Shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj boton romanin e ri “Rruga permes Karpateve”

Prezantohet romani i ri « Rruga permes Karpateve » nga shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj.

Krijimtaria letrare e botuar e autorit, daton me botimin e librit te pare me 19 gusht 2021.
Ai sjell ne rrrugen e prozes se gjate, pas botimit te pese vellimeve me poezi te sukseshme poetike, romanet qe provojne suksesin e tij « Gastarja e Loteve », « Banori i spitalit », »Sfidat e Najades »,
« I Provokuari », « Vdekja e Peste » dhe romanin e ri « Rruga permes Karpateve »
Ne kete veper gjate leximit te krijohet pershtypja, se dy ngjarje portretizojne me njera tjetren, e para portreti i Drejtor Bekimit, qe kerkon nepermjet nje mini studimi te kryer nga ana e tij, te pengoje ne kohe parashikimi, te shendrrimeve te sistemit dhe te para pritet shkaterrimi i prones se ndermarjes dhe gjithe kontributit mbi 40 vjeçari kolektivit te saj, i cili nderton skemen se si duhej te behej kalimi i bute, ne systemin e ekonomise se tregut,ndersa e dyta te Ridvanit, inxhinieri minerash i cili kishte origjine te hershme nga Rumania, por me gjak nga nena shqiptare, i cili ne rrethanat e para te shenderrimeve te systemit ekonomik, merr rrugen per te shkuar ne kerkim te plotesimit te nje amaneti te gjyshit, per kerkimin e floririt te fshehur nga ai, qe ishte detyruar te largohej afro 100 vite me pare si shkak i nje dueli, ku kishte lene te vdekur kundershtarin ne qytetin e Brasovit ne Rumani. Gjate zhvillimit te vepres nga aktivizimi i personazheve vrehet se e para inkorporohet ne te dyten e cila udheton nepermjet sfidave qe i dalin personazhit kryesor te vepres, inxhinier Ridvanit. Gjate ecurise te vepres, lexuesit i behet i mundur, te hyje e te dale me emocion nga romani. Drejtor Bekimi mbasi krijon ne vete idene e kalimit nga ekonomi e centralizuar ne ekonomi tregu, krijon skemen , qe punonjesit e ndermarjes te behen pronar te aseteve te ndermarrjes dhe mallrave e materialeve e ndodhura ne inventarin e saj, per te parandaluar katstrofen, qe mund te ndodhte gjate zaptimit me force te pronave te trasheguara. Ideja e tij, sjell debat ne mbledhjen qe organizon me strukturat e ndermarjes dhe sindikaten e saj. Ne mes tyre kishte dhe ish komuniste nostalgjik per sistemin e kaluar i cili shprehej:-Ore, kam 40 vjet qe beje jete ne organizaten e partise dhe nje gje e kam mesuar, duhet te me besoni : – Do te sillet nga do qe te sillet dhe ekonomia do te ngelet ne doren tone. Se me lufte civile, se me dredhi, ne nuk e leshojme pushtetin lehte. Edhe nese e leshojme, ose do te bejme sikur e leshuam dhe do ta leshojme ne duart te njerzeve tane. Mundë te ndodhe qe te kemi pluralizem, por demokraci harrojeni, do te shkojne decenje, ju vetem do te jetoni me enderra edhe ne qoftese nuk do te ruajme dot kufizimet qe la systemi , do ta mbulojme me vese popullin, qe do ti marrim ku ti gjejme e do ti mbjellim, qe populli te ç`organizohet é té mos mblidhet dot, te na kundershtojne ne rrugen tone te pasurimit te shpejte, pa konsideruar burimin moral te tyre.-Nje despot thoshte : -Per ta sunduar nje popull : – Ose duhet ti japesh popullit te pije alkol, ta mbash ne gjendje te dehur dhe per kete te shperblehej kampioni, ose duhet ta mbash ne injorancë, apo ne konflikt te vazhdueshem, qelizen e shoqerise, familjen. Ai shikoi reagimin e strukturave te ndermarjes, dhe te organeve te diktatures, qe nuk binin ne nje mendje me të dhe u shpreh: -Nuk me ngelet tjeter rruge, vetem te largohem nga puna dhe te iku diku ne Tirane e te kerkoj te gjej veten, sepse ka dale politika ne rruge dhe fshatari politikan do te beje ate qe do te habitet dhe parashikuesi me i arrire, çfarë risije do te sjelle ai, ne politikë. -Kam frike se do te ndodhemi perpara fenomeneve, sipas disa vargjeve te nje poezie « E pazakonte » dhe citoi vargjet :
Ketu tek ne do te ndodhë `mrekulli`
Do te ndodhe qe njeriu i pushteteshem,
te dale nga pese-gjashte shtepi.
