Shkrimari i njohur Haxhi Ahmetaj, që shkroi shtatë romane në një vit, boton romanin «Koloneli i Përlotur»

Prezantohet romani i ri «Koloneli i Përlotur» nga shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj.
Ai sjell në rrrugën e prozes se gjatë, pas botimit te kater vellimeve me poezi te sukseshme poetike, arritje jo vetem per autorin, por edhe per poezinë bashkë kohore, romanet që provojnë suksesin e tij « Gastarja e Lotëve », « Banori i spitalit », »Sfidat e Najades », « I Provokuari », « Vdekja e Pestë » « Rruga permes Karpateve », « Ditëlindje në Sankt-Petërburg » «Plumbi i Trembëdhjete», dhe romanin e ri, «Koloneli i Përlotur».
Në ketë veper shkrimtari paraqet edhe, pjesë nga tarnzicioni në vite dhe cileson dhimbeshëm pasojat, dhe rolin që do te kishte ushtria, si shtet brenda shtetit, në krijimin e një tranzicioni te butë dhe pa pasojat që rrodhën. Është pershkruar në një pjezës, në brendinë e veprës, nga vjen dhe titulli i saj., me aromë dramë, në perberje te strukturës organike te romanit.
Në një natë pa hënë, atje ku ishte larg në kurbet, kolonelit ju shfaq në ënderr, Skenderbeu, i cili i kishte shkuar per vizitë.
Pa u pershendetur, me kolonelin ai kishte filluar bisedën ;
-Tani kolonel, te ka mbetur edhe një shans sa je gjallë :
-Çdo mengjez drejtohu drejt perendimit edhe pse nuk te pelqen. Me kokë nga lindja e diellit në horizont, poshtë Dajtit tek vorrezat, do te dergojnë të tjeret. Deri atëhere shterngoje lotin kolonel, që te vdesesh me xhaketën, në te cilen ke gradën e emertimit tënd !
-Si ta konsideroj sjelljen tënde në raport me kohën që tu diktua, pas vitit 1990, ju ose u dakortesuat per shkaterrimin e pasurisë te Shqiperisë` ose u mposhtët në heshtje ?!
-I edukuat keq brezat me çeles në qafë, poshtë pallateve, i ushqyet me tollon te shtrydhur dhe te ushqyer keq, me 70% te popullsisë në fshat, me fytyra te zbehta, te shoqeruar me mjerim ekonomik. E vrave me doren tënde, krijesen tënde kolonel !?
–Pse nuk e ruajtje pasurinë e popullit kolonel ?
Sa vite e mbajte uniformen e ushtarakut, ndoshta mbi 40 vjet, ruajte në brezin e butë në kufirin shtetror, te mos vinin diversantë, per te ruajtë jeten e 13 njerezeve, me djem te rinj, që nuk pyeten në borë e acar, as perballë plumbit.
Para 5-6 shekujve unë, Skenderbeu, luftova per mëmëdheun dhe sot kam mbushur Europën skile dhe pjesë te botes me bustin tim, pjesë e krenarisë kombetare, krenari per çdo shqiptar te vdekur e te gjallë.Mbas aq vitesh erdhe ti, që mbarove shkollen Skenderbeu, erdhe në drejtim te strukturave ushtarake te shtetit e kaluan 32 vjet e me çfarë e mbushe Europen e me gjerë kolonel ?
Mes te tjerve, që iken nga sytë, këmbët, eksportove, hajdutë, prostituta, vrasës, e krim. Brenda atdhe-lindjes, tu krijuan keshtjella krimi, djegeje, vrasje, shkaterrime.
-Shkaterruat uzina, fabrika, ushtrinë, gjithë armatimin e te gjitha llojeve, dhe sollet mbeturinat ushqimore te Europes, qe te ushqesh shqiptaret e mbetur. I ushqeve me qumshtin` serb e grek`, e jo me qumeshtin e tokes mëmë, te cilin i detyrove ta derdhnin rrugeve, kolonel ?!
