STUDIUESI DHE PUBLICIST BEQIR SINA PROMOVOI TË PREMTËN NË TIRANË, LIBRIN ROB NJË BIOGRAFI PËR DY KOHË

STUDIUESI DHE PUBLICIST BEQIR SINA PROMOVOI TË PREMTËN NË TIRANË, LIBRIN ROB NJË BIOGRAFI PËR DY KOHË

Studiuesi dhe publicisti i mirënjohur Beqir Sina promovoi të premten në Tiranë, librin monografik: ROB: Një biografi për dy kohë, botim i shtepisë botuese: Tirana Times.”
Veprimtaria u mbajt më 8 shtator 2022, ora 18:00, në sallën e madhe UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar me pjesëmarrjen e qindra shkrimtarëve, studiuesve, historianëve, miqve dhe dashamirëve të autorit, por edhe dhjetra ish-të denuarve politikë dhe ish të internuarve në kampet e punës në Saver të Lushnjes.
Veprimtaria u moderua nga drejtori i Muzeut historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi. Në vijim folën për vlerat e librit, botuesi i njohur dhe shkrimtari Albert Rakipi, redaktori i librit, historiani i mirënjohur dhe gazetari i Zerit të Amerikës Ilir Ikonomi, ish i përsekutuari në kampin e Tepelenës dhe Savrit të Lushnjes Simon Miraka, veprimtari kombëtar dhe lobisti i mirenjohur në Uashington DC, Ekrem Bardha, ish i denuari politik dhe i internuari Ramazan Ndreu, si dhe studiuesi dhe diplomati Mal Berisha dhe ne fund vetë autori i librit Beqir Sina.
Sina falenderoi familjen e tij për mbeshtetjen, redaktorin e librit Ilir Ikonomi, botuesin dhe disa miq të tij në SHBA si Harry bajraktari, Sabit Bytyci, Ekrem Bardha, Elmi Berisha etj, te cilët kanë kontribuar për botimin e këtij libri.
Zoti Sina posacërisht falenderoi të pranishit e shumtë në sallën e promovimit për kohën që i kishin dedikua pjesëmarjes në këtë verimtari.
Sina tha se monografia eshtë e ndertuar në dy pjesë. Pjesën e parë kohën e internimit në kampet komuniste të punës dhe jetën në SHBA.

Dr. Dorian Koçi foli për vlerat e librit, si pasurim i letërsisë tonë dokumentare, por edhe si një mundësi për të rinjtë për të njohur të kaluarën në diktaturë.
Albert Rakipi u ndal në vlerat që mbart libri, por edhe në stilin e shkrimit të tij, mjeshtrinë rrëfyese dhe forcën përshkruase të autorit, aq sa i bën të gjalla ngjarjet që ai ka kaluar ne internim.
Ilir Ikonomi tha se ishte një redaktor që kishte punuar rreth tre muaj për të redaktuar librin pas konsultimeve më Beqirin. Ai shprehu emocionet e tij qysh kur kkishte takuar për herë të parë Beqirin në N.Yrok, duke dhënë deteje interesante për komunikimin e Beqirit si gazetar me kongresmen, përsonalitete poltike ne SHBA, me të cilët kishte bërë intervista shume të mira.
Ekrem Bardha, solli kujtimet e tij me Babain e Beqirit, para se të arratiseshsin nga Shqipëria, si dhe jetën në SHBA si verimtar shoqëror, si dhe përsekutimin komunist të famijeve të tyre në Shqipëri. Ai vlerësoi punën e beqirit në këtë liber.

Ramazan ndreu, bashkevuajtës në kampin e Savrit, foli për familjen fisnike Sina, për jetën në përsekutimin komunist dhe ma vonë në SHBA.
Zoti Bardha vlerësoi librin si dhe uroi Beqir Sinën për këtë deshmi interesante, duke e krahasuar me librin e At Zef pllumit, rrono pë rme tregue. Ai shprehu pakaqnaqësinë e tij pse akoma nuk ishte shkruar historia e shqipërisë, edhe pse kriteret ideologjike që mbizotëronin atëherë kanë rënë.
Mal Berisha në fjalën e tij shprehu admirim për punën e shkelqyer të Beqirit në këtë monografi, si dhe solli detaje nga njohja e tyre në SHBA. Berisha tha se edhe kjo monografi e shkruar shkelqyer nga një njeri i letrave si beqir Sina, e pasuron letersinë tonë dokumentare dhe posacerisht letërsinë e burgjeve.
Në fund autori dha një koktej për të pranishmit.

Beqir Sina, ka lindur në internim ku i kaloi 32 vjet, ndersa sot si publicist konsiderohet zëri i shqiptarëve në SHBA.
Libri i tij i ri, trajton historinë e jetës së tij dhe të familjes ne internim ne kampin e punes ne kushte te veshtira nen shtypjen e regjimit komunist. Shkrimet dhe kujtimet e tij per kete periudhe flasin per disa nga personazhet e shquara te jetes politike te kohes se Mbreterise qe perfunduan ne internim dhe ne burgje dhe ai i ka njohur duke qene i internuar me nenen e tij.
Pas renjes se regjimit komunist me 1992, e nisi jetën nga e para me ikjen e tij në SHBA ku studioi gazetari, u bë një gazetar i njohur dhe sot raporton nga SHBA, për në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Është shembulli i një gazetari që nuk mbyllet në redaksi por gjendet gjithmonë në terren mes shqiptarëve dhe për shqiptarët. Për kontributin e tij në hapësirën e diasporës, Beqir Sina ka marrë titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.
Është kritik për zhvillimin e ngadaltë të Shqipërisë dhe për politikën e deritanishme dhe nuk i kursen fjalët për propagandën mediatike, siç e quan ai situatën aktuale në vend.
Beqir Sina eshte nderuar nga Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani por edhe nga Bashkia e Neë Yorkut.
Bashkia e Bronx-it dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nderuan gazetarin Beqir Sina
për punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit në gjuhën shqipe.++++++++++++
Beqir Sina, eshte gazetari me i palodhur, me i dashur dhe me i respektuar ne komunitetin Shqiptar ne Amerike, Nju Jork.
Diplomuar ne Gazetari dhe Shkenca Kompjuterike ne Kolegjin Neë York Tech në Brooklyn, ai eshte bashkepuntor i rregullt i Gazetes Bota Sot dhe i shumë mediave në Shqipëri e Kosovë, si gazeta Nacional.
Ka shkruar mbi 4 mijë shkrime, ka bërë dhjetra intervista, dhe ka fotografuar presidentë, kryeministra, senatore dhe kongresmene amerikanë, artistë, lider të komunitetit, personalitete te shou – biznesit dhe te fushave te ndryshme.

Nga viti 1992 deri ne vitin 1994 punon si redaktor radion “Zëri dhe Kombit”, te themeluar nga i ati, Rasim Sina, aktivist i çeshtjes kombetare. Nga 1998 deri ne vitin 2003 eshte korrespondent i rregullt i Radio Kontakt në Tiranë. Qe prej vitit 2003 punon si korrespondent me axhensinë e lajmve Illyria Neës Agency INA dhe me gazetën Bota Sot, me gazetën Illyria, me gazeten Nacional, Tirane, dhe televizionet e komunitetit shqiptar ne Amerike.
Eshte anëtarë i shoqates se gazetareve amerikan ( i pavarur ) dhe është i akredituar si gazetar pranë Organizatë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here