SHKRIMTARI TANZANIAN, ABDULRAZAK GURNAG KA MARRË ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSI, PËR VITIN 2021

Romancieri trajtoi efektet e kolonializmit, fatin e refugjatëve dhe hendekun midis kulturave dhe kontinenteve

“Akademia suedeze vlerësoi Gurnagun për “depërtimin e tij të pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.

Mund të quhet sërish një surprizë. Akademia Suedeze nderoi me Çmimin Nobel për letërsi shkrimtarin e lindur në Tanzani, Abdulrazak Gurnah. Ai është autori i 10-të romaneve dhe disa tregimeve të shkurtra.

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah i lindur në ishullin Zanzibar, Tanzani, por që jeton që nga fundi i viteve 60-të në Britaninë e Madhe nderohet me Çmimin Nobel për letërsi për vitin 2021. Gurnah nderohet për veprat e tij “të pakompromis dhe të ndjera”, që rrëfejnë për pasojat e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve, që duhet të kapërcejnë “një hendek mes kulturave dhe kontinenteve”, sipas Akademisë së Çmimit Nobel.
Gurnah ka publikuar 10 romane dhe disa vëllime me tregime. Romani i tij më i njohur është “Parajsa e humbur” botuar në vitin 1994 një histori që rrëfen për kolonializmin në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është nderuar me çmimin e njohur, Booker Prize. Vëzhguesit kishin pritur, që Akademia Suedeze këtë vit të shohë përtej autorëve europianë dhe amerikanoveriorë, pasi së fundmi u nderua poetja amerikane Louise Glück me çmimin Nobel. Si pretendentë këtë vit konsideroheshin shkrimtarja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie, autori nga India, Vikram Seth, shkrimtari kinez, Liao Yivu dhe shkrimtari nga Mozambiku, Mia Couto.

Akademia suedeze vlerësoi Gurnagun për “depërtimin e tij të pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.

I lindur në Zanzibar të Tanzanisë në 1948, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.
Ai është autori i 10-të romaneve dhe disa tregimeve të shkurtra.
Njëkohësisht, shkrimtari është edhe profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Kent.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here