-Nese ti vazhdon me ketë ritëm, druaj se do te mbeten afersisht sa kisha unë shqiptarë, në trojet e tyre, kur isha gjallë dhe luftoja kunder perandorisë me te madhe te kohes.
I debove nga atdheu i tyre nepër rrugët e botës, dhe një fjalë ngushlluese per kthimin e tyre nuk u premtove kolonel !? Edhe ata që i ke mbajtur, pensionistë te shumtë, afro 50%, te atyre që i ke te shperndarë ne teritorin e Shqiperisë, i turturon me një pension qesharak, te cilet e ndertuan Shqiperinë me sakrifica mbinjerzore.Por, jo kolonel ! Ti erresojë sytë lakmia, dhe frika e pashjeguar !
-Pse nuk me thirre kur ishe në hall, kolonel !?
Te merrje energjinë time pozitive. E kishe te shperndarë ne çdo gur, tek drurët ne pyje, në fusha tek lulet, ne lumenj e ne dete, tek gjallesat.Ne krijesat njerzore, tek ardhja ne jetë e femijeve, ne natyrë dhe në qiell, kur fluturoje me aeroplanë në mbrotje te hapsirës ajrore te atdheut tënd, kudo dhe në çdo kohë kur e kerkoje.
. -Me çfarë energjie negative u paise, që nuk te bëri asgjë efekt kolonel ? Apo ta mbyti anijen `thellsia, pertej deteve e oqeaneve ?!
Ju lashë dhe një kod : -Që te mos vrisni femijë, gra, pleq e rober, te mos vritni te dobetin. Jua ruajtja siperfaqen tersore shqiptare, mbi tokë e nën tokë, që kur te vinit si brez i radhes, te germonit, se keni per te gjetur edhe piramida te fshehura nën tokë. Kjo pasuri historike tu sherbejë, që ta puthni tokën e shenjtë shqiptare dhe jo ta detyroni te pervelohej !
Me sa duket toka shqiptare, te mirat i mban te fshehura nën tokë dhe mbi tokë i nxjerr, vetem për ti provuar, sa vlejnë udheheqesit!
Keni urrejtjë midis njeri tjetrit dhe filloni nga vllau apo komshinjtë, ndersa te huajin e keni futur brenda ne krevat dhe brenda sekreteve shterore, te cilat i keni nxjerrë ne shesh, qe ata te jua dinë edhe `gjatesinë e zorrve` te barkut ! E turpshme dhe perçarse, nese nuk bëni kujdes do tu gangrenizojnë dhe kancerizojnë.
Çdo prijes i popullit, që merr ne mbrojtje popullin duhet ta shikojë te ardhmen e tij ne largesi, nepermjet energjisë pozitive, nepermjet profecive që mban brenda vetes dhe nese nuk i ka, populli duhet ta braktisë.
Shikoj i brengosur se vota e popullit u sakatua, u zvoglua brenda levozhges saj. Nuk pati zë që e permireson. Te ngrihej, te bertiste, pse u vodh, u `dogj`, u perçudnua e u perdhunua, por edhe ata që u ngritën në mbrojtje te saj, i ndeshkuat me ndihmën e korbave?
U ndihmuan dhe nga te huajt, sepse i duan ne periudha, perdhunuesit e votes ?
Diaspora shqiptare e vjetër dhe e re dhe ajo kosovare si dhe populli kosovar, kur bie te flejë, mbasi ka kryer ritet para gjumit, vendosë kokën ne jestek, me drejtim kah memëdheu, kah kombi, kah Shqiperia. Ju ke borxh edhe atyre kolonel ?!. Edhe ketë nuk e nderove kolonel ?!
-Si nuk doli një burrë nga ju te mbronte me trupin e tij, pasurinë, per te cilen ishin derdhë milarda dollar amerikan per ndertimin e saj ne vite, nga puna e papaguar e prinderve tuaj, e juaja e brezave dhe ishte mbuluar, me trashesi djerse e gjaku ?
