SPORTELI I GJELBЁR NJË NOVACION KOMUNIKIMII DREJTPЁRDREJTЁ I PARTISЁ AGRARE AMBIENTALISTE MIRËPRET TЁ GJITHЁ SHQIPTARЁT

 

“Me publikimet e veta në faqen zyrtare Sporteli i Gjelbër është një ndër të vetmit që i vjen në ndihmë shumëkujt duke theksuar problemet e shumta që fermerët e ndryshëm hasin në punët e tyre.”

 

Partia Agrare Ambientaliste: Alketa Zeqiri –Eksperte nё Partinё Agrare Ambientaliste.

 

 

Partia Agrare Ambientaliste ka kontribuar, kontribon dhe do tё kontribojё nё zhvillimin e vendit duke ofruar kapacitetet e saj intelektuale dhe profesionale nё shumё fusha, kryesisht nё bujqёsi, blegtori, peshkim, siguri ushqimore, agro-pёrpunim, agro-turizёm, mbrojtje e mjedisit, etj.

 

Me prioritet kryesor bujqёsinё dhe zhvillimin e zonave rurale, ajo do tё vazhdojё misionin pёr tё pёrfaqёsuar denjёsisht interesat e banorёve tё zonave rurale dhe zhvillimin ekonomiko-social tё kёtyre zonave.

 

Kjo duke u nisur edhe nga vetë emri i kësaj partie: Partia Agrare Ambientaliste synon të japë kontributin e saj pёr njё Shqipёri tё Gjelbёr Europiane, mё tё zhvilluar dhe tё sigurtё si dhe me njё raport tё drejtё me natyrёn dhe mjedisin.

 

Vizioni i programit politik të Partisё Agrare Ambientaliste ka në themel të tij angazhimin për një shoqëri më të mirë, për një ekonomi të shëndetshme, për ekonomi të gjelbër dhe ekonomi të dijes si shtyllat kryesore të Shqipërisë së shekullit të 21-të.

Partia Agrare Ambientaliste ndodhet shumё pranё tё gjithё shqiptarёve nё kёtё situatё tё vёshtirё qё po kalon e gjithё bota nga pandemia Covid-19. Nёpёrmjet dritares sё Sportelit tё Gjelbёr nё rrjetin social “Facebook” qё nё muajin shkurt 2020, PAA jep kontrobutin e saj pёr tё gjithё në paraqitjen e risive, këshillave, informacioneve, problematikave reale të sektorit të bujqësisë, peshkimit, sigurisë ushqimore, agro-pёrpunimit, agro-turizmit, mbrojtjes së mjedisit, etj.

Me publikimet e veta në faqen zyrtare Sporteli i Gjelbër është një ndër të vetmit që i vjen në ndihmë shumëkujt duke theksuar problemet e shumta që fermerët e ndryshëm hasin në punët e tyre. Ndërgjegjësimi për problemet e fermerëve ose i personave që punojnë në këtë sektor ekonomik të rëndësishëm të vendit tonë vjen nëpërmjet bërjes publike të problemeve dhe vështirësive të ndryshme. Kështu fermerët sado të izoluar të jenë, pasi vetë natyra e punës së tyre sjell izolim, kanë mundësinë të njoftohen për situatën në të cilën ndodhen edhe fermerë të tjerë në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Sporteli është gjithashtu një dritare ku fermerët marrin edhe këshilla të ndryshme nga ana e specialistëve të fushës përkatëse për prodhimet e tyre dhe si të veprojnë, për të rejat e fundit shkencore të publikuara nga organizata ndërkombëtare si psh. Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e Kombeve të Bashkuara (FAO), Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), etj., të përpunuara dhe përkthyera si dhe dhe rregullatë thjeshta e praktike (të shoqëruara shpeshherë edhe me video) për të organizuar më mirë punën e tyre të përditëshme.

Partia Agrare Ambientaliste nëpërmjet Sportelit tëGjelbër është zëri i të gjithë fermerëve shqiptar. Kjo faqe e thjeshtë në Facebook me të rejat që sjell është pikërisht si një Sportel që njofton të gjithë ndjekësit e saj të cilët nuk janë vetëm fermerë për situatën në të cilën ndodhet i gjithë sektori ekonomik si dhe programin, prioritetet dhe objektivat e Partisë Agrare Ambientaliste.

Edhe vetë emri Sportel me fjalën tjetër ndjekëse i Gjelbër është zgjedhur me kujdes dhe i mirë-menduar, pikërsht për të tërhequr menjëherë vëmendjen për argumentet që trajton dhe përkrah duke ftuar kështu çdo ndjekës qoftëekspert ose jo, i sektorëve të lartpërmendurtë marrë njohuri.

Ashtu siç është theksuar gjithmonë nga ana e Partisë Agrare Ambientaliste, sektori i bujqësisë dhe aktivitet e tjera të lidhura me të ose ndihmëse janë shumë të rëndësishëm për ekonomin e vendit tonë. Kjo jo vetëm sipas PAA por edhe sipas të gjitha të dhënave të tjera zyrtare, prandaj edhe Sporteli i Gjelbër është një kontribut i çmuar në këtë drejtim pasi  në këtë sektor ekonomik duhettë kushtohet një vëmendje e madhe nëse në të ardhmen do të duam një Shqipëri të pasur dhe me vlera.

Faqja e Sportelit tё Gjelbër kujdeset nga ana e znj. Alketa Zeqiri e cila përveçse e shkolluar në Shqipëri dhe e specializuar jashtë saj në këtë fushë, zotëron edhe një eksperiencë të gjerë të përfituar nga vendet ku ka punuar. Me kontributin e rёndёsishёm tё ekspertёve tё fushave tё ndryshme tё cilёt janё anёtarё tё PAA, ajo vazhdimisht pёrgatit, pёrpunon dhe pёrkthen materiale tё ndryshme kombёtare dhe ndёrkombёtare, tё pёrshtatura pёr ҫdo lexues për publikimet pranë Sportelit të Gjelbër.

Gjithashtu, nё Sportelin e Gjelbёr publikohen raste dhe video tё fermerёve nё tё cilat shprehen hallet dhe problemet e tyre tё pёrditshme, pёr tё cilat Partia Agrare Ambientaliste ёshtё nё dijeni tё plotё dhe i mbёshtet fuqishёm kёta fermerё, duke i bёrё problemet e tyre pjesё tё programit tё saj. Nё kёtё mёnyrё Sporteli i Gjelbёr jo vetёm qёёshtё njё zё i fermerёve por njёkohёsisht ёshtё edhe njё vlerё e shtuar pёr PAA e cila vё nё dijeni politikёn shqiptare dhe opinionin mbarёshqiptar pёr situatёn reale tё zonave rurale dhe urbane nё Shqipёri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here