Pavionin, stendën shqiptare e drejtonte Anxhela Kanani.
Ishin vendosur foto , që pasqyronin historinë shqiptare, veshjen kombëtare, dhe traditën e gatimit shqiptar, pergaditur nga vetë nxenësit.
Nga Kristina Demiri Dojce
Bashkia e Selanikut organizon Festën e 7-të të Shumëgjuhësisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në ketë qytet.
Organizata Jeta dega Selanik merr pjesë për të tretin vit rradhazi
Në këtë kuadër, në gjimnazin- liqio 30-të Harillau, Selenik ,u organizua një aktivitet i bukur nga nxenësit e kësaj shkolle, nën drejtimin e mësuesve.
Qellimi ishte të njihnin më mirë njeri tjetrin, të njihnin tradidat e vendeve nga kanë ardhur prinderit e tyre emigrantë.
Ambient i bukur, zbukuruar me flamurë grekë dhe shteteve që do të përfaqësoheshin.
Pavionin, stendën shqiptare e drejtonte Anxhela Kanani.
Ishte vendosur flamuri grek e flamuri shqiptar.
Ishin vendosur foto , që pasqyronin historinë shqiptare, veshjen kombëtare, dhe traditën e gatimit shqiptar, pergaditur nga vetë nxenësit.
Të ftuarat shqiptare, Kristina Demiri Dojce dhe Bino Athina i priti drejtori i shkollës.
Muzika shqiptare hapi sitarin e aktivitetit.
Të gjithe shijuan gatimet e nxenësve shqiptare.
Në pavionin shqiptar ishin vendosur edhe libra në gjuhën shqipe. veshjet kombëtare të krahina të ndryshme.
Në këtë aktivitet foli edhe përfaqësuesja e Organizates Jeta, Selenik Kristina Demiri Dojce, për gruan shqiptare që edhe ne emigrim, rit dhe edukon, qytetarë të denjë për shoqerine , që janë intengruar në jetën e shoqerise greke.
Foli per zhvillim e letërsie shqipe, për mësimin e gjuhës shqipe jo vetem nga femijet shqiptarë, po edhe nga të gjithë se na jep mundesine, të mesojme lehtë gjuhë të tjera se është gjuhë indeuropiane., ka 36 shkronja .
Dy popujt, janë miq të vjetër, respektojnë njeri tjetrin dhe këta nxenes do të jenë ure miqësie edhe në vazhdim.
U këndua shqip, u kerxyen vallet e bukra shqiptare me pjesëmarrjen e mësuesve dhe nxenëseve.
Poetet Bino Athina dhe Kristina Demiri Dojce u falën nxenëseve libra të shkruara prej tyre.
Libra iu falën edhe bibliotekës se shkollës.
Ju lumtë këtyre nxenëseve, qeë tashme me krenari ngrejnë lart emrin SHQIPETAR.
Falënderojmë te gjithë nxenësit, mësuesit, Bashkine e Selenikut, që na dha mundesine të tregojmë që jemi qytetarë të denjë të shtetit grek e shume krenarë që jemi shqiptarë. e gezojme të drejtat si gjithë të tjerët.