Gazeta Nacional Albania

Skender Sherifi: Shmangie brigjesh në udhnaja, rastësish… , poezi

Dy fjalë mbi poezinë e Skender Sherifit

Kisha menduar se e njihja poetin Skënder Sherifi, nga leximet e poezive të tij, të përkthyera në shqip nga intelektuali brilant i kombit shqiptar: Ibrahim Rugova, dhe të botuara në Prishtinë dhe Tiranë. Por isha gabuar,siç ndodh rëndom me njerëzit që duke u marrë me gazetari, nuk i kanë hedhur vetëmse një sy kalimthi krijimtarisë së autorit . Duke përkthyer vëllimin poetik “Odshendet e ëndrrave”, seriozisht kam menduar se ky njeri, mes miliarda njerëzve, kishte qenë ndoshta më i panjohur se një indigjen i fiseve të ende të pazbuluara të Amazonës, në Brazilin e sotëm. Njohja me muzën e tij në frëngjisht, më tepër se një shok artistik, mund t’ju them se ka qenë për mua një ridimensionim i gjithë koncepteve, mbi manierën të shprehurit linguistik, si matematikë e logjikës së komunikimit njerëzor . I madhi Jusuf Vrioni, në një emision mbi poezinë më datë 9 qershor 1992, do ti drejtohej auditorit shqiptar: “Poezia Sherifit parafutet në leximet e shekullit të XXI. Është një poeti që u ikën gjerave të përkohshme, dhe rron jashtë të gjitha normave: Jo vetëm tokësore çfarë na kap syri, por ndoshta dhe në përmasa planetare”.
Nëse do të kërkonim një frazë që do të mund të etiketonte thelbin e poezisë të cilën Shqiptaro-belgu shkruan, besoj se do ti shkonte fraza e Diogjenit: “Njeri, njih më parë vetveten”. Zhbirilimi i brendësisë, nuk është karakteristikë vetëm e poezisë së Sherifit. Ajo fillon me Baudelaire, Rimbaud, të cilën Jean-Pole Sartre e zbulon teksa thotë se “
“Akullsia, që është në thelb të gjërave sterile, zhytur në të ftohtë, arrin më në fund të gjejë ajrin e vet të vërtetë, që është mortja, dhe kjo shprehet me figuracionin luhatës, ndërkohë që Baudelaire rrezikon të bëhet shpërfillës gjer në sadizëm, si një metal i pa- ndikueshëm, i ruajtur dhe i paprekshëm nga kufomat, në rrugë të humbjes së ngrohtësisë kafshërore. Mungesa e jetës, në procesin e shkatërrimit të jetës, – bën që shpirti bodlerian të cekë hapësirat e brendshme gjer në skaje”( Sartre, “Baudelaire”, edicion Gallimard, 1947, Page 166-167)-
Është pikërisht ky formulim apokaliptik që gjen vlerë, por në një dimension më modern për nxënësit e tij që vazhdon revolucionin në poezinë frankofone, Skënder Sherifi. Do të mjafton vargjet e poezisë : “Jam pikërisht lënësi i shënimeve ne këtë letër”, për të kuptuar thelbin që mbart një revolucion poetik.
Jam zgjuar në dridhërima frike,
Pa mundur ta pi kafenë e mëngjesit,
Në karrige kam ngulur të pasmet në ora dhjetë,
shefi si shtazë më ka britur…
Pasi kam dorëzuar beben në çerdhe,
Formularët për të ardhurat e vitit kam nisur shpejt,
Gjithashtu një kërkesë për të vajtur ushtar:
Për shëndetin ka gjasa të jetë zgjidhja më e drejtë,
Thjesht sepse për të ardhmen kam të garantuara batanijet,
Vaktet e përtypjes e një çati për të kaluar netët.

