Rreth Nesh

KUSH ËSHTË GAZETA/REVISTA NACIONAL

Adresa: Blloku i Mediave,
ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë
E-mail: nacionalalbania@yahoo.com dhe
E-mail: bucpapaj@yahoo.com
www.gazeta-nacional.com
Tel: +355 42 455 544
Mob: +355 68 20 74 316

E përjavshmja “Nacional” dhe e perditshme online në adresen: www.gazeta-nacional.com, është gazeta(revista) më e madhe në tregun mediatik shqiptar e dedikuar ndaj kulturës, letërsisë, arteve, kerkimeve shkencore albanologjike dhe çeshtjes nacionale.
Gazeta eshte themeluar, në Tiranë, 16 vjet me parë nga një grup shkrimtarësh, publicistësh dhe perkthyesish elitarë, duke krijuar me shpejtësi emrin e saj prestigjioz.
Gazeta prodhohet e printuar në Tiranë dhe shpërndahet në 6 mijë kopje në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Gazeta eshte themeluar dhe drejtohet nga studiuesi, esseisti, publicisti dhe poeti i mirënjohur me famë ndërkombëtare doktori i shkencave letrare Mujë Buçpapaj, i ndihmuar nga një staf profesionistësh në Tiranë, Prishtinë, Shkup, SHBA, Romë, Athinë, Bazel dhe Ulqin, duke patur korespondentët e saj në të gjitha vendet e rajonit, në Europë dhe në SHBA.
Revista Akademike “Nacional” është një media ndërkombëtare e hapur për bashkëpunim të nivelit të lartë kërkimor, akademik, por edhe për krjimtari letrare dhe artistike.

Na shkruani në adresen: nacionalalbania@yahoo.com dhe bucpapaj@yahoo.com. Mob: +355 68 20 74 316

Adresa: Blloku i Mediave, ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë
E-mail: nacionalalbania@yahoo.com
dhe bucpapaj@yahoo.com.
www.gazeta-nacional.com
Tel: +355 42 455 544
+355 68 20 74 316

Kush është Shtëpia Botuese “Nacional” ?

Shtepia Botuese “Nacional” është një ent botues që u përgjigjet më mirë se kushdo tjetër politikave botuese dhe promovuese të librit në shekullin e 21-të. Ajo po përballet me gjetjen e rrugëve të reja të tejkalimit të spostimit të vemendjes që ka pësuar libri i printuar nga konkurentë të fortë të informacionit të sipërfaqshëm si televizioni dhe interneti. Shtepia Botuese “Nacional” është pjesë e një gjigandi mediatik si gazeta javore kulturore Nacional ( e përditshme në www.gazeta-nacional.com) , Radio Nacional, dhe televizonit online “Nacional.”
“Nacional” është duke punuar fort për t’i kthyer statusin e humbur librit të printuar, duke i bërë atij publicitetin me të madh, duke e kombinuar atë në gazetë, radio, internet, televizon online dhe promovim në Qendrën e Letërsisë dhe Arteve “Nacional.”
E përjavshmja “Nacional” dhe e perditshme online në adresen: www.gazeta-nacional.net, është gazeta më e madhe në tregun mediatik shqiptar e dedikuar ndaj kulturës, letërsisë, arteve dhe çeshtjes nacionale prej 16 vjetesh qe eshte ne treg.
E krijuar 16 vjet më parë nga një grup shkrimtarësh, publicistësh dhe perkthyesish elitar, ajo ka krijuar me shpejtësi emrin e saj prestigjioz. Gazeta botohet në Tiranë dhe është shpërndahet në 6 mijë kopje në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Gazeta drejtohet nga një staf profesionistësh në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Ulqin, duke patur korespondentët e saj në të gjitha vendet e rajonit, në Europë dhe në SHBA.
Publikimi i krijimtarisë tuaj në faqet e gazetës “Nacional” do t’u afrojë numrin më të madh të lexuesve si dhe gjeorgrafinë më të gjërë të shpërndarjes.
Këtë prioritet e ka obsolutisht vetëm Shtepia Botuese “Nacional” e cila me këto parametra konkuron çdo botues tjetër në Shqipëri dhe rajon. Shtepia Botuese “Nacional “ është duke ndjekur prirjet e lexuesve per librin dhe mbi këtë bazë është duke ndertuar politikat botuese më të përshtatshme. Prandaj ne i kombinojnë botimet e printuara dhe ato në trajtën e E-book, botimet në tirazh të lartë me ato pak kopje, biles edhe një kopje të vetme, duke i ardhur në ndihmë çdo krijuesi i cili mund të mos ketë mundësi financiare për të botuar në qindra kopje. Për çdo liber të botuar, bazuar edhe në një marrëveshje më autorin apo mbajtësin e të drejtë së autorit, “Nacional” bën edhe publikimin e tij në internet në portalin e gazetës “Nacional”, si E-book. Po kështu Shtepia Botuese “Nacional “ në bashkëpunim me redaksinë e Radio “Nacional”, e cila ndiqet në 80% të territorit të vendit dhe në të gjithë boten në internet, organizon publikimin e çdo libri, përfshirë intervista me autoret, debat në studio me kritikë profesionistë dhe lexues të ndryshëm.
Mjerisht për të gjitha entet botuese shqiptare, publikimi i librit është një biznes i vogël në skemën e gjërave të ekonomsë së tregut dhe gjithnjë i kërcënuar.
Sipas informacioneve, për të gjitha arsyet e dukshme e të padukshme , shitjet e librave nuk janë në rritje të qëndrueshme as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë.
Për kompanitë amerikane, botuese , industria e librit sido me një rritje të ngadalshme, përseri mbetet e ngrohtë. Ndërsa për botuesit evropianët, kjo është diçka krejt ndryshe. Për shembull për një menaxher francez ose gjerman, një biznes që rritet me 1.5 për qind një vit është shkathtësisht duke mposhtur ritmin e rritjes ekonomike te vendit.
Ajo që është më problematike ky treg në Shqipëri nuk ofron perspektivat e një rritjeje të shpejtë. Shtepitë Botuese në Shqipëri përballen përveç të tjerash edhe me problemet e piraterisë dhe cenimit të të drejtës së autorit që mbrohet nga Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me të”, i ndryshuar. Po kaq edhe me mundesitë e vogla të tregimit të librit, apo kostove të larta të shpërndjarjes së tij. Ky treg në hapsirat shqiptare paraqitet i mbyllur, i copëzuar dhe fragmentar, aq sa libri një libër i botuar në Prishtinë nuk qarkullon dot në Tiranë dhe anasjelltas.
Shtepia Botuese “Nacional ,“ dhe gazeta /revsita “Nacional mirëpresin gjithnjë bashkëpunimin tuaj në rrugën e rritjes organike dhe forcimit, duke u ofruar sherbime të standardeve ndërkombëtare, të harmonizuara me bujarinë dhe mikpritjen shqiptare.
Na shkruani në adresen: nacionalalbania@yahoo.com dhe bucpapaj@yahoo.com. Mob: +355 68 20 74 316

