Shqiptarët të bashkuar në dhembje dhe qëndresë. Opinion nga Mujë Bucpapaj

Shqiptarët i dhanë dorën njëri-tjetrit për t’u ngritur mbi gërmadhat dhe fatkeqësitë që la pas termeti i 26 nëntorit 2019

“Ndoshta asgjë nuk do të  mund t’u kthejë qetësinë dhe lumturinë e humbur përgjithmonë të  familjeve të 51 viktimave të fatkeqësisë natyrore, por solidariteti kombëtar që u ngrit natyrshëm me këtë rast, mund t’u kthejë atyre dhe  miliona shqiptarëve të tjerë shpresën se elitat politike do të zgjedhin marrëveshjen në vend të konfliktualitetit artificial, se ata mund të nxjerrin mësime nga dështimet e mëparshme  dhe se bashkëpunimi mund të cojë përpara këtë komb.”

Nga Mujë Bucpapaj

 

Termeti shktarrimtar i 26 nëntorit 2019, vuri në provë jo vetëm themelet e shtepive tona, por edhe kurajon tonë për t’iu gjëndur pranë njëri-tjerit.

Ashtu sic ka ndodhur në shekuj në raste të fatkeqësive, luftrave dhe bejetave nacionale për ekzistëncë edhe kësaj radhe shqiptarët i dhanë dorën njëri-tjetrit për t’u ngritur mbi gërmadhat dhe fatkeqësitë e panumërta që la ky  termet.

Ndoshta asgjë nuk do të  mund t’u kthejë qetësinë dhe lumturinë e humbur përgjithmonë të  familjeve të 51 viktimave të fatkeqësisë natyrore, por solidariteti kombëtar që u ngrit natyrshëm me këtë rast, mund t’u kthejë atyre dhe  miliona shqiptarëve të tjerë shpresën se elitat politike do të zgjedhin marrëveshjen në vend të konfliktualitetit artificial, se ata mund të nxjerrin mësime nga dështimet e mëparshme  dhe se bashkëpunimi mund të cojë përpara këtë komb.

Kjo energji pozitive, kjo dhembje e papërshkruar,  mund të përdoret për të prodhuar gjëra pozitive për këtë vënd dhe këtë komb.

Si në pak raste i pamë shqiptarët të bashkuar në dhembje dhe qëndresë.Kudo ku jetojnë shqiptarët  në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshëves, Serbinë Jugore, Greqi, italinë e jugut, Turqi, Diasporën e paanë,  ju gjënden pranë Shqipërisë me ndihma materiale, momentare dhe materiale. Me fjalë kurajoze dhe mesazhe qëndrese.

Ajo që shkelqeu me këtë rast ishte solidariteti shqipatarëve të Kosovës, qeverisë së Kosovës dhe të të gjitha segmenteve të shtetit shqiptarë të Kosovës, deri tek forcat speciale të kërkim-shpetimit. Vellezërit tanë erdhën masivisht për herë të dytë në 20 vjetët e fundit në Shqipërinë londineze. Në pranverën e vitit 1999 për të gjetur strehim dhe siguri nga lufta e tmerrshme, të shpërngulur prej tmerreve të saj, ndërsa tani si qyteratë europianë. Forcat ushtarake kosovare, teknikat e larta të kërkim-shpetimit   të tyre dinjiteti dhe siguria që ata shpërndanë në gjithë Shqipërinë dëshmuan se Shqipëria mund të mbështet të Kosova për cdo kërcënim që mund t’i vijë në të ardhmen.

 

Kjo dëshmoi solidaritetin njerëzor shqiptar, gatishmeria për t’iu gjendur pranë njëri-tjetrit në këto ditë të rrezikshme ku ishin të kërcenuar të gjithë. Ky solidaritet përfshiu edhe njerëzit e biznesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Diapsorë dhe kudo.

Pavarësisht dallimeve politike dhe  pikëpamjeve të ndryshme ideologjike, ne duhet të bashkëpunojmë për gjëra me interes kombëtar dhe kapërcimi  i kësaj gjendjeje katastrofike dhe kthimi në normalitet i jetës shqiptare është në interes të popullit shqiptar. Është po kështu një interes i fortë kombëtar moslejmi që kjo gjëndje të brejë jetën tonë dhe ta shëndërojë atë në ferr të vertetë për mijëra familje të mbetura pa shtepi në këtë dimër të ftohtë dhe kërcënues.

Shqiptarët  si rrallë herë i pamë të bashkuar në dhembje dhe qëndresë dhe kjo eshte nje orgur  i mire per t’u ngritur mbi fatkeqesite.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here