Romani është botim Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Tiranë, 2008 dhe ka rreth 150 faqe.
Romani “Alb Prometeu, i shkrimtarit Adem Demaçi, i kushtohet Albin Kurtit, si veprimtar i pakompromis i çështjes kombëtare dhe është botim Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Tiranë, 2008(i zgjeruar dhe i kompletuar).
Një ditë në pranverën e vitit 2008, në zyrën time si drejtor Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, erdhi miku im i paharruar Adem Demaçi. Pas shkëmbimit të mendimeve për letërsinë dhe kulturën kombëtare, biseda kaloi shpejt tek çështja kombëtare, zhvillimet në Kosovë dhe ngdadalësia me të cilën ndërkombëtarët po ia kalonin kopetencat autoriteteve shqiptare në Prishtinë. Demaçi ishte shumë kritik ndaj administratës së fryrë nderkombëtare në Prishtinë, aq sa mendonte se po ia zënë frymën.
Prej vitit 2005 Albin Kurti kishte filluar levizjen “Jo negocia-vetëvendosje”, si një mjet presioni ndaj autoriteteve nderkombëtare, për të njohur të drejtën e Kosovës për të vetëvendosur për të ardhmen e saj, pra për të shpallur pavarësinë, ndërkohë që ndërkombëtarët këmbëngulnin në të tyren “kushtet para statusit”.Kurti u arrestua disa herë për protestat e tij nga policia europiane dhe ajo e Prishtinës, por ai nuk hoqi dorë nga idelaet e tij për një Kosovë unike dhe të pavarur.
Demçi si një mik i afërt me Kurtin, ishte frymëzuar nga kjo levizje dhe kishte zgjedhur ta bënte përsonazh kryesor të romanit të tij rreth 150 faqe.