Kosova e pasluftës krijoji skllevërish politik modern, duke trafikuar e kontrolluar individë në politik, individë të marrë peng e të cilët flisnin edhe çfarë u thonin, madje edhe të inkriminuar e të shantazhuar politikisht!, të tillët, u shëndruan në shërbëtorë të së keqes kombëtare. E qartë, nuk kishin një membranë ideologjie të njejtë por, të tillë individë, nuk kishin njohuri të artit politik, ekonomik e as ushtarak, e fatkeqësisht n’a lanë shoqëri parapolitike karshi ballafaqimit me sfidën për Paqe që nuk u arrit asnjëherë; e dëshmuar kjo, me agresionin ushtarak nga grupet parashtetërore Serbe më 24 Shtator, 2023 në Banjë të Zveçanit.
Ishte Marsi i vitit 2011, kur Kosova politike e pranoj një sfidë si dimension strategjik politik të pas mëvetësisë së shpallur, atë të dialogut me Serbinë, me garnitura individësh, që padyshim kanë lënë gjurmë në kohë. Shqiptarët shumicë apsolute në Kosovë, nxorrën në tregun politik individë të diplomuar, të cilët, konsideroheshin si shtresë e privilegjuar por që nuk njohën mjaftueshëm dijen politike të Serbisë përgjatë dialogut në Bruksel, ashtu siç nuk e njohën strategjinë e tyre edhe gjatë procesit dialogues në Vjenë të cilët trashëgiminë materiale Ortodokse të Kosovës i’a falën Serbisë!, e bënë Kishë Serbe Ortodokse në Kosovë. Thelbësisht, mungoi vetëdija mbi qytetërimin dhe njohjen politike, sepse u treguan të papërgjegjshëm me sjelljet e tyre tepër përulëse, duke pranuar koncensione si me Kishën Serbe Ortodokse ashtu edhe me Bashkësinë e Komunave Serbe (“zajednicën”), duke krijuar dëme të së sotmes dhe të ardhmes së shtetit të Kosovës.
Me dialogun e pranuar për tema teknike-pragmatike me interes për të dyja vendet, rrëshqitëm në tema substanciale të subjektivitetit dhe rirregullimit shtetëror me pranimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (“zajednicën”), si një etnike, kundër frymës kushtetuese!. Integriteti territorial dhe sovraniteti politik u tronditë nga pranimi i një dokumenti të tillë, i cili, përmbajtësisht, përfaqëson Serbinë brenda Republikës së Kosovës. Shpallja e mëvetësisë më 17 Shkurt, 2008 pranonte kompromiset kushtetuese e ligjore specifikisht për pakicën Serbe në Kosovë, e pranimi i një “zajednice” ishte kompromis i rradhës!. Kompromis i pranuar e i realizuar ishte edhe “decentralizimi i Kosovës”, u krijuan Komuna të reja për pakicën Serbe!. Por, me ndihmën e bajlozëve, qëllimi ishte e mbetet, që pakicës Serbe t’i jepet epitet i veçuar nga pakicat tjera në Kosovë.
