Shënime rreth librit të znj. Liri Berisha “NËNË TEREZA NË JETËN TIME”. Nga Enrieta Sina

“Ky libër është një koncetratë e veprimtarisë së gjërë e Nënë Terezës për vendin tonë.Më 25 prill të vitit 1993 Papa Gjon Pali i Dytë do të zgjidhte Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për ta vizituar pas rënies së perdes së hekurt të diktaturës.Këtu autorja ndalet tek portreti i Nënë Terezës.Ajo po i prezatonte në atë ditë Papës vendin dhe bashkëatdhetarët e saj.”

“ Nëna ime njohu dikur dy zonja të vuajtura që i donte dhe i nderonte, nënën dhe motrën e Nënë Terezës.Ndërsa unë pata fatin të njoh vajzën me emrin Gonxhe, sot krenaria e mirësisë dhe dashurisë, e thjeshtësisë dhe harmonisë njerëzore, gruaja që fitoi titullin nëna e të gjithë njerëzimit, zonjën shqiptare që i mungonte vështrimit tim shumë kureshtar e të hershëm të fëmijërisë, por nuk do t’i mungojë asnjëherë kujtesës sime sot e në të ardhmen….
Kujdo që i bie në dorë ky libër do të ndjenjë në çdo faqe emocionin dhe krenarinë që e dëshiron për të parë më shumë përtej vetes.Në kapitujt e librit “Nënë Tereza në jetën time”, shkruar nga Liri Berisha mëson shumë gjëra që nuk i ke ditur deri më sot për misionaren e përbotshme shqiptare, Nënë Terezën.E kjo do të thotë të fitosh njohuri,një punë e dobishme kjo për mëndjen e njeriut. Siç ka thënë L.Da Vinçi, sepse vetvetiu duke mëuar eksperienca të reja të frutshme, largohen gjërat e padobishme dhe mbeten të mirat.Dihet që asgjë nuk mund ta dashurojmë ose ta urrejmë, po nuk ditëm më parë se ç’është.Ky libër shfleton jo thjesht jetën e Nënë Terezës,por një histori të jetuar për të cilën ndihemi krenar.
Vet Historia është dëshmimtarja e kohërave, drita e së vërtetës, mësuesja e jetës…Shumë pak i mësoi jeta atij që nuk i mësoi të duroj fatkeqësitë, lodhjen, sepse vet jeta është një provë për të fortët.Dhe nënë Tereza ishte dhe mbetet, një grua e guximshme dhe e dimë mirë që bota u përket këtyre njerëzve që mbeten në histori dhe mes etapave njerëzore.
Libri i shkruar aq bukur të tërheq si me magnet nga një paragraf në tjetrin. Një kompozicion që hedh idetë, vizionin, realitetin e një jete që mbeti shëmbull jo vetëm për të mjerët, të varfërit apo të sëmurët por për të gjithë kudo në botë.
Zoti dukej sikur i kishte bërë një kompensim Shqipërisë komuniste, asaj vuajtjeje prej katër dekadash e gjysëm të tre miljon shqiptarëve i kishte dhuruar një figurë emblematike që u shndërrua në shenjtore për së gjalli për të gjithë rruzullin.Quhej Goxhe Anjezë Bojaxhiu, por bota mbarë e njihte me emrin Nënë Tereza.
Kështu fillon ky libër duke bërë prezantimin e mirëfilltë e të kërkuar nga gjithkush e për të vazhduar të rrjedhë aq pastër, si ujët e burimit,të shkruhen me aq frymëzim e përkushtim për gjithçka që bëri kjo Nënë për njerëzimin.
Në 10 dhjetor të vitit 1979 në Olso, gruaja me trup të vogël,por me shpirt të madh, linte pas ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel për Paqe”,shkruan në një fotografi të saposhkrepur nga gazetarët e pranishëm:” Unë gjithonë kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë luti Zotit që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën.Lutnu shumë për fukarat e mij dhe për mua dhe motrat e mia.Unë lutem për juve”.
