Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Bota letrare humbi Ismail Kadarenë

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Bota letrare humbi Ismail Kadarenë

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është sot në zi, pasi mëngjesin e trishtë të kësaj të hëne të 1 korrikut, shuhet zemra e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare. Kalorësi i Madh i Legjionit të Nderit të Kombit, laureati i çmimit Nobel për letërsinë, akademiku dhe eksploruesi më i madh i historisë, artit, kulturës ballkanike dhe identitetit shqiptar, përfaqësuesi më i devotshëm i përkthyer në më se 45-gjuhë të botës, ndahet sot fizikisht nga ne, për të udhëtuar në përjetësi. Në kapërcyellin e më tepër se 6- dekadave krijimtari intensive Ismail Kadare u bë zëri universal i një kombi të lashtë, duke i mbijetuar totalitarizmit nëpërmjet alegorive politike, parabolave, asosacioneve dhe analogjive historike krijuar e sjellë në realitete të tjera paralele falë horizontit të tejskajshëm të mendjes e talentit të tij. Jo vetëm letërsia shqiptare, por sidomos letërsia botërore humbën sot fizikisht shkrimtarin më të devotshëm Ismail Kadare, për të skalitur tani e tutje përmendoren e veprës së tij në pavdekësi.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve.
Fjala e tij u bëftë dritë për kombin!
Kryesia e SHSHSHA
New York, 1 korrik 2024