Shyqri GALICA: NJË FRYMË ME TY NDAJ, POEZI

Po flas me ty, E dashur,
Ëndrrat më janë harxhuar,
Pika loti s’ka,
Nata është shkurtuar.
Dergjem bri këtij shtrati
TV s’flet me mua,
Shfaqjet e teatrit
Tashmë kanë mbaruar.
Gjumë s’kam as ditën,
Dhe natën zgjuar rri,
Përse s’flet si dikur,
Rri larg, si një mur!
Dhe në shpirt
Diç të veçantë mbaj,
Edhe kështu në këto brigje
Një frymë me ty ndaj.
SONTE
Të kam dashur
Sy më sy,
Trup më trup,
Gji më gji.
Sonte.
JETA
E gjatë,
E shkurtër, ndaj
E gjatë
Sa i jep kuptim asaj!