Skënder SHERIFI: URIMET E MIA, ME NJË VIZION MBI BOTËN PËR VITIN E RI 2024 !

Të dashurit Miq dhe Mikesha,
Festat e fundit të vitit na imponojnë moralisht kudo në Botë, një dëshirë, një ëndërr për Paqe, Harmoni, Dashuri, Mirësi, Lumturi, Shëndet, Sukses, e të tjera me rrallë … çka ua uroj unë vet të gjithëve me zemër dhe me shpirt. Nuk kanë qenë krejt të palidhje Hipikët e Gjeneratave ( Lulet dhe Imagjinata në Pushtet dhe pastaj Peace and Love ) e kanë pasur një farë bon sensi human !
Unë, jam qysh në adoleshencën time 14 vjeçare, intuitivisht Fans absolut i Rilindjeve të mëdha evropiane, duke inkluduar atë shqiptarën e Prizrenit, i Shekujve të Dritave, i të gjitha kulturave dhe civilizimëve antike greke, romake, persiane, orientale, aziatike, me urtësinë, poezinë dhe filozofinë e tyre, fans pa asnjë dyshim, i ritëve dhe i zakoneve të lashta shqiptare, i memorieve gojore, po ashtu, edhe i të gjitha avanguardave dhe eksperimentimëve futuriste të mundshme, pa i harruar të gjitha Revolucioneve paqësore, utopike dhe poetike, të cilat i dëtyrojnë mentalitetet për të evoluuar pozitivisht në harmoni, në raport me kërkesat e kohës dhe të Gjeneratave të reja … do me thënë të Fëmijëve dhe të Nipave tanë, të cilët i kemi neglizhuar në një mënyrë pak a shumë të papërgjegjshme, kurse përbëjnë objektivisht shumicën e Popullsisë tonë ! Ta pyesim të gjithë vetën sinqerisht : çka keni ju dhe çka kam unë për shembull me borxh moral dhe njerëzor për t’i thënë, apo transmetuar djalit tim Rafaelit, i cili është sot 17 vjeçarë … mosha e vëllait tim shpirtëror imagjinar Artur Rembosë, i cili e ka shkruar Poemën më sublime dhe më moderne të shekullit : « Anija e dehur « ? Cilat janë vlerat që më duhet për t’ia përcjellur ? Kush është kjo Rini e jona së pari, çka donë, çka ëndrron, si pozicionohet ?
Sot në shekullin 21, me evolucionet teknologjike, me hijen e inteligjencës artificiale, me arritjet shkencore, çdo Shoqëri njerëzore është dëtyrimisht, deshëm apo nuk deshëm : globaliste, multi-kulturore, multi- etnike, multi-fetare, multi-dimensionale, e multi gjithçka … Po, po, jemi të abonuar në përzierje, në miksime, në kozmopolitizëm, në të gjitha çorbat postmoderne … Nuk ka më si dikur : « unë do qendroj siç jam, duke u zier në kazanin tim, krejt i izoluar, i mbrojtur, i barrikaduar, i auto-burgosur dhe i murosur në fortifikatën time, me popullin tim, me racën time IKS apo YPSILON, në Shtetin tim
2.
homogjen, në qytetin apo fshatin im, dhe pa u përzier me askënd tjetër në botë, i cili nuk është sikurse unë ! « Fuck them all ! » Tani, nuk funksionon ai muhabet dhe nuk qëndron shumë gjatë. Ka mbaruar ajo botë dhe ajo epokë, të cilën e kanë pas njohur Babait dhe Gjyshërat tanë nëpër alpet Malësore.
Pavarësisht, a ishte mirë, apo keq, nuk ka rëndësi, por ka përfunduar sipas logjikës Darviniane ( siç thonin Pleqët tanë : « koha e bën të vetën » ) pra, kemi integruar gati me dëtyrim dhe nën presion, evolucionin kohor aktual, i cili është realiteti i momentit, dhe i cili na është diktuar të gjithëve, nga Oligarkia financiaro-politike në bazë të një filozofie Globaliste dhe ultra liberale, ku Bota metamorfozohet sipas Franz Kafkës, në një Park Atraksioni gjigant planetarë, një Treg tokësor i unifikuar, që e drejton natyrisht Amerika me teknologjitë e fundit të Silikon Valejve kaliforniane, brenda një lloj Klonizimi multi-etnik, por ku çdokush mendon njësoj, dhe aspiron në të njejtat gjëra, i ka të njejtat objektive në jetë. Dallimi është vetëm puro etnik, biologjik dhe gjeografik, kurse Hard Disku mendor është i njejtë për të gjithë ! Bravo u qoftë Burra ! – Por unë dua të jam Skënder SHERIFI, e jo delja DOLLY … « Harroje atë punë, more laper … je vetëm një numër dosje dhe një figurant mes të tjerëve, i sistemit global, ku çdokush është i lumtur në materializëm dhe në konsumim, dhe kur të merzitesh pak me vetën, do i kesh Lojërat e Cirkut të Jul Çezarit dhe shtëpitë publike me Avatare femërore sipas qejfit tënd ! » – Jo, jo, nuk më intereson fare, unë i dua Odat e Malësisë, elementet epike dhe rapsodike, kujtesat e vjetra … tepsitë e dikurshme ! « Na internoni këtë debil në një kamp ri-edukimi, se na lodhi me pallavra … » Këtu, në shoqëritë postmoderne, dhe Shqipëria e sotit e fakton për mrekulli, ka kryesisht konsum dhe argëtim, me Persona t’indiferencuar, të pa rrënjë, të pa histori, as identitet të definuar, gjysmë robotik dhe amnezik, por nuk ka fare rëndësi se kush janë dhe nga vijnë, pasi që janë vegla të sistemit globalist, Kështu, që konkretisht dikush shet dhe dikush blenë … brenda një marrëdhënie interesi puro komerciale apo tregtare. Kjo ishte tema qendrore e dramave të Bernard Marie Koltès-it. Bile kur më takojnë Njerzit në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk e di saktësisht se çfarë kalkulimesh lëvizin në kokat e tyre ? Porse mungon dashuria e vërtetë, humaniteti spontan, gjeneroziteti evident. Ka një nën shtresë të dytë, një nenteskt të kamufluar, dhe kjo mua më pengon !
