SEKRETET E NAT’S DIMNIT. Poezi nga Marjana Sulejmani

SEKRETET E NAT’S DIMNIT

 

Nga Marjana Sulejmani

 

Hera pare m’ka qellu me hase

Nate e veshun me sekrete

E disha q’i net e dimnit t’mbeshtjellin

me mjegullen e ftohte te stin’s

Por kjo…t’qorron sysh e t’ban

me u dorzu me te tana

Nuk mundem me ja ndale hovin

q’i ka marre zemra e z’deshun”lakuriq”

T’ban q’i gishtat t’perkdhelin

Ne ajer me fantazine per ty

tuj ba dashni….

Deri edhe eren e trupit tand

pa ken prezent m’ka ba me e ndi

Sekreti i ksaj nate, m’ka ndez keq

e flaka jeme po djegè

driten e dashnis tande

Nji fantazi e lujtun meç kjo

E djersa e pasionit m’ka marrakot krejt

M’ka ba,”ne djall” me shit shpirtin tem ….per ty

Sa e amel keka melodia

e nat’s dimnit me sekretet e saj

Po ta nisi shpirtin tem

t’lodhun e t’shkrim…

N’mujsh me q’u ti, n’vendin e vet..!

 

 

 

 

ER PRANDVERE…

 

Hini dhe Marsi, muaji femnist

Me erë Prandvere…

Gjithnji pasioni i ksaj stine

Vjen i unshem e i pameshirshem

E t’çon pa dashte ne exstrem

Çile nder buze…

e kur lodhet tuj t’puthe

Pushon n’gjoks…tuj lujt

me gjijte njomcake

Si me ken tuj perkdhele

dy krena drenushash t’porsa linduna

E mbasi t’ka ba zgjimin e shpirtit

Vazhdon tuj livadhise, gjithkund

pa t’marre leje, ne t’brishten e femnes

A ka gja, q’i i rreziston Prandvers

Ksaj stine q’i çile ne çdo zemer?

“e t’plagose”me dashje n’shpirt?

A ka mënyre me e zaptu kët stine?

Po e baj prove iher….

Me ju dorzu krejtsisht

N’mujsha me i p’shtu tundimit t’saj !