Në moshën 12 vjeçare instikti dhe ndërgjegja e saj ndjen se fuqia dhe bukuria rinore, talenti, edukata, formimi dhe virtytet që të mbijetojnë kërkonin një rrugë tjetër, një shteg që duhet ta nxirrte në hapësira të pamata kontributi dhe përkushtimi.Për këtë duhej një mesazh dhe kjo ishte thirrja e Zotit që do t’i ndryshonte drejtimin e jetës.Në një mbasdite të vitit 1922, tek lutej në kishën e Letnicës, Gonxhja dëgjoi thirrjen e parë për t’u vënë krejtësisht në shërbim të Krijuesit.Njerëzimi duhet t’i shpreh mirënjohjen kësaj kishe modeste të një fshati ku gëlon jeta e një grushti shqiptarësh, që ndonëse në hall e të nëpërkëmbur nga pushtuesi, ngaqë vinin nga shekujt pëshpirtjeje dhe lufte, u bënë shtrati ku lindi mesazhi dhe fenomeni Nënë Tereza.
Në vijim të librit, e ndërlidhjes ideore të një kompozicioni të larmishëm, të gjërë dhe të bukur, autorja shkruan:” Përse e shkruaj këtë libër?”E sigurisht pas kësaj pyetje që nuk përmban mister por një angazim e përkushtim brenda motiveve dhe vizonit të shënjtores Nënë Tereza, lexuesi pas kureshtjes mëson shumë.Njeriu në kohë të ndryshme të jetës së tij nuk mëson njësoj,sepse ecuria e jetës nuk qëndron në spontanitet e me të njëjtën ritëm. Njeriu ndryshon pikëpamjen, evulon në mendime, por ama faktet në rrugën e jetës mbeten të pandryshueshme.Natyrshëm gjykimi për një çështje apo një tjetër ndryshon, në varësi të zhvillimeve që ndodhin rreth nesh.Siç thekson autorja në përgjigje të pyetjes që është kyçi i rrëfimit në këtë kapitull,nëse mund ta quaj kështu,kur nisa të shkruaj , nuk mendova se do e kisha kaq të vështirë.Kuptova se është ndryshe t’i rrëfesh ngjarjet e ndryshe t’i hedhësh në një libër.Për autoren ngjarjet janë të përjetuara, të prekshme, të mbushura plot emocion edhe gjërat që në dukje janë të vogla trokasin në kujtesën e saj bindshëm.Thotë se ishte një sfidë që nuk guxoja ta provoja, por nga bisedat me znj.Liri Berisha kisha bindjen e plotë se lokuenca e fjalive rrjedhëse, mënyra se si tregonte qoftë dhe në biseda shoqërore për këto ngjarje, ishin rrëfim i bërë nga një shkrimtar jo me pak përvojë.Jeta është një rrugëtim i gjatë i mbushur me emocione që nuk mund t’i derdhësh kurrë brenda një libri, por ja duke i parë këto emocione me kujdes e i kontrolluar në ato data dhe ngjarje arriti jo për një kohë të gjatë të sjell para lexuesve shqiptar kudo ku janë në botë një libër dinjitoz, si një domosdoshmëri për të sotmen dhe të nesërmen.Kujtimet dhe malli i ndërthurreshin bashkë dhe shkruante me frymëzim e duke guxuar të përcillte të ideuara ato mbresa që tashmë nuk mund t’i mbante brenda shpirtit të saj, brenda zemrës që pulsonte me emrin e Nënë Terezës.
Në këto copëza të shkruara marrin udhë histori jete të ndodhura në periudha dhe mosha të ndryshme.E rrëfimet aq të bukura dhe plot ndjenja janë shumë planëshe sepse kanë lidhje me familjen, profesionin, dashurinë dhe mirënjohjen ndaj njerëzve, miqve dhe kolegëve, të fondacionit “Nënë Tereza” që ngriti dhe drejtoi si dhe për rrethanat progresive të politikës pas viteve 90-t.”