Pasuri ne disa duar grumbulluar
Barazizem nuk do kete, jo per tu krahasuar
Disa do te vene nje lek te piste menjane
Nuk do te mbetet fytyre e as nishan.
Grykesia e prapesia
Babezia e lukunia
Maskarelleku e poshtersia
Pabesisa e orgjia
Nuk do te mjaftojne, pa ju shtuar edhe nje hall
Analfabeti funksional.
Disa te tjere, te paftyre
Qe mbi varferi te njerzeve do te zgerdhihen
Do te kacafyten per ate qe nuk do tu takojë
Me gjak do te jene gati te perbihen.
Do te shkojne shume vite duke eksperimentuar
E ne disa vite do te shohim zi e ma zi
Sa qeni i Pavllovit do tua kishte pase zili.
Bekimi e takon Ridvanin ne stacionin e trenit ne Sofie. Bekimi po e shikonte me vrejtje nga koka tek kembet dhe shikoi se ne pjesen e jakes se xhaketes kishte nje fije kashte thekre. Ai me dashmiresi ja hoqi kashten, aty ku ndodhej dhe e pyeti, po kete e ke marre me vete nga Shqiperia, si me humor ? -Jo, kjo me paska mbetur nga nata e kaluar, se kam fjetur ne nje shtrat te drujte te mbuluar me kashte, fale zemer gjeresise te nje zdrukthtari, se ne te kundert do te isha detyruar te flija jashte ne rruge. Bekimi nxori nga protofoli 200 dollar amerikan ja futi ne xhepin e brendeshem te xhaketes dhe u shpreh: -Ketu ti vura, ku rreh zemra shqiptare ne çdo cep te globit. Paç fat ! Ridvani pas shume peripecish arrinë te shkoj ne qytetin e Brasovit dhe mbas shume sfidash arrine te gjej floririn e fshehur nga gjyshi i tij. Me vone, njihet me nje ciganen e bukur,e quajtur Rodica, me te cilen kalon kohe dhe nese ai nuk do te tregohej parashikues, do te perfundonte ne bodrumin e vdekjes. i cili ndodhej ne shtepine e saj, trasheguar nga i ati. Ajo nuk u besonte meshkujve, realizonte qellimin e saj dhe shkeputej, kur ata marroseshin pas saj. Ridvani ne njohjen e pare me Ilyanen, ne ndarje, mbasi ajo iken kalon ne nje fare moment trubulence. Giorge, po shikonte nepermjet deres se hapur veprimet e tij e po qeshte me vete e u shpreh si me nje fare krenarie : -Si e hutoi mbesa ime arnautin ?! Gjate bisedes, me Ridvanin, Giorge u shpreh: -Jeni rrace e forte, ku nuk keni luftuar per Perandorine Turke, kur ishit pjese e saj. Ajo qe i karakterizonte luftetaret tuaj, ata perdornin pyken ne luftimet luftarake, duke vrare drejtuesin e veprimeve luftarake te kundershtarit, pastaj ushtria kundershtare merrte arratine. -Nje fakt me habitë! – Si ka mundesi se ne ate kohe, ka patur me shumicë kryeministra ne Perandorinë Turke dhe nje shkolle shqipe per dije nuk e kane hapur per femijet ne atdheun e tyre dhe as ndonje investim madhor, te verberuar me bindje ndaj besimit te tyre fetar te importuar, nuk bene asgje per Arberine e tyre, donin vetem famen. Te krijohet pershtypja sikur po mos te ishte Skenderbeu qe luftoi kunder osmaneve si shembull gati universal i historise dhe i mundi e shkroi historine me shpate e diplomaci, ne vertikalen historike me ngjyre legjendare, do te thoshim se ata e kane `urryer` vendlindjen dhe kombin e tyre -Ka fakte