T’HARRUAR NË KOHË. POEZI NGA NERTILA  KOKO, STUDENTE

 

 

T’harruar në kët’ shekull jemi,

Sa  dhe dekada po na vajton,

Kërkojmë  t’buzëqeshim ,

Por  veç lot pikojnë,

T’larë  me lot po jetojmë,

Sa  dhe loti qan me ne.

 

Fat I keq, a  I mirë vallë

po  përqafon këtë dynja të zezë?

Në këtë dynja ,

Lakmitari e egosti ushqehet me  flori,

E I drejti me tradhti,

Ku e drejta dhe e gabuara

Një iluzion kanë krijuar.

 

Oh , tmerr e faqe zezë

Ky vend,

Kjo tokë,

Kjo botë,

Në këtë dynja të mallkuar,

Çdokush kërkon t’jetë I verbër,

Por harrojmë se t’gjithë jemi

T’mallkuarit e këtij shekulli,

E shekulli vijon,

E dekada dënon,

E ora ndalon,

E sytë mbyllen.

Nertila Koko

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here