Sergio Bitici dhe John Bitici: Diaspora Nacionaliste… Ndërhymja e sabotimi i agjentve të Sigurimit të Tiranës

ë nji rast tjetër, kur në demonstratën antijugosllave para Shtëpisë së Bardhë,
njeni nga demonstruesit shpalosi flamurin komunist, me shqiponjën me yll dhe në mënyrë simultante ftoi kameramanin, që ta filmonte për ta nxjerrë në dukje këtë evidencë donkishoteske. Sa çil e mëshil sytë, nji Mirëditor e urdhënoi të mbyllte menjiherë flamurin komunist. Ju afrova flamurmbajtësit dhe i spjegova se ky asht i përvuejtun prej regjimit komunist dhe ka pasë 20 viktima nga anëtarët e familjes të persekutuem prej Enver Hoxhës. Ai pranoi dhe e mblodhi flamurin. E disha se z. Bibë Perndocaj ishte i armatosun, sikur shumë tjerë demonstrues antikomunistë.
Edhe vllau i tij Zefi, miku im besnik gjatë ma se nji gjysmë shekulli rrinte i gatshëm.
Kështu, fatbardhësisht u evitue nji konflikt i rrezikëshëm.
Në vitët 80-ta ka pasë shum konflikte në mes të nacionalistëve dhe përkrahësve të Misionit Shqiptar, që i quejshim Enveristë, por konnfliktin gjithmonë e kanë fitue nacionalistët edhe pse nga numri ishin pakicë.
Në vitin 1990 Ramiz Alia e vizitoi Amerikën, në të cilin rast shkoi për darkë ke Anthony Athanas në Boston, ku ishin të pranishëm rreth 300 Shqiptarë, por midis tyne asnji nacionalist. Ndodhi që në restorantin, Jimmy’s, lokal i nji pronari Grek, përbri ishin bashkue shumë Grekë, qellimi i të cilëve ishte të demonstrojshin për Epirin e Veriut , siç i thonë

ata Shqipnisë së Jugut. Në këtë demonstratë, para restorantit Anthony’s Pier 4 pra para syve të Shqiptarëve prezentë ia vunë flakën flamurit tonë Kuq e Zi.
Nuk pat asnji reagim apo kundërshtim për këtë sulm e perdhosje antishqiptare. Friga heshtëse e Ramiz Alisë dhe e Enveristëve Shqiptaro-Amerikan qe e pranishme si gjithëmonë. Nacionalistët kurrë nuk e kanë tolerue nji turp të tillë, asnjiherë në historinë e Mergatës. Edhe këtë flagrancë nuk do ta tolerojshin në asnji mënyrë, po të ishin nacionalistët atje të pranishëm.
Ma vonë mësuem se kemi pasë infiltrime, informatorë e spiuna, të cilët punojshin në restorantet tona, si punëtorë të thjeshtë, të cilët i punësojshim si për sevap, pa ditë na se ishin të “shtijmë” prej Misionit Shqiptar, pranë OKB-së. Fundi i fundit, nuk di se çfarë informatash me vleftë do të merrshin prej nesh, përveç kush hyn e kush del, sa trakte janë shpërnda nga Kerrnaja sot e tjera gjana të parandësi.
UDB-ja dhe Sigurimi i shtetit shqiptar kanë pasë sukses me përça diasporën patriotike, por jo pjesën e vjetër të mërgatës Shqiptare. Ambasada Jugosllave u jepte viza hymjeje Kosovarëve, por jo Shqiptarëve të Shqipnisë të hikun mbas LDB dhe mblidhte informata e thashethana të llojllojshme. Misioni Shqiptar pranë OKB-së, jepte viza për Kosovarët, të cilët vizitojshin edhe Kosovën edhe Shqipninë. Situata ka qenë keqsue shumë dhe intensifikue në periudhën tetëvjeçare, kur ishte Abdi Baleta në Mision të OKB.
Baxhanaku im Sadiku i lindun në Rugovë, kishte muhabet me Baletën, prandaj i shprehu dëshirën

me vizitue Shqipninë, me gruen, e cila i kishte prindët Tropojanë, por kishte le në Kosovë.
Ty të lejohet viza, por kurrsesi asaj, që i ka prindët të arratisun, vendosmenisht u përgjigj Baleta. Sadiku nuk e zuni ma në gojë çashtjën e vizës, as që e vizitoi Shqipninë deri mbas vjetit 1991 dhe nuk u pa ma me Baletën.