Mirëpo tani, Bota është kjo, Shoqëria është e artikuluar në këtë model, dhe na pëlqej apo jo, na duhet dëtyrimisht për ta pranuar, por bile me një farë logjike pozitive dhe konstruktive, me një vetëdije të plotë dhe të thellë. Ngaqë, nuk do e thejmë kapitalizmin liberal dhe globalist me fjalime në Sheshin Skenderbeg, as me llafollogji nëpër Kafe, ose Ekrane televizive !

3.
Pos asaj, në ish Europën komuniste të lindjes, centrale dhe orientale – modeli absolut ngelet ëndrra apo miti amerikan dhe na duhet si dëtyrë shkollore dhe shtetërore, që të bëhemi të gjithë sa më parë, miliardera dhe biznesmen, duke trafikuar dhe manipuluar çka të mundemi … le të pshurrim në çdo etikë, pa asnjë problem, ngaqë me rëndësi është rezultati përfundimtarë. Pse mos të jam edhe unë në vendin e Elon Muskit apo të Abramoviçit ? Çka dreqin po më duhen Sokrati, Virgjili, Cervantesi, Danti i shkretë, Migjeni i pa lek, Lasgushi i leçitur me një qen në dorë, Skënder Sherifi totalisht i droguar dhe jashtë realiteti, Miles Davisi me saksofon, Franz Listi me piano, Pol Kleja me pikturë muzikore, Jimmy Hendrixi me kitarrë, Bodleri me Lulet e së keqës, Nieçe dhe Kanti me teoritë e tyre filozofike, Freudi me psikoanalizën … të mjerët ata ! Nëse ju kujtohet, më pat thënë në vitin 1991 tek Hotel Dajti, miku im frankofon gjenial Jusuf Vrioni : « dëgjo, o Skënder : neve me na ardhur sot këtu në Tiranë, Mozarti, Pikaso, Da Vinci, nuk pyesim fare për ta, nuk na interesojnë fare … jemi në vitin zéro, në barbarinë moderne. Na duhen pesë lek në xhep, një makinë Benz dhe një vizë për të dalur jashtë Shteti » Nuk jam i sigurt që 30 vite pas, ka ndryshuar aq shumë gjendja, në aspektin thelbësor dhe shpirtëror. Unë mendoj, që në esencë : po ata Persona, jemi akoma sot dhe është për të na vajtuar, sinqerisht. Jemi zhveshur totalisht nga vlerat tona shqiptare dhe kemi degraduar shumë keq, jemi çoroditur në maksimum, duke menduar që nëse e kopjojmë Europën dhe Amerikën, do bëhemi për 6 muaj sikurse ata, të cilët janë bërë ashtu siç janë me shekuj … Dhe rezultati i këtij veprimi të gabuar është evident edhe sot : çregullimi global i shoqërisë shqiptare, mjegullimi, kaosi, konfusioni i gjeneralizuar, çekuilibri i të gjitha elementëve që na përbëjnë, largimi nga vetvetja. Inversimi ose rrotullimi komplet i sistemit hierarkik të vlerësimit të vlerave. X-Faktori dhe Big Brotheri si fenomene sociologjike dhe psikologjike e zavendsojnë në masat e gjëra shqiptare gjithë veprën studimore të Edgar Morin, Jean Baudrillard, Jacques Lacan, Alain Badiou, e Albert Camus, ndërsa serialet turko-latine, zavendsojnë gjithë filmografinë gjeniale të Godard-it, Kubrick-ut, Fellini-t, Antionioni-t, Angjelopoulos-it, Kurosawes e Mizogushit. Atëherë, pse çuditemi, ngaqë vet i kemi provokuar të gjitha këto anomali ?
Është si një valë cunamike që të vjen përpara dhe të fshin, pa të pyetur fare, a je dakort, apo jo ? Unë mendoj, që mirë do ishte, pasi nuk po na vjen siç e kisha unë vet në ideal, për dëshirë reale : një MAJ 68, në çdo Shtet për çdo 20 vite, një kombinim i Rinisë me shtresën e gjërë të Popullsisë, kryesisht me klasat punëtore dhe të mesëme, dhe disa lider ikonik të botës intelektuale dhe artistike si burim frymëzimi … një shkundje e mirë se ardhur, gati bamirëse. Prandaj, le të futëm edhe neve komplet në këtë Botë debile dhe ultra materialiste, pa bisht as krye, pa identitet as histori, e cila po na propozohet,
4.
por me dy kushte ose kërkesa prioritare, çka ka qenë tek unë, intuitivisht dhe më vonë racionalisht e menduar, gjithë Filozofia ime jetësore deri sot dhe me siguri gjer në frymën e fundit … Siç na thoshte SARTRI : a do na duhet për t’ia gjetur një sens dhe një kuptim të pranueshëm, jetës tonë tokësore ? Kush jemi, çka kemi realizuar ? Pse jemi këtu dhe çka do lëmë pas nesh ? Përgjigjuni, pra !