Pas përvetësimit të trashëgimisë materiale Ortodokse të Kosovës si Serbe; pas bërjes së decentralizimit të Kosovës me Komuna Serbe; Serbia kaloi në fazën për bashkimin të këtyre Komunave me Bashkësinë e Komunave Serbe apo “zajednicë” për të krijuar lidhje horizontale të dhjetë Komunave të Kosovës me një vendim-marrje vertikale deri tek Beogradi!. Projekt-statutet e qarkulluara dhe publike, për funksionimin unitar të shtetit të Kosovës paraqesin probleme thelbësore, ja disa si në vijim;, krijim i një entiteti ligjor me karakter të veçantë që shmang Kuvendin e Republikës; miratimi i statutit të kësaj “zajednice” të bëhet nga Asambleja e saj dhe jo nga Republika e Kosovës; kompetencat e saj të jenë të karakterit administrativ e që në gjuhën ligjore mund të jenë edhe ekzekutive mbi planifikimet urbane, kujdesin social, arsim, ekonomi e shëndetësi, si dhe të vendos marrëdhënie të pavarura me institucione simotra pa pëlqimin e Republikës; të kontrollohen e administrohen asetet brenda Komunave Serbe; të ketë delegim kompetencash nga autoritetet qëndrore e që bie ndesh me dispozitat Kushtetuese; të përcaktoj strukturën drejtuese si: president, këshill, bord e administratë vetëm me miratimin e Asamblesës duke përjashtuar autoritetet e Republikës; barazvlerësim të kompetencave të “zajednicës” me autoritetet qëndrore të Republikës; të promovoj pakicën Serbe në çdo nivel edhe pa pëlqjmin e autoriteteve të Republikës; të mund të propozoj amandamente, rregullore e udhëzime administrative, duke e barazuar autoritetin e saj me atë të Kuvendit apo Qeverisë së Republikës; të mund t’i adresohet të gjitha niveleve të Gjykatave në Kosovë; që Komunat veriore të jenë kryeqendra e “zajednicës”; që t’i ketë simbolet dhe flamurin e saj; që shteti Serb t’a financoj ‘zajednicën’ dhe se ajo të lirohet nga tatimi; dhe vetëm “zajednica” të mund t’a shpërbëj vetvetën. Pra, nga identifikimi i këtyre komponetave të kërkuara e shkruara, nëpër projekt-statute, tregon qartazi institucionalizimin e Serbisë brenda Kosovës. Andaj, secila nga këto dhe të gjitha në tërrësinë e tyre, nuk e bën paqen ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Mëvetësia e shpallur, integriteti territorial, asetet ekonomike në territorin verior, sovraniteti politik dhe subjektiviteti ynë, domosdoshmërisht, duhet ruajtur duke evituar dëmet e të së kaluarës, duke përdorur ‘Rebus Sic Stantibus’ që nënkupton se marrëveshjet mund të pezullohen, anulohen apo tërhiqen përmes kësaj doktrine si valvulë sigurie. Doktrina ‘Rebus Sic Stantibus’, si valvulë sigurie, është e pranuar si shmangie apo si mosrespektim, i parimit të përgjithshëm ‘Pacta Sunt Servanda’; mbase Kuvendi dhe Qeveria e Republikës duhet konsideruar si gurthemel i zgjidhjes së një marrëdhënieve për pakt Paqe.
Vazhdimi i dialogut duhet të marrë një ridimensionim të ri, duke shfuqizuar Ligjin (Ref; Nr. 04/L-199) mbi Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi së bashku me dokumentin, përkatësisht 6 pikat për “zajednicën” të 19 Prill, 2013 sepse nuk përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën sepse janë shkelur postulatet fundamentale mbi marrëveshjet ndërkombëtare që përcakton tekst identik dhe veprime procedurale analoge ndërmjet shteteve si palë nënshkruese; duke kërkuar me ngulm që Serbia të heq Kosovën nga kushtetuta e saj; të respektoj integritetin territorial si i tërë dhe i pandarë siç i përkufizuar dhe pranuar me kompromisin e pakos së Ahtisaarit për hir dhe me qëllim të Paqës së përhershme, e në referencë të përmbajtjes së dy shembujve të dialogohet për arritjen e Paktit të Paqes sikur ndërmjet Sllovenisë dhe Jugosllavisë (Korrik, 1991) apo Marrëveshje për Marrëdhënie të Normalizuara sikur ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë (Gusht, 1996); në të kundërtën, zgjidhje të përhershme s’do të ketë, veçse, bajlozë që do vdesin, po që nuk do të harrohen asnjëherë, dhe të gjallë por që do të harrohen shpejt. Prandaj, përtej të gjitha trysnive, nga bajlozët, për paqen që nuk u arrit asnjëherë, Kosova politike e tanishme duhet të qëndroj dhe refuzoj kërkesat për një entitet territorial Serb brenda Republikës së Kosovës.
•
*Autori eshte njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare