VASHËZO
Vashëzo e lumit-o
I bën naze djalit-o
Më del heret që pa gdhire
Moj bel hollë e vetull- nxirë
Moj e bukur naze madhe
Djemt sec i terbove fare
I terbove djemt ti shumë
Edhe natën i le pa gjumë.
Poshtë dritares të përgjojnë
Serenatë per ty kendojnë
Moj e bukur si lastari
Dogje djemtë pa ardh behari!
TË BUKURËS SI PERRI!
Buzën si qershi, syrin si ulli.
Vetullën gajtan,djemtë i dogje xhan
Fytyrën kristal,shtatin si selvi.
Aman moj aman tërbove dynjan.
MALL I SHPIRTIT!
Ku janë fshatrat plot me jete,
pse po m’duken si të shkretë.
Brezi i ri iku…shkoi në kurbet,
po largohen prej vendit të vetë.
Dikur kemi patur dashuri të madhe
Tani jemi në bote me halle
Është ndarë djali nga nëna,nga babai
Ësht ndarë motra, nga vëllai
Ju fëmijët tanë mos e harroni
Por gjithmonë nënën dhe babën kujtoni
Mos harroni shtepi e vatanë,
por zemrat i mbani pranë e pranë.
GJYSHES!
Gjyshja ime, nënë e mirë,
për ne ishe dritë në errësirë.
Na mbaje në prehër, në krahë,
dhe ne të duam sa më sʼka
Ti moj gjyshe me plot halle
Na tregoje histori të madhe
Ti na tregoje përralla e legjenda,
ti degjonim na e kishte ënda
Por tregoje dhe vuajtje e mundime ,
për t’i mbajtur si kujtime
Ti moj gjyshe me plot rrudha ,
ti na ke treguar vite dhe periudha.
Ke vuajtur shumë, në shumë drejtime
Më dhëmb shpirti kur i kujtoj gjyshe, e mira ime.