Çdo pëllëmbë e atdhe–lindjes e cila edhe sot pas kaq vitesh, ka aromë djerse te derdhur e cila nuk është tharë, shfaqen aty ketu në formë fantazme edhe pse e vjedhur e perdhunuar, e vrarë, e sakatuar, e talluar, e renë aty, ketu, në dorë horash ?!
-Ai kishit ju, ndonjë borxh prinderve tuaj, te ju ruani djersën e pergjakur ndër vite ?
-Pse i sherbyet shkaterrimit, një pjesë e juaj me zell te madh ?
-Ju ikët te gjithë, pa patur një armik fizik, per tu perballur me të !
-Koha e vertetoi se ju i kishit te gjitha mundesitë te pengonit shkaterrimin dhe luften civile, po te ndodhte, nese kjo e fundit do te hartohej nga ndonjë mendje e krisur. Kush ju trembi ?
-Si ka mundesi kolonel, që ju ne 45 vjet stervitje, i pregaditet forcat e armatosuar te sakrifikonin edhe jetën në mbrojtje te kufijeve te atdheut, te ruajtjes te pasurisë se krijuar, te asaj mbi tokë e nëntokë, si pjesë e pasurisë se tundeshme dhe te patundeshme te popullit dhe nuk u ngrite ne mbrojtje te saj, me ushtrinë si shtet brenda shtetit ?!
-Te shkaterruan, ta kthyen permbys gjithë Shqiperinë. Tu vodh pasuria, tu vodhën femijët, tu shkaterrua familja, tu vodh nderi i nenave, ku ishe kolonel, çfarë beje ? Ishe fshehur nga frika, apo flisje në jerm, apo kishe hipur mbi një majë ku dukej gjithë Shqiperia që pervelohej dhe `ngroheshe` në zjarrin që kishte perfshirë terë atdheun e ushtarve dhe popullit ushtar, që nga pika me lartë e deri ne piken me jugore te Shqiperisë, kolonel?
-Pranove me zell te madh keshillat e ambsadoreve endacakë dhe qellim keqinj dhe ti ngrije duart me gishta te salduar perballë hartes se Europes !?
Me trup te ngrirë në moçalin e krijuar nga ata` `minjtë` në 32 vite dhe prapë ju dhuron lule, i zhytur nga ata, në ujë te trubullt e te infektuar. !
-Çfarë te ka ndodhur kolonel, pse je mpirë, a ke një shpjegim kolonel…… ?
Marramendese per një popull, ku pjesa ma vitale dhe shpresë mbrojtese ishit ju, që nuk kupton çfarë ka ndodhur edhe kur e provon, nuk arritë ta kuptosh, por shkon i pergjumur në gjurmen e parë ?!
-Pse u shkaterruan shkollat në syrin tënd e pretendoni se do te keni `martesë te sukseshme` me demokracinë!
-Pse u shkaterrua kultura në syrin tënd e pretendoni se do te keni `martesë te sukseseshme` me demokracinë!
-Pse u shkaterrua teatri në syrin tënd e pretendoni se do te keni `martesë te sukseseshme`, me demokracinë !
-Pse u shkaterrua kinemaja në syrin tënd e pretendoni se do te keni `martesë te sukseseshme, me demokracinë ` !
-I shkaterruan në syrin tënd, gjuhën, historinë, familjen shqiptare, njeriun në lindje, gruan, femijët, rendin, sigurinë, dhe e benë termet në shoqerinë shqiptare dhe pretendoni `martesë te sukseshme`, me demokracinë ?!
Në cilin katalog, apo metodikë te ndertimit te strategjisë te artit ushtark boteror e gjetet kolonel, që ne vitin 1997, te menderosi brenda një nate?, apo kishe parashikur, se shkaterrimi do te sillte shokeve te tu një pension prej 450 dollar amerikan ne muaj mesatarisht dhe, pjesa tjeter e popullit te pensionuar, afro 45% e popullsisë se mbetur, dy herë me pak ?
-Nese ti e ruaje pasurinë, ate civile e ushtarake, sot do te kishe perafersisht, pagat 2000 deri ne 2800 dollare amerikan, dhe pensionet në masen 60% te perllogaritjeve?!
