Shtëpia e Ismail Kadaresë tërheq turistë nga e gjithë bota

Shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në qytetin e Gjirokastrës po shërben si një qendër e rëndësishme për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Turistët vendas apo të huaj kërkojnë të shikojnë dhe prekin nga afër muret dhe harqet e gurta të shtëpisë në të cilën ka lindur Kadareja dhe përshkruhet me detaje në disa prej romaneve të tij.

Në këtë periudhë vere Gjirokastra po mirëpret një numër të lartë turistësh, të cilët vizitojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe monumentet e kulturës të qytetit të mbrojtur nga UNESCO.