Udhëtimi demokratik i Maqedonisë së Veriut do të varet nga shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut 2020 dëshmuan në masë të madhe potencialin elektoral të shqiptarëve etnikë në këtë vend. Përjashtimi nga listat, shlyerja nga regjistri kombëtar i gjendjes civile i emigracionit shqiptar dhe presionet sllavomaqedonase ndaj votuesve të thejshtë etj, e ka dëmtuar trupën elektorale shqiptare në këtë shtet, gjë e cila po provohet gjithnjë dhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme.
Faktori politik shqiptar në Maqedoni, sido që i përcarë mbi baza idelogjike etj, duhet të bashkohet dhe të dalë me kërkesa të përbashkëta. Plot 32 deputetë janë të mjaftueshëm për të përcaktuar jo vetëm të ardhmen e shqiptarëve etnikë në këtë vend, por dhe të vetë Maqedonisë.
Së pari, Shqiptarët duhet të unifikojnë kërkesën për kryeministër shqiptar dhe këtu duhet të ndihmojnë edhe Tirana dhe Prishtina, në kuptimin për të tejkaluar dasitë dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes tyre. Ky imponim demokratik rrjedh nga parimet e një qeverisje gjithëpërfshirëse të një shteti që njeh si të barabartë dhe pa paragjykime votën e cdo qytetari në Maqedoninë Veriut dhe dëshiron të anëtarësohet në familjen e popujve të zhvilluar dhe në liri.
Shqiptarët së fundi kanë drejtuar parlamentin, ministrinë e Mbrojtes dhe atë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut dhe kanë treguar profesionalizëm të lartë, integritet dhe besnikëri ndaj kushtetutës së vendit që ua ka besuar këto poste.
Së dyti, duhet të përcaktojnë si kusht bashkëqevrisje apo koaliconi ndaj partive sllavomaqedonase postin e kryministrit të Maqedonisë të drejtuar nga një shqiptar, në rastin konkret nga Naser Zaimi.
Pretendimi i dy partive sllavomaqedonase se kryeminsitri i takon gjithnjë vetëm kandidatëve të dalë nga partitë maqedonase që fitojnë zgjedhjet, është në kundërshtim me parimet demokratike të një shteti që ka në bazë liritë dhe të të drejtat themelore të njeriut, barazinë ndërmjet shtetasve pavarësisht besimit fetar, etnik dhe politik, si dhe barazinë e votës.
Të dy lidërit e partive maqedonase nuk kanë dhënë shpjegime, përse kjo e drejtë e postit të kryminstrit u takon vetëm sllavomaqedonasve, sikur Maqedonia e Veriut të ishte monarki me pushtet të trashëguar për sllavët dhe një jo republikë parlamentare.
Ky parim (që u mohon shqiptarëve e drejten për të patur kryeminstrin) përjashton shanset e një qeverisje të mirë që bashkon qytetarët e vendit dhe u jep rastin atyre për të kontribuar në mirëqeverisjen e vendit deri edhe në nivelet më të larta si në rastin e kryeministrit.
Parimi i cuditshëm që posti i kryeministrit do t’i përkasë vetëm kandidatvë të partive sllavomaqedonase, përkatësisht sllavomaqedonasve, është në kundërshtim me parimet demokratike të një Europe të qytetruar dhe atyre demokratike në tërësi. Ai është racist, paragjykues dhe poshtrues ndaj shqiptarëve që kanë gjysmën e popullsisë në këtë vend, që kanë një numër deputetësh të konsiderueshëm dhe, vazhdimisht në rritje deputetësh, për të përcaktuar qeverisjen e tanishme dhe të ardhshme, si dhe janë qytetarë besnik të atij vendi.
Për shembull nëse SHBA do të ndiqnin këtë politikë përjashtuese, paragjykuese(të stilit sllavomaqedonas) zoti Barak Obama nuk do të mund të zgjidhej kurrë presidenti i SHBA, që është njëherësh edhe kryeministër i këtij vendi, mik dhe aleat i shqiptarëve.
Nëse sllavomaqedonasit pranojnë të bashkëjetojnë në një shtet me shqiptarët etnikë, ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë edhe kryeministrin shqiptar.