Ju e dini kolonel se ky popull, populli ynë, i beson udheheqesit, me shumë se ideve ?!
-Çfarë te pengoi kolonel te bëje një puç te shendeteshem, një puç shembullor, një puç te dobishëm, që pasuria kombetare, tu falej atyre që e kishin ndertuar vetë e te mos traumatizohej, ata ishin pronarët e vertetë te saj ?
-U shperndave ca `letra me vrimë, që kanë 32 vjet që enden nga dora në dorë, te mbetura stok, që u ngjajnë pelenave te femijeve, te hjedhura në gardh dhe akoma mbajnë erë?!

Do te dinin ata që ndertuan Shqiperinë, si ta ekonomizonin, te blinin teknologjinë e avancuar, te korporonin me firma analoge, ne raporte leverdishmerie, dhe te ishin zotë te vetes, të lire. I turperove, i le rrugeve që te bliheshin per një thes miell, te ndrronin emerat në shtetin fqinj, apo tu shnderoheshin familjet ne kufi ?
-Kishe lexuar Fishten dhe në mes rrjeshtave te tregonte, se kush ishte Europa, qe te shkoje me dinjitet në Europë, te shkoje kur duhej, apo ta kishin ngordhur nervin kombetar?!
-I kishe te gjitha, asgjë nuk te mungonte ta realizoje, jo per rikthim te sistemit te kaluar, por per transformim rrënjesor, per te sjellë tek individi pronën private te merituar, që ai te behej pronar, që te sjellë rendiment shoqëror te lartë nepermjet një teknologjie te avancuar dhe zhvillimit te forcave prodhuese në tersi, në shperndarjen e rishperndarjen e drejtë te ardhurave e te rritjes te anes sociale.
-Pastaj ta mbaje pushtetin, ne cikle nderrimi me votë te pavjedhur, a ta merrnin ne dorë politikanë te merituar !
Per një kohë jo te gjatë e shijoje Europën nga vertikalja ekonomike dhe e treguesve social.
Kishe te gjitha llojet e armatimeve me llogaritë e bera, që edhe një zog eleminohej nga dendesia e plumbave, në një metër kateror qiell. Nuk te mungonin aeroplanet reaktiv gjuajtes, anijet e nendetset luftarake, tanket, topat e kalibrave te ndryshem, fortifikimi i lakmueshem nga vende te Natos per strehim te teknikes luftarake e të forcave te armatosura e popullesisë e shprehur në milarda dollar amerikan te shpenzuar ne vite, per sigurimin e tyre, nga djersa e gjaku i një populli te vuajtur.
I kishe te observuara ne depot perkatese, ose mund ti observoje nese nuk te duheshin, paksoje shpenzimet, mund ti shisje te teperta, shfrytezoje dhe industrinë ushtarake, që nuk te mungonte, siguroje dhe te ardhuara, ndersa te tjerat ti ruaje nese te duheshin për nje ditë te veshtirë !
-Nuk te pranonin në organizmat nderkombetare, po mos tu shkoje me me një listë të gjithë shkatrrimit te pasurisë civile e asaj ushtarake, kolonel?
-Ke një shembull krahasues, në te gjitha vendet e botes që kerkonin te zevendesonin pushtetin diktatorial me ekonominë e tregut, apo te ngjashëm, kolonel?
-E kishe si kusht nga dikush, apo e ndermore vetë, një veprim te tillë kolonel ?
– Pse e ke mbyllë gojen e të janë atraktuar nofullat dhe një shpjegim nuk i jep popullit per pasurinë e tyre, apo indiferenti, ngjanë me keq se fajtori ?