Me marrur gjithë çka të mundemi pozitive prej këtij Globalizmi multi çka të duash, me u pasuruar sa më shumë me të gjitha kulturat, artet, përvojat, shkencat e Popujve të tjerë, me u bë edhe neve gjithë Bota, rruzulli tokësorë, pa frikë, pa hezitime, pa kalkulime … me u zhytur komplet dhe pa rezervë në atë çka na propozohet, në gjithë çka na bën për të përparuar dhe avancuar për së mbari … pra, gjithë atë çka na duket neve me një vlerë objektive, që përbën një PLUS – e jo një minus ! Pra, konkretisht unë si Njeri me një origjinë shqiptare evidente : jam natyrisht krejt Europa si Kontinent i vjetër bazë, si themel i imi, sepse kam lindur në atë tokë gjeografike precize, jam pjesë intime e saj, e asaj historie dhe trashëgimie evropiane multi-dimensionale. Por pastaj, jam edhe gjithë Amerika, Afrika, Azia, Oqeania, me ato elementet e tyre specifike, të cilat më kanë ushëqyer dhe frymëzuar mua, në ato Kontinente, që ma kanë pasuruar thesarin kulturor dhe shpirtëror. Gjithë kjo, është pra pjesa ime Globaliste, Planetare, diçka e pa kufi dhe totalisht e lirë, komplet e improvizuar …. Si puna e Bletës që ushqehet lirisht në çdo lule dhe merr kudo nektarin që i nevojitet. Për bukuri, shumë mirë dhe mjaft interesant, por absolutisht e pa mjaftueshëm, sepse më mungon tani një pjesë esenciale … Pjesa gjenetike e lindjës, pjesa burimore … ai A.D.N bazë, i cili e përben alkiminë tuajën dhe timen specifike ! Mbi çka pushon, ku mbahet, si qendron në këmbë, mbi çka mbështetet gjithë ky amalgam marramendës, përvojash njerëzore dhe asimilimesh kulturore të ndryshme ? Sepse, unë jam dikushi dikund … apo jo, si në librin tim të parë me poezi, të botuar në Paris në vitin 1980, pikërisht me këtë titull ? Nuk e kam pas futur krejt kot, por me një sens preciz ! « Jam dikush dikund në Planetin tokësor dhe po vi me këto tekste rinie para jush, për t’ua mundësuar juve një analizë, një identifikim timin si Person …. Kush është ky Njeri ? » Kjo ishte Tema e librit ! Pra, më deshifroni nëse mundeni në gjuhën dhe në imagjinatën time poetike …
Pak më bazikisht, a jam një farë Skënder SHERIFI, i lindur në një tokë shqiptare të Kosovës, me origjinë nga Valbona në Tropojë, me emër shqiptarë dhe me dy Prindërit shqiptarë, por i cili ka evoluar jashtë atdheut nëpër Kontinentin evropian ? Porse ai Person, e ka një realitet fizik, gjenetik, familjar, dikund, e ka një histori të caktuar, një pikënisje, një ngjizje, një burim prej ku do fillon çdo gjë. Historia e tij : « na ishte një herë, ku fillon ? a niset dikund, apo jo ? »

5.
Pra, ajo pjesë nuk ka sesi të mohohet, sepse përndryshe do evoluojmë dallash, edhe nëse arrimë për t’u bërë kirurg, drejtora firmash ose ministra, por do jemi gjithmonë me diçka esenciale mangut, e cila do na rivjen herët apo vonë, në surrat si një bumerang. Do na vjen të gjithëve një moment vendimtarë, ku do jemi të gjithë komplet nudo para vetvetës së vërtetë, pa maska as kamuflime. Dhe aty, pyetja do jetë e pamëshirshme, dhe do t’i përgjigjemi pa doreza ! Aty, o Miq dhe Mikesha, do mbaron komedia, cirkusi shoqëror … do flet vetëm UNI.
Dhe tani, ajo gjë ( që më duhet t’ia shpjegoj Djalit tim ) quhet rrënja, origjina, gjurma e gjakut shqiptarë, trashëgimia familjare, fjala e të parëve, ai fillimi i historisë : « na ishte një herë « identiteti, përbërja intime personale, alkimia e jote si Person unik i pa zavendsueshëm … E pikërisht, në këto elemente qëndron themeli, baza e jonë si INDIVID të kësaj Toke ! Dhe atë bazë shqiptare, të dashur Lexues, na duhet për ta ruajtur në çdo mënyrë, para çdokujt dhe pa lëshuar pe fare, por duke e kultivuar në maksimum me kulturë, me histori, me shkencë, me dokumente, prova, arkiva, për ta pasur brenda vetës, një IDENTITET fillestarë autentik, si mbështetje e konsoliduar me argumente profesionale, nëser, apo pas 20 vitesh para çdokujt në Botë. Pastaj, mund ta pasurojmë lirisht dhe pa rezervë me të gjitha kulturat dhe përvojat e Botës, dhe ju enkurajoj për ta bërë. Por, në mendoj që mirë është që ta keni të gjithë, një zotërim global dhe korrekt të identitetit tuaj, dhe që ta prezantoni lirisht me plot dinjitet, ashtu siç është, me specificitetin e tij, pa pikën e kompleksit, para çdokujt ( pra, atë çka kam bërë unë vet intuitivisht, pa ma thënë askush, në Paris dhe në Bruksel me elitat e tyre ), pa e mbivlerësuar veten fare, por as pa e nënvlerësuar. Me e pranuar qetësisht dhe me deklaruar para çdokujt, në qoftë edhe Presidenti Amerikan, apo Papa i Romës : « shikoni, unë jam ky – me elementet e mia … por jam edhe Europa, pak Amerika, ngaqë ua njoh shumë mirë artin, kulturën dhe historinë, dhe ju falënderoj për gjithë këtë pasuri që ma keni ofruar ! » Kështu, që me atë lloj dinjiteti evident, me atë formë thjeshtësie, do jeni të pranuar dhe të respektuar kudo në Botë. Sepse, ai që nuk e respekton më së pari vetveten, familjen dhe origjinën e tij … nuk kanë sesi për ta respektuar të tjerët, ngaqë realisht nuk e meriton. Njerzit e ngritur janë të hapur, tolerant dhe universal, kështu që dojnë diçka origjinale, specifike, autentike para tyre, por jo një një Kloun patetik që majmunon, apo kopjon të tjerët … e dojnë versionin origjinal, por jo fotokopjen e një modeli të huaj. Mbajeni mirë në mend prej meje. Pra, mos u prezantoni në një mënyrë false të sforcuar, dhe mos u shitni për çka nuk jeni, sepse nuk do funksionon shumë gjatë, ajo lojë dhe dikur do ju bjen maska, e pastaj do ju pret depresioni, sepse do keni dështuar komplet !

