Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, organizoi drekë festive në prag të Vitit të Ri 2025

Me rastin e festës së Vitit të Ri 2025, më 28 Dhjetor, Shtëpia e Shkrimtareve dhe Artisteve Durrës, organizoi në restorantin “Mediterran” një drekë festive, me pjesemarrjen e anëtarëve dhe miqve të Shtepisë së Shkrimtareve dhe Artisteve Durrës.

Dhjeta shkrimtarë dhe artistë durrsakë u argëtuan me muzike, pije dhe vargje poetike nga autoret durrsakë.

Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, nën drejtimin e kryetarit të saj Agim Bajrami, ka organizuar disa veprimtari të rëndësishme këtë vit, përfshirë edhe Festivalin e Poezisë Durrsake, një veprimtari elitare ku morën pjesë poetë të mirënjohur nga të gjitha hapsirat shqiptare.
Kryetari Agim bajrami duke komentuar veprimtarinë tha se “Në prag te afrimit te Vitit te Ri, duhet edhe dreka e percjelljes se vitit te vjeter, ku shkrimtaret dhe artistet e’ Shtepise se shkrimtareve dhe artisteve pasi bejne bilancet e se sotmes, percaktojne edhe hapat e se nesermes.
Entuziazmi i te rinjve dhe pervoja e me te vjetërve, prania e disa prej artisteve te njohur dhe e njerezve qe e duan kulturen dhe letersine e ketij qyteti i dhane ngjyra me te gjalla dhe e bene me te pasur kete takim. Sigurisht u ndane mirenjohje dhe disa cmime motivues, por kjo nuk ishte me e rendesishmja
Fjalet e bukura poetike, shoqeruar me tinguj
kitare, dhe trokitjet e gotave te veres e bene edhe restorant Mediterrano, te dukej kaq festiv dhe mbreselenes. Faleminderit miq per kete atmosfere kaq te bukur.
Gezuar Vitin e Ri 2025 !