Në kohën kur Ahmet Zogu, u shfaq me gradën kolonel, pastaj me vonë kur mbretëroi, kishte 10 komanada qarqesh, 31 komanda rrethesh dhe 253 komanda postash, kur keto te fundit rezulton se kishin (duke marrë në konsideratë se në një postë, kishte 30 deri 50 xhandarë) te konsideruar në perllogaritje minimalen, në total perafersisht 7590 xhandarë, që mbanin nën kontroll gjithë Shqiperinë. Mund ta studioje dhe strategjinë e tij. Ajo që i prespektivonte atdheut e kombit, mund ta aplikoje ?!
-A nuk mund ti gjeje 8400 ushtarakë te stervitur, apo 9.8% e atyre që kishe ne organikë, nga (28 rrethe x 300 oficer mesatarisht), te viheshin ne mbrojtje te pasurisë te Shqiperise, te mbeshtetur nga mbeshtetsit e tyre ?
-Thirrjes tënde strategjike, do ti pergjigjej edhe populli, që te frenonin shkaterrimet dhe te disiplinonin shkaterruesit !
-Për çdo perballje bëhet një plan, nga një strateg ushtarak, apo grup ushtarakesh dhe sakrificat, bilancet e fitores dhe humbjeve.
-Nuk kishit ju te pregaditur per dyzet vjet e me shumë, një strateg, apo grup te tillë?
-Kishe një plan si te rezultonte bilanci ?
-Pate ti një te tillë që te shikoje, se çfarë do ti ndodhte pasurisë se atdheut tend, shto dhe viktimizimin e shqiptareve ?
-Pse nuk `rriskove` kolonel, çfarë te pengojë te orjentoheshe, por e le në mes te rruges në mes te flakes e tymit e te plumbave qorr, me marrje mijra jetë te shqiptareve ne 1997-en e gjatë viteve te tranzicionit, nga disa likadonë, te quajtur qentë e shkretirës, që e bënë shkretirë atdheun?!
-A ke një vlersim per vete e per popullin, që te rriti kolonel, te ka ushqyer mirë regjimi në repart ushtarak ku ti sherbeje, kur populli rrinte në rradhë, me orë te tera dhe nuk kishte një kile mish në muaj.
-Ju kishte veshur mirë me rroba te stineve te ndryshme, kur në popull gjeje plot te reckosur.
-Te kishte pergaditur fizikisht, kur poshtë në qytet e në fshatra, shikoje njerez te dobët në gjendje kashetike.
-Te dhanë rrogë te mirë dhe strehim parësorë atje ku sherbeje, i meritoje, po sa kishte në popull që e meritonin dhe merrnin sa gjysmen e rroges tënde e pa strehim ?
-Te derguan dhe në Vietnamin e Veriut per te parë si mbrohet, si zhvillohet lufta në mbrojtje, perballë edhe superfuqive. 12 vjet luftoi Amerika kunder Vietnamit Veriut e la me brazda te thelluara token vietnameze veriore, në njerëz e në shpirt te nënave, që edhe sot kullojnë gjak drenazhet e shpirtit tyre, deri kur kapitulloi dhe kerkoi bisedime.
-More eksperiencën, bëre qendra zjarri mbrojtje, tunele e strehime për popullsinë, nga djersa e bijeve te popullit tend, te vuajtur, që te mbronte koken !
-Në asnjë luftë nuk u provove, per 40 vjet e me shumë, kolonel. I kishe diten e natën, forcat vullnetare edhe në transhe, në naten pa hënë, te rejat e gratë, populli ta kishte besuar familjen.
Gjithë ato shpenzime, miliarda dollar amerikan, hiqeshin nga gojet e popullit, per tu dhenë, per një ditë te shenjtë, te mbrojtes se Shqiperise, jo te hartes te vendosur në atllasin e klasës tete, por pasurinë kombetare !
-Ja `shperbleve` popullit tend kolonel ! Nuk kishe gjetur te tillë `shperblim`, te kishe studiuar me vite. Do ta kishin lakmi, leksionet e hartuar nder vite, në qendrat me te specializuara, te spiunazhit armik, kunder vendit tonë.
-Kur do ta marrë veten ekonomia që te sigurojë ane sociale te kenaqeshme, që rinia dhe te tjerë te mos braktisin vendin e tyre, per çeshtje ekonomike, apo do te ngelet e paralizuar ne karrocë invalide ?