6.
Duhet t’i kushtohemi së pari Njerëzisë, marrëdhënieve njerëzore mes nesh, miqësisë, shkëmbimëve të ndryshme, dialogeve, me idenë për ta pasuruar njëri-tjetrin. Me debatuar lirisht, por në një frymë respekti, edhe nëse nuk jemi dakort mbi çdo pikë … nuk ka rëndësi, dhe shyqyr, që nuk jemi dakort, kështu, që do e analizojmë atë mos pajtimin tonë me disa argumente, që mund të na bindin më vonë. Duhet t’i respektojmë disa vlera bazë, apo norma edukative : fjala është fjalë, premtimi është premtim, kur shtrohet një pyetje, apo një kërkesë, duhet për t’ia dhënë një përgjigje konkrete. Të gjitha këto lidhen me sjelljen dhe me etikën njerëzore, pra, e ushqejnë atë pjesën tonë humane. Ndërsa, Bota shqiptare aktuale më duket tepër defektuoze në të gjitha këto pika, për mua bazike dhe esenciale. « Mirësjellja individuale dhe shoqërore, dhe kualiteti real i marrëdhënieve njerëzore mes nesh » Kam mjaft elemente që nuk më pëlqejnë fare, dhe të cilat m’irritojnë në maksimum. Është çeshtje edukative dhe kulturore … Neve, siç duket na mungojnë « modelet për mirë » dhe kemi vetëm anti-modele, siç kemi anti-vlera dhe të gjitha ato elemente tepër negative të grumbulluara së bashku, ngaqë në shoqërinë tonë shqiptare në Tiranë, apo në Prishtinë, rrallë herë sheh diçka shembullore për së mbari, diçka normale, të drejtë, apo logjike, e cila funksionon siç duhet … e këto shembuj, të përseritur përditë na i diktojnë sjelljet aktuale të pa hijeshme. Kemi nevojë për të pa diçka të drejtë, të shëndoshë, dhe krejt normale, e cila nuk mund të diskutohet nga askush, ngaqë është krejt evidente dhe logjike. Por nuk e shohim dhe dikur devijojmë … ! Ju e kuptoni që po t’ishim nën sistemet e Beneluksit apo të Skandinavisë, të Zvicrës, apo të Gjermanisë : nuk do ishim siç jemi dhe nuk do silleshim siç sillemi mes nesh dhe ndaj vendit tonë ! A jeni dakort ?
Pastaj, në etapën e dytë, duhet me privilegjuar absolutisht kulturën në të gjitha format e saj : me një bazë esenciale për mua që është : FILOZOFIA ( arti i të menduarit, i analizës mbi disa argumente ) PSIKOLOGJIA ( misteri dhe funksionimi i shpirtit dhe i asaj mendjes njerëzore … çka themi, çka nuk e themi, e pse ? ) pastaj ARTET krijuese që janë Letërsia, me së pari Poezinë ( sepse është gjuha e thellë e shpirtit ), drama teatrore, piktura, skulptura, muzika, baleti, filmi … sepse, e ushqejnë imagjinatën tonë, emocionin tonë, mendimin tonë kritik dhe analitik. Tek Populli jonë, mungon tragjikisht dimensioni filozofik dhe psikologjik dhe ajo krijon sipas meje, pasoja të rënda negative.
Por siç ju thash : e pra unë vet, jam anarshist total, i zgjidhur, pa vargonj, e pa zënxhirë, me një liri absolute të pakufi, dhe nuk më kanë munguar eksperiencat e llojllojshme në Planetin tokësorë, pos faktit që e kam kozmopolitizmin dhe atë multi-dimensionalitetin e lindur … Mirëpo, çdo gjë e kam ushtruar mbi një bazë shqiptare, mbi një gjenezë identitare të thellë kombëtare : prej dadaistave dhe
7.
deri tek bitnikët komplet të shthurrur dhe të luajtur mendsh. Do me thënë, që mbi këto përvoja shpeshherë radikale dhe ekstreme mjedis Parisit … i kam pasur në mbrotje si me thënë : – « Odat e Malësisë, Kanunet, Zakonet, Ritet, Eposet, Rapsoditë, trashëgimitë e familjes, Gjyshërave, Figurave të mëdha të Kombit, me siguri edhe mbrojtjen e Zotit dhe të nënës Xhevahire, por mbi gjithë atë kujtesë …. Që mund të quhet : « subkoshienca kolektive shqiptare » sipas JUNG-ut … Pra, ai zëri i mbrendshëm kombëtarë … nuk më ka lënë për të kaluar gjer në ekstrem, ose për tu fundosur keq, e pa kthim … atë çka i ka ndodhur për shembull aktorit sublim John Belushi, Paul Walker, e disa të tjerëve, që kanë jetuar nën programin : « seks, drogë, alkool, prostituta dhe makina sporti » … sepse, ata nuk i kanë pasur disa korniza edukative familjare, gjithë ato mbrojtje apo baza shqiptare në prapa sfondin e tyre. Me një fjalë, nuk ju është transmetuar asgjë … Janë bërë të famshëm dhe multi-milionera, dhe nuk e kanë ditur sesi për ta menaxhuar atë realitet ? Kështu, që këtë porosi prioritare, duhet për t’ia kaluar urgjentisht gjithë Rinisë dhe Brezave të ri shqiptarë. « Dakort, me rapin, hi-popin, kulturat urbane, modat, e gjithë ato që i doni ju spontanisht … nuk e kam fare problem, sepse unë vet, i kam pas provuar të gjitha së paku 50 vite para jush, dhe aty ku kanë pas lindur ato rryma estetike apo artistike, kështu që i njoh perfekt … Pra, përqafoni çka të doni, por me pak kujdes dhe analizë minimale … Por jo ashtu krejt kot dhe pa lidhje mbi një Hiç, një asgjë, pa themel fare, pa baza të sigurta … se do dështoni herët apo vonë. Duhet që t’i provoni të gjitha eksperiencat tuaja mbi një bazament identitarë shqiptarë intim krejt të qartë. Mbi një trashëgimi shpirtërore familiare. Dhe pastaj, ta pyesni vetën : okay, por çka do më sjellin mua personalisht gjithë këto eksperienca, dhe çka mund të pres unë prej tyre ? Dhe pastaj, mbi këtë bazë : e di që nuk do dështoni, dhe do jam 100 përqind me juve, si një vëlla i madh, një këshilltarë i juaj shpirtërorë. Fjalët thelbësore në jetë, janë për mua : LIRIA ABSOLUTE – EKSPERIENCA E LIRË – ARTI E KULTURA – HUMANIZMI REAL – IDENTITETI KOMBËTARË BASHKË ME PËRVOJEN NDËRKOMBËTARE – HAPJA DHE KURIOZITETI TOTAL NDAJ GJITHË TË TJERËVE – DIALOGU – SHKËMBIMI – URTËSIA – PAQEJA – HARMONIA – MIRËSIA – DASHURIA – MIQËSIA – BESNIKËRIA, TOLERENCA – DEMOKRACIA E VËRTETË alla Skandinave – ETIKA NJEREZORE … dhe me këtë koktej, unë mendoj që me një logjikë të shëndoshë, gjithë Bota do të ec për së mbari. Nuk ka shoqëri humane dhe të shëndoshë, pa një minimum drejtësi dhe pa një Shtet ligjor që funksionon për të gjithë njësoj !