Këtë vargje përbëjnë një “Realizëm kruel, pamje jete me sy ujku, absurditet, shkatërrim logjike humane, nervozizëm”- siç thotë Pierre Seghers, poet francez, për kolegun, poetin e çuditshëm Shqiptar, të letërsisë frankofone.
Përgjatë përkthimit të poezive të tij, jo rrallë kam menduar se transkriptimi i shkrimeve etruske, ndoshta duhet te jetë shumë më i lehtë. Gjuha moderne, elasticiteti poetik, përjetimi vrulltas dhe spontan i momentit poetik, dhe një kohë misterioze, herë e nxirë nga vuajtja e herë e ndezur nga dashuria, janë karakteristika të poezisë së Skënder Sherifit. Sherifi është një Migjen i poezisë frankofone.

Përkthyesi
Albert Nikolla

Thithëtitur poshtë-thellë në liburnen vela-thurur,
Shi-shituar e burguar ç’odë-shend shtruar
Rug’pas-dallgesh, gung pas gajlesh, Rruzull-kozmit seç gufron,
Fluturorja kjo zonjusha furfulluar
Karkandellëse e kopukëve, skreptërimit t’Hadrianit,
dhe Ostitëse e Orakullit të trim-Ojve ILIRJANE,
E molis dhe bardh- re-qiellin, muzës së mentarit krisës,
Zanash të za-nosura lutem për t’i zhbiriluar zemrën,
(N’darovitje me k’të libër gjetur në “bërthamzën-bosh”)
Por çfarë djallin katranos në këtë Liburne,
Ky marsian kodosh!

TIRANA, nga viti 01 i paleotikut të vjetër
deri në 2001 të fundit atomik

Odnajë 1

Skreptima e dashurisë

Parrizët (parajsat) e dashurisë

Brenda brendësisë së brendshme,
Të gjitha shenjat e ideshme ngjajnë me shpresat tona,
Fortuat e shirta sjellin kujtimet e dallgëta,
Në thellësi të qeshjeve melankolike.
Shtegtojmë kënd-skajeve për tu ndodhur në fundet e botës,
Ku divi gllabëron malin me një uri te brylëshme,
Pa fjalë, pa kufij makar edhe të mjergullshëm,
Dhe dëshiron lugetërit e padukshëm,
Në tërbim për të kaluar muret.

Si mundemi të jetojmë irnosur sapo drita e diellit na sheh,
Kredhur në të keqen e Kozmosit, thërrmuar si një kometë pas përplasjes?

Në zjarrin e syve që ka,
Rithan shpirtin e saj me bllokime përskuqëse zemre,
Të gjitha ngjyrat e varësis’ së pjesshme,
Zbukurojnë me ornamente kreshpat e nostalgjisë,
Vulsionet e saja reagojnë në fundet oqeanike,
Pasiguria zbehet e tretet,
Në lumenjtë e egër të shfrimeve.

Kohët e kallkanta shfryjnë në veshët e natës,
Një fjalë ardhur nga larg:

Çdonjëra prej bluve, pret ngjizjen orës vendimtare….
Si mund ta tjerrim një muzikë,
Përplot me diej e kurora ylberesh?

Thellë në plotësim të JON-QENIES, perdet e hollëshme,
Shëmbëllojnë si vlagë, tjerruar nga brendësia e kohërave,
Bota e fluturakëve na kujton,
Zgafellën e boshatisur të ëndrrave të ikura.
Pasionet e saja të krispura që tulaten mbi dëshirat e trallisura,
Asnjë njeri që ka kryer duflashe thellësisht të krisura,
Çlirim nuk ka veçse në jetën saj të lisëshme,
Rëniet e poezishme që përmbysin amën e tokën pjellore.

Si mund ta gatuajmë një kohë të pafund,
Me flokët e saj,
Pa asnjë të ardhur nga dimri?