historike te pa kundershtueshme, por nje kundervenje ndaj nesh u shpreh Ridvani, pa hyre shume ne histori, ndodhen sidomos mbas luftes ruso –turke, u ndryshua dhe emri i gadishullit Ilirik te banuar nga iliret dhe pas Kongresit te Berlinit ne 1878, perfundimisht ndryshojne kufijte dhe tokat shqiptare, jau dhane fqinjeve. Ne vazhdim te bisedes Giorge , i shpjegoi Ridvanit dhe u shpreh: -Nga im ate e kam mesuar ngjarjen e rende, qe ka pllakosur ne familjen tone ne kohe te shkuar dhe ka bere shume jehone ne mbare krahinen. Gjyshi yt ishte dashuruar me motren e gjyshit ndjese paste. I bie fjala ne vesh gjyshit tim dhe ai nuk ishte ne dakort qe te behej ajo martese, mirpo ajo i thote te vellaut se une nuk marre burre tjeter ose Bojkon, ose nuk martohem. Gjyshi ndjese paste e quani Dimitar e fejoi motren e tij, pa e pyetur me nje djale tjeter. Ajo kur e merr vesh, ajo vuri litarin ne nje dege te pemes dhe e vari veten. Mbasi kryhet ceremonia e varrimit, gjyshi mbledhe te vetet dhe vendosin ti kerkonin duel gjyshit tend, Bojkos. Per fat te zi te familjes tone, vritet gjyshi im. Me ate rast eshte larguar gjyshi yt dhe më, nuk e ka shkelur token rumune. Ridvani u pre ne fytyre gje qe u vrejt nga Giorge, i cili u ngrite e ja dha doren dhe ju drejtua e u shpreh : – E shoh qe u trondite nga ngjarja qe te shpjegova, por nje gje do te jete e sigurte. Ata kane qendruar ne ndershmerine e kohes. Ashtu ishin zakonet, ata zbatuan si burrat ato zakone edhe pse me sakrifice njerzore. Ne do te zbatojme zakonet e kohes soteme. Ata i kane mbylle llogarite, ne i kemi hapur bashke dhe bashke do ti kemi deri ne vdekje. Prandaj asnje shqetesim nuk deshiroj te shoh ne fytyren tuaj. Nuk desha te tregoja, por nje dite do ta merrje vesh dhe me mire qe e more vesh nga une, se nga tjeret e ti te detyrohesh te largohesh ne heshtje, apo te jetosh me ndrojtje. Ndersa per sa i perket floririt qe ke fshehur, ta sjellish tek une e ta perpunojme dhe te hapi nje nipt e te funksionosh si filiali im dhe ta administrosh vete floririn tend. Ne njohje me Ilyanen Ridvani rrinte si i ndrojtur dhe ne njohje e siper u shpreh:-Me duhet me vete meter e peshore te matim e te peshojme fjalen ne bashkebisedim. Ajo shprehet:-Mos u bej merak se meter e peshore i kam une me vete, ti ose i mbaj ose mat e pesho, zgjidh e merr Ridvan! Ajo hynte shume thjeshte ne teme e ne bisede, pa u menduar gjate, çfare i thashe dhe çfare do ti them, sikur ndodhe nganjehere sikur jane takuar per te bere ndeshje e jo dashuri. Ridvani qe kishte studjuar per natyren dhe se çfare thesaresh fshehë poshte saj, ne kohen qe po sodiste ne nje park me Ilyanen, u habit per administrimin e tij, mendja i fluturoi ne bregdetin e qytetit te tij, ne Lezhe, tek flora e fauna, qe nje pjesë e pyllit bregdetar te kultivuar ne vite, e kishin prere, por jo vetem prere, por e kishin sakatuar.Te papergjegjeshmit kishin bere punen e tyre, jashte pergjegjesise kolektive njerzore. Se çfare ju