Sami Metalia: Poetesha Adriana Çili boton librin me poezi “Hapësirë shpirti”

Poetesha Adriana Çili ka botuar kohët fundit, librin me poezi “Hapësirë shpirti”. Për mendimin tim vëllimi shënon një risi në poezinë tonë bashkëkohore. Një stil elegant, tashmë i konsoliduar, shfaqet në librin e fundit të autores plot frymezim dhe ndjesi interesante. Ajo ka një leksik të pasur dhe gjuhë të zgjedhur me kujdes, çfarë i pasuron vlerat e gjuhës shqipe. Poetesha derdh lirikën e vet edhe në formën filozofike, duke vijuar traditën e vet letrare të filluar prej vitit 1979 kur edhe ka filluar të shkruaj poezi.
Libri “Hapësirë shpirti” është risi për për zonjën Çili por mendoj edhe per poezine e femrave në tërësi. Vlen të përmendet edhe stili, laboratori krijues, figuracioni dhe porcedimi metrik krejt i vecantë. Une nuk jam kritik i mirëfilltë, por si njeri i letrave, mundem te shpreh ndjesitë e marra nga leximi me shumë vëmendje i këtij libri.
Në fjalët e shkruara je përsëri në rrugën magjike të dashurisë, harresa “shkund” pluhurin e ringjallet. Zemra përjeton dhe gulçet nga vargjet, mandej drejt e në botën e fantazisë.
Që nga fjalia e parë e rreshtit të parë, në faqen e parë, prezantohemi me filozofinë që e qartëson aq bukur
Me stilin e përdorur, bën një zbutje të kryeneçësisë tradicionale. Jetësor, filizofik te vendosura në njē fill të artë, liria e mendimit të saj. Liri pa vulgaritet. I butë me rrebelen që nuk e lejon të shperthejë. Mendime të urta Tagoriane. Jo shkak Adrianën e kemi quajtur ç’kyçi i mendimeve tona tē fshehura ne cepin më të thellë të zemrës. Dashuria nga ajo shihet si gjëja me e bukur, me e pastër, pa pazare.
– Dashuria, veshja që na shkon për shtat të gjithëve, pa moshë!
Fjalët e mia humbin nga magjia e mendimit te saj.
Nëse në disa libra bëjmë shënime, këtij libri nënvijëzimet mbushin librin. Ajo është Alda Marini shqiptare. Secili do gjejë veten në çdo fjali të ndërtuar me aq mjeshtëri dhe delikatesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here