Rasti ma i perfolun dhe i publikuem ishte rasti i emnimit te nji sheshi në Paris Place de Skanderbeg prej kryetarit të at’herëshëm të Parisit Jacques Chirac. Nisiativa ishte e Isa Ndreut,businessman prej Firenze dhe editorit të revistës së tij Koha Jonë, Lec Shllaku, që gjetën përkrahjën e menjiherëshme të emigracionit politik anti komunist Shqiptar në Perendim.
Tirana zyrtare me veglat e veta të Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadës Shqiptare në Paris luftuen deri në pikën e fundit për ta pengue ketë ndërmarrje historike .
Së pari ambasadori Shqiptar në Paris intervenoi te Ministria e Mbrendëshme e Francës, tue i akuzue Ndreun dhe Shllakun si persona të arratisun nga Shqipnia. E para akuzë, që nuk piu ujë, sepse as Ndreu as Shllaku nuk ishin të arratisun, por ishin studentë në Firenze qysh para Luftës. E dyta Ministria e Jashtme Franceze u tha se kjo nuk ishte çashtje e Prezidencës, por e Bashkisë së Parisit.
Inaugurimi ishte propozue të bahej me 28 Nandor 1978, por u anulue disa herë derisa ceremonia u zhvillue me 1982, betejë kjo që kishte fillue qysh me 1968.

Diaspora Nacionaliste…

osova, megjithëse jetonte nën nji shtypje nënshtruese për asimilim, në vitet 70-ta e 80-
ta, arriti nji përparim në ekonomi dhe përmirësim në standardin jetësor. Kjo gjendje u krijue prej ruejtjes së pronës private dhe punëtorëve, që emigronin në Gjermaninë Perendimore, Zvicër e Francë. Kurse Shqipnia Staliniste e mbyllun hermetisht, ku populli ishte shpronësue krejt dhe izolue nga bota, vuente për bukë dhe për liritë elementare. Ky ishte shteti ma shtypës dhe ma i vorfun në Europë.
Ketë fakt bashkëatdhetarët në atdhe e kudo që jetojshin e injorojshin, nuk e përmendshin, por patriotët e ideologjisë Perendimore, nacionalistët, guxojshin me e thanë haptas, e për këtë ata përbuzeshin dhe ishin shpallë të padëshirueshëm dhe tradhëtarë. Ndërsa Shqiptarët e ardhun prej Kosovës ftoheshin te Misioni Shqiptar në OKB dhe aty indoktrinoheshin e baheshin përkrahës të Partisë së Punës. Këta tue ba çdo kompromis, që ma e keqja ishte pranimi dhe valvitja e flamurit kuq e zi me yllin komunist në ShBA, ku asht vendi me Demokracinë ma të vjetër në botë.
Na vinte keq ti shohim vllaznit tanë kaq të manipuluem prej regjimit diktatorial e kriminal Enverist. Kjo ka sjellë ngatrresa të shumëta, por nacionalistët asnjiherë nuk marshuen nën këtë flamur të çoroditun, as në dasma as në demostrata, edhe pse u baheshin presione.
Asht e nevojëshme me evidentue se në demonstratën ma të madhe antijugsllave, në