kishin bere pemet e pyllit te kultivuar ne breg te detit dhe atje ku ishte i shperndare ne teritore, ai nuk arrinte ta shpjegonte, se çfare u kishin bere ndertesat e trasheguar te ndermarjeve e te ekonomive dhe mjetet kryesore te podhimit e makinerite, as per ato nuk kishte nje shpjegim tek shikonte njerz te arratisur nga mendja te veshur me pardesu te zinj, te bardhe e shumengjyresh qe therrisnin neper podiume turmave te mbledhura é té grumbulluara, se na kane sjelle çekun e bardhe nga shtete te tilla, qe eshte e provuar, qe nuk te japin nje m.. pa para?! – Ata ishin nismetaret e britmes qe ftonin turmat, qe ta dergojne ne zero gjitheçka te trasheguar, pjesë e mundit e djerses e sakifices njerzore te prinderve te tyre, aksionere ne krijimin e asaj prone nder vite me shume se dyzet jete njeriu.Ata shkonin mbas krismes dhe jo mbas analizes se ngjarjes qe do te ndodhte, mbas asaj masakere ne pasurine e vendit tyre. Çfare ti tregonte Ilyanes, rumunet kishin vrare shkaktarin, siç e menduan ata, por jo pasojen. Ridvani tek studjonte ne heshtje me logjiken e thjeshte te tij, pa nje analize te thelluar, nuk ishte per vrasje, ashtu u mendua nga ata qe diktojne sisteme te tilla e ndarje te botes sipas interesave te tyre, te dale nga lufta e dyte boterore, por qe zgjati derisa ata i hoqen nga vendet e tyre. Ridvani kthehet ne vendlindjen e tij me gruan e me djalin, por nga trusnia ndaj tij e organeve tatimore, lakmues te floririt, vendosi te largohej nga kishte ardhur. I ati ne ndarje shprehet:-Do kemi mall, por nuk ndodhe qe prinderit te jene te perjeteshem. E rendesishme sa te jetojne te jetojne me pergedheljen e fjales nga femijet e tyre e cila nuk na ka munguar kurre, qe kur keni lindur. Kam edhe mendimin tjeter qe dua te ja bashkangjes te parit, qe mos humbeni kohe se do te regullohet ky vend shpejt. Nuk shihet shpejt, ate dite e ka zene mjegulla. Ajo nje dite do te vije, por do te vonoje. Dhe i dikton per vendlindjen dhe per vend origjinen e hershme dhe e porosite: -Zgjidhe ne kohe, ai vend qe eshte i pregaditur me mire, qe jeten ta besh ne kerkesat e tua per jeten, ama, mos i braktise ne shpirt asnjerin, nuk ka faj toka e njerzit. Ilyjana gruaja e Ridvanit kur kthehte ne Brasov ne bisede me shoqen e saj Adina, shprehe opinionin e saj nga kohe qendrimi ne Tirane, ku i shpjegon:-Shqiperia ishte ne tranzicion. Qytetet nuk kishin ndonje dallim per nga ana urbanistike. Sigurisht tek ata si dhe tek ne, kishte lene gjurme te thella systemi i kaluar, ne te gjitha sferat e jetes. Ata po rrotulloheshin per te kryer reformat, ose me mire te shprehem, po perpliteshin, por informaliteti ne ekonomi ishte shume i thelle, si dhe korrupsioni. Sigurisht ai ka lindur bashke me shtetin, por ai ne fillimet e Ekonomise se Tregut, ishte per te deshiruar. Ajo qe me beri pershtypje me shume, se rrinin me sy nga oqeani nga kafenete, dhe nuk ndermernin veprime te punesoheshin apo te vete punesoheshin. Ishte nje psikologji, qe