Sergio Bitici: Ju tregoj takimet e mia me mikun tim Ismail Kadare në New York

Isamil Kadare, shkrimtari ynë i përbotshëm u nga nga jeta!

Shqipnia në zi, por edhe shqiptarët në mbarë botën që po e përjetojmë me dhimbje këtë humbje kombëtare.

Janë në pikëllim të thellë nga kjo vdekje, si ata që e kanë njohë nga afër, por edhe lexuesit e tij anembanë botës, të shumë gjuhëve dhe të shumë kombesive e racave, që e kanë njohur vetëm nëpërmjet librave të tij dhe janë mrekulluar prej gjenisë së tij letrare.

Këtë foto, me Ismail Kadarenë, po e bashkengjis jo per megalomani, por sepse ka nji histori per t’u mos harrue kurrë.
Në Qershor të vitit 1991 ime shoqe Feridja dhe unë kemi qënë me fat t’i kemi mysafiret e nderuem per nji jave në shtepine tonë te week end në Windham, NY, 150 milje nga NYC.
Per 7 ditë te qendrimit te tij Ismaili shkruente çdo mengjes, prane dritares ku ai shijoi pamase bukurine mahnitse me gjelbrim dhe prroit te qete, gja qe ma perseriti shumë herë se sa i ka pelqye panorama e qete dhe total private.
Ketu ai shkroi nji kapitull te librit PESHA E KRYQIT, te cilen gja e ven ne evidence ne parathanie te librit.
Në fund të Tetorit të vitit 1990, ishim per pushime me familjen, kur miku yne Gjerman Dr. Jens Reuter, me zonjen ishin mysafir në apartmentin tone per musafire në Mac Dougal Street, NYC. Me telefonoi në mengjes: Kadare ka defektue në Francë. Grusht i forte kunder regjimit komunist te Tiranes.
Familja jone ka pase takime te shumta me Kadaretë, prandaj njihemi mire.
Ismaili ka qene antikomunist i vendosun.
Rastesisht qellova në vizite ne Paris, kur Ismaili ma diftoi letren e RamizAlise, që ndodhej në Paris, ku i kerkonte takim në recepcionin e hotelit.
Nuk due te kem te bej me te, tha Ismaili. Ne drekuem se bashku dhe kaluem shumicen e dites, tue injorue diktatorin komunist.
Kemi nda shumë biseda te pjekuna, qofte per politikë, histori, art e letersi.
Impresionohesha kur ai si personalitet i madh pranonte sugjerimet e keshillat e mia, ndoshta here here naive.
E kritikova per polemiken e pa nevojshme me Arshi Pipen.
Thashe: Pipa me ka thane se Kadare asht shkrimtari Shqiptar ma i miri qe jeton, ai shkruen prozë në poezi.
Je teper i madh me u marre me polemika. Disa vjet ma vone me ka falenderue se kisha te drejte.
Ishte mikprites i dashtun Besnik dhe gixomtar.
Per Cmimin Nobel i pata thane tashma kjo nuk asht ma cashtje personale, por asht kombi qe don kete shperblim per birin tone.
Bile ne arkiven time kam letren formale, qe bashke me nji mik ja kemi çue Komosionit te Çmimit Nobel në Suedi.
Pusho në paqe gjeniu ynë, Ismaili i madh!
Ngushllime Helenes, Greses e Besjanes!

Sergio Bitici

Me familje e vllazen

Neë York, NU

1 Qershor 2024