Në vullkanin e buzëve të saj,
Gjuha përhap palcën e dashurisë,
Skalit sensin e tërmeteve ,
Gëlltitur me llava të mjalëta,
Hëna shpërthen erotizmin e saj argjendor,
Në ylber shëndrin ballin e tij,
Tuntaku hirues shugullon nëpër të,
Qenësishëm, si dhuratë zanash.
Shendevera jonë shtrihet në shtrat me një balenë,
Një mirazh rëre furrë e gjallë,
Përjetimi i mrekullive nuk ka çmim,

Beli yt më ngjan me një zikikje uji,
Si mund ta zbukurojmë humbjen tonë të padeshifrueshme,
Me një fyll a me një gjarpër .

Në shpërthimin atomik të bashkimit të kokoshit e pulducit,
Thurthurja ja heq duvakun sekretit të pjellanës njerëzore,
bizfitilat katosur mpilojnë çmendur mes tyre,
Gatuajnë burrzamet e shenjta amshore,
Një trampajë ariu shfryn tek hundët tona të vockëla,
Çdo shpërthim të qeshurash çliron ah-amat,
Një çoroditje yjesh nakatosur, që shfaqen thekshëm në blunë e qiellit,
Pikërisht në rikrijimin që shkrin dëshirat e saj.

Njëri nëpër ferre, tjetri në parajsën e premtuar,
Drita e krijimit kruspullon trupat e engëllzuar,
Ju kërkoj të me rikrijoni për të më përjetësuar.

Si mund ta sundojmë të vërtetin cep me peshë të kohës,
Në katrahurën pluhurosëse të shekullit,
Dhe tradhtinë e gjysmës sonë, binjakut?

E shtunë, 30 nëntor në Bruksel

Kalimtar i kaluar prej ngjarjeve
dhe i rilënë tragjikisht prapa nga koha

Tek sa vjen shëmbëllen larg e larg nëpër ag,
Kristalosur shpirtin shoh, rikrijuar koh ndër koh’,
Fjalët zhbërë, i bëj nyje nëpër yje dhe i kredh fort me endje nëpër dhembje,
Ëndrrat bukur eterisht i fsheh udhëve pafund’sisht,
Ç’mall me nur, ç’lehtësim në këtë ritakim
Fëmijëri kujtim-harruar fund e krye pa-gatuar,
E në fund, motet-gjëmë dhe kujtimet plagë-lënë, thellë me çmime.

Më e shtrenjta kujtesë-ndezur, flashket në të dobëtën dritë fshehur,
Fishket det’ pa nocione, në sojninë fisnore, lehtë-lehtë,
Të tuat konture fluore si krua, shëndoshen në heshtje,
Kjo tërheqje dhimbse a s’më më jep të drejtë
Ti hedh shenjtëri të parës bredhacake rastësisht shfaqur, vetëm!

Me hapa tundur, kemi për tu humbur nëpër kodrinat valëvitëse,
Si napa të pafundmeve mjegullore, shndritëse,
Hije-lugetër të paepur, fat-thënës të kredhur,
Flatrat tona pupëlore do digjen-shkumë do shqiten – pa fluturuar …
Në skelat e paranisjes frymojnë shpirtin tënd,
E ti kërkon një kotësi-pllajë an-e-kënd,
Në katrahurën askund-parë,
Që na vesh me klithma e lotnajë.

Mërmërit mahnitje-marrjesh me murlane,
Trupi yt ciflërhet, nëpër rërë çkundërtohet,
Kaos frymë e rrethues, bukur fort darfullues,
Që guros fjalët e tua e dëshirat i shirnos,
Fjalët e ngrira në kallkan, e namfshira,
Zemra merr ritmet e unit, kur mbërrin pragu i gjumit,
Refuzuar në krahë miqësore, nuk do kthejmë pa shuar vrulle.

Gjeografisë së zemrës tënde, ti shtegton vende-vende,
Dritë për sytë, identitet shuar egër në rrëmet,
Zgjo idilin, dhe kthe ndjenjat që rilidhin.
Ato trajta bashkërimi, qenë mes nesh shpesh-e-shpesh.

Rebelimi i idilit, të zgjon erën e ekzilit….
Qan e qesh, kujton ngrëniet li-e-lesh,
Dhe motelet anonime, si pasthirrma kreshpërimi,
Rrugët qorre nakatore, sendet prore ,
Thithërimat e butësis’ njerëzore.