Washington DC, Prill 1981, morën pjesë të ri e të vjetër nga gjithë ShBA-të dhe Canada. Pjesëmarrja e Shqiptarëve nga viset e Jugosllavisë nuk shihej, por kishin ardhë disa të rij me kamera, me pretekst si reporterë të agjencive Amerikane. Këta iu bashkuen turmës së demonstruesve. Njeni prej tyne na pyeti a mund të bajmë nji pozë. Para se me pozue e pyetëm se për kend ishte kjo fotografi. Me nji anglishte të përsosun ai na tha se punonte për revistën Geo, e cila ekziston, por nuk ka të baj me raste protestash të tilla as me politikë. Ma vonë morëm vesh se ishte nji student nga nji familje Shqiptare, sunduese në Kosovë, si agjent Jugosllav. Demonstruesve Shqiptarë ju bashkue nji grup jo i vogël prej Kongresit Kroat, me flamurin e tyne kombëtar. Ata shpërndanë nji buletin në gjuhën Kroate, ku në faqe të parë shkruhej me germa të mëdha: FILLOI NË KOSOVË. Përfaqësuesit të tyne iu dha fjala në podium, para publikut, i cili shprehu përkrahje të kauzës Shqiptare. Sekretari i Kongresit Kroat ishte nji burrë i ri, elegant që foli me enthusiazëm dhe elokuencë. Ndëgjuem se disa herë i kishte shpëtue vdekjes prej vrasësve të UDBes këtu në ShBA.
Në vjetët e ardhshme si kryetar erdhi Prof. Mate Meštrović, i biri i skulptorit të famshem Kroat, Ivan Meštrović. Profesori ra në kontakt me Rininë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, ku na ofroi bashhkëpunim shumë të vlefshëm. Profesori, që ishte në gjendje të mirë ekonomike u ba klient i rregullt në restotantet tona dhe gjithmonë kish
idena dhe këshilla që na vlejshin për aktivitetin tonë, në luftë për të drejtat e popujve nën regjimin

komunist Jugosllav. Shkruente artikuj e komente,
të cilat na i kalonte për ti nënshkrue e nis për botim, sepse ne na i botojshin punimet tona, ndërsa politikanët e Washingtonit dhe media nuk i shihnin Kroatët me sy të mirë.
Ishte Meštrović, i cili na dha idenë, që Qendra Islamike Shqiptare tu shkruej nji letër shteteve Arabe, të cilat ishin aleate të Jugosllavisë dhe e furnizonin me gas për aeroplanat e tyne e tjera ndihma materiale. Atëhere e kontaktova Imamin e mirënjohun, patriotin dhe nacionalistin Isa Hoxha, i cili pa lejen e Këshillit ekzekutiv të xhamisë ma nënshkroi autorizimin e letrës në emën të Qendrës. Letrat e përpilueme me nji gjuhë joshëse ju nisën Shteteve të Golfit e tjera, por xhamia Shqiptare nuk mori asnji përgjigje deri më sot. Kjo ide e mirë e Profesorit Meštrović nuk gjeti mirënjohje siç pat mendue, por suksesi i madh ishte se gazeta New York Times botoi, fjalë për fjalë, disa shkrime të tij, me nënshkrimin Rinia Shqiptare Kosovare nē Botën e Lirë.
Në vitin 1963, kur Tito erdhi në New York në hotelin Waldorf Astoria, i njohun si vendi ku qëndrojnë gjithë Presidentët e Amerikës, Shqiptari me emnin Luan nji, Kosovar që nuk po ia kujtoj mbiemnin, e sulmoi Titon fizikisht, por u pengue nga truproja, të cilin Luani e përgjaku. Më kujtohet artikulli me foton e tij, që u botue në New York Daily News, të cilin Tahir Kerrnaja e kishte vu në kornizë dhe e kishte varun në murin e tij, si shumë foto që mbulojshin gjithë odën e tij të pritjës, me ngjarje të randësishme kombëtare e portrete të shumta. Gjesti i Luanit ishte simbolik, sepse ai demonstroi ndjenjat e tij kundër uzurpatorit dhe

pushtuesit të Kosovës dhe e sulmoi si diktator komunist. Gjest ky, që e shtoi mburrjen e mergatës atdhedashëse dhe mbrojtëse të interesave kombëtare, kushdo, që i cenon, qoftë ideologjia antinjerëzore Enveriste-Staliniste, apo anmiqtë tanë shekullorë.
Mërgata antikomuniste e mbas Luftës së Dytë Botnore ka pasë shum parti politike dhe realiteti asht se kan qenë të përçamë, si disa princë në kohën e Skenderbeut, si edhe politikanët sot. Më kujtohet kur Martin Camaj na tha nji herë: Na jemi komb imperial dhe Shqiptarët nuk janë si huj qe lidhen për të ba gardh.
Mirëpo në rastet kur vinte çashtja serioze me i dalë zot kombit dhe për ta luftue komunizmin, të gjitha grupet ishin të bashkueme.
Në vitin 1971, kur forcat ushtarake të Greqisë u koncentruen rreth kufinit Shqiptaro-Grek, Rexhep Krasniqi, kryetari i Komitetit Shqipnia e Lirë në New York, menjiherë vizitoi State Department, seksionin për Ballkan në Washington, për të shprehë shqetsimin Shqiptar prej këtij rreziku, nga agresorët Grekë. “Unë jam kundërshtar i përbetuem kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës, por sot due të shkoj në Shqipni dhe të luftoj krahas me vllaun tim komunist Enver Hoxha, për me mbrojt Atdheun tim nga anmiku shekullor i Shqipnisë.”
Profesor Krasniqi, siç e quejshim, vazhdoi: Përfaqësuesi i State Department më tha ‘mund të kthehesh i qetë në New York, sepse na po të garantojmë se kufijt e Ballkanit as të Europës, nuk do të ndryshohen, por asht Enver Hoxha, që ban bluff dhe shkakton panik në popullin e vet

