1. Nuk kisha emer
Në nje rresht mblidhu,
në zbor,
isha numeror
Në fabriken e kepuceve,
bejsha thembrat,
me quajten themberor
Në fermen e lopeve,
e hiqesha plehun e baglave,
me quajten lopcar
Me kuajt
bajshim shtylla miniere në mal,
me quajten kafshar
Shume vite,
hyra në miniere
me quajten ninator
Disa here
ne aksion ne hekurudhe
me quajten vullmetar
Prane kufirit me thane
mos u afro
do te quajme tradhtar
Në fund vitet nentedhjete
u cuam per emrin
na thane u zgjuan kafshet
Pse e mbajtem emrin,
prinderit
kot na e falen
Edhe ne fotografi
ishim njelloj,
ne qaf e kishim te njejte shallen
2. Vdekja e babait
U zvoglue baba, u be sa nje grusht
motra e mbeshteste në nje jastek
si nje zog te vogel e ushqente,
duke i dhene me luge te vogel pak sup,
E nje mengjes fluturoj,
atje midis reve shkoj,
bosh mbeti shtepia,
si nje kafaz pa zot
Në cdo ender ai kthehet,
ne beben e syrit tim
eshte lot qe pikon
3. Fisniku i rruges se bjeshkes
( kushtuar djaloshit Sokol Avdiaj, qe nje jete ja kushtoj lidhjes se bjeshkeve te Tropojes me rruge makine)
U nis rruga per bjeshke
tha do te shoh trojet e mia
do ngjis shpatet
permbi rudina,
ku s’shkel kali
e s’shkel as dhia
Mori nje fisnik te ri,
me emrin Sokol
perdore,
ti tregoj se si shkohet,
ky perpara ja heq guret,
ja ben urat
te kaloj prrojet
Mberrini rruga,
me barkun e vrrinit plot,
fytyre qesh
Bjeshka e thirri nuse,
me kenge e valle e pret,
gezojne e qeshin femijet
gezojne e lotojne pleqte
Rruga hyri ne vallen e bjeshkes,
vellon e bjeshkes e vesh
nuse e bjeshkes,
rruga jone
vendos pergjithmone,
bashke me fisnikun Sokol Avdiaj,
ne bjeshke te mbes
4. Poeti, nje kale i stermunduar…
Pa ndale nje jete,
në udhe
ngarkuar rende,
e gjumin e ben në kembe
Me patkoj me thumba
ne thunder
deri në palce there,
ne prush te shpirtit
ece.
Turfullon nga pluhuri
e mizat e rruges,
mizat e kalit i quajne
nuk e di se pse,
Po te ishin te kalit,
me bisht pse i gjuan
atehere
Vetem uje bjeshke,
te kthjellte pi,
ngordhe e te trubullt,
as me sy nuk e sheh,
I stermunduar,
veten e harron,
kryelarte ecen, ecen
eshte pa shale e pa fre
Asgje nuk eshte e kalit,
gjithe sa ka kali,
rrugen, barret
i ka per te tjeret…
Kale,
edhe i thone,
por në terr,
askush me mire
rrugen nuk e sheh
5. Si do flejme sonte
( erotike )
Pas nje vajze te re
nje burre i martuar u coptue,
plot dy vjet i shkoj pas,
me ne fund
erdhi dita me u gezue
Me padurim
shkojne te dy ne hotel,
lidhjen e shume pritur
me e festue
Sa hyjne ne krevat,
burri e pyet te dashuren
si do flejme sonte
e nis me e shtrengue
Po qysh,
ja kthen ajo
vec si burre e grue
Atehere
Naten e mire e befsh,
ja heq duart prej belit,
e në krahun tjeter u rrotullue
6. …ne Valbone
Shalova vargun
freret në duar i mbaj kot
xixa nxjerrin kershat
ta ndal nuk munda sot
7. Cika e grykave
Gryket e bjeshkes
nje oshetime ja lanë trollit
qe te mos shkimet mot mas moti
Piskame qielli,
maje n’maje shkreptine,
kenga në kenge Fatime Sokoli
8. O Bytyc, zambak i bardhe…
Sapo shkel në Bytyc,
…nje lule e bardhe,
si në zhepin e dhendrit,
ndrit hyjnoren,
hijeshi
Buzeqeshja e embel
e mikpritjes,
…si nje tufe në duart e nuses,
nene e re,
ogur i bardhe,
te ndjek
per te nesermen kaltersi
Në enderr,
nuk te ndahet
urimi zemerzambak i bardhe,
mbush dashuri
Bytyc,
zambak i bardhe
e ke emrin miqesi
9. …në Prizeren
N’tel te eperm
e kam vargun,
shekullor e te rende
e kam hapin
Si nje luftetar
drejtoj trupin e lart
mbaj ballin,
sapo në Prizeren
shkel pragun.
10. Perse fshihet Albert Anjshtain ?!
Në Princeton
në nje park te vogel,
nje koke ne mermer
huton kalimtaret
Eshte a cfare eshte,
nje koke pa trup, pa supe
as permendore,
as bust
as lule perreth nuk ka
midis nje zallishte,
me geshtenja te egra
mbeshtete në hije
hijen e vet,
kjo koke fshihet
Albert Anjshtain