Por një engjëll në udhëtim zemrën tënde puth me shfrim,
Edhe sytë ti pështjell me një dell përkandell,
A të huaja janë vallë psherëtimat e agimit në rrallë,
Ngjitur shijes tënde të çrrugëtimit,
E mandej, ëndrresa jote e shfilluar kësaj bote,
Form’ e dhembjes krejt hutuar qelq-rrethuar,
E me duar gangalucëse lehtë kuar, udhë-fille e vërtetë,
gjer tek dielli nëpër çmendje.

Gjithë betejat e kaluara ti kujton në hidhërim,
Heshtjet-krisur, gurguleve të k’ti shekulli në rrënim,
Dhe të shurdhëtat përgjumje, dhimbje-dhënëse prej stuhive,
Fletët e tua deg’-gjigante afër-larg nëpër ikje,
Forcat humbur si fëmija, në një ëndërr makth-e-gjëmë
Shtrydhur nga një zgjim i beftë, në harresë befas lënë.

Në kujtesë thirri-tirri vendet që ëndërruar ke,
Të gjithë trenat ikanakë, magjiplotë përmbi dhe,
E me shfillje formësuar, zgjatur-zmbrapsur hokatuar,
Lotsinajave të detit, tek shtegtojmë bashk’ drejt qiellit,
Dëlirësinë për të larë, vjedhur–gjetur, lagur-tharë,
Mjegulluar-përdhunuar nga të vdekshmit.

Ja-ja Hadi, ne kundrojmë daljet prej tij
Ngjyrave të krisura të vëllezërve lubi,
Heshtur-cytur, duke u vetëpyetur me shfrim,
Cili qytet i panjohur na ngulit në rruzullim?

Ka pasur dikur fole të përjetshme thellë në zverkun tënd,
Nën të pastrën hënë, shpërthimi i lëkurës tënde zënë,
Dhe valët e mos-thënieve,
Mbledhur nëpër dekadat e lënieve,
Urgjencat e panënshtruara tentakulesh,
Nyjosur në fytin tënd tërmetues,
Si mund ti shuajmë mijëra dëshira mëdhaja,
mjegulluar në mjegullnaja.

I puth si kukudh qetësisht faret e tu të fildishtë,
Në perandorinë e dashurisë-eter,
Misteri bëri thellë në ty, një errësirë tmerr.

Memecëria më merr, fjalët gremisen në hon,
Trupi im gjysmë- vdekur shkumëzon,
Në plazhet e kohës, të njohjes,
Nuk e di pse më duket se po përjetojmë gjërat,
Përpara se ti emërojmë,
Në gjithë-etjen zgjuar të rinjohjes.

Të tradhton baskishtja jote, oqeanit gjuhë-gatuar,
Kokëfortësia e pendimit, histori në dramë bluar…

Qoftë dhe një kaçurrel i vockël që fajtor mbi vëllezërit del
Pasi ndjen flakët e ferrit, kërcënimin e eterit,
Kapi- shtrydhi largësitë e dhe zemrosi pafundësitë,
Ke për ti gjetur ndoshta rrënjët e emrit tënd.

Të dërgoj një florë mendimesh, me korrier të nisur herët
Në fundin e një dërgese, një kristal i kthjellët
Në gjeometrinë e ngatërruar të harrimit,
kap galaktikat e mia të gulçimit.

Pllaja jote e ngrohtë, krijon shtatin tim të fatit,
Nëpër lumenjtë e ngjarjeve, rizbuluar në shkumë,
Ti mendon për masakrat e agimeve të rastit,
Dhe të qeshurën e yjeve të largët,
Që përbindëshi i pamundësive ka gëlltitur,

Në shëtitjet e tua krejt jetëshkurtra,
Zemrës së nisjeve të çmuara, kujtohu,
Vdekjeve të yjeve nuk u kushtohen ceremonira….
Ne mbjellim lulet e një jete blatuar fluturimeve,
Të pasigurtë në parashikimin kush do të shkëputet
Një pyetje që na ri ngjitur, si koka mbi supe.