Së treti kandidati për kryminstër i shqiptarëve Naser Ziberi duhet të paraqesë para opinionit të vendit dhe atij ndërkombëtar një program qeverisës rindërtues të denjë për një qeveri të ardhshme e cila synon të bashkojë vendin të ndarë mbi baza etnike, paragjykime racore dhe të zhytur në korrupsion, krim të organizuar dhe papunësi masive. Një program që forcon ekonominë e tregut, liritë dhe të drejtat themore të njeriut,lirinë e shprehjes, pavarësinë e gjyqësorit, si dhe lidhjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për Maqedoninë e Veriut dhe lidërit sllavomaqedonas ky moment është vetëm fillimi dhe ata duhet të dëshmojnë nëse dëshirojnë të mbajnë të bashkuar vendin apo ta ndajnë dhe përcajnë atë si në të kaluarën e afërt.
Së katërti nëse LSDM-ja dhe VMRO-ja refuzojnë kërkesën programore dhe demokratike të faktorit politik shqiptar dhe arrijnë një bashkëqeverisje mes dy kundërshtarëve politikë sllavomaqedonas(vetëm sa për të defaktorizuar shqiptarët në këtë shtetet), faktori politik shqiptar, i përjashtuar nga bashkëqeverisja dhe partneriteti kushtetues, duhet të marrin vendime të reja që sigrurojnë mbrojtjen e shqiptarët etnikë në Maqedoni, ekonominë e tyre, liritë dhe të të drejtat themelore të njeriut dhe të ardhmen e tyre të kërcënuar nga një qeverisje partneresh sllavomaqodonas.
Së pesti, faktori i unifikuar shqiptar i përjashtuar nga bashkëqeverisja, një praktikë kjo e ndjekur gjatë 19 vjetëve të fundit, do të duhet të mbrojë të ardhmen shqiptarëve etnikë në këtë vend.
- Duke protestuar me cdo mjet demokratik deri në njohjen e kësaj të drejte demokratike, ligjore dhe kushtetuese, për të patur postin kryeministrit të vendit.
- Në krijimin e një vetëqeverisje në zonat ky shqiptarët janë shumicë absolute dhe shumicë, duke administruar vetë taksat dhe tatimet si dhe shpërndarë ato në mënyrë të proporcionale, cfarë nuk ka ndodhur gjatë këtyre viteve bashkëqeverisjeje me sllavomaqedonasit.
- Në krijimin në zonat ku shqiptarët janë shumicë absolute dhe njëkohësisht shumicë, të Republikës së Maqedonisë Perëndimore me të gjitha atributet e një shteti dhe institucionet përkatëse. Le t’u mbetët Republika e Maqedonisë së Veriut sllavomaqedonasve. Kjo Repubikë Shqiptare e Maqedonisë do të përcaktohej për paqe dhe stabilitet, për ekonomi tregu për miqësi dhe partentitet me vendet e rajonit, me SHBA-të dhe BE-në.
Së gjashti faktori politik shqiptar duhet t’ia bëjë të qartë faktorit politik sllavomaqedonas, faktorit politik në rajon dhe atij ndërkombëtar, sidomos SHBA si partner strategjik i shqiptarëve dhe garantues i lirisë dhe demokracisë në rajon dhe në botë, qëllimet demokratike dhe të drejtat e shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut. Sidomos kërcënimin që u vjen shqiptarëve nga një bashkëqeverisje e dy partive sllovomaqedonase.
Një koalicion i mundshëm LSDM –VMRO, do ta kthente vëndin në epokën para Marrëveshjes së Ohrit të gushtit të vitit 2001, ku shqiptarët e përjashtuar dhe të shtypur patën kapur armët dhe dalë në kryengritje të armatosur, por edhe do të shfuqizonte Marrëveshjen e Prespës së 17 qershorit 2018.
Kjo gjë do të ulte në maksimum besueshmerinë mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve, do të rriste konfliktualitetin mbi baza etnike si dhe do të shkatrronte jo vetëm demokracinë, por përfundimisht edhe vetë këtë shtet multietnik.
Për shqiptarët nuk ka kthim prapa në statusin e dikurshëm dhe se vetëm avancimi i pozitave të tyre demokratike mund ta shpetojë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
*Drejtor i “ Institutit të Studimeve dhe Projekteve Nacionale”(ISPN), Tiranë.