Poetit të mirënjohur Skënder Buçpapaj i është akorduar në qytetin e Gjakovës “ Mirënjohje për vepër jetësore” nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”

Poetit të mirënjohur Skënder Buçpapaj i është akorduar sot në qytetin e Gjakovës “ MIRËNJOHJE PËR VEPËR JETËSORE” nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”. Ceremonia e dorëzimit të mirënjohjes së zotit Buçpapaj u bë në çelje të Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë që u organizua sot në sallën solemne të pallatit të madh të Kultrurës “Asim Voshi” të këtij qyteti, me pjesëmarrjen e dhjetra poetëve nga të gjitha trevat shqiptare, studiuesve, kritikëve, studentëve dhe qytetarëve të Gjakovës.
Kryetarja e Qendrës Kombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”, shkrimtarja dhe veprimtarja e shquar shoqërore Mr. Mevlyde Mezini Saraçi duke lexuar motivacionin tha se kjo “Mirënjohje PËR VEPËR JETËSORE i jepet Intelektualit, gazetarit, publicistit, shkrimtarit, skenaristit, politikanit, kritikut letrar, studiuesit dhe diplomatit Z. SKENDER BUÇPAPAJ Me motivacionin: Për kontribut të çmuar në fushën e kulturës, letërsisë, kritikës letrare, gazetarisë, në themelimin dhe konsolidimin e shtypit pluralist shqiptar, për kontributin në lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri, në shkencë dhe diplomaci.”
Meqënëse poeti Skender Bucpapaj për arsye familjare nuk mundi të marrë pjesë në këtë festival dhe këtë veprimtari në emër të tij Diplomën e mirënjohjes e tërhoqi i vëllai poeti, studiuesi dhe botuesi i gazetës Nacional Tiranë Dr. Mujë Buçpapaj.
Në fjalën e tij të shkurtër M. Buçpapaj falenderoj në emër të poetit të famnshëm Skënder Buçpapaj, Qendren Kombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”, kryetaren e kësaj qendra poten dhe intelektualen e njohur Mr. Mevlyde Mezini Saraçi për nderin që i kishin bërë atij dhe gjithë familjes Buçpapaj. Ai tha se Skënderi ka marrë shumë Çmime të rëndësishme në vend dhe jashtë tij, ka marrë shumë vleresime të rëndësishme ndërkombëtare, por çmimet, vlerësimet dhe mirënjojet që vijnë nga Gjakova, nga kryeqendra e vendlindjes tonë të shtrenjtë Malsisë së Gjakovës kanë një rëndësi të veçantë.M. Bucpapaj tha më tej se Skënderi në poezinë e tij ka një frymë uinversale të përbotshme por Gjakovën e ka mbartur në krijimtarinë e tij prej vëllimit të parë me poezi Zogu i bjeshkës deri më sot ku jeton prej gati 30 vjetësh në Europë.
Gjakova dhe Malisa e Gjakovës që është edhe zemra e Alpeve shqiptare kanë udhëhequr poezinë shqiptare të paktën prej 11 shekjush qysh kur janë krijuar disa nga poemat më të famshme europaine dhe botërore siç janë Poemat Epike të Kreshnikëve apo të Këngëve të Mujit dhe Halilit, të cilat janë nga më të famshmet në Europë dhe Botë në mesjetën e hershme.
Ai e mbylli fajlën e tij duke thënë: “Poeti i mirënjohur Skënder Buçpapaj i identifikuar në poezinë shqipe si poeti i vargut të gjatë natyror, i metaforave burimore, tingujve, rrokjeve dhe fjalëve që shpesh përsëritën, me sintaksën, ritmin dhe ligjërimin e paanë poetik, eshte vleresuar nga kritika si nje Uitman shqiptar. Ne konceptin tim por edhe te shume akademikeve te mirenjohur, Skënder Buçpapaj, eshte një poet modern ekzistencial, qe sjell një poezi të natyrës universale, të inspiruar nga mitet dhe abstraksioni ekstravagant i riteve, besytnive dhe legjendave të Alpeve, si dhe simbolikave të malit, bjeshkës, rrugës, diellit etj. Eshte padyshim nje poet i nivelit nderkombetar. “
Marrja e Mirënjohjes u shoqëqua nga duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit.
Tahir Bezhani
Gjakovë, më 28 gusht 2023