Trakt tipik që shpërndahej nga Tahir Kerrnaja me shoqatën RShKBL, që financohej, shtypej, botohej dhe distribohej rregullisht nga Bytyçët gjatë ma se katër dekadave.

Informatori që bani 2000 km rrugë me demonstruesit dhe intriga e ndërhymje tjera

everia e Tiranës kishte vu kurtha në çdo aktivitet të Diasporës, madje kalonte dhe deri
te krimet. Vetë shoferi dhe përkrahësi shumë i afërt i Kerrnajës, burrë familjar e gojambël, që asht i pari që e thirri Kerrnajën Babë, prej të cilit ma vonë i mbeti emni babë Tahiri, doli agjent i Sigurimit të Tiranës. Tropojanët e vjetër, dashamirës të Kerrnajës vazhdimisht ia tërhiqnin vërejtjen: Tahir, rueju prej ‘djemve tu’. Ky taksist, që shpesh e endte Kerrnajën falas, ka qenë vetëm nji korrier dhe bartës i fjalëve mes nesh dhe agjentëve të Misionit, por nuk mundi me na pengue në veprimet tona të përditëshme.
Në nji rast që po planifikojshim me shkue në nji demonstratë të madhe antijugosllave në Detroit MI, rreth 2000 km larg, me shkue e me ardhë. Taksisti
M. H. e transportoi Kerrnajen, bashkë me miqtë e tij besnikë: Dull Kaloshi dhe Imer Doda. Unë dhe John, bashkë me besnikun tonë të pandashëm në të gjitha situatat Sejdi Hysenaj i Hysenajve të Gashit, morëm aeroplanin. Ky udhëtim, që për ne ishte kushedi e sata herë, nuk shkoi kot, sepse Festivali Jugosllav, në Detroit mbasi kishim ba shumë demonstrata, vit mbas viti, mbas kësaj demonstrate u mbyll përgjithëmonë prej autoriteteve të qytetit Detroit.

Numri i demonstruesve paqësorë rritej vit mbas viti dhe zhurma e Shqiptarëve hallexhi i detyroi banorët

lokalë dhe autoritetet ta mbyllnin zyrtarisht festivalin e shtetit mozaik. Flamuri Jugosllav,tre ngjyrësh, me yll në mes, digjej çdo vjet publikisht prej demonstruesve të mllehun.

E vërteta asht se apartamenti 4c, i Kerrnajës, në katin e katërt u thye dy herë dhe u dogj nji herë. Të gjitha këto raste ishin vepër e Shqiptarëve, vegla të UDB-së Jugosllave.
Ma e keqja ndodhi kur Kerrnajën e kidnapuen (e sulmuen për ta rrëmbye), tue i shkaktue lëndime trupore, kur shërimi i tij zgjati nji javë në spital. Fati i tij që njerëzit e lagjës ranë në panik dhe alarmuen policinë që ndërhyni menjiherë. Na vllaznit ishim të parët dhe të vetmit në skenën e ngjarjës dhe u kujdesëm për mirëqenien e tij, siç jemi kujdesë githëmonë.
Mbas vitit 1991 u muer vesh se taksisti ynë, i dashtun dhe gjithmonë i buzëqeshun, kishte qenë informator i Misionit të Shqipnisë. Ka pasë dhe tjerë infiltrues ma të rrezikëshëm dhe ma të sofistikuem, por që dhe këta nuk sollën ndonji dam të madh për orgnizatën. Simbas gjasave edhe Kerrnaja ka qenë i kërcnuem prej agjenëtve të Sigurimit të Misionit dhe tërhiqej ndonjiherë.
Ibrahim Kelmendi, leader i Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare Kosovare në Jugosllavi (LRSSHKJ), organizatë Kosovare Marksiste- Leniniste në Europën Perëndimore, vizitoi Kerrnajën në New York. Misioni i tij ishte me ia ndërrue emnin organizatës sonë RSHKBL, tue zavendësue fjalën Botë e Lirë në Botën Perendimore, të cilën Kerrnaja e refuzoi me të parën.

Për fat organizata jonë nuk ka pësue dame serioze, prej focave të Sigurimit dhe intrigave të kundërshtarëve të ndryshëm.
Të gjitha shkrimet para botimit kalonin nëpër duert e sytë e mi, si fazë e fundit, për korrigjim e shtyp, që i kam cenzurue dhe kullue, sepse fundi i fundit, baheshin me financimet e Bytyçve dhe Kerrnaja ishte dakord prandaj nuk ndërhynte aq shumë, sepse kishte besim te ne.
Vetëm familjës sonë i besonte qind për qind, për postimin dhe shpërndamjën e materialeve.
Nji herë i ndodhi ky rast: Nji të riu “të besueshëm”, Tahiri ia dha nji grumbull letrash për shpërndamje, të cilin tinzisht e përcolli nga mbas. Ai e hodhi dengun e letrave në koshin e parë të mbeturinave në rrugë, jo për tradhëti, por për përtesë, që të mos hiqte keq tue i shpërnda të gjitha traktet, nji nga nji. Kerrnaja, i cili e kishte përcjellë, nuk ia mori për keq këtë mosçuemje të amanetit në vend. Ai na tha se djaloshi ishte njeri i paformuem.
Shkrimet e shumta, që janë shpërnda nëpër mbarë botën nuk kanë qenë as të regjistrueme legalisht, as të mbrojtuna nga ligji si Trade Mark, për të cilën gja, gjithëmonë kam pasë droje prej ndonji falsifikimi qëllimkeq, që ka vërtetue praktikën tonë të pambrojtun prej të papritunave dhe rrezikut (liability), që as nuk ia kam zanë në gojë ndonjenit, që të mos shkaktohej pasiguri e panik.
Sot mendoj se kjo mënyrë, për fatin tonë të mirë ka qenë shkaku, që oganizata ka ekzistue dhe funkcionue deri në fund pa ndonji pengesë.
Disa prej bashkëpunëtorëve tanë kan ba shkrime me logon RSHKBL pa lejën e organizatës. Ato kanë qenë veprime jo të pasinqerta, por naive. Këta

individë ishin dashamirë, pa qellim të keq. Vendimet për botim merreshin dhe aprovoheshin prej nesh, njeni apo dy vllaznit dhe Kerrnajës. Asnji reagim e as shkrim keqdashës nuk asht ba kundër nesh gjatë gjithë atyne viteve. Kemi pasë vetëm lavdata dhe jo kritika nga lexuesit anembanë botës dhe shkrimet e shoqnisë sonë transmetoheshin në radiot shqipe në disa kontinente. Shkrimet ishin së shumti në anglisht dhe pak në shqip, në dialekte dhe drejteshkrime të ndryshme, që sot i ruejm në arkivë, por ka dhe shum koleksionistë tjerë si në Amerikë, në Europë, në Australi prej radios së Hiqmet Ndreut; në Canada prej bashë punëtorëve e perkrahësve tanë Duro Çini dhe gazetari me origin Shqiptare Eric Margolis* etj.
Luftë ka ba Sigurimi i shtetit Shqiptar edhe me Vatrën e shumë organizata tjera. Sigurimi me përkrahësit e vet mbante gati çdo organizatë e familje të dallueme nën kontroll.
Jugosllavia ka likuidue kundërshtarët nëpër botë, por nuk dihet ndonji Shqiptaro-Amerikan i likuiduem prej shërbimit sekret Jugosllav në ShBA. Ndërsa Sigurimi Shqiptar ka krijue viktima jo të pakta, të gjitha në mënyrë indirekte, me ndihmën e veglave të veta, që ishin jo të pakta. Jugosllavia i financonte agjentët e vet Shqiptarë, disa prej të cilëve Presidenti Nishani i ka dekorue me çmim të naltë Kombëtar. Ndoshta nga pa dija, ose nga ndërhymje agjenturore…
Presidentët e Shqipnisë së sotme duhet të informohen nga dosjet e porsahapuna të Sigurimit. Ata duhet të konsultohen me nacionalistët e vjetër këtu në ShBA e kudo ku ndodhen. Populli me gjithë mungesat, ka mençurinë dhe kujtesën e

