Njëqind vjet të kam andrrue,
Shqipëri.
Sa male e shkrepa i kam kalue,
Sall me t’pa.
Derisa nji jemi ba,
E kurrë mos me u nda.
Shqipëri.
U ndamë përsëri.
E unë, edhe nji herë ,
Vetë kam me u ba erë,
Male e shkrepa kam me i kalue,
Edhe detin kam me shterrue,
Sall me t’pa.
Shqipëri.
Edhe nji herë
Flutur kam me u ba,
N’daç, pllumb i bardhë,
E kurrë s’e la pa ardhë,
Me t’pa.
Sall me hjek’ mallin.
E tash qe ke zjarrmi,
Me dorën teme,
Du me ta flladitë ballin.
Shqipëri.
( prill, 2020, Kosovë)