“A mund të dënohej me harresë figura dhe emri i një simboli të tillë, si Nënë Tereza gruaja e famshme që unë njoh të cilën e nderonte gjithë Bota për humaizmin e saj dhe devotshmërinë ndaj më të vuajturve?”, shkruan ndër të tjera autorja,duke lënë të kuptojë qëllimin përse kërkoj tek vetja këtë angazhim sublim, sepse Nënë Tereza tashmë kish hyrë bujshëm në jetën e saj.Përgjigjen e kësaj pyetje znj. Berisha ia kërkonte dhe mbesa Sara, e cila dhe nga përgjigjet që merrte shumë gjëra i dukeshin të pakuptimta e përtej cakut të arsyes.E lindur në vitet e demokracisë, ajo nuk arrinte të kuptonte se si i gjithë populli kish pranuar në heshtje dhë nënshtrim, furinë shkatërrimtare të diktaturës e cila kish instaluar në vend varfërinë dhe kish cënuar dhe rrënuar vlera etike, morale, politike dhe tradicionale të kombit…Dhe në bisedat familjare kur flitej për atë periudhë tregohej se si u plagosën, u vranë e sakatuan shumë familje me emër, figura të shquara dhe mendje të ndritura.Harresa e historisë është dënimi më i madh për një popull, dhe siç shkruan CICERONI “Historia është dëshmimtarja e kohëve, drita e së vërtetës, mësuesja e jetës,lajmëtarja e lashtësisë dhe të mos dimë çfarë ngjarjesh kanë ndodhur para nesh, është njëlloj sikur të mbetemi gjithmonë fëmijë”. Koha humbet në katër mënyra: Të mos bësh asgjë, të mos bësh atë që duhet, të mos e bësh në kohën e duhur, të mos e bësh ashtu siç duhet.Vonesa është fillim i harresës dhe ndofta ishte kjo një arye që autorja e mbushur plot në mëndje e zemër me figurën e Nënë Terezës, duke qënë që e kish rritur më parë brenda jetës së saj, shkruajti këtë libër me qëllimin e caktuar për njohjen ndër breza dhe kudo të figurës së shënjtores e cila gjithë jetën ia kushtoi njerëzimit, të varfërve, të mjerëve, të sëmurëve, të pastrehëve duke u bërë streh shpirtërore për ta në çdo hap që hidhte.
Kur e ke të qartë atë që dëshiron të shkruash fjalët rrjedhin vetë.Është kjo arsyeja apo kyçi i rrjedhshmërisë dritësore të këtij libri që përcjell energji pozitive dhe frymëzim,mesazhe dhe vizione për progresiven në jetë tek secili lexues.Kur bëhet fjalë për Nënë Terezën shfletohet libri i jetës së saj natyrshëm dhe bëhesh pjesë në çdo paragraf të shkruar.Nënë Tereza nuk kishte asgjë,por për çdo mirësi që Zoti i kish falur, ajo pa u lodhur përpiqej ta shpërndante përmes lutjeve pa fund dhe punës në mbarë njerëzimin, ashtu sikurse shprehet dhe vetë:” Si të jetë pena e Zotit në dorën e saj”.Lutja e saj për të pasur fuqi për të jetuar mes njerëzve tregon forcën e shpirtit dhe filozofisë së saj:”O Zot, nëse nuk mund të bëj asgjë për këta njerëz të mjerë, atëherë më jap së paku fuqi që të vdes në mesin e tyre, për të dëshmuar dashurinë tënde”.Nënë Tereza ishte dhe mbetet modeli i ndryshimit tek secili duke patur armë dashurinë njerëzore.
Dhe faqeve të këtij libri dinjitoz, me specifikë të veçantë për kombin, shkruar me shumë dashuri , vërtetësi e art i pasojnë kapituj të tjerë me tabllo jetësore, me dhimbje e shpresë, dashuri e përkushtim.Ky libër ka të bëjë me përjetimet e znj. Berisha lidhur me Nënë Terezën.
