“O ç’ mendje e larte u permbys sot!, Ushtari, oborrtari dhe shkollari,”…shkruante Shekspiri yt per ikjen e Princit Hamlet.
Tani, ne kete cast,me duket se Shekspiri i shkroi keto vargje per princin e letrave shqipe
Ne femini kur ti shkruaje vepren e Shekspirit me dore, nuk e dije se nje dite do te beheshe dhe vete Shekspir, “Shekspiri yne”, “Sheksoiri i shekullit njezet.”
Ti ke qene per mua jo vetem nje mik, e vella i madh, por dhe nje orientues ne jete . Dy vjet e gjysme qe jetuam se bashku ne Berat kane qene nje fat per mua dhe kane mbetur te pashlyeshme ne kujtesen time.
Ti me the shkruaji ato kujtime dhe une i shkrova, ato dhe grimca te tjera te jetes sone.
Me pas, nga viti ne vit ti po ngjiteshe lart, drejt Olimpit dhe une nuk te ndiqja dot, as une dhe as shoket e tjere shkrimtare nuk te ndiqnim dot.
Olimpi ishte plot bubullima dhe vetetima zotash.Po ti ia dole.Ti ishe nje Promete ndryshe. Ndryshe nga Prometeu i Eskilit, qe ti e doje aq shume. Nuk te kryqezuan dot zotat ne malet e Kaukazit, perkundrazi, i perzure ti nga Olimpi.
Sot, ne percjelljen e fundit do te doja te ishin aty te gjithe shkrimtaret dhe artistet e ikur para teje nga kjo bote,
Petrua, Driteroi, Fatosi, Dhimitri,etj qe te, kane dashur shume, te kane vleresuar shume dhe jane krenuar me talentin tend.
Ti ike po i le popullit tend historine e tij ne romanet e tua qe shetisin sot ne 45 vende te botes.
Ti e doje shume Homerin , Eskilin dhe Shekspirin por u bere vet
Homer , Eskil dhe Shekspir per ne.
Lamtumire mik i shtrenjte.Krijimtaria jote tashme eshte bere prone e gjithe shqipareve,kudo qe jane dhe prone e botes se qyteteruar.