RIZA ÇELAJ : VERA QË JU PRET NË BJESHKËT TROPOJES DHE NE ALPE

Çdokush që merr rrugën për në Doberdol ndeshet me bukuritë e rralla natyrore , me flladet e pishave e aheve , me ujëvarat e lartësive e maleve e sikur më thonë “ mirëse erdhe në këto anë “. I vendosur në lartësitë 2200 m mbi nivelin e detit Doerdoli të ofron histori, bukuri natyrore , shpate me boronica, gurra me ujë akulkl, turistë të shumtë që vërshojnë nga çdo anë. Të gjitha këto kanë tërhequr vizitorë të shumtë të moshave e profesioneve të ndryshme. Rrugës për në Doberdol nje kafe tek Ara e Oses apo tek kafe Pojana sikur të heqin lodhjen e rrugës.
Në këto kafe shërbejnë Halil Kuçana e Artan Qelia të cilat me cilësinë e mirë të shërbimit ofrojnë udhëtarët e shumtë që dalin në bjeshkë. Po kështu rrugës për për në bjeshkë syri të zë disa stane të reja të punuara me shij. Jane stanet e Halil Qerimit që pret e përcjell turistë të shumtë. Shpesh herë i shoqëron nga Rasa e Sylbicës ku ka stane me drejtim të Dobërdolit.e Çeremit. Sylbica është bjeshkë e Bybyçit. Në këtë bjeshkë ndjen kënaqësi kur i takon Bashkim Sinanin. me bujarinë që e karakterizon të fton në stanin e tijë të ndërtuar afër rrugës në një rudinë. Bashkimi ka punuar një jetë si shofer në kooperativen e Pacit. Është mjaft bujar e i shkathët nga goja .
Aty me gruan e tijë Sofen ka vitë që dalin në Sylbicë. Me vete kanë dy fëmijët e Besnikut djalit të tijë. Edhe ai del në bjeshkë , por nuk i gjetem në stan se kishin shkuar tek një i afërm. një drekë e shijshme me ushqime karakteristike të Bytyçit të shtyjnë drejt bisedave mjaft intelektuale. Edhe pse kishin kaluar 4 orë qëndrimi me ta të duken disa minuta, kaq e këndshme rrjedh biseda sa janë të pakta në Bytyç mikpritës e bujar si Bashkim Sinani. Gjithkush që ndalet për vizitë tek ky banor i Sylbices e ndjen mikëpritjen e tijë. Kjo gjë të mbetet në mendje për shumë kohe.
Qafa e Doberdolit ka një histori të veçantë . Këtu e 65 vite më parë ranë 5 kufitarë trima në dimrin e 1958. Ata janë Bardhok Jaku nga Puka, Isuf Dervishi nga Elbasani, Hasan Qylafi nga Korça, Hilmi Alimani nga Dibra, Gani Domi nga Tirana. Për 65 vite kjo histori është përcjellë në breza duke ardhur deri në ditët tona. Sivjet me interesimin e Shpend Bisheves dhe kontributin e familjarëve të tyre u vendos në vendin e rënies një pllakë përkujtimore , një dëshirë e kahershme e shumë njerëzve. E mendja fluturon më 14 dhjetor e vitit 1958 datë ku këta kufitarë ranë në krye të detyrës për të mbetur dëshmorë të atdheut. E kënga e rapsodes Fatime Sokoli ushtoi deri në bjeshkë :
Ka ardhe urdhëri prej majorit
me zane qafen e Doberdolit……
Qafen e zunë por mbeten në dëborën e atij dimri. Për këtë ngjarjë poeti madh Dritero Agolli shkroi poemen “ 10 sy “ , mes tjerash shkruan : ……
Këtu dëbora e maleve të larte
mbylli dhjetë sy të dashuruar

Pas kësaj na shfaqet Doberdoli , një luginë e bukur. Vitet e fundit turizmi po e thot fjalën e vet. Bashkim Memia dhe Uke Kurmeka kanë bërë emër të mirë në turizëm. Në shembullin e tyre po ecen e po ecen mjaft mirë Hydajet Vatnikaj nga Berisha . Rrugetimi i tij me turiste për afro 10 vite ka bërë që nga dy dhoma me 8 vende ne fillim të arrijë sot në 45 vende.