Në vazhdim do të lexojmë:” Një njohje e rastësishme”. Kur nuk ish më shumë se 12 apo 13 vjeçe kujtimet siç do të tregojë autorja mbeten të përjetuara me dhimbje tek nënë Dranja, ajo grua e vuajtur dhe e heshtur, që iu tha loti i pritjes dhe iu shua zjarri i shpirtit duke pritur takimin me vajzën mbetur larg.Mbetur e vetme me të bijën Agen, kjo nënë mbante nën hijen e syve e shpirtit të saj një krenari që të tërhiqte duke kuptuar se mbante brenda saj një dashuri të pakrahasueshme.E një kompozicion i thurrur me detaje të bën të mos i shkëputesh kësaj rrëfeje drithërruese e mesazhdhënëse.Gjuha e përdorur në të shkruar është veshja e mendimit dhe në këtë libër përdoret një gjuhë e pastër, e afërt, e dashur, që vesh bukur çdo ide, mesazh dhe hapësirën e vizionit që shohim duke përdorur një stil të thjesht aq sa të duket komunikues dhe i prekshëm.Karakteri i njeriut nuk qëndron tek intelekti por tek zemra e tij dhe Nëna Tereza mbetet për gjithë botën, një grua me zemër të madhe.
”Takimi im i parë”.Ishte fund i dhjetorit i vitit 1991 në prag të Krishtlindjes.’, plot një vit nga rrëzimi i diktaturës.Ishte koha kur Partia Demokratike kishte dal nga Qeveria e Stabilitetit.Pasiguria, varfëria dhe tensioni politik kishin përfirë vendin.
“Një ditë kur sapo u kthye nga puna, Saliu më tha të përgatitesha, pasi do të shkonim sëbashku të takonim Nënë Terezën në shtëpinë e parë të këtij lloji, të hapur në vendin tonë…Derën e madhe të asaj shtëpie me pak oborr, na e hapi njëra nga motrat, e cila na shoqëroi të hynim në ambientet brenda…Në një dhome të madhe shtruar me parket, katër a pesë motra,të cilat dukeshin njëlloj si nga veshja dhe fiziku, kishin përveshur mëngët dhe fërkonin dyshemenë me ujë e shtupë.Motra u përkul pranë njërës dhe e njoftoi për ardhjen tonë…Nuk po u besoja syve. Nënë Tereza iahte njëra prej tyre….Me një përpikëmëri e konçizitet të dukshëm përshkruhen rrethanat, ambjentet,personazhet me të cilët dukesh se je njohur më parë,me përkushtimin dhe thjeshtësinë e tyre, me aftësinë për të treguar se si mund të arrish të bësh njerëzit për vete. Portretizimi i Nënë Terezës me figurat realiste letrare që i përshtaten është aq i hollësishëm se të duket se para vështrimit tënd është pikërisht ajo Nënë Tereza, me fizikun e saj dhe atë vështrim të ngrohtë depërtonjës.Dhe psikat kaq bukur thënie e shejtores:” Ekziston një uri më e madhe se ajo e një kafshite buke, ekziston uria e madhe për dashuri, vëmëndje dhe kujdes”. Ajo dinte t’i strehonte të pastrehët brenda zemrës së saj të madhe, dinte t’i shëronte me fjalë shpirti e përkudesje nënë e motre.Atë vizitë bashkë me Saliun e ndiqnim gjithë respekt e admirim tek shihnim forcës dhe fuqinë e asaj Nëne…si rrezatonte gëzim, besim, si ngjallte shpresë në atë dhimbje të madhe…Nënë Tereza më kishte kapur dorën dhe duke u kthyer nga unë me një vështrim të butë dhe dashamirës, me një zë kumbues më përmëndi me pyetjen që më drejtoi:”A do mund ta bëje dot ti këtë punë, nëse të kërkohet?”…”Jo…jo nuk pres përgjigje se atë nuk mund të ma japësh menjeherë, as sot e as nesër..Do shumë kohë për t’u menduar e përgatitur…dhe më vuri dorën e saj mbi kraharor.Emocionet e forta që ka përjetuar Liri Berisha në vizitën që Nënë Tereza bëri në shtëpinë e tyre, i tregon në paragrafin”Nënë Tereza në shtëpinë tonë”, ku dashuria është e pranishme dhe kureshtja për ta parë në sy Shënjtoren nuk ishte vetëm tek familjarët por dhe gjithë të tjerët që mbushën ambjentet e shtëpisë për t’u takuar dhe dëgjuar zërin e Nënë Terezës.Ajo fliste qetë e thjesht,duke vështruar drejt e në sy dhe për të hyrë si askush thellë në zemër e shpirt. Dhe ndërthurrja kompozicionale e librit me përshkrimet origjinale rrëngjethëse, me forcën e figurave letrare të cilat vishnin bukur idetë dhe mesazhet bënë të ndjesh se je duke parë një film të rrallë për jetën dhe veprën e Nënë Terezës, sepse shtrirja e veprës së Saj në libër nuk është brenda një kufiri, kuadrati, por e plotë në gjithë botën, reale, e dëshirueshme, fuqiplote në hapësirë.Nënë Tereza fliste shqip dhe ndër fjalët e arta të saj mbeten “Nuk ka rëndësi sa jep dhe çfarë jep, por me sa dashuri e jep..”apo “Vazhdo të bësh mirë edhe nëse të kanë lënduar…”
Ky libër është një koncetratë e veprimtarisë së gjërë e Nënë Terezës për vendin tonë.Më 25 prill të vitit 1993 Papa Gjon Pali i Dytë do të zgjidhte Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për ta vizituar pas rënies së perdes së hekurt të diktaturës.Këtu autorja ndalet tek portreti i Nënë Terezës.Ajo po i prezatonte në atë ditë Papës vendin dhe bashkëatdhetarët e saj.