-Keni një pergjigje per te gjitha keto që kanë ardhë per mosveprimin tuaj, ne kohën e duhur kolonel ?!
Një zë i gaztë, i shkaktuar nga viktimat e shkaterrimit, i sillej nepër dhomë dhe shprehej :
-Nuk kanë mbaruar shkaterrimet e natyres se virgjer shqiptare, te klimës, te jetes se qytetareve, nuk kanë te sosur premtimet boshe dhe mashtrimet ndaj qytetareve e vjedhja e taksave te tyre.
-Mese do te mbrohet popullsia civile, ne rast epidemish te qellimta vdekje prurese, apo ne rast lufte, kolonel ?
-Gjithmonë kur një popull provokohet në vazhdimesi, ka kohë per te qendruar, por varet se a mund ta kuptosh, para se te ndodhin ngjarjet kolonel?!
-Do te vijë koha e do te gjykojnë, kush do te japë te drejtë, apo pluhuri i kohes do te rri si re e zezë, mbi ty, kolonel !?
Ne atë mjegullnajë te ëndërrës se shfaqur, koloneli perplitej në rrobat e fjetjes, u ngritë i djersitur, i drobitur, pa ditur se ku shkonte, në marra-mendje dhe ndaloi kur doli në ballkon, në katin e dytë. Hodhi këmbën që te hidhej, por ndaloi dhe u shpreh : -Unë kur nuk u hodha, kur ishte per tu hjedhur në veprime parapritese te gjithë atij shkaterrimi e te tjera, që me pyeti heroi ynë legjendar, Skenderbeu, tani që kanë mbaruar, nuk ja vlen që te hidhem dhe u kthya në krevatin e tij te butë, ne vend te huaj, me braktisje në gji.
Ne veper pershkruhet dhe jeta intime e koloneli i cili ishte i martuar dhe kishte tre femijë, kishte patur dhe dy te tjerë jashte martese. Mbasi kishte emigruar ne nje qytet bregadetar ne Spanjë. Atje takohet me te birin, Ulpjanin, I cili punonte në një lokal dhe pinte kafe çdo ditë me kolonelin, dhe nuk e njihnin njeri, tjetrin. Ulpjani kishte patur fatin te nderrohej me një femijë tjeter, nga infermeria në kohen e lindjes, si intrigë e kolonelit. Po na atë qytet jetonte dhe Pilua që në klasë të tetë, ishte zhdukur nga trafikantet dhe perfunduar po aty , ku kishte pesuar nga tutoret, humbjen e shikimit, nga tentativa per vrasje ndaj tij. Ulpjani arritë mbas shumë kohe, te siguroje dekumentacionin per atesinë, per vete dhe per Pilon, që i perkisnin kolonelit. Me Pilon, Ulpjani njihet rastesisht e ta identifikojë Pilon dhe ta bashkoi me familjen e cila kishte vite që e kerkonte.
Ata u afruan dhe e ema Marjeta u nisë e para ne drejtim të Pilos duke u shprehur :- O Pilo, sa e ka marrë malli nënen tende, per djalin e saj. Ai u ngritë aty ku ishte. Kishte vu një palë syze te errta, që te justifikohej se ishte operuar, deri sa te kalonte pak kohë, që te mos traumatizohej momenti I takimit. Perqafime e lot. Edhe zogjtë që i kishin rrethuar me cicerimat e tyre, u perloten e u bashkua me atë te atyre. Lotë malli, lotë gezimi, lotë shpirti. Pasi u qetesua gjendja, nderhyri Ulpjani per ti dhenë një referencë gjendjes se Pilos dhe u shpreh : -Pilua para disa ditesh ka patur nje operacion te syve dhe është i paisur me syze te errta, por ka dy sy që zevendsojnë, dy vajzat, dy krijesa te pakrahasueshme. Ai nepermjet te cilave shikon driten e diellit é té hënës, natyren që jeshilon, sheh te sotmen e te ardhmen, sheh gjithë gjithesinë, sheh shpirtin e prinderve te tij, që i bashkohe në ketë ditë te veçantë, që rradhitet në datat, që do te epersojnë në kalendar.