te pasurohen brenda nates. Si mund te bejë nje krahasim : – rrinin ne terr, u referoheshin te pareve, se çfare ka bere gjyshi, por nuk shikonin se kush do te ishte babai ?! – me pak ekuiliber, te ashper, shume te ashper me njeri tjetrin, nuk kishin nje peshim te fjalorit me njeri tjerin, shume te acaruar, sikur ne ushqimin e tyre, kishte te futur A-D-N, njeriu. Bisedat ditore silleshin ne modelin e lidershipit dhe jo nga perfillja e intelektualeve e marrja ne konsideratë ne udhëheqjen e veprimeve praktike te tyre. Ata ishin ne hije, ndersa te ardhurit nga fshatrat e punetoret e dale nga ish ndermarjet shtetrore, te papune, i kishin `pushtuar `qytetet dhe vinin nen peshen e rrudhjes, mendimin intelektual. Ne veper behet fjale edhe per energjine e zeze.Kete e shpjegon Giorge ,mbasi sheh se ne ambjentet e dyqanit kishte hyre nje njeri qe e mbarte dhe u drejtohet Ridvanit e Ilyanes.Ketu ekzistojne njerez, qe luajne me energjine tende kur ndodhen perballe teje, dhe e perdorin ne realizim te qellimit te tyre. Kjo thellohet kur ti ke bere ndonje te keqe, je shume me afer atyre, qe e perdorin energjine e zezë.Te ndodhe qe te ulen frekuencat tua, behesh agresiv, te ndryshon energjia brenda teje, mund te kesh dhe ndryshim ne syte. Jeta eshte s`prove. Ju duhet te kuptoni se kur nuk gjen gabime apo faje tek vetja ne analize, duhet ti therrasesh mendjes, pse nuk ecen bashkepunimi, por edhe kur fajet te vargezohen dhe jeta te behet si ferre, qe te pengon e ngjitur pas trupit e mendjes é té sjelle pengesa te vazhdueshme, ulu o njeri njehere per veten tende dhe thirrri mendjes, kerkoje me dore ku ta kane degdisur ne skutat e errta, meqense mendjen e ke te bllokuar, mos rri vetem me shprehjen e rendomte, do te behet mire, kur e keqja te jargitet ne portat e jetes?! Edhe sikur te kene mbaruar njerzit e zgjuar e me mendim te mire, gjej ndonje budalla e rrefeju se edhe nga ferra del trandafil. Eshte me mire te gervishtesh, pak gjate nxjerjes trandafilit nga ferra kur e zgjate doren ta marresh, se te rrishe tere jeten i gervishtur nga energjia e zeze. Duhet ne menyre urgjente te ikesh. Je i fituar disa here edhe sikur mos marresh asgje nga bashkimi i vlerave materiale, te shpetosh vlerat tua morale. Uret e zjarrit te kembenguljes gabuar te mbushur me urrejtje, i trazon energjia e zeze, qe ferkon duart, kur shikon veprimet tuaja. Nje telefonate u be shkak qe Giorge te nderpriste vazhdimin e bisedes, i cili pohoi me koke : -Njehere tjeter do te vazhdojme me ju, kur te jeni pregaditur per provimin e rradhes.Ai u largua ne dhomen ku ishte perqendruar ne punen e tij para se ta lajmeronin, Ridvani me Ilyanen. Ata shikuan njeri tjetrin ne sy dhe Ridvani ju drejtua Ilyanes e u shpreh : -Ky diell qe shendrite, qe hape rrezet e arta dhe ne vendlindjen time, ka bashkuar me ne, energjine e bardhe. Sa te jemi bashke ajo do te jetoje, sepse sekuenca me e larte njerzore, eshte sekuenca e dashurise e dashurise se vertetë.