Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) boton librin me tregime dhe novela të zgjedhura “I shtrenjtë çmimi për jetën”

Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) boton librin me tregime dhe novela të zgjedhura
“I shtrenjtë çmimi për jetën”

ShB Europrint, njofton se disa ditë më parë, gjatë të të nxehtit afrikan për ju lexues që rrini larg rrezeve përvëluese të diellit të muajit gusht 2024, aty ku jeni rehatuar, në det, në çadër, në pyll apo dhe në shtëpi, ju ofrohet një libër me tregime dhe novela që prekin thellë shpirtrat njerëzor.

Libri doli nga botimi ditën e 59 vjetorit të martesësë së çiftit Fitim dhe Vilhelme Haxhiraj

Ky libër i mrekullueshëm, i cili, në 418 faqe, përfshin 32 apo 33 jetë, ngjarje ose ndodhì të dashura dhe të dhembshme që kanë ngjashmëri me qindra e mijëra jetë të të tjerëve. Leximi i tij bën të mundur të gjeni veten në rreshtat, paragrafet, faqet dhe kapitujt e tij. Këtë kënaqësi ua jep autorja Vilhelme Vrana Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe”, 2012, Akademike, Anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në NewYork, 2018. Kurse Akademia Indiane e Shkencës dhe Artit, e ka shpallur “Ikonë e letërsisë Botërore” për vitin 2020. Natyrisht suksesi është i përbashkët me gjithë bashkëpunëtorët e saj, pa të cilët nuk arrihet botimi i asnjë dorëshkrimi. Vivra shpreh mirënjohje, për redaktorët, korrektuesin, ShB. Europrint, disenjatorin dhe menaxherin, i cili është artisti që e zbritën nga skena pas 25 vitesh debutim në të gjithë qytetet dhe fshatrat e vendit tonë. Ia mohuan artin e bukur të koreografisë, të aktorit dhe kërcimtarit të talentuar se dashuroi dhe u martua me armiken e popullit, e cila, edhe pse kishte lindur pas çlirimit. Ky është Fitim Teki Haxhiraj të cilit ia kanë mohuar vlerat artistike, duke e lënë në harresë por e plotësoi veten me letërsinë shumëdimensionale dhe të suksesshmme të bashkëshortes së tij.
Autorja Vivra, ka ditur të zgjedhë për kopertinën, një pikturë surreale e artistit shqiptar me famë botërore, Shefqet Avdush Emini, për të cilin shpreh Nderim dhe Mirënjohje të thellë.
Për autoren kanë dhënë mendimin e tyre mbi150 autorë me dhjetëra komentues mes 350 kritikave, analizave dhe vlerësimeve të mirëfillta të personaliteteve të shquara të letërsisë shqiptare të Realizmit Socialist apo të letërsisë bashkëkohore. Si Shtëpi Botuese përmendim mjaft autorë, si Prof. Odhise Grillo, Akademik Adriatik Kallulli, Akademik Xhevahir Spahiu, Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, Prof.dr.Fatmir Terziu (kritik modern bashkëkohor), Teodor Laço dhe sa e sa të tjerë.
Po citojmë vlerësimin e Dr. Mujë Buçpapës, i cili ka qenë ndër të parët qysh në vitin 2009 që ka spikatur vlerat e jashtëzakmonshme të kësaj autoreje që doli vonë si krijuese:
Vlerësim i poetit, shkrimtarit, publicistit, studiuesit, analistit të shquar dhe përkthyesit, Dr.Mujë Buçpapa:
“Vilhelme Vrana është një penë e fuqishme dhe e veçantë e letërsisë shqipe. Ajo ka hedhur themelet e një profili të qartë autentik si prozatore moderne, duke shëruar shpirtërat e humbur njerëzorë dhe kombin e saj nëpërmjet personazheve, të cilët mbajnë mbi vete fatet e shoqërisë sonë dje dhe sot.
*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale për fëmijë.
*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Rumani, Francë, ShBA, Kanada, Suedi, Gjermani, Zvicër, Greqi, Mal i Zi , Maqedoni etje…
*Ka përkthyer 3(tri) libra nga gjuha italiane.
*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune, kurse tani u përkthye edhe në Greqi.
*Duke i dhuruar lexuesit mbi 50 vepra letrare, ese- publicistikë, studime të reklamuara në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave të shquar të letërsisë shqipe.
*Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.
Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe:
* Së pari: prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.
*Së dyti: solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.
*Së treti: ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj)do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare Vranari si Herta Mülerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor,1990.”

Lexues, për ju autorja jonë në çdo botim, në palosje të kopertinës vendos një poezi të përshtatshme me brendinë e librit.
Në këtë libër me tregime dhe novela ajo përshëndet lexuesit me poezinë me titull, “E drejta s’është me ty.

E drejta s’është me ty
Ti,
që lot dhembjeje nuk ke derdhur,
atë si mund ta besosh?
Ti,
që asnjëherë vuajtjen s’e pranove,
nuk mund ta vlerësosh.
Ti,
që ëndrrat realizove,
të pafatët s’mund t’i imagjinosh.
Ti,
që talent nuk kishe,
ndoshta e mban mend:
idhull…gjeni të bënë.
Ti,
nuk di se ç’janë
shpresat e vrara të moshatarit tënd,
se nën stres nuk ke jetuar.
Ti,
pa turp mund të mohosh,
vdekjen makabër
të një poeti të pagjykuar.
Jo, kurrë
nuk mund të kuptosh, të vlerësosh,
të besosh,
se e drejta ishte me ty.
Nëse…dhe tani
vazhdon në këtë mënyrë,
nënshkruaj falimentin!
Do, apo s’do ti,
e drejta është me ne,
që rrebeshit të kohës i rezistuan.
Për ta vdekjen kishin nënshkruar.
Bëj apel!
E drejta s’është më me ty.
***
Për ju, lexues, ShB.Europrint!