pashlyeshme. Ky nuk asht mendimi im personal, por unë jam dakord, sepse zhgënjimi asht i dukshëm prej naivitetit të Presidentit tonë. Mërgata ka pritë afrim, në vend të përçamjës e nënvlerësimit të disa pjesëve të saj.
Misioni Shqiptar në New York. u fye shum kur nji grup Kosovarësh qëllimmirë hapi nji shkollë shqipe në komunitetin tonë në New York më 1982. Së pari mësuesat u paraqitën para nxanësve me stemën e flamurit kombëtar në jakë me shqiponjën me yll, si shej përkrahje me politikën Enveriste. E dyta bashkëthemeluesi entuziast i shkollës, Marjan Shabani, mik e përkrahës i Kerrnajës, misteriozisht u vra prej nji të afërmi të vet. Flitet se ishte vepër e Sigurimit Shqiptar. “Mëkati” i tij ishte se ai me disa shokë kishte hapë shkollë Shqipe, vepër patriotike, që regjimi nuk e toleronte.
Dr. R. Xhema: Mbas hapjes së shkollës Shqipe shkova dhe vizitova Misionin Shqiptar pranë OKB (79-tën Rrugë, Manhattan). Me plot entusiazëm iu dhash lajmin se kemi hap shkollën Shqipe, ku ditën e parë u paraqitën në klasë 42 nxanës. Zyrtari i Misionit mu përgjigj me zemrim: ‘Ç’u duhet ju shkolla Shqipe në mërgim, ky asht veprim konspirativ i emigracionit anmik. Konspiracion, që ka për qëllim me u mësue të bijve të Ballistëve gjuhën Shqipe, që të na shajn në Zërin e Amerikës’. I zhgënjyem pa masë mora dhe i shkrova nji letër 40-faqshe Enver Hoxhës, që e kam adhurue dhe dashtë ma fort se babën tem’. Kështu mu rrëfye doktori që ishte i indoktrinuem prej regjimit kriminel të Hoxhës, por u zhgënjye.
Jo shumë ma vonë, në Chicago, IL. vdiq në mënyrë të paspjegueshme shkrimtari i talentuem e botuesi Çam, Bilal Xhaferri, i cili ishte bashkëpuntor e mik i Kerrnajës.

B. Xhaferri në nji nga numrat e revistës së tij Krahu i Shqiponjës, në editorial shkruente tekstualisht: Enver Hoxha i ka faqet e mbëdha e të lëmojta, që u përngjajn felave të bythës. Si duket ky përshkrim fyes nuk shkoi në vesh të shurdhët të Enveristëve. Xhaferri u zhduk në mënyrë misterioze.
Në Atdhe ka pasë viktima të shumta, por edhe këtu jashtë Perdës së Hekurt, nuk ka pasë rahati.
Çuditem sesi ka përballue Vatra dhe Kisha Ortodokse në Boston, mos me pranue flamurin me yll. Në nji rast dasme , këtu në New York i ati vajzës u çon fjalë krushqve, nëse e kaloni urën Brooklyn me flamurin me yll, ju nuk mund ta merrni nusën. Falë dinjitetit Shqiptar ky konflikt, që u ba realitet, nuk pati viktima me jetë, të cilën e pritte Sigurimi. Më 1990 në nji intervistë në radion javore Shqipe, Ali Aliut, që erdhi në New York për vizitë, iu ba pyetja për flamurin me yll. Në përgjigjen e tij të pamirëkuptimtë tha: Pse mendoni për kulmin e shtëpisë kur ju ende s’e keni ndertue themelin? Komuniteti Shqiptaro-Amerikan u fye, sepse gjithmonë ka luftue për flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, të Ismail Qemalit dhe të shtetit të pavarun, pra për të vijimësinë e flamurit kombëtar pa yllin komunist Shqiptaro – Amerikani Bruno Selimaj më ka tregue se mbas ramjes së diktaturës, në Hotel Dajti takoi nji ish-nëpunës të Misionit, që e kishte njoftë në New York. Mbasi u përshëndetën e pyeti: Të kujtohet kur na pate thanë: ‘Ju nuk jeni askushi, kur nuk jeni në gjendje me likuidue Rexhep Krasniqin?’ Ai pa kurrëfar turpi e mohoi, për çudinë e zhgënjimin tim. Nuk munda ta besoj këtë gjest të paskrupullt, më tha Selimaj.
Sekretari i Parë i Misionit të Shqipnisë, Abdi Baleta

