Përplasja e shekullit: Kamala dhe Donald!
Nga Robert Papa
Media e majtë amerikane po klith:”Demokracia në rrezik te fleta e votimit!” Disa e besojnë, disa jo. Varet nga përkatësia politike. Pas kesaj klisheje:nuk do të ndikojë te askush të ndryshojë votën e tij. Nëse e pranon këtë klishe, kjo ngase ti urren Trumpin.Nëse e kundërshton, ngaqë ti pëlqen Trump. Kaq e thjeshë.
Më hyrjen në garë të liberales Kamala Harris, ekuacioni ndryshon. Sic ma tha ambasasori John Bolton:”Ajo ka shans që të fitojë.”
Amerika tradicionale është në garë me Amerikën Liberale.
” Nuk ishte rastësi që e majta radikale me Xhorxh Soros dhe Alex Soros ishin të parët që “shenjtëruan” Shën Joan Kamala”- do më thoshte ikona Bill O’Reilly.
Pse nxituan Sorosët?
Synim:” Shkatërrimi i patriarkiatit të Bardhë.”
Jo vetëm O’Reilly por edhe disa analistë dinjitozë mendojne se Lëvizja Progresive ( e majtë, shqip) e shikon Amerikën jo si “Streha e Trimave” por si një komb që nëpërkëmb gratë, minorancat vetëm që të përfitojnë të pasurit e bardhë.
Ata besojnë se ky vend i madh është themeluar mbi këtë qëllim dhe tash ka ardhur koha të hakmerren ashpër.
O’Reilly për “Fokus”: Zonj Kamala Harris, është kandidatja më radikale në historinë amerikane.”
Biden ishte një mjet që u përdor prej progressitëve. Ai ju bind atyre pa maroë parasysh pasojat. Nuk zbatoi ligjet e Emigracionit.
Biden, bashkë më Harding dhe John Tyler jane presidentët më pak intiligjentë në histornë amerikane. Por Biden ishte një “kafshë” pushteti, bashkë më gruan e tij. U dashuruan pas rehatisë dhe prestigjit. Biden nuk kishte ndonjë thelb besimi politik. Ka pasur gjithmë kthime në qëndrimet e tij politike.Por ju kthye karma. Dhe u tërhioq me turp.
Kamala po hakmerret ndaj tij, gjithashtu. Në debatin e vitit 2020 ajo e akuzoi Biden si racist. Ajo do thotë cdo gjë nëse dikush e sfidon. Kjo ka friguar edhe Trumpin “gojecthurrur.”
O’Reilly thotë se” Ajo është e egërsuar dhe don ta kthejë Amerikën si Kalifornia.”
Sorosët e kuptuan mire se Harris do të imponojë një shtet federal” sicialistik” për të shkatërruar në menyrë drastike liritë përsonale. Jo armë, abortim me takat e popullit, sigurim shëndetesor falas për nenshtetasit dhe për jo nënshtetasit. Taksim drakonian në emër ” të pagesave të ndershme”. Universitete falas, strehim falas për përdoruesit me varësi ndaj drogës. Lista e programeve socialiste nuk mbaron:deri në të ardhura të garantuara,
Nuk mbaron me kaq.Kamala është shume ambicioze. Ajo do e shkatërrojë me sharje Trumpin, nëse ai kundërshton këto programet e saj radikale.
Bill O’Reilly thotë se nuk ndjen kështu ndaj Biden, Obamës Bill Klintonit.”Unë kam qenë kundër shumë politikave të tyre, por nuk i shikoja ata si rrezik per themelet e vendi tim. Kamala eshte rrezik.”