Këtu vijnë turistë nga gjithë bota. Krah Hydajetit është e shoqja Marta , djali Agustini i cili zotëron gjuhën frënge dhe angleze fituar nga emigracioni, Danjela vajza komunikon mirë me turistët e së bashku çdo ditë shkruajnë histori suksesi. Vitet e fundit Sadik Syla është bërë frekuentues i Doberdolit. Me gruan dhe vajzen kalojnë ditët me vapë në bjeshkë. Sivjet mysafir në stan pati djalin Arlind Sylen, migruar ne Gjermani, erdhi me gruan dhe djalin. Atë ditë sikur ja shtuan edhe më shumë lezetin bjeshkës. Kështu ndodhi për shumë prindër , këtë kënaqësi e provoi sivjet edhe Sadik Syla.Isuf Halili nga Dega edhe pse i moshuar çdo ditë kullotë tufen e deleve. Po kështu Sali Hyseni me tufen e deleve në vite ngjitet në shpatet e Doberdolit. Lodhen por ndjejne kenaqësi. Është kënaqësi ta takosh e të bisedosh me Hedie Avdinë gruan e Isuf Hamzes nga Berisha.
Edhe pse ka mbuhsur 80 vite është e kthjellët në mendje. Çdo gje qe ka kaluar në bjeshkë e ruan mirë në kujtesë. Ishte nuse atëherë, ka hequr shumë por sot ndihet e plotësuar , ka rritur 8 fëmijë , 4 djem dhe 4 vazja . Me vete ka marrë dy djem Uken dhe Fatmirin. Uka ka 30 vite ne polici, Fatmiri ka 25 vite po në polici. Në Doberdol djemtë kanë ndertuar nje stan të mirë ne truallin lu e kanë pasë përpara. Është një gurë që edhe sot duket i nxirë, aty ku kanë gatuar dikur nënë Hedija për fëmijët e pjestarë të tjerë të familjes. Nga ajo kohe kanë ndohdur shume ndryshime: rruga e makinës, stane të reja , njerez të rinj e turista, nënë Hedija bie në mendime kur kujton ato vite të vështira në stan . Dikur bënin tre ditë rrugë për bjeshkë në këmbë, kurse sot për pak orë je në Doberdol.
Hedija ka dale 40 vite në bjeshkë. Nënë Hedija përmend shpesh shprehjen : Bjeshka më ka mbajtë , fëmijët i kam rritë në bjeshkë.Fëmijët janë shpërndarë në Tiranë, Tropojë, Angli, Francë. Të gjithë të martuar e me fëmijë. Komunikon me telefon e e zemra e nanë Hedije është e qetë, kur fëmijët janë mirë. Me Azem Sylen ke dëshirë të bisedosh gjatë . Mbi supet e tijë rëndojnë 82 vite e lëvizë si djalë I ri. Ka 22 vite që del në bjeshkë me vete ka gruan e tijë Bedrie Osmanin 73 vjeçe, Bedrija ka opunuar nje jetë ne koperative bujqesore. Ka rritë 3 vajza e 1 djalë. Dalin në bjeshkë në stanin e ndertuar nga djali i tijë Ismeti. Ismeti mbledh boronica me gruan e femijët .
Kënaqesh kur bisedon me ta, mbajnë mend shumë histori e ngjarje që u kanë ndodhur atyre por edhe te tjerëve. Azemi ka punuar 30 vite në koperativë e 16 vite në sharrë. Sot gqzojnë pleqeri te mbarë. Në Doberdol është bërë i njohur emri i Bujar Muses nga Gegehyseni I cili është shofer me pëervojë.
Ka vite që profesioni e ka lidhë me turista në Tropojë.,Lëvizë me makinën e tijë duke transportuar çantat e turisteve nga Çeremi ne Doberdol, nga VCalbona ne Doberdol. Makina e tijë sikur fluturon mes maleve duke u bërë i njohur dhe shumë miqësorë me të gjithë. Vitet kalojnë e me punën që bën ka lënë gjurmë në çdo vend ku kalon. Largohemi nga bjeshka e Doberdolit me imazhin e flladeve te bjeshkës, historitë pa mbarim që tregohen në bjeshkë , legjendat e gojëdhenat e shumta që flasin shumë për çdo turist , vizitor të zakonshëm apo banorë të kësaj bjeshke që mban emrin Doberdol ( luginë e bukur )se në të vertet e tillë është e më të bukur e bëjnë banoret që i japin jete e gjallëri e marrin aq shumë prej sajë. Vijë e sërisht kthehen për të pushuar tek këto anë të mbushura plot histori të cilat shkruhen çdo ditë nga banorët e sajë të mirë.