SYRI TV/ ‘BOMBA’ e Ahmetajt: Edi Rama i dha ‘Eco Park’ të afërmit e tij

Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza direkte ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me aferen e Eko parkut në Durrës. Gjatë emisionit Çim Peka Live, Ahmetaj zbuloi se një person I afërt I kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti. Ahmetaj theksoi se projekti ishte bërë përpara se të shpallej nga Kryeministri dhe më pas zbatimi ju dha pa tender hartuesve të projektit, pjesë e të cilëve ishte edhe I afërmi I Edi Ramës.

E keni hetuar çfarë ka ndodhur. Cilët janë gurët kilometrik të këtij investimi. E kisha harruar fare. Pse një privat ka bërë përpara se të shpallej nga kryeministri, këtë projekt. Pse në këtë projekt është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit. Pse nuk e ka bërë institucioni publik, pse u shpall më pas, në fillim u bë si projekt privat dhe pastaj u shpall publikisht dhe e morën njerëz të lidhur me atë që kishin bërë projektin.

LEXO EDHE:
VIDEO-Nëse do ngelem gjallë/ Ahmetaj tregon nga kush e pret fundin dhe kë po investigon ai
Çim Peka: Me familjarë të kryeministrit …

Arben Ahmetaj: E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxorr një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi.