gozhdëve.
6-
E mba pranë këmishën tënde,
Si anija velën,
Për të ardhur tek ty
E të bashkoj brigjet…
e kur te vish dhe flasim edhe per kritiken. Mirenjohje per Ju! Perzemersisht! Mujo