Pothuajse gjithë çfarë është shkruar në këtë libër me vërtetësi, frymëzim e pasion është e ilustruar me foto përkatëse. Janë pamja nga takimet e ndryshme të Nënë Terezës por dhe vet Presidentes së Fondacionit, autores së librit, të personaliteteve në shumë shtete në botë që ishin njohur me jetën e Nënë Terezës dhe po njiheshin më gjërë me veprimtarinë e Fondacionit “Nënë Tereza”, drejtuar e ngritur nga zonja Liri Berisha.Me këto ilustrime për veprimtaritë e larmoshme fantazia e çdo lexuesi bëhet sa më e prekshme dhe reale, e dashur, e respektuar dhe frymëzuese.
Poezia e fundit e Nënë Terezës, e shkruar në 87 vjetorin e lindjes, që ishin dhe ditët e fundit të jetës së saj, i kushtohet lamtumirës me jetën por është njëkohësisht dhe një dëshmi e mallit dhe dashurisë për vendlindjen.

Dua të kthehem në Shqipëri
T’u shërbej
Më të varfërve, në më të varfër
Të gjakut tim
Dhe në nderim
Të kujtimit të prindërve dua të kthehem
Pranë tyre të mbyll sytë…

“Secili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha, shkruan autorja duke përmëndur një nga thëniet e Nënë Terësës të cilës me punën e saj mundohet t’i ngjasoj në gjithë veprimtarinë brenda fondacionit në jetën praktike.
27 gusht 1997.Më 5 shtator Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë..Ajo u shua paqësisht.Misionarja e famshme do të prehej në Kalkuta të Indisë, ku nisi rrugën e saj, ku në çdo hap të hedhur përcolli dashuri, paqe, mirësi. E gjithë bota ra në gjynjë, në nderim të gruas madhështore që la gjurmë si askush tjetër në kohërat moderne.Është e pashmangshme t’i ndahesh këtij libri me shumë vlera që tregon gjithçka që botës i duhet aq shumë për të njohur jetën dhe veprën e Nënë Terezës . Aty gjen forcë, besim,shpresë e guxim për të realizuar gjithçka e kurdoherë,në dobi të njerëzimit.Nënë Tereza është përshkruar ashtu siç ishte model i vetësakrifikimit njerëzor, e një vullneti të pashembullt, shpirti të madhe dhe të butë, e mendje të kristaltë që tregon që secili prej nesh me besim tek Zoti, mund dhe duhet të bëj diçka për atë që vuan. Kur mbaron një kauzë të drejtë, nuk është e vështirë të flasësh mirë…Kjo e bën Nënë Terezën të pavdekshme. Jeta e vepra e saj mbetet udhërrëfyese.Marrim pjesë në lavdinë e të parëve tanë vetëm atëhere kur mundohemi t’u ngjasim. Ky është një mesazh që përcillet dhe në ditët tona duke lexuar këtë libër evidenton të dielltë jetën dhe veprën e vizionares, Shënjtores, Nënës Tereza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here