Marjeta prekte me dorën e zemres, fytyrën e tij. Ledhatimi i saj, kishte ikur në vite dhe tani ulej madherishëm në gjithë qënjen e Pilos dhe një moment ajo u shpreh :
-Fluturuan vuajtjet mbi kurrizin tend, Pilo e ne, na rridhnin lotët, në netët pa gjumë, si shiu ! Malos fyti i thahej nga vaji. Largimin tënd nuk e shpjegonim dot, nga na mbiu. Ishte dehur fatekeqsia e ne me fytyra te pikëlluara, percillnim jetën.
Sa herë vargezuam vargjet : – Jetë moj jetë, që s`ke agim, na fshehe Pilon, na le jetim !
Ankoheshim dhe i luteshim shteti te ndalonte me dorën e tij, jetën tonë që zhbëhej, te gjente dorën e atij, që kishte krijuar ërresirë e hante ditën, por nuk jepte nje fije shpresë !
Qiellit i luteshim për ditë, por edhe ai nuk kthente, një pergjigje. Kujt ti drejtoheshim ?!
Udhetuam me sy mbyllur e me duart të lidhura afer e larg trungut te zhveshur Shqipëri, pa ditur se ku shkonim !
Vetëm një qëllim kishim : -Të mos vdisnim pa te parë një ditë, se as varri brenda tij, nuk do të na pranonte !
Çdo ditë e nisnim me kerkimin tënd e nuk arrinim një gjurmë. Shenonim minus një ditë, në jetë. Bryma e jetës paralajmeronte stinën e dimrit me flokë te thinjura.
Ne udhetonim shpesh, në vagonin e te marreve, te bërë blozë në shpirt, nga tymi i zi i jetës, në fytyrat tona te zverdhura.Brengat e jetës na kishin mbeshtjellë, te mbetur vetëm, midis dy fleteve.Na trubullonin shikimin e na hallakatnin mendjen e shkretë dhe ne gjithë natën, me sy pa gjumë, mallkonim krevatin.
Sot që të takova me gruan e me fëmijët, me vajazat tona, harroj ikjen e diteve, ikjen e viteve, gjitha vuajtjet e mundimet tona, te shtrydhura me lotë. Qoftë e bekuar kjo ditë, qofshin te bekuar ata që na bashkuan, qofsh i bekuar biri im !
Ajo u shpreh me denesë. Pilua e mori e vendosi shpirtin e saj te plagosur, në gjoksin e tij dhe me sy te përlotur u shpreh : -Në krahet e tu, fluturim, shetita botën e ënderrave, në çdo ditë te mirë e të keqe. Pa ty i vetmuar e me shpresë, me mendje të ngritur. Pa ty merzia me mbante gjatë. Sa here loti luajti me mua, sa herë me zbriti në shpirt, pa e kuptuar. Shpirtin ma perdridhte dhe në asnjë menyrë nuk ikte.Sa here shkrova në shpirt e letër të dergova !
Sa pellumba pelingrinazhi i porosita, të fala mamit tim e pa gjumë me zbardhi dita ! Edhe pse pa shpresë jete, me zbardhte dita, shihja në horizont, me sytë e mendjes, se mamin tim një ditë do ta kisha !
Mos derdhë lotë mëmë e dashur. Zemra jote udhetoj me vite e dhimbje te shpirtit harro ! Më dhembë thellë ne zemër, lotin kur ta shoh ! Gëzo që me ke pranë e me shikon ! Me sytë e zemres, jetën ma beko ! Brenda meje, në shpirtin tim, ëmbel pusho ! Jeta vuajtje, ramje, ngritje, në ndryshim kalon.
Shihja në horizont, se mamin tim, një ditë do te vinte tek unë ! Një zë i vibruar i zemres tënde, udhetonte në heshtje me vite, për tek unë. Unë e ndjeja, por se kapja dot, se shpirti yt udhetonte e pengohej, nga vite të mbrapshta !