Pafundësia më ka shtyrë aq larg si një lutje,
Vëllezër humanë: në kufijtë e dritës tutje,
Dallgoret a absurditetit
Më janë mbytur në ujërat e misterit.

Mikut tim Pierre Clémenti
Bruxelles, le 01/03/1989

Shmangie brigjesh në udhnaja,
rastësish…

(për JETE…. a DASHURI)

Kridhu qenies time, pastaj vetvetes sublime,
Si fill i çartuar, që dashurinë ka rrjetuar, në log.

E vetmja pemë në breg, hija jote që shtillet shteg më shteg,
Shtoju vlagët e reptilëve në tapinë e zhurtë, argjilave…..
Dy anijet tunden-shkunden Amazonën ndjenja-plot, brigje kallamitur
Kalojnë ikshëm Kordilieret pranë humnerës së Lajthitur.

Diell-zënies, fill përpara, kufijose jetën tënde, kohën e zemrës,
Thithe si një efekt lutjeje mbi ekstazë vullkanesh në gufje,
Reflekset e dritës shoh tek rikthehen tek balli yt me puqje.

Çdo degë misterioze shpalos një histori kaluar,
Presuar me matjet përpikëshe të gjeometrit,
Një mal me dije mbi inxhinierinë e dashurimit,
Ndriçon sytë e tu, në darkën e rrëmetit….

Princ-princoshi shpërthen në flakërim,
Ëndrrat e rinisë bredhin, udhëve paepur,
Kujtimet e të parës dashnore qëmotit humbur.
Pastaj një sajim magjik, grushti i fortë që ndrit aq vrik,
E na risjell të vjetrin burim, që përmbyt dy fshatrat tutje.

Përmbledhja e shkëmbnajave fundoset në albumet mjegullore,
Mbishkrime pa fund nëpër ernaja vdekur ore,
Mos e kthe kokën të shohësh prapa…Gëlltitur i ka shkretëtira arat pjellore!

Mos duhet ti rrëzojmë ëndrrat e saj në të klithur,
E ti vërsulemi verbërisht botës si të krisur.
Dielli bën sikur shuan, shkrin akullin e një varreze
Dhe toka na detyron të kërcejmë valle me rrethe….

Shiu me gjyma baltanos ishullin tonë të ç’veshur,
Mbi lëkurën tënde ngjyrosur me nje premtim të panjohur,
Gjithë ajo shpresë shkatërruar nga luftërat pa shkak,
Sublim i artësisë, grunajave të pakorrura larg
Lëvizje hidh-ëmbla të dy kodrave në pimarg,
Portë-qiej loti njohur-pa, ndalesa të sajuara koti, anekënd,
Rrjedha ime që shtegton më të mirën velbardhtë të mendimit tënd,
Dhe takimet e rrëqebujve, në pyjet e egra me mjaullime tunduar,
Të kanë lënë mijëra aroma ndezur, shkumnaja frutash për të shijuar.

Ti ke pire gjithë verën time, gjestet e mia të lakuriqta,
Lulet krijojnë rrugën e tyre mbi ndjenjat e verigta,
Një darkë vonë, një tren….. një tren për në Afrikë ku do piqna,
Në britmat e bukura valsore, fati ynë rrënohet shkalloreve,
Poshtë dem-demosjen së buzëve të fryra, kah-lahoreve.
Çuditërisht nuk u’a kemi frikën ftohnajave mizore,
Ka ndonjë gjuhë qiellore për të dehur shpirt-blusinë tënde rinuar ,
Në cep të rrugës së kalldrëmtë ku luhet një fat i blatuar
Në shumë urrejtje bosh-krijuar papritur,
Nga njerëz që mbinë dheut krejtësisht rroitur…
Po ti memorizon erërat e ngjyrat e peizazheve botës,
Kot ushqej frikërat e mia, ti ke peshën e moshës.