Fatëkeqësisht, si në Shqipëri, si në Kosovë : jemi shumë larg këtij realiteti dhe më vjen shumë keq. Por duhet për t’iu afruar … Nuk na shërbejnë aspak sloganet nacionaliste apo populiste. Duhet të jemi spontanisht patriot dhe atdhetarë, Njerëz që e dojnë Kombin dhe Shtetin e tyre dhe pikë …
8.
Nuk kemi nevoj për Opiume demagogjike dhe shpeshherë helmuese, mjaft të rrezikshme, të cilët mund të provokojnë edhe konflikte dramatike, nëse përmes propagandave të orkestruara, do i ushqejmë gjer në ekstrem. Jo, o Miq të dashur : na duhën vetëm Persona të ndershëm dhe të edukuar, të cilët e shërbejnë pozitivisht Atdheun, në funksionin që ushtrojnë, pa bërë zhurëm, veç përmes punës dhe angazhimit të tyre të përditshëm, në favor të Popullit shqiptarë, pra të Kombit tonë, pa pasur nevojë për fjalime, mitingje, flamure, etjera elemente folklorike. Pra, me vepruar, siç veprojnë anglezët ndaj vendit të tyre, holandezët, danezët, norvegjezët … A na vijnë ata Popuj me slogane ultra nacionaliste, me mite dhe me delire ? A mund të themi që me disiplinën dhe punën e tyre të përditshme, efikase dhe serioze nuk sillen tamam si atdhetarë ? A mos vijnë të gjithë ata Popuj për ta plaçkitur pamëshirësisht vendin e tyre, për interesat e tyre private ? Natyrisht që Jo ! Po neve, që pretendojmë që jemi demokratë me fjalë, pse e bëjmë ? Le ta sulmojnë dikush Anglinë, Norvegjinë, Danimarkën, dhe do e shihni sesi do reagojnë ata Popuj ? Me një patriotizëm të lindur, i cili është shembullor. Siç po e shohim sot, me popullin e Ukrainës : a mos jemi neve më patriot se ata ? Po, në ëndrra dhe në mite !
Tani urgjenca për neve si shqiptarë të Ballkanit, është për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Evropian, po them nga viti 2030. Sepse, do hapet për Popullin shqiptarë një faqe e ré dhe do fillojnë për të ndryshuar shumë gjëra, me disa parametra komplet të ri, mbi normat evropiane. Për të gjitha Rinitë shqiptare të Ballkanit, kjo është diçka super pozitive në realitet. Ngaqë, do ju hapen shumë perspektiva të reja humane dhe profesionale, me një hapësirë veprimi maksimale, brenda 32 Shtetëve, dhe do i afrohen shumë shpejt psikologjisë dhe realitetit të Kontinentit evropian, duke i përqafuar normat dhe logjikat e tyre të mendimit dhe të veprimit. Duke e ditur që gjithë Popujt ballkanik janë të mësuar keq dhe për dallash, kemi nevojë për një shkundje serioze, që dikush nga jashtë, të na vendosë pamëshirësisht në pyetje ? Ky është i vetmi lajm apo vizion super pozitiv dhe entuziasmues, që unë e shoh aktualisht për në vitin 2024. Kurse, të tjerat subjekte, janë pak më alarmuese, porse varet prej nesh, sesi do t’i trajtojmë, sesa finesë dhe inteligjencë kemi ? Ajo çka më befason tek politikanët, e abonuar në fraza boshe, në gjuhë druri, në bla-blatime narkotike për t’i futur opinionet publike në gjumë, çka e quajnë specialistat e shkencave politike « elemente gjuhësore të komunikimit » sipas kontekstit dhe psikologjisë të masave popullore në një moment IKS … – Pra, zotëri Ministër apo President, në këtë situatë të sotit, do deklarosh publikisht këtë tekst që ta kemi hartuar, në formulimin që ta ka përgatitur zyra e këshilltarëve për Komunikim dhe Public Relation. A more vesh ?
9.