Ku te kam pranë, te marrë frymë harroj !
Natën ma bën ditë, jetën ma gëzon ! Energjia jote, shpirtin ma ndriçon ! Sytë me erdhen, botën e veshtroj ! Te lutem shumë mamë, mama ime, mos u largo !
Tani që ra perdja e drames së perjetuar në vite dhe aktoret u bashkuan, do të me falni se me duhet te largohem. Po ju lë në shoqërinë e juaj familjare, me urimet me të mira, u shpreh Ulpjani. U pershendet dhe u nda me ta. E fundit ishte Marjeta që u pershendet me të, që lotonte e uronte Ulpjanin, që kishte ndihmuar, që të arrihej ajo ditë e ndriçuar, që ata kishin vite te humbura e te zhuritura në shiprt.
Ulpjani pinte kafen e mengjezit çdo ditë me kolonelin dhe kur e merr vesh se është djali I tij, ndertoi në vetvete menyrën e prezantimit. Koloneli që kur kishte parë ënderren, që i ishte shfaqur Skenderbeu e kishte humbur qetesinë dhe shprehej me fjalë te pakontrolluara si dhe në veprime.
Ai ishte ngritur dhe ecte në rërën e nxehte, duke thirrur e duke u lutur, ndersa Ulpjani shkonte pas tij, pa ditur si te vepronte, derisa ai ndaloi i djersitur dhe me zë te ngjirur.
-Mbasi u qetsua disi koloneli, Ulpjani ju drejtua atij: – Çfarë patet kolonel, kujt po i drejtoheni ?
-Po u drejtohesha viteve 1997, aty, ketu e në vazhdim!
-Tu pergjigjen kolonel ?
-Pergjigjen e kemi marrë me kohë, por sot fantazma e atyre viteve, sillet anë e mbanë Shqiperisë dhe ka kapercyer dhe kufjite e saj. Do te ikin vite dhe ajo do te udhtojë, me jehonë rrenqethese në shpirtin e xhepat e shqiptareve.
-Te ka vajtur ndonjeherë në mendje, se femija yt i fshehur, të pyesë apo te kerkojë llogari per të shkuaren e veprimeve te tua, që me dashje, apo pa dashje, kanë shkaktuar dramë njerzore dhe pasoja që nuk do ti mbulojnë as vitet ?
Tek shikonte pamjen e perlotur te kolonelit, Ulpjani i vuri dorën meshiruese në sup e u shpreh :
-Kolonel, rrobes tënde, nuk i shkon edhe nese i duhet loti, në kohen e perlotur !
-Dhe nese koha e dikton e natyra flet, loto ne terr !
-Krijuesi thotë :-Vetem per natyren perbehem !
-Te lutem Ulpjan, me tregoni ke kam perballë, se nuk po ju kuptoj ?
-Do tu jap disa letra, por me kusht që ti lexosh kur te vesh ne shtepi dhe i zgjati letrat me A.D.N.-të brenda tyre dhe, ja dorzoi ne tavolinë.
-Tani je plakur kolonel, ne dhe te huaj. Keni ndojnë fjalë per ta lenë ne formë amaneti, apo porosie ?
-Ai u mendua gjatë dhe u shpreh : – Po!
Nese do te më jepej mundesia, do ti propozoja Parlamentit te Republikes së Shqiperisë, që ata individë që i sjellin kombit dhe atdheut, nga veprimet apo dhe mosveprimet e tyre, probleme te tilla, te permasave me pasoja kombetare, që trurperohen para kombit e atdheut, apo turperojnë kombin e atdheun, tua gjejnë një vend te veçantë, jashtë varrezave publike. Te vendoset një pllakë gjigande, me imazhe, që te simbolizojnë sikur pikojnë në intervale, shkaterrimet, humbjet, dhimbjet e lotët, ku te shkruhet me germa te zeza:
-Varrezat e njerzve, te turperuar të kombit e të atdheut!