Largësive vyshkur nga dielli, pllajave etiopjane, kronikan,
shoh një kamion sterrosur, tek transporton kufoma, shoferi një satan,
Qëndron pas masakrës vetëm një kështjellë mbi rërë, bregut të gjërë..

E di, ti ke për tu ofruar të fundmin shikim, dërrmuar….
Njerëzve fatkeqë që dheu përpin,
Dhe dora e mirësisë munguar, fëmijëve të sakatuar… !

Si heronjtë në Hollivud, ti puth mijëra dhembje,
Un jam i lirë të sjell imazhin bardhë zi, ekranit vjetruar,
Mjegullat e dashnorëve ikur në hon-heshtje
Dhe ngacmimet me thonj në rininë e shkapërluar.

Mendo për ngrënien e shijshme mëngjeseve mbi barë,
Dhe biskotat e freskëta, gatuar në darkë duke pirë,
Vrullet e tua të mekura, tek zgjonim mijëra indianë,
E në fund për fjalët që ne shpiknim e që na bëjnë akoma mirë….

Farat e mia nisur i kam udhnajës,
Nëpër shpalosjet e ëndrrave, sy-hapur,
Si armë që arrin mu në pikën e nevojës
Pasaportë për në Dajt-Tron, endjen pa vdekur,
Urë kaluese e dashurisë, testament i heshtjes së bukur?

Kalërues i iluzionesh …
Muzikant i notës parë…
Valët mbushin mbretërimin,…..
E qeshura jote vret harresën…
Për Brazilin e kaltër….
Të padurueshëm, që fashit qëndresën…..

Shuaju pasionesh, pastaj zhduku si hije,
Si një i panjohur, shpartalluar në prova mirësie!

E premte 26 nëntor 1986, në Bruksel.

Balada e Kardinalësh

Tru-humbur në qeshje, lindjes se agut të butë,
Dete përmbysës e llavë djegëse për pyjet,
Shenjat e tua shfaqen porsi një lahutë:
Liburne e tejdukshme që në mungesë ngjyhet.

Poezia nuk e pret kurrë murrlanin,
Këngën e dashurie në portat e ankorimit,
Lot për tu derdhur, dhimbje në gjëmë,
Po kush, për ç’arsye…..të jemi fat-zi-thënë.

Në të katër pikat kardinalët,
Buzëqeshjen tënde pikin në delir,
Një zë qiellor, i butë, dhe i flashkët
Më bën të braktis të gjitha armët
E tu bindem furive të mia gjithë zhurmë.

Kur ti më shtërgon fashitem në fron,
Harroj që ka vajtime rrëke përjashta,
Ndërkohë që ti bën pothuajse mbretin Munon,
Blusitë do më marrin të nesër në flatra.

Kur ti më shikon mbytem në vorbull,
Thellësive të zhgjëndrrave poshtë e lart
Në kalimin drejt një planeti më të mirë rrotull,
Ti ndryshon si alien në një çast.

Kur ti më puth, unë e humb vetveten,
Ndër pyjet pafund të zhurmshme, valzuar,
Shkëlqimet e fëmijërisë, magjepsur,
Zemrën time lënë të dashuruar.

Si bardhnajë nga jugu poezia më pret,
Këngë dashurie në portën e ngulimit,
Lot për tu derdhur, qëndresë që thërret,
Po kush… vallë duhet të vuajmë trishtimit.

Në katër pikat kardinalët,
Buzëqeshjen tënde pikin në delir,
Një zë qiellor i butë dhe i flashkët,
Më bën të braktis të gjitha armët,
E tu bindem furive të mia gjitha zhurmë.

Një çështje stili fisnikërie dhe kujtimesh pa fund,
Të duash njëzet shekuj përpara lindjes,
Përgjatë simfoninë madhështore e fillese të heshtjes.

E shtunë 22 nëntor 1986 në Bruksel.