Por çuditërisht, nuk po na vjen dikush me një Personalitet super të afirmuar dhe një vizion të qartë, një Tip pragmatik dhe realist, që e kupton perfekt realitetin, i cili e ka aftësinë për t’i analizuar dhe shpjeguar gjërat, ashtu siç janë, dhe për t’i marrur vendimet e duhura, me një argumentim pedagogjik të bindshëm, të cilin e kupton çdokush, prej çobanit në bjeshkë, deri tek Doktori i Shkencave ose Akademiku, me një diplomë reale, apo të blerë … ha, ha, ha … ! Na i sillni dy Birra, për këto Festa, dhe disa të tjera, për Lexuesit e këtij shkrimi të sinqertë.
Ajo çka më shqetëson bukur shumë, është atmosfera aktuale tepër e rëndë, konteksti internacional i komplikuar dhe aspak i favorshëm. Me një fjalë, janë duke shkuar gjërat krejt dallash … po mbretëron një rrymë, një frymë, një lloj energjie negative, helmuese dhe shkatërruese në skenën ndërkombëtare. Nëna ime, do thoshte me plot të drejtë : ua ka pushtuar Shejtani trurin … ka fituar shkolla e Dreqit ! Kurse FAN NOLI, do e kishte shprehur pak ndryshe …
Në Europë : kemi partitë raciste, fashiste dhe ultra nacionaliste të ekstremit të djajthë, të cilat po fitojnë përditë pak terren në skenën politike, deri në Pushtet. Shikojeni Hungarinë, Slovakinë, Holandën, Italinë, Austrinë dhe ndoshta nesër Francën, me Marine Le Pen, në pragun e Elizesë … nuk janë askap shenja të mirë për Europën, integrimin e Kontinentit, por as për botën në globalitet. Janë elemente destabilizues për të gjithë … Mos t’i përmendim pastaj gjithë problematikat e Kosovës, Serbisë, Bosnjes të frakturuar në tri pjesë, të Maqedonisë, gjithë ato tjerat e Ballkanit, me minoritete në të gjitha anët. Për t’i trajtuar të gjitha këto : e vetmja zgjidhje është për mua Bashkimi Evropian ! Por, jo një Bashkim Evropian fashist dhe racist … se ajo gjë, nuk shkon, nuk është moralisht, as intelektualisht e pranueshme, ngaqë nuk korrespondon me idenë e civilizimit evropian universal, me frymat dhe trashëgimitë e Rilindjeve. Kështu, që vet Europa gjendet sot, para një realiteti mjaft serioz, dhe do i duhet për t’iu përgjigjur. Çka është gjithë kjo frikë, ankth, delir i ushëqyer qëllimisht kundër Emigracionit ? Kujt i shërben ? Çka janë gjithë këto Mure këndej dhe andej ? Në Poloni, në Hungari, e të tjera Shtete ? I cili skenar është duke na u përgatitur dhe me cilat objektive më në fund ? Unë, vetëm po e shtypi sinjalin e alarmës, po ju paralajmëroj që situata nuk është e mirë, as në rregull ! Kaq !
Në Amerikë, sondazhet e paralajmërojnë fitoren e Donald Trumpit, çka është një katastrofë për rendin ndërkombëtarë … aq më tepër kur Amerika është duke e humbur gradualisht lidershipin në skenën internacionale … lëvizje që pat filluar me Bushin Junior të alkolizuar dhe me diplomë të blerë, kukull e lobit të Petrolit në Tekzas, ku Dick Sheney, Ministër i punëve të jashtme, ishte vet Drejtori i firmës kryesore të naftës, çka mund të quhet shumë qartë, konflikt interesash, pastaj me intelektualin Obama, që e konsideronte Kinën dhe detin
10.
aziatik indokinez si prioritet absolut, duke u dezangazhuar ndaj Kontinentit evropian. Ishte sharmant, finok, inteligjent, i mirë në punët e mbrendshme amerikane, por katastrofik në skenën ndërkombëtare, ngaqë e fuqizoj indirekt Putinin në Siri, duke ja dhënë një sinjal, që mund të vazhdojnë ekspansionizmin e tij, pa frikë, ngaqë neve si Amerikan, na intereson prioritarisht Kina. Dhe më në fund, Donald Trumpi që e vulosi me gjithë analfabetizmin dhe arrogancën e tij, atë politikë demisionuese amerikane në skenën ndërkombëtare, duke na thënë globalisht kështu : « unë pshurri në Europë, nuk është më problemi im, as i Amerikës, armiku im është Kina … rregulloni ju vet problemet e juaja si evropian … po ashtu, unë pshurri mbi Kombët e Bashkuara dhe mbi Naton, sepse deri sot, neve si amerikan i kemi financuar këto organizata, të cilat nuk na duhen për asgjë … « Pastaj, gjithë kjo lëvizje strategjiko-politike amerikane, prej nga Europa drejt Pacifikut, e theksuar disa herë, vetëm nëse jemi të shurdhët nga 3 Presidentat e tyre, na bën për të kuptuar, që nuk mund të mbështetemi me një siguri të plotë ndaj Amerikës, në një rast krize apo konflikti madhorë. Sepse, ka humbur besimi dhe kredibiliteti ndaj Washingtonit ! Pikë ! A na pat thënë DE GOLI : duhet që Europa të jetë e pavarur politikisht dhe ushtarakisht, e bashkuar nga Atlantiku gjer në Ural, sepse duke qenë komplet të varur nën çadrën atomike amerikane … me na ra dikur një shi i madh, mundet në çdo moment Mixha SAM me na mbyllur çadrën dhe do ngelemi të lagur si idiota ! Ka 50 ose 60 vite kjo punë, dhe sot është më e vërtetë se kurrë ! Pra, jemi para ligështimit, dezangazhimit dhe hezitimit amerikan në planin internacional. Vija e tyre politike dhe strategjike, sidomos ndaj Europës, nuk është krejt e qartë, dhe jemi në një mos-siguri evidente. Nesër, me e kërcënuar Ruset për shembull Estoninë : a do intervenojnë apo jo ? Kush mund ta garantojnë ? Pikëpyetje !