Adresa: Blloku i Mediave,
ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë
E-mail: nacionalalbania@yahoo.com dhe
bucpapaj@yahoo.com.
www.gazeta-nacional.com
Tel: +355 42 455 544
Mob: +355 68 20 74 316

Kush është drejtori i revistës “Nacional” Dr. Mujë Bucpapaj

Mujë Buçpapaj lindi në Tropojë, Shqipëri (1962). Është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Tiranës (1986).Në vitet 1991-1992 ka studiuar për skenar të filmit artsitik pranë Kinostudios “Shqipëria e Re“, Tiranë, sot “Albafilmi“, te konsideruara si studime postmasteriale, si dhe ka kryer shumë kualifikime të tjera të spektrit të kulturës në vend dhe jashtë tij. Mujë Buçpapaj eshte dr. i shkencave letrare te mbrojtur prane Institutit te Gjuhesise dhe Letersise te Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise.

Është një nga themeluesit e pluralizmit politik dhe të shtypit të lirë në Shqipëri (1990) dhe gazetar për shumë vjet në gazetat më të njohura të Tiranës, eshte drejtues i gazetes Nacional, i Shtepise Botuese Nacional dhe Institutit te Studimeve dhe Projekteve Nacionale. Aktualisht eshte edhe pedagog ne Universitetin Luarasi Tirane ku jep lenden e Shkrimit Akademik. Buçpapaj është një nga eksponëntët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare me suksesin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit, përkatësisht i botuar në disa gjuhë të huaja dhe i nderuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare nga Greqia deri në SHBA dhe një nga manaxherët më të spikatur të kulturës në vend.Hartues i politikave kulturore dhe perkthyes.

Është organizator dhe drejtues i shumë konferencave nderkombëtare te mbajtura ne Tirane për problemet e artit, letërsisë dhe të të drejtave të autorit.
Është autor i shumë librave, por edhe i qindra shkrimeve publicistike, kritikave, esseve, studimeve përfshirë edhe ato për problemet rajonale, sigurinë kombëtare si dhe për manaxhimin e artit në kushtet e tregut, politikat kulturore dhe strategjinë kombëtare të kultures.

Njihet si një nga debatuesit më të fortë publikë për problemet e tranzicionit shqiptar, zhvillimeve politike rajonale, si dhe të demokracisë në tërësi. Është themelues i gazetës/revistës “Nacional” dhe drejtor i saj. Jeton, punon dhe krijon në Tiranë, së bashku me gruan dhe dy vajzat.
Mund të kontaktoni:

E-mail: bucpapaj@yahoo.com

Mob: +355 6820 74 316