para se të shkonte për darkë me miqët e vet ke restoranti i Shaqir Gashit i telefonon dhe i kërkon garanci, që Bytyçët të mos jenë aty, më ka rrëfye 10 vjet ma vonë Shaqiri.
Kërcënimet e Misionit Shqiptar nuk kanë kursye organizatat Shqiptare të diasporës dhe as individët, deri edhe disa personalitete, qytetarë me origjinë Shqiptare, të lindun në ShBA dhe Canada.
Por na nuk jemi frigue dhe qeverinë e Tiranës nuk e kemi lanë të qetë me telegramet provokative, që i kemi drejtue për abuzimet, shtypjet e padrejtësitë, që bajshin Shqiptarve në Atdhe.
Vazhdimisht RSHKBL i ka ba të ditun gjendjën e keqe nëpër burgjet politike, jo njerëzore të Spaçit, Burrelit, Tiranës etj. Me rastin e grevës së të burgosunve në burgun e Spaçit në Maj 1973, i kemi nisë telegarame proteste Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut. Të gjitha telegramet janë postue me përgjigje të detyrueshme, të cilat i ruejm në arkivë. Po ashtu dhe J. B. Titon e kemi mbulue me telegramet tona të pandërpreme. Çdo mbledhje, summit apo konferencë ndërkombëtare apo lokale, ku Tito pat marrë pjesë i kemi dërgue telegram mesazh në emën të shoqnisë Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, për shtypjen e padrejtësitë, që u baheshin Shqiptarëve në Jugosllavi.
Të gjitha këto telegrame i pregadiste Kerrnaja me konsultimin e Profesor Rexhep Krasniqit, kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë dhe sekretarit Mexhid Dibra dhe tjerë miq intelektualë. Mexhidi (Mike) ishte i biri i Fuat Dibrës, i cili ka financue njenin nga delegacionet shqiptare në Konferencën e Paqësnë Paris më 1919.
Mexhid Dibra kishte njohuni juridike për

përpilimin e telegrameve që ju kemi drejtue udhëheqësve komunistë në Tiranë, Beograd e Prishtinë. Këto telegrame kryheshin me nxitjen dhe nisjativën e Tahir Kerrnajës. Kerrnaja shpërndante trakte me hartën e Shqipnisë Etnike, nëpër qendrat e mëdha të New York-ut.
Dr. Rexhep Krasniqi më ka tregue sesi nji herë e mori në telefon në zyrën e tij të Komitetit Shqipëria e Lirë konsulli Jugosllav duke shprehë protestë se Shqiptarët po kërkojnë territoret e shtetit Jugoslav. Rexhepi e mori me mend se Kerrnaja sot kish shpërnda trakte me hartën e Shqipnisë etnike, që tingëllonte si hartë antijugosllave. Dhe iu përgjigj diplomatit Jugosllav se qytetari Shqiptaro-Amerikan vetëm po ushtron fjalën e lirë, që i garanton në Amerikën Demokratike Amandamenti i parë i Kushtetutës.
Kjo hartë asht bashkangjitë për 30 e sa vjet shum trakteve e artikujve të RSHKBL, që shpërndante Kerrnaja dorazi ma se 4000-5000 fletë në muej në New York.
Nji veprim të tillë nuk e ka ba kurrë e as nuk do ta bajë ma kurrëkush në historinë e Kombit Shqiptar. Shtypjen e shkrimeve, financimin dhe shpërndamjen me postë e kemi krye ne vllaznit.
Tue qenë se kjo asht gja unike ne historinë botënore, mendoj se meriton të hyjë në Guinness World of Records.
*) Eric Margolis asht djali patriotës dhe intelektualës Shqiptare, Nexhmije Zaimi.
Eric, si Editor i faqës internacionale të Toronto Sun, ka ba shum shkrime për komunitetin Shqiptar dhe çashtjën e Kosovës Martire.