Shenja që i kanë kuptuar përfekt Rusët dhe Kinezët, për t’i avancuar Pionat e tyre në shahun planetarë me një sukses të plotë … e kjo mua më shqetëson. Me Ronald Reaganin, a do kishin guxuar ? Shikojeni sot realitetin në luftën e Ukrainës, dhe pozicionimet amerikane dhe evropiane. Është një përgjigje politike dhe strategjike, krejt konfuze dhe e pa qartë ! Si mund të përcaktohet angazhimi i tyre, i saktë në favor të Ukrainës ? Cilat janë objektivet e tyre përfundimtare ? A e dojnë fitorën e Ukrainës, apo jo ? Nëse do na del Putini fitues më në fund, përmes një marrëveshje globale të firmosur rreth një tavoline, me një aneksim të 20 përqind të territoreve të Ukrainës, në realitetin diplomatik dhe politik, le ta sjellim si të dojmë, porse : është një humbje evidente e Europës dhe e Amerikës, dhe një përforcim i Rusisë putiniane. Me një fjalë tjetër : ka fituar diktatura mbi demokracinë … lufta mbi dialogun, forca dhe xungla mbi ligjin juridik dhe shtetëror, dhe kjo e krijon një precedent shumë të rrezikshëm për rruzullin tokësor. Një shembull për zi, katastrofik !
11.
Pastaj, çka e ndali Azerbadjanin për ta sulmuar Armeninë, dhe nesër po thotë Venezuela, do e invadoj Guijanën, e kështu mund të na plasin me dhjetëra konflikte nëpër botë, të kontrolluara deri dikund apo krejt të pa kontrolluara. Çka do e ndalë nesër Kinën për ta marrur Taiwanin ? E mos të flasim pastaj për Ballkanin ! Po në Afrikë, ku asnjë kufi nuk është i drejtë dhe në rregull, ngaqë nuk korrespondon me asnjë realitet në terren ? Atëherë, pasi nuk po pyesim më për Amerikën, për Naton, për Kombët e Bashkuara, për Bashkimin Evropian të përçarë … le ta kapim të gjithë Pushkën me Bajram Currin dhe Miç Sokolin, Azem Bejten dhe Shote Galicen, dhe le t’i rregullojmë të gjitha problemet tona me luftë, si në westernat amerikan të vitëve 50 deri 1980 … Howard Hawck, John Ford, Sam Peckinpah, e sa kusheri të tjerë të ardhur nga Valbona … Kur nuk i frikohesh askujt, as Shtetit, as Ligjit, as Babës, as Gjyshit, kur nuk njeh asnjë autoritet : a mund të çuditemi kur do na plasin disa konflikte dhe do na dalin nga rruga e Zotit dhe Robit të urtë, disa Popuj ? Unë, për veten time, Jo !
E pse, zotëri Sherifi, i Odave të Brukselit ? Sepse nuk ka më lidership të qartë ushtarak dhe politik amerikan dhe evropian, të cilët i fiksojnë paraprakisht në skenën ndërkombëtare disa « vija të kuqe » dhe pastaj angazhohen pa hezitim fare, nëse duhet edhe ushtarakisht, për t’i dëtyruar të tjerët për t’i respektuar. Kjo do të thotë, që kur hiqet FRIKA e të fortit, e xhandarit të botës, që ka qenë bile për një gjysmë shekulli, Amerika me aleatin e tij evropian, dhe të parin Anglia, pastaj Franca, Gjermania, e të tjerët me rrallë … kujt mund t’i frikësohen sot Rusët, Kinezët, e të tjerët, e pse do rezervohen ? Dhe po shihen direkt rezultatet në terren. Vetëm në Afrikë, kemi pasur në kohërat e fundit, si t’ishte ndonjë lojë VIDEO, 6 ose 7 Puçe, grushta shteti, pa reaguar askush … Trupat ruse me mercenarët e Wagnerit, kolonizimi ekonomik kinez i gjysmës të Kontinentit afrikan, pa asnjë reagim të askujt, përpos 3 formula boshe … ngaqë, e kanë abandonuar gati komplet atë kontinent, dhe janë dezangazhuar totalisht prej tij, si evropianët, si amerikanët. Po si mund të lihet Afrika në duart e rusëve dhe të kinezëve ? Një anomali politike ! Presidenti francez Macron, i ka humbur të gjithë aleatët e tij historik në Afrikë dhe në botën arabe, ata që janë konsideruar si Miqët tradicional të Francës. Pse ? Se nuk ka vizion politik dhe strategjik, nuk e njeh historinë dhe psikologjinë e atyre Shteteve, dhe vepron si një puro teknokrat, jashtë realitetit konkret, vetëm përmes koncepteve teorike. Me një fjalë, si 95 ose 99 përqind të liderëve aktualë në Botë : është vetëm një politikan i rëndomtë, i shahut politik të përditshëm, një produkt i teknokracisë ndërkombëtare, i dalur komplet i formatuar nga fabrika e shkollave të mëdha të Shtetit. Por nuk është një lider natyror, një Shef i vërtetë, një Von Karajan madhor i Shtetit, me një vizion preciz dhe të sigurt. Dhe duke ju shitur mend dhe moral, leskioni demokracie, por pa investuar asgjë në ato Shtete afrikane,
12.
dikur i kanë futur francezët jashtë, i ish kolonizatorë. Ky është realiteti i sotit, o Miq dhe Mikesha. A është kulmi i absurditetit ? E kanë futur Afrikën në duart e rusëve dhe të kinezëve … edhe më zi për atë Kontinent. Por neve, jemi OUT !
