Silvana Berki, Finlandë:  UÇK mbrojti shqiptarët nga mizoria e dhunës serbe të ushtrisë së  Millosheviçit

 

 

Ajo që unë po zhgënjehem me gjithë akuzat ndaj krereve të UCK:së; cfare duhet të bënin me politikën e fëlliqtë të Milloshevicit, t`a lejonin pastrimin etnik, vrasjet ndaj shqiptarëve, përdhunimet ndaj grave, vrasjen e fëmijëve, fyerjen e krenarisë së identitetit, fyerjes kombëtare në emër të cfarë? Sepse këta ushtarë bën atë që do të bënte c`do qytetar i ndershëm europian, do të rregjistrohej në mbrojtje të territorit amë, në mbrojtje kundër rracizmit etnik, në mbrojtje kundër padrejtësisë humane.

 

 

Silvana Berku

 

 

Vetëm mbasi mbarojnë luftërat kuptojmë motivin e  tyre dhe të vërtetën a fakteve. Kështu e nis analizën e tij në librin ”Njerëzimi” Xhonathan Glover i cili jep një peisazh të qartë të transformimit njerëzor gjatë nisjes së luftërave po ashtu edhe gjatë procesit të luftërave.

Nisa të shkruaj opinioinin tim e ngacmuar nga propozimi i prokurorisë për dënimin e katër udhëheqësve të UCK:së, që kuptohet nga ne populli shqiptar shihet me tjetër këndvështrim në krahasim me prokurorinë apo edhe vet gjykatën e Hagës. Eshtë e cuditshme që kur mbarojnë luftërat, fenomenet që ndodhin gjatë luftës tjetërsohen dhe marrin tjetër kuptim në krahasim me atë që është përjetuar gjatë saj.

Luftërat zakonisht sipas meje e kanë zanafillën gjithmonë në politikë. Politika ka aftësi ti denigrojë njerëzit në përcarje; me mua ose kundër meje. Pra lindja e tribalizmit. Kjo ndodhi edhe në Kosovë gjatë pushtetit të Sllobodan Milloshevic, i cili për të përforcuar pushtetit e tij nxiti rritjen e tensioneve etnike. Tashmë edhe vet serbët e kanë kuptuar dhe pranojnë se per të fituar mbështetjen e serbëve Milloshevic  përdori nacionalizmin tyre dhe këtë e bëri në mënyrën më të thjeshtë duke i paraqitur serbët si të kërcënuar nga shqiptarët dhe kombet jo serbe e duke futur urrejtjen në mes tyre.

Kjo është forma më manipuluese e politikanëve klasik, aftësia si të fusi popullin në kurth që politikani të përfitojë. Historikisht kemi parë sesi nga një grup njerëzish nisin nismat kryengritëse, demonstruese, pastaj sesi ky grup formon stemën e vet, pastaj kalojnë në kauza, ideologji dhe pastaj marrja e pushtetit. Kështu kanë nisur luftërat më të mëdha që njohim, e që me të njëjtin skepticizëm shikoj edhe nismen e re të Trumpit.

Ajo që unë po zhgënjehem me gjithë akuzat ndaj krereve të UCK:së; cfare duhet të bënin me politikën e fëlliqtë të Milloshevicit, t`a lejonin pastrimin etnik, vrasjet ndaj shqiptarëve, përdhunimet ndaj grave, vrasjen e fëmijëve, fyerjen e krenarisë së identitetit, fyerjes kombëtare në emër të cfarë? Sepse këta ushtarë bën atë që do të bënte çdo qytetar i ndershëm europian, do të rregjistrohej në mbrojtje të territorit amë, në mbrojtje kundër rracizmit etnik, në mbrojtje kundër padrejtësisë humane.

Unë nuk jam e qartë për brendinë e akuzave. Por sido që të jenë, kemi të bëjmë me ushtarë, gjendja psiqike e të cilëve gjatë luftës shpërfytyrohet me atë të gjatë kohës civile. Sa ushtarë europianë apo amerikanë janë përfshirë në kurthin e luftërave, duke u lajmëruar për ushtarë pa e ditur fare për cfarë po luftohet. Sa prej tyre janë gjetur brenda këtij kurthi dhe janë vrarë si dezertorë, kur kanë reaguar kunder mbasi kanë kuptuar qëllimin. Sa prej këtyre ushtarëve të kthyer nga lufta refuzojnë të flasin nëpër shkolla për luftën p.sh. të Vietnamit, apo të afganistanit, të Irakut, etj. kur ju kerkohet të flasin për pjesëmarrjen në luftë. Munden këta ish-ushtarë vërtet të flasin për të vërtetën në terren? Cështë atëherë ky gjyq ndaj këtyre ushtarëve mbas lufte, të cilët me pjesëmarrjen e tyre edhe mund të ishin vrarë, e nëse kështu sot ata do të quheshin dëshmorë. Ata edhe pa u vrarë janë dëshmorë, e që gjykimi në Haag për mua është më tepër instrument parandalimi ndaj krimeve të luftës, e për ta bërë këtë zgjidhen gjithmonë njerëz të gabuar. Gjë që jo vetëm dëmton imazhin e rolit te gjykatës së Haagës por edhe një shkërrmoqje e krejt filozofisë mbi të cilën është ndërtuar si institucion.

 

Në fillim ata ishin foshnja,

nënat i ushqenin me gji dhe lidhnin djepit me bedena,

e qara e tyre, ishte melodi mëngjeseve,

që rritej sëbashku me shtatin e tyre majave të maleve

duke mbjellë nëpër to frymën e pranverës.

Kush kishte menduar,

se ata do të flijoheshin,

ata dëshmorët e lirisë,

për të na treguar ne që harrojmë aq lehtë,

pse duhet ta puthim tokën,

që shkelim me këmbë,

përditë.

 

Silvana Berki

16.2.2026