Ta pyesim vetën, a do kishin mujtur me vepruar ashtu në kohën e Charles de Golit dhe të Çurcilit ? Absolutisht jo, nuk merret me mend fare … se do kishin intervenuar direkt ushtarakisht në Afrikë. Po në kohën e John Kennedy-t, apo të Ronald Reagan-it : a do kishte mujtur Rusia me invaduar Ukrainën, aq lehtë … nuk e besoj ! Po, me Trumpin në Pushtet : çka do e ndal, nesër për ta aneksuar Moldavinë, Gjeorgjinë, e për t’i shkundur mirë edhe Shtetet Balte ? Pra, jemi në një situatë krejt destabilizuese dhe të pa sigurtë fare, ku çfarëdo çmendurie mund të ndodhin, ngaqë nuk e kemi si në një familje të rëndomtë, një ZOT të Shtëpisë, për ta mbajtur rregullin dhe ekuilibrin familjarë, do me thënë këtu në këtë rast, ndërkombëtarë, duke ua fiksuar dhe imponuar të gjithëve, se cilat janë VIJAT E KUQE, që nuk mund të shkelën, pa luftë frontale me neve ! Pos naivëve, çdokush serioz e dinë mirë, që Diktatorët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës, ngaqë asnjë gjuhë tjetër nuk i bind. A e verifikuam me Miloseviçin, me të cilin dialogoj triumvirati Evropian, ( Francë, Angli dhe Gjermani ) me vite të tëra, pa asnjë sukses, deri kur vendosi dikur Bill Clintoni për ta bombarduar Beogradin. Sa për Europë, a do e fshinte me forcë gjithë ish Jugosllavinë, dhe pos asaj me pëlqimin tonë, si mik tradicional ! Pra, imagjinojeni kontekstin global : Ballkani në nacionalizëm dhe mos stabilitet deri kur të hyjnë në Europë, pas vitit 2030 … dhe prej atij momenti, do e hap një faqe të ré të Historisë së tij, do qetësohet dhe stabilizohet gradualisht … Mirëpo, është pak problem kur e ke sot vet Europën : gjysmë në fashizëm dhe në racizëm dhe e çregulluar në mend, pasi që i ka dhënë botës një Civilizim fenomenal 2000 vjeçarë … ! Afrika, nuk e di as vet kush është, çka donë, as çka bën ? Komplet e humbur dhe e destrukturuar, e mjegullosur … e zhytur në korrupsion, në mercenariat, në grushta shteti, e shitur tek rusët dhe kinezët për ta ruajtur një çopë pushtet fiktiv me banda dhe klane … pa vizion politik as strategjik ! Lindja e mesëme : një kaos total ku nuk dihet mirë, se ka do shkonë evolucioni mes Izraelit dhe Palestinës ? … Me një botë arabe, të konfrontuar me problematikën islamike, në konfuzione identitare, historike dhe politike, por pa një pozicionim kombëtarë të qartë në skenën ndërkombëtare. Kina gjigante, me apetike aneksioniste dhe ekspansioniste, si fuqi e ardhshme ekonomike planetare me nesër 2 miliard njerëz të robotizuar që punojnë nga 12 orë në ditë ! Për mua rreziku numër 1 !
Ka shumë pikëpyetje esenciale, o Miq dhe Mikesha, por të pa përgjigje … Porse, unë si Poet me radaret e mi, e supozoj shumë mirë se çka mund të ndodhin ?

13.
Mirëpo, gjithë këto turbullime, gjithë kjo mos siguri në një ardhmëri paqësore të garantuar, gjithë këto absurditete të kultivuara nga rrymat ektreme të shoqërive evropiane dhe amerikane, me gjithë këta Diktatorë që ëndrrojnë për t’i rindërtuar dikur Përendoritë e tyre të fuqishme të dikurshme … na krijojnë dëtyrimsht dëshpërime, demoralizim, dhe plot pikëpyetje ! Por unë ju propozoj që ta ruajmë entuziazmin dhe anën tonë festive dhe humane, me çdo kusht … Okay ? Mos ta lëmi askënd në Botë, për të na helmuar dhe nxi moralin !
Tani, mbi gjithë këtë Bordelhane të paparë, në kontekstin international, duhet ta ruajmë shpresën, pozitivitetin dhe mirëbesimin në bon sensin e njerëzimit dhe në vlerat madhore të humanizmit … nuk kemi alternativë tjetër për momentin. Prandaj, ju uroj një festë KRISHTLINDJE të bukur me të afërmit e juaj, në paqë dhe dashuri dhe një vit të ri, 2024 – plot me lumturi dhe sukese në jetën tuaj, me realizimet e ëndrrave të tuaja. Ishalla nuk do jetë për neve, viti i George Orwell-it dhe i Aldous Huxley-t, viti i Robokopëve dhe i Terminatorëve, ku Ministria e ëndrrave dhe e imagjinatës, do na i kontrollon krejt neuronat e trurit dhe ku inteligjenca artificiale, do na i dikton mendimet dhe veprimet, përmes një pastrimi të trurit radikal dhe të përditshëm …
Shpresoj, që Qenia njerëzore do i refuzon spontanisht si një antikorp, të gjitha diktaturat totalitare, që po na buzëqeshin me ironi para dyerve tona, që LIRIA do triumfon si një OKSIGJEN i nevojshëm esencial për mirëqenien e çdo Njeriu normal mbi këtë tokë … që dashuria do na përkund dhe do na inspiron si gjithmonë gjëra të bukura, sublime tokësore dhe hyjnore !
Përqafime dhe Urime të gjithëve … JOYEUX NOËL ET BONNE ANNÉE 2024 !
Anarshisti i fundit i Jurasik Parqeve planetare dhe shqiptare,
i abonuar qysh në lindje, dhe ndoshta në para lindje,
në Lirinë e Lirë të pa kufi dhe në imagjinatën marramendse …
Na ishte një herë Humaniteti postmodern … por a kishte një NJERI tamam,
me një vetëdije dhe koshiencë të plotë, me një përgjegjësi normale, një etikë
Morale, të formuar 100 përqind si Njeri ? Shpresoj që Po !
Vitët e ardhshme do e vërtetojnë !

Skender SHERIFI – në Bruksel me datën 20 dhjetor 2023
me një verë Bourgogne, dy-tri qofte dhe pak djathë të alpëve zvicerane.
GËZUAR KRISHTLINDJA DHE VITI I RI 2024 !
Shampanjë për të gjithë !